ATV

Author: K.B.

  • Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

    Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

    Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri.

    Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

    ‘‘Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes’’, thuhet nga Policia.

    Tutje, shtohet edhe se, i dyshuari për sulmin është arrestuar, dhe se, është sekuestruar një armë zjarri AK-47.

    ‘’Si rezultat personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është në proces të hetimit’’, është thënë nga Policia për Express

  • Gjetjet në Ministrinë e Arsimit: Mbi 225 mijë euro pagesa u nënshkruan nga zyrtari i paautorizuar

    Gjetjet në Ministrinë e Arsimit: Mbi 225 mijë euro pagesa u nënshkruan nga zyrtari i paautorizuar

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se disa pagesa në vlerë totale prej 225 mijë e 570 euro të Ministrisë së Arsimit nuk janë nënshkruar nga zyrtari i autorizuar.Kjo është një nga gjetjet e ZKA-së në raportin e auditimit për Ministrinë e Arsimit për vitin 2025.

    Sipas ZKA-së, bëhet fjalë për tetë pagesa në Agjencinë për Aftësim Profesional dhe Arsimin për të Rritur (AAAPARr) që nuk janë nënshkruar nga personi i autorizuar.

    “Mungesa e nënshkrimit nga zyrtari i autorizuar për pagesat që kanë vlerë mbi 1 mijë euro dobëson kontrollet e brendshme në fazën e pranimit të mallrave dhe shërbimeve dhe mund të ndikojë në procesimin e pagesave pa verifikim të plotë.” – thuhet në raportin e ZKA-së.

    ZKA vlerëson se kjo ka ndodhur si rezultat i mosfunksionimit të duhur të kontrolleve të brendshme dhe mungesës së verifikimit të plotë të dokumentacionit para procedimit të pagesës.Ministria e Arsimit është pajtuar në lidhje me këtë gjetje të auditorëve.

    Kurse, ZKA ka rekomanduar që ministri i Arsimit të sigurojë forcimin e kontrolleve të brendshme, në mënyrë që raporti i pranimit të mallit të nënshkruhet nga personi autorizues, para procedimit të mëtejmë të dokumentacionit për pagesë.

    Gjatë kësaj kohe të auditimit, Arbërie Nagavci ka qenë ministre e Arsimit dhe Fikrije Zymberi është drejtoreshë në AAAPARr, kurse nga data 18.02.2026 është Hajrulla Çeku.

    Ky raport ka rezultuar me 9 rekomandime, prej tyre një i ri dhe tetë të përsëritura. Kurse, nga rekomandimet e vitit të kaluar, Ministria e Arsimit ka zbatuar 7 prej 15 rekomandimeve të dhëna.

    Zyra Kombëtare e Auditimit i ka dhënë Opinion të kualifikuar Ministrisë së Arsimit në Raportin e auditimit për Pasqyrat financiare për vitin 2025. Opinioni i kualifikuar është Opinioni i dytë më i mirë që u jepet institucioneve pas Opinionit të pamodifikuar.

    Ky Opinion jepet kur ka keqdeklarime dhe mospajtueshmëri në Pasqyrat financiare.Raportin e plotë të audimit të Ministrisë së Arsimit nga ZKA e gjeni në këtë LINK.

  • Daut Haradinaj del me një sugjerim për mandatarin e ri të qeverisë

    Daut Haradinaj del me një sugjerim për mandatarin e ri të qeverisë

    Daut Haradinaj nga Aleanca ka thënë se kudhdo që e formon qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të duhej që pika e parë të jetë rikthimi i projektit amerikan për gazin dhe rikthimi i projektit të termocentralit të ri.

    “Pavarësia energjetike nënkupton edhe zhvillim, edhe siguri kombëtare. Çdo devijim nga këto dy tema lë të kuptohet se i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë”, ka shkruar Daut Haradinaj.

  • Auditimi i BE’së: Gjendja e hekurudhave të Kosovës më keq se para nisjes së investimeve milionëshe para 10 vitesh

    Auditimi i BE’së: Gjendja e hekurudhave të Kosovës më keq se para nisjes së investimeve milionëshe para 10 vitesh

    Një raport i Gjykatës Evropiane të Auditorëve ka gjetur se gjendja e hekurudhave të Kosovës në vitin 2025 ishte më e keqe se para fillimit të rehabilitimit para 10 vitesh, ndërsa nuk ka ende afat të qartë për përfundimin e rrjetit hekururdhor të Kosovës.

    Përkundër investimeve dhjetëra miliona euro nga grantet e Bashkimit Evropian dhe projekteve të Qeverisë së Kosovës, gjendja aktuale e hekurudhave të Kosovës është më e keqe se para 10 vitesh, kur edhe kishin filluar këto investime.

    Kjo gjetje del nga një raport i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, i cili ka matur ecurinë e projekteve hekurudhore të financuara nga Bashkimi Evropian në Ballkanin Perëndimor.

    Raporti analizon gjithsej 12 projekte në Kosovë, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut, të financuara përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ëBIF).

    Auditorët konstatojnë se projektet janë në përputhje me prioritetet e BE-së për lidhjen e rajonit me rrjetin evropian të transportit, por zbatimi i tyre është karakterizuar me vonesa të mëdha dhe probleme në menaxhim.

    Kësisoj, objektivi i vendosur për përfundimin e rrjetit kryesor të transportit hekurudhor deri në vitin 2030 ka pak gjasa të arrihet.

    Sipas raportit, Komisioni Evropian ka financuar projekte në Ballkanin Perëndimor pa vlerësuar mjaftueshëm gatishmërinë e tyre për zbatim.

    Çka thotë raporti për Kosovën?

    Në këtë raport Kosova përmendet në kuadër të rehabilitimit të rrjetit hekurudhor që lidhë Kosovën me shtetet e rajonit dhe më gjerë.

    Rehabilitimi i rrjetit hekurudhor brenda Kosovës është 148 kilometra, dhe ishte ndarë në tri faza: Faza e parë fillon nga Hani i Elezit – Fushë Kosovë, faza e dytë Fushë Kosovë – Mitrovicë Jugore dhe faza e tretë është nga Mitrovica e Jugut deri në Leshak, në kufirin me Serbinë.

    Kjo linjë pastaj parashihet të lidhet më korridorin e dhjetë hekurudhor që lidhë Kosovën më Ballkanin Perëndimor dhe rrjetin Trans-Evropian të Transportit.

    Megjithatë, kur kanë kaluar mbi 10 vjet nga koha e nisjes së këtyre projekteve, gjendja aktuale e hekurudhave të Kosovës është më e keqe se kur në kohën kur kishin filluar këto investime.

    Në mostrën e auditimit janë përfshirë dy projekte nga Kosova në këtë korridor: një segment prej 66.8 kilometrash, me grant të BE-së prej 38.5 milionë euro, i miratuar në vitin 2015; dhe një segment tjetër prej 33.4 kilometrash, me grant prej 17.2 milionë euro, i miratuar në vitin 2016.

    Në total, projektet e audituara për Kosovën mbulojnë 100.2 kilometra, si pjesë e rrjetit hekurudhor që është përgjegjësi e Kosovës për ta ndërtuar.

    Auditorët e BE-së gjetën se asnjë nga këto projekte për të cilat Kosova ishte zotuar se do t’i kryejë, nuk ishte përfunduar sipas standardeve të rrjetit kryesor TEN-T deri në kohën e auditimit.

    “Gjetja më kritike për Kosovën është se, në qershor 2025, gjendja e hekurudhës ishte më e keqe sesa para fillimit të projektit”, thuhet në raport.

    Për me tepër, raporti konstaton se transporti hekurudhor i Kosovës ishte ndërprerë që nga viti 2020, pasi disa tunele ishin shembur gjatë punimeve. Po ashtu, auditorët theksojnë se nuk kishte datë të parashikueshme për fillimin e punimeve në pjesën veriore të Kosovës. Ndërkohë, sinjalizimi dhe elektrifikimi nuk ishin ende funksionalë në kohën e auditimit, në qershor 2025.

    Probleme edhe në rajon

    Raporti evidenton probleme serioze edhe në vendet e tjera të rajonit.

    Në Bosnje dhe Hercegovinë, Komisioni Evropian në qershor 2022 kishte pezulluar dy projekte të miratuara fillimisht, përfshirë segmente të palidhura të Korridorit Vc, për shkak të situatës politike në Republikën Srpska.

    Në Maqedoninë e Veriut, auditorët theksojnë se një seksion hekurudhor prej 23 kilometrash, që duhej të niste në vitin 2024 pranë kufirit me Bullgarinë, ende nuk ishte ndërtuar. Përfundimi i tij ishte planifikuar për vitin 2030. Raporti po ashtu përmend se një grant ishte miratuar për një segment hekurudhor që, në kohën e miratimit, nuk ishte i lidhur plotësisht me vendet fqinje dhe nuk kishte marrëveshje që do të garantonte funksionimin e të gjithë korridorit.

    Për Serbinë, raporti thotë se mbështetja për sektorin hekurudhor është kryesisht ende në fazë planifikimi, me synim përmirësimin e linjave sipas standardeve të BE-së. Në tabelën e raportit, Korridori Hekurudhor X në Serbi ka 513, por asnjë kilometër të përfunduar sipas standardeve të rrjetit kryesor TEN-T; ndërsa për Korridorin Xc, trafiku po zhvillohet vetëm në kushte të veçanta gjatë punimeve. /Buletini Ekonomik/

  • Punëtorëve të RTK’së u dalin pagat, anulohet protesta e paralajmëruar

    Punëtorëve të RTK’së u dalin pagat, anulohet protesta e paralajmëruar

    Sindikata e Punëtorëve të RTK’së ka njoftuar se u janë ekzekutuar pagat.

    Në njoftimin e sindikatës thuhet se meqë kërkesa e tyre është plotësuar, protesta e paralajmëruar anulohet, shrkuan Reporteri.net.

    “Sindikata e Punëtorëve e Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) njofton të gjithë punëtorët e RTK-së se sot është realizuar pagesa e plotë e pagave, kërkesë kjo e sindikatës sonë për të cilën protestuam të martën e kësaj jave. Duke qenë se kërkesa për pagesën e pagave është përmbushur, SPERTK njofton se protesta e paralajmëruar anulohet, pasi qëllimi sindikal për të cilin u organizua është arritur. Ky është rezultat i qëndrueshmërisë, unitetit dhe solidaritetit të punëtorëve të RTK-së, të cilët dëshmuan se mbrojtja e të drejtave të tyre është mbi çdo interes tjetër”, thuhet në njoftim.

    Sindikata ka thënë se në ditët në vijim do të angazhohen për realizimin e pagës së 13-të dhe për rritjen e shumës së shujtës ditore.

    “Mirënjohje të veçantë shprehim për të gjitha mediet që përcollën me profesionalizëm shqetësimet dhe kërkesat tona, për Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, për Sindikatën e KEK-ut, për organizatat e shoqërisë civile, si dhe për European Centre for Press and Media Freedom, të cilat na mbështetën publikisht në përpjekjen tonë të drejtë për mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të punëtorëve të RTK-së. SPERTK thekson se angazhimi ynë sindikal nuk përfundon me kaq. Përkundrazi, kjo është dëshmi se organizimi sindikal, solidariteti dhe veprimi i përbashkët japin rezultate konkrete në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

  • Bankat e rrisin në 5 euro tarifën për pagesa brenda bankës

    Bankat e rrisin në 5 euro tarifën për pagesa brenda bankës

    Bankat në Kosovë e kanë ngritur në 5 euro tarifën për pagesat që qytetarët i kryejnë brenda degëve bankare. Në shumicën e bankave, tarifa për një pagesë në sportel, ose brenda bankës, tashmë është 5 euro, nga 2.50 euro sa ka qenë vitin e kaluar.

    Kjo tarifë po i prek më së shumti personat e moshuar dhe qytetarët që nuk dinë ose nuk kanë mundësi t’i përdorin shërbimet bankare online. Për ta, sporteli mbetet ende e vetmja mënyrë për të kryer pagesa të faturave, obligimeve apo shërbimeve të tjera.

    Në anën tjetër, pagesat përmes aplikacioneve bankare apo platformave online janë shumë më të lira, në disa raste me tarifa simbolike ose pa pagesë.

    Por M.GJ, pensionist nga Prishtina, thotë se e ka të pamundur t’i përdorë këto aplikacione. Për të dhe shumë qytetarë në Kosovë, pagesat fizikisht në sportele të bankave, mbetet ende mënyra e vetme që e kanë.

    M.Gj., ka ofruar dëshmi sesi banka në të cilën është klient, ia kishte ndalur si provizion 5 euro, për një pagesë në vlerë më të ulët se 1 mijë euro.

    “Kjo është e tmerrshme. Unë jam pensionist. 5 euro tarifa për një pagesë”, ka thënë ai. /Ekonomiaonline

  • Federata e Golfit: Kosova nuk do të garojë në Evropianin e Seniorëve në Qipro

    Federata e Golfit: Kosova nuk do të garojë në Evropianin e Seniorëve në Qipro

    Federata e Golfit e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Seniorëve 2026 në Paphos të Qipros, ndonëse lojtari Azer Bislimaj ishte kualifikuar për herë të dytë radhazi.

    Sipas Federatës, vendimi është marrë pasi autoritetet qipriote nuk lejuan paraqitjen e Kosovës me simbolet e saj shtetërore në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse. Federata thekson se për këtë kufizim u njoftua vetëm pak ditë para kampionatit, pasi të gjitha përgatitjet dhe obligimet financiare ishin përfunduar.

    Nga Federata vlerësojnë se sporti duhet të bazohet në barazi dhe respekt, duke shtuar se nuk mund të pranojnë pjesëmarrje në kushte të pabarabarta.

    Postimi i plotë:

  • Sekretari britanik i Mbrojtjes jep dorëheqje

    Sekretari britanik i Mbrojtjes jep dorëheqje

    John Healey ka dhënë dorëheqjen si sekretar i mbrojtjes në një letër drejtuar kryeministrit britanik, Keir Starmer.

    Ai përshkruan fushat për të cilat është krenar, duke përfshirë udhëheqjen në mbështetjen për Ukrainën gjatë luftës së saj me Rusinë dhe vendosjen e Britanisë si një zë kryesor në NATO, shkruan BBC.

    Megjithatë, ai ankohet për financimin për Planin e Investimeve në Mbrojtje të shumëpritur.

    Ai thotë se zgjidhja financiare e DIP – “e cila më është dhënë për herë të parë e plotë të hënën pasdite të kësaj jave” – ​​është “shumë e pamjaftueshme për atë që kërkohet për mbrojtjen dhe vendin në këtë kohë të rrezikshme”.

    Letra e Healey drejtuar Starmer:

    Kjo epokë e re për mbrojtjen kërkonte investime të mëtejshme përmes Planit të Investimeve në Mbrojtje. Puna e shkëlqyer dhe e gjerë ndërqeveritare që përfundoi në janar – e mbikëqyrur nga ju, unë dhe Kancelari – konfirmoi shkallën e sfidës dhe kërkesat në rritje për mbrojtje. Që atëherë, ju nuk keni qenë në gjendje, dhe Thesari nuk ka qenë i gatshëm, të angazhojë burimet që kombi ka nevojë për të mbrojtur vendin në këtë kohë kërcënimesh në rritje. Siç jua kam përshkruar, ka mënyra të besueshme për t’u përballur me sfidat e financimit afatmesëm, duke punuar në nivel shumëkombësh dhe siç po bëjnë vendet e tjera evropiane, për të na lejuar të mbrojmë aftësinë tonë për të përmbushur misionet e Qeverisë sonë Laburiste. Ju e dini se çfarë i duhet mbrojtjes. Ju e argumentuat këtë me forcë në fjalimin tuaj në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt. Pa një DIP (Plan Investimesh në Mbrojtje) që i përshtatet momentit në këtë mënyrë, po detyrohem të marr vendime që do të ulnin gatishmërinë e Forcave tona dhe do të rrisnin rrezikun për personelin në operacione, dhe mund ta bënin vendin më pak të sigurt.

  • Votat e Vetëvendosjes në Drenicë: Kurti as 2 mijë s’i mori, Mehani e Geci larg Kuvendit

    Votat e Vetëvendosjes në Drenicë: Kurti as 2 mijë s’i mori, Mehani e Geci larg Kuvendit

    Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, arriti t’i ‘rrëmbejë’ veç 14 për qind të votave në Skenderaj, për dallim nga komunat e tjera, ku kryesisht ka dalë e para.

    Sipas rezultateve preliminare, VV ka marrë 2 mijë e 242 vota në këtë komunë.

    Renditja e kandidatëve nis nga kreu, Albin Kurti, pas tij Glauk Konjufca, Hysni Mehani, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Ejup Maqedonci dhe Hajrulla Çeku – si 10-shja e parë.

    Mehani, i cili ndonëse mori mbështetje nga partia pas rastit me Lushtakun, duket se është larg ulëses në Kuuvend.

    Në nivel vendi, ai është i renditur i 81-ti, me 7 mijë e 449 vota, të pamjaftueshme për t’u bërë deputet bazuar në rezultatin zgjedhor.

    Ndërsa Fatos Geci – emri i kësaj liste, që u kritikua shumë kohën e fundit, duket se ia pa sherrin deklaratave të tij skandaloze ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Në total, Geci ka marrë 7,834 Vota, duke u renditur aktualisht i 76-ti, ndësa në komunën e vet s’i ka marrë as 200 vota – e edhe më pak në fshatin e tij, Llaushë, ku veç 35 banorë e votuan.

  • Balla-opozitës: ‘Non grata’ është vështirë të hiqet, pres njoftim nga ambasada

    Balla-opozitës: ‘Non grata’ është vështirë të hiqet, pres njoftim nga ambasada

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend komentoj lajmet se kreut të PD-së Sali Berisha i është hequr non-grata. Balla iu drejtua se janë bërë si telefon i prishur. Sa i përket non-gratës, ai tha se do ta komentojë kur SHBA të të ketë njoftim zyrtar.

    “Po na thuhet këtu se protesta e ka rritur suksesin e parë dhe eshte hequr non grata. Zotrote ndryshove edhe sloganin se ta kan dhënë të drejtën ty protestuesit t’iu ndryshosh sloganin. Madje thua se protestuesit sonte nuk do të bërtasin “Berisha në Burg” po “Berisha në Uashinton”.

    Jeni bërë si telefon i prish. Ndoshta audio e telefonit të ndonje kolegu apo kolegeje nuk ka qenë mirë. Dëgjo, e vlerësoj unë ca them. 7 031 C me të cilën është shpall Berisha non grata, në vlerësimin tim është pak e vështirë të hiqet megjithatë do ta komentoj sapo nga Shteter e Bashkuara të ketë njoftim zyrtar. Nuk komentoj biseda telefonike se nuk është inistitucionale” tha ai ndër të tjera.