ATV

Author: K.B.

  • Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

    Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

    Deputeti i rizgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se protestat që po mbahen në Shqipëri janë çështje e brendshme e shtetit shqiptar, duke kërkuar që as partitë politike dhe as politikanët nga Kosova të mos përfshihen në to.

    I pyetur lidhur me pretendimet për përfshirjen e eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje në protestat në Shqipëri, ndonëse një gjë e tillë është mohuar nga kjo parti, Tahiri për Ekonomia Online, tha se demonstrimi është një e drejtë demokratike, por theksoi se Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e zhvillimeve të brendshme politike në shtetin shqiptar.

    “Ajo që dua të them sa i përket protestave në Republikën e Shqipërisë është bukur e thjeshtë. Protestimi dhe demonstrimi është mjet demokratik dhe u takon institucioneve të shtetit shqiptar ta trajtojnë këtë çështje, dhe vetë atyre që i kanë kërkesat dhe shtetit shqiptar për me e trajtu. Pra, kjo nuk është çështje e brendshme e jona. Kërkesa ime është që askush prej nesh të mos ta marrë guximin as të involvohet, as të protestojë, as të vendosë kauza politike në Shqipëri, për shkak se kjo nuk e ndihmon as Shqipërinë, nuk e ndihmon as kauzën e protestuesve, nuk e ndihmon as Kosovën, mirëpo vetëm sa e vendos në konflikt të hapur shtetin shqiptar me Kosovën”, deklaroi Tahiri.

    Ai tha se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar të rrugëtimit të saj evropian dhe se çdo përfshirje nga jashtë mund të dëmtojë këtë proces.

    “Shqipëria është vetëm dy hapa para anëtarësimit të vet në Bashkimin Evropian. Protesta është demokratike, se qysh e trajton shteti shqiptar dhe institucionet, është çështje e tyre. Por një gjë e di: armiqtë shekullorë të shqiptarëve, të Shqipërisë, duan me pa Shqipërinë të penguar në ecjen e saj drejt Bashkimit Evropian. Ky është procesi më historik i kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Është anëtarësimi në BE”, u shpreh ai.

    Tahiri tha se ka parë eksponentë të Vetëvendosjes në protesta, por shtoi se nuk dëshiron ta paragjykojë vetë protestën.

    “Në këtë kuptim, le të jenë protestat, ndodhin, por jo të involvohen shqiptarët e Kosovës, jo të involvohen partitë politike, sepse ne kemi pa eksponentë të partisë politike të Vetëvendosjes duke protestuar dhe ne nuk e dimë pse. Nuk dua të paragjykoj protestën, nuk është e imja. Mirëpo, si dikush që ka funksion publik të lartë dhe ka pasur funksione të larta, unë e di që armiqtë e Kosovës, armiqtë e Shqipërisë dhe armiqtë e shqiptarëve e kanë bukur në agjendën e tyre pengimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE-së, portretizimin e shqiptarëve dhe lidhjen e tyre me elementin radikal islam, si dhe me agjenda jo-perëndimore. Mbi të gjitha, synimi është destabilizimi”, tha ai.

    Tahiri u bëri thirrje partive politike dhe qytetarëve nga Kosova që të mos ndërhyjnë në zhvillimet politike në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët shqiptarë duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre politike. “Kam thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë ata: t’i këqyrim punët tona në Kosovë, sepse kemi boll probleme. Mos t’i shtrijmë duart dhe mos të involvohemi në një çështje që është e tyre, është e protestuesve, është e kërkesave dhe është e qeverisë. Me këtë po i bëhet dëm historik shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk na takon neve ta thellojmë ndarjen, neve na takon të përçojmë mesazhe uniteti dhe t’ia lëmë qytetarëve të Shqipërisë të vendosin kë duan ta kenë udhëheqës. Protestimi është e drejtë demokratike, ndërsa involvimi i Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit shqiptar në një situatë jashtëzakonisht jetike dhe sensitive për Shqipërinë”, shtoi Tahiri.

  • Nga sot hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të autobusëve në Prishtinë

    Nga sot hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të autobusëve në Prishtinë

    Nga sot, 1 korrik 2026, kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik në Prishtinë, të miratuara nga Komuna e Prishtinës.

    Sipas njoftimit të Kryeqytetit, biletat e blera përmes kuletës digjitale ose me SMS, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të jenë më të lira se biletat fizike, me qëllim të nxitjes së përdorimit të shërbimeve digjitale.

    Sipas tarifave të reja:

    -Bileta njëdrejtimëshe kushton 0.80 euro në formë fizike, ndërsa 0.60 euro në versionin digjital ose me SMS.

    -Bileta ditore është 1.20 euro fizike dhe 1 euro digjitale.

    -Bileta javore kushton 6 euro fizike dhe 5 euro digjitale.

    -Bileta mujore është 18 euro fizike dhe 14.50 euro në versionin digjital.-

    Bileta për linjën e Aeroportit kushton 6 euro fizike dhe 5 euro digjitale.

    Po ashtu, bileta vjetore digjitale është caktuar në 150 euro, ndërsa bileta korporative vjetore digjitale për bizneset me mbi 20 punëtorë kushton 120 euro.

    Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se këto ndryshime janë pjesë e procesit të zgjerimit të digjitalizimit të transportit publik dhe synojnë ta bëjnë përdorimin e biletave elektronike më të leverdishëm për qytetarët.

  • Nga sot linja 7C rikthehet në itinerarin e saj të mëparshëm

    Nga sot linja 7C rikthehet në itinerarin e saj të mëparshëm

    Nga sot, më 1 korrik, ka hyrë në fuqi ndryshimi i itinerarit të linjës së autobusëve 7C në Prishtinë.

    Sipas vendimit të komunës, linja 7C do të rikthehet në itinerarin e mëparshëm të funksionimit, duke përfunduar qarkullimin e saj te rrethi i FSK, ashtu siç ka qenë edhe më herët.

    Sipas komunës, ndryshimi është bërë për të përmirësuar organizimin e transportit publik, për të rritur efikasitetin e linjës dhe për të siguruar respektim më të saktë të orareve të qarkullimit.

  • Ardhja e bashkatdhetarëve zgjat orarin e administratës në Komunën e Gjilanit, shërbime edhe të shtunave

    Ardhja e bashkatdhetarëve zgjat orarin e administratës në Komunën e Gjilanit, shërbime edhe të shtunave

    Drejtoria e Administratës në Gjilan ka bërë të ditur se do të ofrojnë shërbime edhe të shtunave, për shkak të rritjes së numrit të kërkesave për pajisje me dokumente të gjendjes civile nga bashkatdhetarët.

    Siç thuhet në njoftim ky vendim erdhi për shkak të fluksit të madh të punës dhe ardhjes së bashkatdhetarëve.

    “Drejtori i Administratës në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, tha se për shkak të fluksit të madh të punës dhe ardhjes së bashkatdhetarëve, duke filluar nga 04.07.2026, punonjësit e Drejtoratit të Administratës do të ofrojnë shërbime edhe gjatë fundjavës, përkatësisht çdo të shtunë.

    Sipas njoftimit, orari i punës gjatë të shtunave, në periudhën 04.07.2026 – 29.08.2026, do të jetë nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

  • Vazhdojnë kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

    Vazhdojnë kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

    Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, teksa ndodhej me familjen, ka rinisur edhe sot.

    Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vëllazërim Qerimi, se operacioni ishte ndërprerë mbrëmë pas orës 21:00 për shkak të errësirës, ndërsa sot do të vazhdojë nga ora 09:00.

    Policia e Kosovës të martën bëri të ditur se, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se një person ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.

    Mnjëherë pas pranimit të njoftimit, policia ka angazhuar njësitë relevante, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, për të bërë lokalizimin e personit.

  • Irlanda merr presidencën e Këshillit të BE-së

    Irlanda merr presidencën e Këshillit të BE-së

    Irlanda mori të mërkurën nga Qiproja presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian, gjatë së cilës një nga temat kryesore do të jetë buxheti për periudhën e ardhshme shtatëvjeçare.

    Irlanda, anëtare e BE-së që nga viti 1973, po merr përsipër presidencën e Këshillit për herë të tetë. Programi i saj ka theksuar konkurrencën ekonomike, sigurinë, zgjerimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën si prioritetet e saj kryesore.

    Anëtarët e Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Presidentja Ursula von der Leyen, do të jenë në Cork të Irlandës të enjten dhe të premten, siç është praktika e zakonshme në fillim të çdo presidence me rotacion, kur anëtarët e Komisionit zhvillojnë bisedime me anëtarët e qeverisë së vendit kryesues.

    Të mërkurën, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të marrë pjesë në një ceremoni në Dublin për të shënuar fillimin e presidencës dhe do të zhvillojë bisedime me kryeministrin irlandez, Michael Martin.

    Rol kyç në negociatat e buxhetit
    Irlanda, si vendi kryesues, do të luajë një rol kyç në negociatat për Kornizën Financiare Shumëvjeçare (KFSH) e ardhshme, e cila do të jetë një nga temat kryesore në gjysmën e dytë të vitit.

    Në samitin e tyre javën e kaluar, udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së i ngarkuan Irlandës detyrën e përgatitjes së një kuadri të ri për negociatat mbi shumat e MFF-së dhe një propozimi për burime të reja të veta të financimit për buxhetin evropian deri në tetor.

    Marrëveshja mbi strukturën e buxhetit të ardhshëm shtatëvjeçar është arritur tashmë dhe tani mbetet pjesa më e vështirë – mbi madhësinë e buxhetit dhe shumat për secilën kategori shpenzimesh. Qëllimi është të arrihet një marrëveshje deri në fund të vitit, gjë që do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, duke pasur parasysh qëndrimet e ndryshme të shteteve anëtare.

  • “Shpata e Artë” stërviten KFOR-i, EULEX-i e Policia – merr pjesë edhe FSK-ja

    “Shpata e Artë” stërviten KFOR-i, EULEX-i e Policia – merr pjesë edhe FSK-ja

    Më 2 dhe 3 korrik, personeli nga misioni i KFOR-it, EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (EMA)do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrelo, të quajtur “Shpata e Artë 2026”.

    Sipas një njoftimi të misionit të NATO-s në Kosovë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) gjithashtu do të marrë pjesë, në përputhje me mandatin e saj origjinal të mbrojtjes civile.

    “Shpata e Artë 2026” do të përfshijë vendosjen e një numri të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe pajisjesh në zonën e stërvitjes dhe afërsinë e saj, si dhe përgjatë rrugëve kryesore të komunikimit ngjitur. Ushtrimi do të testojë zbatimin e aftësive të menaxhimit të krizave, aftësive dhe procedurave në një numër skenarësh kompleksë sigurie, duke përfshirë ato që përfshijnë trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të pajisjeve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme”.

    Ky ushtrim i përbashkët simbolizon angazhimin tonë të vazhdueshëm dhe të fortë për të nxitur bashkëpunimin dhe koordinimin e ndërsjellë, për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë”, theksoi komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash.

  • Çështja e gazit, Maliqi: Intensiteti i mbështetjes nga SHBA s’do të jetë i plotë nëse Kosova s’tregohet bashkëpunuese

    Çështja e gazit, Maliqi: Intensiteti i mbështetjes nga SHBA s’do të jetë i plotë nëse Kosova s’tregohet bashkëpunuese

    Agon Maliqi, bashkëpunëtor i lartë në “Atlantic Council”, ka deklaruar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën pritet të vazhdojë, por sipas tij, mund të ndryshojë niveli dhe cilësia e bashkëpunimit mes dy vendeve.

    Ai ka thënë se energjia është kthyer në një prioritet strategjik për SHBA-në, që shtrihet përtej Kosovës dhe Ballkanit, duke përfshirë edhe Evropën Lindore. Për KlanKosova, Maliqi shtoi edhe se, ai ‘’beson’’ se ‘’mbështetja do të vazhdojë’’.

    “Po, mbështetja ka qenë e vazhdueshme dhe besoj që do të vazhdojë. Ajo që mund të vihet në pikëpyetje është cilësia dhe niveli i thellësisë së bashkëpunimit”, tha Maliqi.

    Ai njëherësh deklaroi se SHBA po kërkon përfshirjen e Kosovës në korridoret energjetike rajonale, duke përmend se bashkëpunimi nuk kufizohet vetëm te gazi natyror, por përfshin një gamë më të gjerë projektesh energjetike.

    “Nëse Kosova nuk tregohet bashkëpunuese në një pikë që është strategjike për SHBA-në, që është energjia, atëherë ndoshta nuk mund të pritet intensiteti i plotë i mbështetjes diplomatike apo ushtarake”, tha Maliqi.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit imamit të vrarë në Dragash

    Sot i jepet lamtumira e fundit imamit të vrarë në Dragash

    Sot do të varroset imami Gazmen Tairovci, i cili u vra mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit.

    Lamtumira e fundit do t’i jepet në orën 15:00 në varrezat e fshatit.

    Hoxha u ther për vdekje nga i dyshuari Beshir Hamza i njohur me nofkën “Kalorësi i Dragashit”.

    Policia për të arrestuar të dyshuarin kishte angazhuar njësitin K-9, dronët termik, po ashtu edhe kufitarët për shkak të territorit që ta prangosin atë. Por, ky s’shkoi në qeli vetëm, pasi pak orë më vonë iu bashkua edhe babai që dyshohet se ngarkohet me veprën penale, “Mosdhënie e ndihmës”.

    Për rastin janë ende duke u kryer hetime, por sipas burimeve të Klanit edhe nëna e Hamzës u përfshi duke e shtyrë që ta kryejë vrasjen.

  • Prishtina ndriçohet për 250-vjetorin e shtetësisë amerikane

    Prishtina ndriçohet për 250-vjetorin e shtetësisë amerikane

    Prishtina është ndriçuar në festën e 250-vjetorit të shtetësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në një video të publikuar nga Ambasada amerikane në Kosovë shfaqen festimet me fishekzjarre.

    Festa ka mbledhur përfaqësues institucionalë, diplomatë dhe mysafirë të shumtë, duke shënuar njëkohësisht miqësinë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

    Video: