ATV

Author: K.B.

  • Familja gjen mbetje të dyshimta të Iuftës së fundit gjatë gërmimit të varrit, policia jep detajet

    Familja gjen mbetje të dyshimta të Iuftës së fundit gjatë gërmimit të varrit, policia jep detajet

    Policia ka bërë të ditur detaje rreth gjetjes së mbetjeve mortore në Mitrovicë të Veriut.

    Dyshohet se ato u zbuluan gjatë gërmimit të një varri nga një familje, e cila po përgatitej të varroste një të afërm të tyre. Në këtë proces, ata hasën në një batanije që përmbante mbetje eshtërore.

    Sipas Policisë, ekziston dyshimi se mbetjet lidhen me luftën e fundit në Kosovë.

    “PERSON I ZHDUKUR- Mitrovicë Veri / 1998-1999. Njësitet policore të DHKL-së në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një familje gjatë hapjes-gërmimit të një varri për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije me mbetje eshtërore të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.”

  • “Keni 24 orë për t’u paraqitur në polici”, Policia tregon të vërtetën e frikshme pas e-mailit

    “Keni 24 orë për t’u paraqitur në polici”, Policia tregon të vërtetën e frikshme pas e-mailit

    Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin publik për qarkullimin e disa e-maileve të rreme, të cilat pretendojnë të jenë dërguar nga zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, si dhe nga organizata ndërkombëtare si FBI dhe INTERPOL.

    Në këto mesazhe, qytetarëve u kërkohet të paraqiten brenda 24 orësh në selinë e policisë, duke u kërcënuar me veprime të menjëhershme. Policia e Kosovës sqaron se dokumentet e përfshira në këto e-maile janë të falsifikuara dhe nuk kanë asnjë vlefshmëri zyrtare.

    “Në këto e-maile, të emërtuara ‘FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM’ dhe që pretendohet se janë lëshuar nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike, FBI, Policia e Krimit Kibernetik dhe INTERPOL, qytetarëve u kërkohet të paraqiten në polici brenda 24 orësh. Policia e Kosovës thekson se këto nuk janë dokumente zyrtare dhe janë falsifikuar me qëllim të caktuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të PK-së.

  • KEDS paralajmëron ndërprerje të gjata të rrymës në disa qytete të Kosovës

    KEDS paralajmëron ndërprerje të gjata të rrymës në disa qytete të Kosovës

    KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 29 tetor, do të realizohen disa ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në rajone të ndryshme të Kosovës, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit si dhe projekteve investive në rrjetin elektrik. Ndërprerjet do të prekin zona të Prishtinës, Pejës, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, me kohëzgjatje të ndryshme, varësisht nga natyra e punimeve që do të kryhen.

    Më poshtë gjeni orarin e detajuar të ndërprerjeve sipas rajoneve:

    Prishtinë
    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 35/10[kV] Mazgiti
    Koha: 08:00 – 10:00
    Vendet: Nici Petroll, Te Bazeni-Halim Thaqi, Amazona, fshati Stanovc i Ulët, Lumi i Madh (banesat), Stanovc i Epërm, Bujaria B.M, Bakshi, fshati Prugovc, Milloshevë te shkolla, Hamdi Aliu Qendra rekreative sportive afariste dhe “Barileva” Sh.P.K.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, punimi i kokave në trafostacion.

    Punime në projekte investive

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7
    Koha: 09:00 – 20:00
    Dalja 10[kV] Grand Store
    Vendet: Grand Store, Fjolla-Kavaja, Çagllavica 1, Bajram Krasniqi L. Janina, Lagja Marigona 1, Servisi i Gorenjes, Lagjja Qëndresa 1 dhe 2, Lagjja NICI-Veterniku, Lagjja “Katër Dardhat”, Veterniku, AL TRADE Sh.P.K.
    Arsyeja: Konvertimi i daljes nga 10kV në 20kV.

    Dalja 10[kV] Fabrika e Kasetave
    Koha: 09:00 – 20:00
    Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret dhe Busia Petroll.
    Arsyeja: Konvertimi i daljes nga 10kV në 20kV.

    Pejë
    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 110/10(20)[kV] Peja 2
    Koha: 10:00 – 15:30
    Vendet: Loxha, Graboc, Raushiq, Strellc i Ulët, Lubeniq, Zagerma e zona përreth.
    Arsyeja: Intervenim për eliminimin e defekteve të evidentuara nga inspektimi me dron.

    Nga NS 35/10kV Peja II
    Koha: 07:30 – 10:30
    Vendet: rr. Ali Pashë Tepelena, Avdyl Frashëri, Dr. Nuredin Çeku, Eqrem Çabej, Gjergj Fishta, Halil Turku, Isa Boletini, Maria Shllaku, Rifat Burxheviq dhe Shaban Spahija.
    Arsyeja: Punime në lidhësen kabllovike për siguri të sistemit.

    Ferizaj
    Punime në projekte investive

    Nga TS 110/35/10[kV] Lipjani
    Koha: 09:00 – 17:00
    Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallushë, Çollapek dhe Gllavicë.
    Arsyeja: Ngritja e shtyllave në rrjetin e tensionit të mesëm.

    Nga TS 35/10[kV] Ferizaj II
    Koha: 09:00 – 18:00
    Vendet: rr. Vëllezërit Gërvalla, rr. Emin Duraku, rr. Gëzim Sahiti, rr. e Reçakut, rr. Sali Çeku, rr. Cen Dugolli dhe rr. Ahmet Kaçiku.
    Arsyeja: Konvertimi i daljeve në 20kV dhe ndërrimi i transformatorit tek TS Vizioni Sh.P.K.

    Nga TS 110/35/10[kV] Ferizaj 1
    Koha: 09:00 – 18:00
    Daljet: “Rexhep Bislimi 2” dhe “Vëllezërit Gërvalla 1”
    Vendet: Lagjet Astrit Bytyqi, Halim Spahia, 28 Nëntori, Haki Braha, Talinovci dhe Lagjja e Re.
    Arsyeja: Projekte investive dhe ndërrim i pajisjeve në trafostacione.

    Mitrovicë
    Punime në projekte investive

    Nga TS 110/10[kV] Mitrovica 2
    Koha: 09:00 – 17:00
    Vendet: Fshati Vinarc.
    Arsyeja: Punime në projektin “Vinarc Kullë -1 Lahovitë”.
    (Ndërprerjet do të jenë të herëpashershme gjatë këtij intervali)

    Punime nga pala e tretë

    Nga TS 110/10(20)[kV] Vushtrria 2
    Koha: 09:00 – 13:00
    Vendet: rr. Dëshmorët e Kombit.
    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit sipas projektit të miratuar.

    Gjakovë
    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 110/10(20)[kV] Gjakova 2
    Koha: 10:30 – 15:30
    Vendet: Bistrazhin, Damjan, Dol, Fshaj, Gërqinë, Kusar, Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç, Ramamat, Rrezin dhe Smaq.
    Arsyeja: Eliminimi i vërejtjeve sipas projektit të sigurisë M.25.07.026.

    Dalja 10[kV] Ura e Terzive
    Koha: 11:30 – 15:30
    Vendet: Damjan, Fshaj, Kushavec, Muhadër, Pnish, Rogovë, Smaq dhe Ujz.
    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve matës rrymor 10kV.

    Punime në projekte investive

    Nga TS 35/10[kV] Gjakova I
    Koha: 09:00 – 17:00
    Vendet: rr. Lekë Dukagjini.
    Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve ekzistues në rrjetin e ri.

    🟡 KEDS kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto ndërprerje të përkohshme, duke theksuar se punimet janë të nevojshme për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike në tërë vendin.

  • Pas mjegullës dhe ftohtit të mëngjesit, ja sa do të shkojnë temperaturat sot

    Pas mjegullës dhe ftohtit të mëngjesit, ja sa do të shkojnë temperaturat sot

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë gjatë orëve të mesditës, ndërsa mëngjesi do të jetë i ftohtë, me mundësi për mjegull në disa lugina. Sipas parashikimeve, mjegulla do të shpërndahet menjëherë pas orëve të para të paradites.

    Temperaturat pritet të luhaten nga 1 gradë Celsius në mëngjes, deri në 18 gradë Celsius në orët e ditës.

    Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, e mërkura do të karakterizohet nga mot stabil me ndikim anticiklonik. Mëngjeset në disa zona do të jenë të ftohta, me mundësi për ngrica, mjegull dhe brymë, ndërsa gjatë ditës parashikohet rritje e ndjeshme e temperaturave.

    Stabiliteti atmosferik do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nga e enjtja e deri në fundjavë, moti do të mbetet kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Në mëngjese dhe gjatë natës mund të ketë mjegull të lehtë, e cila nuk do të zgjasë shumë.

    Në përgjithësi, pjesa e dytë e javës do të karakterizohet nga ditë të ngrohta dhe me diell.

  • Zyra e Kurtit: Kryeministri udhëton për në Paris me ftesë të Macronit, merr pjesë në Forumin e Paqes

    Zyra e Kurtit: Kryeministri udhëton për në Paris me ftesë të Macronit, merr pjesë në Forumin e Paqes

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

    Gjatë qëndrimit në Paris, Kurti do të marrë pjesë në disa takime bilaterale në margjina të forumit dhe do të jetë pjesë e tryezës së diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors, ku do të trajtohen çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit në detyrë, sonte Kurti është i ftuar nderi në darkën zyrtare të shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit, ku pritet të takojë përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

    Forumi i Paqes në Paris mbledh liderë botërorë, diplomatë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi sigurinë globale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sfidat e zhvillimit.

  • Kryeministrja japoneze do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

    Kryeministrja japoneze do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

    Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi ka shprehur qëllimin e saj për të nominuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Carolyn Levitt për gazetarët.

    Çmimi Nobel për Paqen është një dëshirë e madhe e presidentit republikan amerikan, i cili pretendon se i ka dhënë fund disa konflikteve të armatosura në të gjithë botën që kur është kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

    “Në një periudhë kaq të shkurtër kohore, bota ka arritur të gëzojë më shumë paqe”, tha kryeministrja e sapozgjedhur e Japonisë presidentit të SHBA-së gjatë takimit të tyre. “Jam i impresionuar dhe i frymëzuar nga ju, z. President”, shtoi Sanae Takaichi.

    Sanae Takaichi falënderoi Donald Trump për “miqësinë e tij të qëndrueshme” me ish-kryeministrin e ndjerë japonez Shinzo Abe, i cili ishte mentori i saj.

    Nga ana e tij, presidenti amerikan e siguroi kryeministrin japonez se Uashingtoni është aleati i Tokios “në nivelin më të lartë”, në një kohë kur SHBA-të po ushtrojnë presion mbi Tokën e Diellit që po Lind për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

    “Gjithmonë kam pasur dashuri dhe respekt të madh për Japoninë. Dua t’ju siguroj se kjo do të jetë një marrëdhënie e privilegjuar. Ne jemi aleatë në nivelin më të lartë”, tha Trump.

  • Duda Balje reagon pasi Kurti i’a shkarkoi bashkëpartiakun

    Duda Balje reagon pasi Kurti i’a shkarkoi bashkëpartiakun

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka liruar sot nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, ka njoftuar shkurt Zyra e Kryeministrit.

    Ugllar është anëtar i partisë SDU, që udhëhiqet nga deputetja Duda Balje.

    Ky veprim po shihet si një formë “hakmarrjeje” ndaj deputetës së komuniteteve, Duda Balje, e cila nuk e votoi Qeverinë e propozuar nga Kurti në seancën e së dielës.

    “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”.

  • Lirohet nga detyra zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

    Lirohet nga detyra zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga detyra të zëvendësministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari.

    Vendimi është bërë publik nga Zyra e Kryeministrit, por nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me arsyet e largimit nga kjo pozitë.

    “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari”, thuhet në njoftim.

    Elldin Uglari është njëkohësisht anëtar i partisë SDU, e cila udhëhiqet nga deputetja Duda Balje.

  • Përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë, FDA: Nuk ka rrezik për autizëm

    Përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë, FDA: Nuk ka rrezik për autizëm

    Pas një konference për shtyp që krijoi konfuzion, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) publikoi një deklaratë zyrtare për përdorimin e acetaminofenit (Tylenol) gjatë shtatzënisë dhe lidhjen e mundshme me autizmin.

    Dr. Martin Makary, komisioneri i FDA-së, theksoi se acetaminofeni mbetet një nga opsionet më të sigurta për lehtësimin e dhimbjeve në këtë periudhë.

    Deklaratat e presidentit Donald Trump për vaksinimet dhe Tylenolin nuk janë mbështetur nga konsensusi mjekësor dhe nuk përputhen me udhëzimet zyrtare.

    Ekspertët theksojnë se përdorimi i acetaminofenit sipas nevojës mbetet i sigurt dhe përfitimet e tij tejkalojnë rreziqet e mundshme. Nga pikëpamja klinike dhe e provave të shumta, nuk ka shqetësime të bazuara për një lidhje mes Tylenolit dhe autizmit.

  • Ky është mjeku nga Vushtrria i arrestuar për ryshfet

    Ky është mjeku nga Vushtrria i arrestuar për ryshfet

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar një mjek në Vushtrri me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

    I njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët.

    Mjeku i arrestuar është Avdullah Vojvoda.

    Me vendim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.