ATV

Author: K.B.

  • KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 19.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    1.

    Nga NS 35/20[kV] Fushë Kosovë II do të ndërprehet:

    LP 20kV J07 Dalja F.K nr 3 (kodi:10012284) nga ora 08:00 deri 13:00

    Vendet: Rr.Pajazit Islami, rr.Ismail Sllamniku, rr.28Nentori ( nje pjese). rr.Kontantin Kristoforidhi, rr.Rexhep Mala, rr.Vllezerit Gervalla, rr.Onorfi, rr.Bedri Pejani,

    Arsyeja: Ndrrimi i kthinës trasformatorike sipas pëlqimit elektro-energjetik.

    2.

    Në TS 35/10kV Fushë Kosova

    TS 10/04kV Qerdhja (kodi: 10012285018) prej orës 14:00 deri në ora 16:00

    Vendet: rr. Sylejman Vokshi 3-1.

    Arsyeja: Dislokimi i kabllos ajrore në tokësore sipas zgjidhjes teknike.

    Pejë

    1.

    Nga TS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Radavci (kodi: 50000004) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Vitomiricë, Brestovik, një pjesë e Novosellës, Jabllanicë e Vogël, Jabllanicë e Madhe dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Ferizaj

    1.

    Nga NS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J05 Varoshi (kodi: 40042005) nga ora 09:00 deri 16:30

    Vendet: fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.

    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i linjës së re.

    2.

    Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J09 Drejtimi i Komogllavës (kodi: 40000009) nga ora 09:00 deri 16:30

    Vendet: Fshatrat: Bibaj (4 konsumatorë), Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magjistralja Prishtinë-Ferizaj (1 konsumator) dhe Varosh.

    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i linjës së re.

    1.

    Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet këta TS-a:

    TS 10/0.4kV TS NS 10/0.4kV TS Kosovatransi (kodi: 40041038079) nga ora 09:00 deri 10:00

    Vendet: Konsumatorët në afërsi të Stacionit të autobusëve.

    Arsyeja: Energjizimi i kthinës në trafostaionin ekzistues dhe linja 10kV deri në hyrje të TS Fikret Grainca.

    1.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Skenderaj do të ndërprehen këta trafostacione:

    NS 10/04kV Interex Shtëpia e mallrave ish (Benafi) (kodi: 74000010008) nga ora 10:00 deri 16:30

    Vendet: Interex.

    Arsyeja: Ndërrimi i panelit të tensionit të ulët në TS 74000010008.

    Gjakovë

    1.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J31 Bistazhini (kodi: 81000005) nga ora 10:30 deri 15:30

    Vendet: fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë),

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Eliminimi i vërejtjeve LP Bistazhini.

    1.

    Nga TS 110/10 kV Gjakova 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J30 Ura Terezive (kodi: 81000004) nga ora 09:00 deri 18:00

    Vendet: fshatrat: Damjan (një pjesë), Fshaj Kushavec, Muhader, Pnish, Rogovë, Smaq, Ujz.

    Arsyeja: Projekte investive – Konvertimi nga 10kV ne 20kV dalja Ura Terezive 81000004.

    2.

    Nga TS 35/10[kV] Xërxa do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J05 Xerxa (kodi: 82081003) nga ora 09:00 deri 18:00

    Vendet: Xërxë, Rogovë – kryesisht konsumatorë komercial – biznese

    Arsyeja: Projekte investive – konvertimi nga 10kV ne 20kV dalja Ura Terezive 81000004.

  • PDK, LDK dhe AAK do të bojkotojnë seancën e orës 11:00, marrin pjesë veç në atë për Qeverinë

    PDK, LDK dhe AAK do të bojkotojnë seancën e orës 11:00, marrin pjesë veç në atë për Qeverinë

    Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e orës 11:00 , ku në rend dite janë votimi i buxhetit dhe i marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e parë.

    “Sot kemi pasur mbledhjen e GP bashkë me Kryetarin Hamza, dhe ne nuk do të marrim pjesë në seancen e parë. Para fillimit të seancës do të mbajmë konferencë për shtyp”, ka deklaruar Çitaku.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate drejtuar mediave, njoftoi se nuk do të shkojë në këtë seancë.

    “Agjenda e seancës së orës 11:00 përfshin marrëveshje ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje buxhetore që kërkojnë proces serioz e konsultim. LDK nuk merr pjesë në improvizime që shpërfillin rregulloren dhe e reduktojnë agjendën shtetërore në dekor fushate”, u tha në komunikatë.

    Ndërkohë se AAK nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, e ka konfirmuar Shefja e Grupit, Time Kadriaj.

    “Në ora 11:00 jo”, ka deklaruar shkurt Kadriaj.

    Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar grupeve parlamentare mbështetje për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e votimit të buxhetit.

    Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pesë prej pikave të rendit të ditës janë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nëse nuk miratohen, rrezikojnë shtyrjen e 1 miliardë eurove investimeve.

    Ajo ka specifikuar Planin e Rritjes, për të cilin ka thënë se nëse nuk miratohet deri në dhjetor, vendi rrezikon të humbë 10% të vlerës totale prej 880 milionë euro, apo rreth 88 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

    “Për ta arritur këtë sukses, na duhet mirëkuptimi dhe mbështetja e të gjitha grupeve parlamentare, sepse marrëveshjet ndërkombëtare nuk i takojnë asnjë partie apo qeverie, ato janë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar Kusari-Lila.

    Ajo ka kërkuar formimin e katër komisioneve të përhershme parlamentarare.

    “Duke qenë të vetëdijshëm se zgjedhjet janë zgjidhja më stabile për ngërçin aktual, duhet të jemi mendjehapur dhe të mos e rëndojmë stabilitetin financiar. Prandaj, buxheti i vitit 2026 është përfshirë në agjendë dhe propozim për votim”, thuhet në postimin e saj.

    Seanca është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka mbledhur 40 nënshkrime. Pas kësaj seance, në orën 14:00, do të mbahet ajo për votimin e Qeverisë, ku këto parti kanë thënë se do të jenë të pranishme.

  • Kuvendi sot me dy seanca, njëra për mandatarin

    Kuvendi sot me dy seanca, njëra për mandatarin

    Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës të seancë së parë, do të jetë çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe miratimi i buxhetit për komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut. Ndërsa në seancën e dytë pritet të votohet qeveria Konjufca.

    Seanca e parë pritet të fillojë në orën 11:00, ndërsa e dyta për votimin e qeverisë në ora 14:00.

    Në seancën e parë, përveç pikës për RTK-në, deputetët do të shqyrtojnë edhe themelimin e komisioneve legjislative, përfshirë ratifikime ndërkombëtare dhe projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Rendi i plotë i ditës është si vijon:

    Formimi i komisioneve parlamentare:

    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-002 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje;

    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-003 për ratifikimin e marrëveshjes së financimit për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”;

    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-004 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor”;

    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-005 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për projektin “Kompas” – forcimi gjithëpërfshirës i sistemit të shëndetësisë;

    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-006 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”;

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 09/L-001 mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026;

    Miratimi i buxhetit për komunat: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok;

    Çështja e financimit të RTK-së;

    Në seancën e dytë pritet të votohet qeveria Konjufca.

    Kujtojmë se Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, u mandatua për formimin e qeverisë nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor. Ai ka kërkuar mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor. Megjithatë paritë që kanë mbetur pas LVV-së në zgjedhje, kanë deklaruar se nuk e mbështesin këtë qeveri, por preferojnë zgjedhjet e reja.

  • Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro

    Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro

    Zvicra po përgatitet të marrë mijëra punëtorë të huaj pas mungesës së vazhdueshme të stafit të kualifikuar që prej vitit 2020.

    Spitalet, hotelet dhe zyrat e inxhinierisë janë në krye të listës së sektorëve që kërkojnë urgjentisht profesionistë me përvojë, por edhe të sapodiplomuar.

    Autoritetet paralajmërojnë se hendeku i fuqisë punëtore mund të zgjerohet edhe më shumë muajt e ardhshëm, duke rritur presionin për rekrutim nga jashtë.

    Qeveria zvicerane planifikon të punësojë rreth 85 mijë persona nga vende të tjera, duke ofruar paga që nisin nga 3.500 euro në muaj dhe mund të arrijnë deri në 6.500 euro, varësisht nga profesioni. Kërkesat më të mëdha regjistrohen në fushën shëndetësore, turizëm e hoteleri, si dhe në profesionet teknike, informatike dhe inxhinierike, shkruan A2 CNN.

    Ndër profesionet më të kërkuara renditen mjekët, inxhinierët, specialistët e teknologjisë, personeli i restoranteve, punëtorët e kualifikuar, mësuesit, personeli i kontrollit, informaticienët, përfaqësuesit e shitjeve dhe punonjësit shtëpiakë. Në disa sektorë kërkesa është e menjëhershme, veçanërisht në shëndetësi, ku një nga katër mjekë është mbi 60 vjeç, duke krijuar nevojë për zëvendësim urgjent.

    Një prej rrugëve më të shpejta për punësim është aplikimi përmes agjencive zvicerane të burimeve njerëzore.

    Përparësi të madhe kanë kandidatët që zotërojnë gjuhën gjermane, italiane.

  • E mbyllim faqebardhë! Kosova i bën ballë Zvicrës dhe shkon në “play-off”

    E mbyllim faqebardhë! Kosova i bën ballë Zvicrës dhe shkon në “play-off”

    Kombëtarja e Kosovës e mbyllë me faqe të bardhë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026.

    “Dardanët” në ndeshjen e fundit të këtyre kualifikueseve barazoi 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

    Me këtë rezultat, Kosova mbetet në pozitën e dytë të Grupit B, duke shkuar në “play-offin” e Botërorit, teksa Zvicra shkon direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm.

    Kosova i mbyllë këto kualifikuese me 11 pikë të tubuara në gjashtë ndeshje, teksa në anën tjetër, mysafirët e mbyllin këtë kampanjë me 14 pikë.

    Serinë e golave në ndeshje e hapën mysafirët, me anë të Ruben Vargas, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 47-të të ndeshjes, pas një hutie në mbrojtjen dardane.

    Ndërkohë, golin e barazimit e shnëoi Florent Muslija, në minutën e 74-të të ndeshjes, pas një goditjeje mjaft të bukur.

    Pas mbylljes së kësaj ndeshje, Kosova do të rikthehet të luajë në marsin e vitit të ardhshëm në fazën e “play-offit”, aty ku do të jetë edhe kombëtarja e Shqipërisë.

  • 6 ushqime që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës

    6 ushqime që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës

    Dhimbjet e kokës janë një nga sëmundjet më të zakonshme dhe më të bezdisshme me të cilat njerëzit përballen çdo ditë. Dieta, për fat të mirë, mund të luajë një rol vendimtar në parandalimin ose reduktimin e intensitetit të dhimbjeve të kokës.

    Ka disa ushqime që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, falë vetive të tyre ushqyese dhe përbërësve që përmbajnë.

    Dehidrimi është një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kokës. Prandaj, pirja e shumë ujit mund të ndihmojë në lehtësimin dhe parandalimin e dhimbjeve të kokës. Hidratimi adekuat siguron që trupi të funksionojë pa probleme dhe redukton intensitetin e dhimbjeve të kokës.

    Frutat me përmbajtje të lartë uji (si p.sh. shalqiri dhe kastravecat)

    Frutat dhe perimet që përmbajnë shumë ujë ndihmojnë në mbajtjen e trupit të hidratuar, duke reduktuar gjasat për dhimbje koke. Shalqiri, kastraveci dhe luleshtrydhet janë zgjedhje të shkëlqyera për të rritur hidratimin tuaj.

    Salmoni dhe peshku i yndyrshëm

    Salmoni, sardelet dhe peshq të tjerë yndyrorë janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat kanë efekte anti-inflamatore dhe ndihmojnë në uljen e intensitetit të dhimbjeve të kokës. Këto acide yndyrore përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe reduktojnë inflamacionin në tru.

    Spinaqi dhe perimet me gjethe jeshile

    Spinaqi dhe perimet e tjera me gjethe jeshile përmbajnë magnez, një mineral që është treguar se zvogëlon shpeshtësinë dhe intensitetin e dhimbjeve të kokës. Magnezi ndihmon në relaksimin e muskujve dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

    Bajame dhe arra

    Bajamet dhe arrat janë të pasura me magnez, si dhe me vitaminë E, e cila ka veti antioksiduese dhe mund të ulë intensitetin e dhimbjeve të kokës. Konsumimi i tyre mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve të kokës dhe zvogëlimin e kohëzgjatjes së tyre.

    Çaji me xhenxhefil ose kamomil

    Xhenxhefili ka efekte anti-inflamatore dhe analgjezike, të cilat mund të zvogëlojnë intensitetin e dhimbjeve të kokës, ndërsa kamomili ka një efekt qetësues që mund të lehtësojë dhimbjen.

    Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën tuaj mund të kontribuojë ndjeshëm në uljen e shpeshtësisë dhe intensitetit të dhimbjeve të kokës. Megjithatë, ju lutemi vini re se në rast dhimbje koke kronike ose shumë të rënda, është gjithmonë një ide e mirë që të konsultoheni me një mjek për diagnozë dhe trajtim të mëtejshëm.

  • Jashari: Një person po kërkon para në emrin tim, është mashtrim

    Jashari: Një person po kërkon para në emrin tim, është mashtrim

    Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se një person, me numër nga Bosnja dhe Hercegovina po keqpërdor emrin e tij.

    Jashari shkruan se një person, po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar në emrin e tij dhe duke kërkuar para, kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër.

    Ai bëri thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes, të mos bien “pre e këtij mashtrimi të turpshëm dhe t’i raportoni menjëherë rastet në Polici”.

    “Njëkohësisht, u kërkoj organeve të rendit që të merren urgjentisht me këtë rast dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme”, shkroi Jashari.

  • Supergol nga Florent Muslija, Kosova barazon me Zvicrën

    Supergol nga Florent Muslija, Kosova barazon me Zvicrën

    Kosova ka shënuar gol ndaj Zvicrës, duke barazuar kështu rezultatin.

    Ishte Florent Muslija, ai që shënoi në minutën e 74’të.

    Ai realizoi me një goditje precize në këndin e majtë të Kobel.

    Aktualisht rezultati është 1:1.

  • Edhe një shqiptar në fushë për Zvicrën kundër Kosovës

    Edhe një shqiptar në fushë për Zvicrën kundër Kosovës

    Edhe një shqiptar ka ‘zbarkuar’ në fushë për Zvicrën kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.

    Andi Zeqiri hyri në lojë në minutin e 69-të duke e zëvendësuar autorin e golit të epërsisë Ruben Vargas.

    Pos tij, në “Fadil Vokrri” për “helvetikët” po luan edhe kapiteni Granit Xhaka.

  • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

    Nesër në Kosovë na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet, megjithatë ende priten reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme.

    Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 12 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e mërkura sjellë vranësira të dendura dhe reshje të herë pas hershme shiu. Reshje më intensive priten në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Borë pritet në malet më të larta.

    E Enjta sjellë ulje të intensitetit të reshjeve në të gjitha viset. Parashihen vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell. Rrymimet ajrore nga jugu do të fuqizohen përsëri dhe temperaturat do të shënojnë rritje. Reshjet do të më të pakta dhe më të izoluara, por vonë në mbrëmje pritet të ketë reshje të reja shiu.

    Edhe e Premtja dhe fundjava do të karakterizohet me mot jo-stabil, me reshje të herëpashershme shiu e në viset kodrinore-malore reshje bore.