ATV

Author: K.B.

  • “Mesazh për botën” – SHBA rrit shpenzimet e mbrojtjes në 1.5 trilion dollarë

    “Mesazh për botën” – SHBA rrit shpenzimet e mbrojtjes në 1.5 trilion dollarë

    Pete Hegseth ka thënë se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nga SHBA-të në 1.5 trilion dollarë është një “mesazh për botën”.

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes është duke zhvilluar takime me homologët e tij në NATO.

    Duke folur së bashku me shefin e NATO-s, Mark Rutte, Hegseth tha: “Përmirësimi nuk është vetëm diçka që po themi, është diçka që po bëjmë edhe përmes mënyrës se si veprojmë. Një investim prej 1.5 trilionë dollarësh në mbrojtjen tonë në vitin fiskal 2027 [Viti Fiskal 2027] është një mesazh për botën”.

    Në vitin fiskal 2026, shpenzimet e mbrojtjes të SHBA-së, sipas dokumenteve qeveritare, ishin pak nën 1 trilion dollarë.

    Këto para do të shkojnë në rritjen e aftësive të SHBA-së, si dhe të bazës së saj industriale të mbrojtjes dhe ndërtimin e “arsenalit të lirisë”, sipas Hegseth.

    Por ai shtoi se kjo do të përdoret gjithashtu për të “mbështetur forcën e NATO-s dhe aleatëve”.

    Është një kujtesë se SHBA-të, nën drejtimin e Trump, po dyfishojnë forcën e tyre ushtarake pas luftës me Iranin.

  • Rama: Nis faza finale e asfaltimit në “Rrugën A” në Prishtinë

    Rama: Nis faza finale e asfaltimit në “Rrugën A” në Prishtinë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se projekti i Rrugës A ka hyrë në fazën finale të realizimit, me nisjen e punimeve për asfaltim.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se projekti ishte bllokuar tri herë nga Qeveria, duke përfunduar në procedura gjyqësore, por sipas tij, Komuna e Prishtinës ka dalë fituese në të gjitha rastet.

    “Ky projekt tri herë është bllokuar nga qeveria, duke na dërguar në gjykatë. Tri herë e kemi fituar rastin. Tash po kryhet”, ka shkruar Rama.

    Ai ka theksuar se punimet tashmë po vazhdojnë me asfaltimin e rrugës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të një prej projekteve infrastrukturore në kryeqytet.

  • Momenti emocional i babait të Luis Diaz bëhet viral gjatë Kupës së Botës

    Momenti emocional i babait të Luis Diaz bëhet viral gjatë Kupës së Botës

    Një moment prekës që përfshin babain e Luis Diaz është bërë viral gjatë Kupës së Botës 2026.

    Pak para ndeshjes së Kolumbisë, në rrjetet sociale u shpërnda një video ku babai i sulmuesit shihet i gjunjëzuar pranë një shtrati në dhomën e hotelit, duke u lutur përballë disa fanellave të kombëtares kolumbiane, mes tyre edhe asaj me emrin e të birit.

    Pamjet emocionuese kanë prekur mijëra tifozë, të cilët kanë vlerësuar besimin dhe mbështetjen e palëkundur të familjes ndaj yllit të Bayern Munichut.

    Videoja u publikua menjëherë pas paraqitjes së shkëlqyer të Luis Diaz në fitoren 3-1 të Kolumbisë ndaj Uzbekistanit në stadiumin “Azteca”.

    Sulmuesi kolumbian realizoi golin e dytë të ekipit të tij dhe dhuroi asistimin për golin e parë të shënuar nga Daniel Munoz, duke qenë një nga protagonistët kryesorë në nisjen pozitive të “Los Cafeteros” në turne.

    Falë performancës së tij, Diaz u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, duke fituar çmimin MVP në debutimin e tij në Kupën e Botës.

    Pamjet e babait të tij vetëm sa e bënë edhe më të veçantë një ditë tashmë të paharrueshme për Luis Diaz dhe familjen e tij.

  • Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta

    Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta

    Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar një tjetër kërkesë të paraqitur nga Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.

    Me vendimin e dhënë, siç shkruan Euronewsal, gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, duke mos pranuar argumentet e paraqitura nga mbrojtja e tij.

    Meta kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë më të butë, por Apeli i GJKKO-së vlerësoi se kushtet që çuan në caktimin e “arrestit në burg” vijojnë të qëndrojnë.

  • Ia vjedhin veturën nga oborri i shtëpisë në Gjilan, ankuesi thotë se brenda saj ndodheshin edhe 5 mijë euro

    Ia vjedhin veturën nga oborri i shtëpisë në Gjilan, ankuesi thotë se brenda saj ndodheshin edhe 5 mijë euro

    Një person ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij ia kanë vjedhur veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:45, në Gjilan.

    Tutje thuhet se sipas ankuesit, në veturë kishte edhe 5000 € para të gatshme.

    “Gjilan 17.06.2026 – 00:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij, ia kanë vjedhur veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, në veturë kishte edhe 5000 € para të gatshme”, thuhet në raport.

  • Nafta sot 2 cent më lirë se dje

    Nafta sot 2 cent më lirë se dje

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.

    Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.45, dy cent më lirë se dje.

    Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.38 euro për litër.

    Gasi do të kushtojë 0.67 euro për litër.

  • Babai raporton në polici zhdukjen e vajzës në Lipjan

    Babai raporton në polici zhdukjen e vajzës në Lipjan

    Një person ka raportuar në polici në qytetin e Lipjanit zhdukjen e vajzës së tij.

    Sipas ankuesit, vajza e tij ka dalë nga shtëpia para dy ditësh.

    “Lipjan 17.06.2026 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij femër kosovare para dy ditësh ka dalë nga shtëpia dhe deri tani nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

  • Rrokulliset me traktor, vdes një person në Kamenicë

    Rrokulliset me traktor, vdes një person në Kamenicë

    Një person ka humbur jetën pas një aksidenti me traktor që ka ndodhur të martën në fshatin Ruboc të Kamenicës.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 17 qershor 2026, rreth orës 18:35. Dyshohet se viktima, mashkull kosovar, është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka pësuar lëndime fatale.

    Ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa autoritetet kompetente janë duke i hetuar rrethanat e plota të rastit.

  • Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

    Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

    Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, ku të dyja palët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën.

    “Të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e Policisë.

  • AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

    AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh të kundër qasjes politike që anashkalojnë partneritetin strategjik të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kosova është ndërtuar, mbështetur dhe forcuar falë miqësisë dhe përkrahjes së vazhdueshme amerikane. Prandaj, çdo vendim madhor politik, ekonomik dhe strategjik duhet të ndërtohet në koordinim të ngushtë me aleatin tonë më të rëndësishëm – SHBA-në.

    AKB vlerëson se asnjë qeveri e ardhshme nuk duhet të formohet duke injoruar interesat strategjike të shtetit të Kosovës dhe partneritetin e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në veçanti, kundërshtimi i projekteve që lidhen me investimet amerikane dhe sigurinë energjetike, përfshirë projektet e gazit amerikan, nuk i shërben zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.

    Kosova mbetet ndër popujt më pro-amerikanë në Evropë dhe ky orientim nuk është vetëm historik dhe emocional, por edhe ekonomik, zhvillimor dhe strategjik.

    Ne besojmë se çdo veprim që cenon ose dobëson partneritetin me SHBA-në dëmton interesat afatgjata të Kosovës, pengon tërheqjen e investimeve të huaja dhe ngadalëson proceset integruese euroatlantike.

    AKB u bën thirrje të gjitha partive politike që interesin shtetëror ta vendosin mbi interesat partiake dhe të forcojnë bashkëpunimin me aleatët strategjikë, në veçanti me SHBA-në, si garanci për zhvillimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

    Agim Shahini, Kryetar i AKB-së, theksoi se kundërshtimi i projekteve amerikane, përfshirë projektin e gazit amerikan, është kundërshtim i zhvillimit të Kosovës. Investimet amerikane, partneriteti strategjik me SHBA-në, projekti i gazit amerikan dhe mbështetja e saj për sigurinë energjetike janë jetike për të ardhmen ekonomike dhe euroatlantike të vendit tonë.”