ATV

Author: K.B.

  • Mbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së brenda pesë muajve e gjysmë

    Mbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së brenda pesë muajve e gjysmë

    Gjatë periudhës janar – 15 qershor 2026, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës janë realizuar gjithsej 4,423 lindje. Prej tyre, 3,090 kanë qenë lindje spontane, ndërsa 1,333 lindje janë kryer me prerje cezariane.

    Sipas njoftimit të QKUK-së në këtë periudhë, ekipet profesionale të klinikës kanë trajtuar me sukses edhe foshnjat e lindura para kohe, ku 318 prej tyre, pas kujdesit intensiv dhe trajtimit të specializuar, janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore për në shtëpi.

    “Këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor dhe infermieror, të përbërë nga mjekë specialistë, infermierë dhe mamitë, të cilët çdo ditë punojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi për të garantuar siguri dhe kujdes cilësor për nënat dhe foshnjat”, thuhet në njoftim..

    Në njoftim po ahstu thuhet se Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga kontrollet gjinekologjike, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të ndryshme, përcjellja e shtatzënisë, lindjet normale dhe operative, deri te kujdesi pas lindjes dhe trajtimi i rasteve më komplekse obstetrike e gjinekologjike.

    “Shëndeti i gruas dhe i të porsalindurit mbetet prioritet i rëndësishëm i sistemit shëndetësor, pasi investimi në këtë fushë është investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjes dhe në të ardhmen e shoqërisë sonë”, thuhet në njoftim.

  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 16.69 për qind të votave, respektivisht 135 mijë e 559 vota, duke u renditur si forca e tretë politike në vend.

    Bazuar në këto rezultate, LDK-ja do të përfaqësohet me 18 deputetë në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës. Deputetët që kanë siguruar mandat janë:

    Vjosa Osmani Sadriu

    Lumir Abdixhiku

    Doarsa Kica Xhelili

    Hykmete Bajrami

    Avdullah Hoti

    Ukë Rugova

    Kujtim Shala

    Anton Quni

    Lutfi Haziri

    Armend Zemaj

    Besian Mustafa

    Janina Ymeri

    Ermal Sadiku

    Jehona Lushaku Sadriu

    Arben Gashi

    Albena Reshitaj

    Fadil Hadërgjonaj

    Paris Guri

    Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do të nisë rinumërimi i 185 vendvotimeve të rregullta nga gjithsej 2 mijë e 498 vendvotime, që përbëjnë 7.41 për qind të tyre.

  • Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit: Kosova ka qenë dhe do të mbetet mbi të gjitha

    Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit: Kosova ka qenë dhe do të mbetet mbi të gjitha

    Daut Haradinaj ka bërë të ditur se do ta lirojë pozitën e deputetit, duke përmbushur premtimin e dhënë më herët për t’u lënë hapësirë kolegëve të tij, ndërsa ka theksuar se angazhimi i tij për Kosovën do të vazhdojë edhe jashtë Kuvendit.

    Përmes një reagimi publik, Haradinaj u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve që i kanë besuar dhe e kanë përzgjedhur si përfaqësues të tyre, duke nënvizuar se zëri i tij nuk do të kufizohet vetëm në foltoren e Kuvendit.

    “Zëri im do të jetë i pranishëm kudo ku kërkohet angazhim për Kosovën, për interesin e qytetarëve dhe për të ardhmen që e duam të gjithë”, ka deklaruar ai.

    Haradinaj ka bërë të ditur se vendimin për lirimin e mandatit e merr me bindjen se përgjegjësia dhe kontributi ndaj vendit nuk maten vetëm me një pozitë, duke shtuar se do të vazhdojë të jetë aktiv në mbështetje të vlerave kombëtare, historisë dhe çdo kauze që i shërben Kosovës.

    Ai ka theksuar se për të, Kosova mbetet mbi çdo gjë.

    “Për mua, Kosova ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë mbi të gjitha. Faleminderit për besimin”, ka përfunduar Daut Haradinaj.

  • Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës

    Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës

    Parlamenti Evropian më shumicë e ka miratuar të mërkurën në Bruksel raportin për Kosovën.

    Dokumenti shpreh mbështetje për synimet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian (BE), përsërit kërkesën për njohjen e pavarësisë nga të gjitha shtetet anëtare, por shpreh keqardhje për ngërçin politik dhe polarizimet që po e shoqërojnë vendin edhe nga një palë zgjedhje, si dhe për rrezikun që Kosova, si pasojë e kësaj, të humbë mjete të konsiderueshme financiare.

    Në një postim në “X”, raportuesi për Kosovën, estonezi Riho Terras, ka thënë se në favor të raportit votuan 412 europarlamentarë, kundër 174 e abstenuan 58.

    “Vazhdimi i reformave dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbeten thelbësore në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Terrasi.

    Raporti thekson se viti 2025 ka qenë i humbur për shkak të ngërçit politik dhe se edhe muajt e ardhshëm mund të humben për Kosovën për shkak të zgjedhjeve të 7 qershorit, të organizuara pas dështimit për të zgjedhur presidentin. Mjetet financiare nga Plani i Rritjes mund të humben pasi Kosova nuk do të jetë në gjendje t’i përmbushë kriteret e nevojshme brenda periudhës së caktuar kohore, përfshirë vendimet në Kuvend që kërkohen deri në fund të qershorit.

    Në raport është vlerësuar fakti se zgjedhjet e vitit 2025 janë zhvilluar në mënyrë të rregullt, është përshëndetur formimi i qeverisë, por nuk është siguruar edhe kompromisi për zgjedhjen e presidentit.
    Në të është kërkuar edhe shqyrtimi i aplikacionit të Kosovës për ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

    “Mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Përsëritet thirrja për shtetet anëtare në Këshill që t’i bëjnë ftesë Komisionit Evropian për të dërguar pyetësorin pa vonesa të reja dhe të japë mendimin e bazuar në merita për aplikimin e vendit për anëtarësim në BE. Thërret Këshillin që të veprojë shpejt, përfshirë edhe duke i dhënë statusin e kandidatit kur kriteret përkatëse të jenë përmbushur”, thuhet në raport. “Bëjmë ftesë për pesë vendet mosnjohëse, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri tash, që ta bëjnë këtë pa vonesa, për të mundësuar avancimin e Kosovës në baza të barabarta me kandidatët e tjerë”.

    Po ashtu, në raport është rikujtuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik të vitit 2010, ka dhënë mendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
    Është mirëpritur edhe deklarata për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, për të cilën në raport theksohet se ndihmon në përballjen me kërcënimet hibride të sigurisë në rajon.

    Pos raportit për Kosovën, u votua edhe raporti për Serbinë, në të cilin i është bërë thirrje këtij shteti për progres në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve me Kosovën, i cili, sipas Parlamentit Evropian, duhet të rezultojë me njohjen e ndërsjellë.

    Raporti i kërkon Serbisë që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, pasi kjo bie ndesh me obligimet nga marrëveshja për normalizimin e raporteve. Në të shprehet edhe një herë keqardhje për faktin se Milan Radoiçiq, udhëheqësi i sulmit terrorist në Banjskë, nuk është sjellë ende para drejtësisë.

  • Prokuroria inicion rast për keqpërdorim të votimit, sekuestrohet një fletëvotim

    Prokuroria inicion rast për keqpërdorim të votimit, sekuestrohet një fletëvotim

    Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se ka iniciuar rastin “keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, në bazë të nenit 213 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Në përgjigje për Dukagjinin, Prokuroria ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është sekuestruar edhe një fletëvotim, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në veprën penale të keqpërdorimit të së drejtës së votimit.

    Sipas Prokurorisë, në koordinim me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

  • Mot me diell, në disa zona rrebeshe shiu

    Mot me diell, në disa zona rrebeshe shiu

    Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara priten rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

    Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në ato zona ku ka zhvillime konvektive, me shpejtësi prej 10-50 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C.

  • PDK siguron 22 mandate në Kuvend: Këta janë deputetët që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re

    PDK siguron 22 mandate në Kuvend: Këta janë deputetët që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 7 qershorit.

    Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 mandate në Kuvendin e Kosovës.

    Deputetët e PDK-së që pritet të përfaqësojnë këtë parti në legjislaturën e ardhshme janë:

    Bedri Hamza

    Përparim Gruda

    Arian Tahiri

    Uran Ismaili

    Vlora Çitaku

    Sala Jashari

    Ganimete Musliu

    Enver Hoxhaj

    Arben Mustafa

    Rrahman Rama

    Mërgim Lushtaku

    Elmi Reçica

    Besa Kabashi Ramaj

    Jakup Nura

    Eman Rrahmani

    Altin Krasniqi

    Artan Behrami

    Fadil Demaku

    Blerta Deliu Kodra

    Rrustem Mustafa

    Eliza Hoxha

    Ariana Musliu Shoshi

  • Kush janë 53 deputetët e LVV-së që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në legjislaturën e ardhshme

    Kush janë 53 deputetët e LVV-së që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në legjislaturën e ardhshme

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Sipas rezultateve të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvendin e Kosovës.

    Deputetët e LVV-së që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në legjislaturën e ardhshme janë:

    Albin Kurti
    Glauk Konjufca
    Albulena Haxhiu
    Hekuran Murati
    Donika Gërvalla Schwarz
    Xhelal Sveçla
    Ejup Maqedonci
    Avni Dehari
    Hajrulla Çeku
    Mimoza Kusari Lila
    Shqipe Mehmeti Selimi
    Andin Hoti
    Arben Vitia
    Ilir Kërçeli
    Saranda Bogujevci
    Osman Musliu
    Nezir Kraki
    Alban Bajrami
    Arton Konushevci
    Edona Llalloshi
    Mefail Bajqinovci
    Ardian Gola
    Armend Baloku
    Armend Muja
    Arbëreshë Kryeziu Hyseni
    Arbër Rexhaj
    Rufki Suma
    Fitore Pacolli Dalipi
    Blerim Gashi
    Artane Rizvanolli Berisha
    Adriana Matoshi
    Agim Bahtiri
    Arjeta Fejza
    Taulant Kelmendi
    Arbërie Nagavci
    Krenare Çerkini
    Dimal Basha
    Liza Gashi
    Labinotë Demi Murtezi
    Artan Abrashi
    Adnan Rrustemi
    Adelina Grainca
    Valon Ramadani
    Salih Zyba
    Enver Haliti
    Fatmire Kollçaku
    Valon Hoti
    Valon Peci
    Drita Pajaziti
    Jeton Raka
    Sylejman Meholli
    Vigan Qorrolli
    Fjolla Ujkani

  • Aleanca siguron 7 mandate në Kuvend, emrat që arritën të bëhen deputetë

    Aleanca siguron 7 mandate në Kuvend, emrat që arritën të bëhen deputetë

    Në ditën e dhjetë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve.

    Të enjten në mëngjes do të nisë rinumërimi i fletëvotimeve nga 185 vendvotime, nga gjithsej 2 mijë e 498 të tilla.

    Bazuar në rezultatet e publikuara nga KQZ-ja, Aleanca ka siguruar shtatë ulëse në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.

    Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu janë kandidatët e këtij subjekti politik që kanë fituar mandatet e deputetëve.

    Pas përfundimit të numërimit të votave, KQZ ka njoftuar se e drejta për ankesë lidhur me administrimin në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është një e drejtë që palët kanë mundur ta shfrytëzojnë në vazhdimësi, brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se për administrimin e numërimit në ditën e fundit, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ankesat mund të dorëzohen me shkrim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

    “Në rast se brenda 48 orëve nuk do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit në ditën e fundit, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet nëse ato e obligojnë KQZ-në dhe vetëm pastaj mund të shpall rezultatet përfundimtare”, deklaroi ai.

  • Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

    Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

    Kandidatja për deputete, Adelina Thaçi, ka dalë me reagim pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, pas së cilave nuk arriti ta sigurojë edhe një mandat në Kuvend.

    Thaçi theksoi se çdo votë e marrë për të përfaqëson më shumë se një numër, duke e cilësuar si përgjegjësi, respekt dhe motivim për të vazhduar angazhimin e saj politik dhe publik

    “Edhe pse këtë herë nuk arrita të jem pjesë e Kuvendit si deputete, ndihem krenare dhe mirënjohëse për mbështetjen e jashtëzakonshme që mora,” u shpreh ajo, duke shtuar se humbja e mandatit nuk nënkupton humbje të vlerave dhe idealeve për të cilat ka qëndruar.

    Ajo theksoi gjithashtu se rrugëtimi politik nuk matet vetëm me rezultate zgjedhore, por edhe me ndikimin, njerëzit e takuar dhe besimin e ndërtuar ndër vite.

    “Faleminderit për çdo votë, çdo fjalë të mirë dhe çdo zemër që më besoi,” përfundoi ajo.

    Fshehu automjetin e përdorur pas vrasjes së bashkëshortëve në Shqipëri, kapet në Ulqin 40-vjeçari
    Read more