ATV

Author: K.B.

  • PDK del në konferencë për media 15 minuta para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme

    PDK del në konferencë për media 15 minuta para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme

    15 minuta para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë konferencë për media.

    Konferencë do të mbahet në ora 10:45, në sallën e Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

    Më poshtë sjellim rendin e ditës për seancën e jashtëzakonshme.

    Rendi i ditës

    1. Formimi i komisioneve parlamentare,

    2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje,

    3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për „Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër“, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Grupit të Bankës Botërore),

    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-004 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian si Huadhënës, dhe Republikës së Kosovës si Huamarrës, dhe Bankës Qendrore të Kosovës si Agjent i Huamarrësit,

    5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-005 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas“-Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës Për Forcimin E Sistemit Të Shëndetësisë,

    6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-006 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”,

    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 09/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,

    8. Miratimi i buxhetit për komunat: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok,

    9. Çështja e financimit të RTK-së.

  • Juventusi dërgon aeroplan privat për Zhegrovën pas ndeshjes Kosovë–Zvicër

    Juventusi dërgon aeroplan privat për Zhegrovën pas ndeshjes Kosovë–Zvicër

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është nisur menjëherë drejt Torinos me një aeroplan privat të dërguar nga skuadra italiane e Juventusit.

    Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Kosovë–Zvicër, gjiganti italian kishte gati aeroplanin për ta marrë lojtarin, i cili pritet t’i nënshtrohet procedurave të parapara nga klubi.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga babai i tij, Lulzim Zhegrova, i cili ka publikuar pamjet e fluturimit privat të organizuar për të birin.

  • Eminem padit një kompani australiane, shkak emri

    Eminem padit një kompani australiane, shkak emri

    Reperi amerikan, Eminem, ka ngritur një padi kundër një kompanie australiane të veshjeve të quajtur Swim Shady, duke pretenduar se emri i saj është shumë i ngjashëm me pseudonimin e tij të regjistruar si markë tregtare, Slim Shady.

    Sipas BBC-së, në shtator, Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall B Mathers III, paraqiti një kërkesë zyrtare me shkrim në Zyrën e Patentave dhe Markave Tregtare të SHBA-së, duke kërkuar anulimin e një marke tregtare të dhënë kompanisë së lartpërmendur.

    Sipas ligjit amerikan, kompania duhet t’i përgjigjet kërkesës deri javën tjetër. Avokatët e reperit 53-vjeçar akuzuan markën me seli në Sydney për krijimin e kësaj.

    Menaxhmenti i Swim Shady i tha BBC-së se ata do të “mbrojnë pronën e tyre të vlefshme”.

    Emri i kompanisë u regjistrua në shtator 2023 me rregullatorin australian të biznesit dhe fillimisht u lansua si Slim Shade.

    Zyrtarisht u lançua në vitin 2024. Marka shet çadra, çanta dhe pajisje të tjera plazhi.Më herët këtë vit, marka paraqiti një kërkesë për markë tregtare për emrin Swim Shady në SHBA, e cila u miratua në atë kohë.

    Megjithatë, pak më vonë, ekipi i Eminem paraqiti një mocion për anulimin e saj.

    Eminem ka paraqitur gjithashtu një ankesë kundër emrit të markës në Australi.

    Dokumentet e gjykatës tregojnë se Eminem e regjistroi emrin Slim Shady si markë tregtare në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, kur publikoi një album me të njëjtin emër.

  • Uniforma serbe dhe predhë anti-tank gjenden në një shtëpi të braktisur në Jarinje

    Uniforma serbe dhe predhë anti-tank gjenden në një shtëpi të braktisur në Jarinje

    Uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe dhe një predhë anti-tank janë gjetur mbrëmjen e së martës në një shtëpi të braktisur në Jarinje.

    Policia, e cila ka njoftuar për rastin, thotë se gjatë kontrollit nuk është hasur asnjë person i dyshuar dhe as dëshmitarë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar më 18 nëntor 2025, rreth orës 19:30, kur një patrullë policore vuri re se dera e objektit ishte e thyer. Pas hyrjes brenda, zyrtarët policorë gjetën disa uniforma ushtarake me simbole të ushtrisë serbe dhe një predhë anti-tank.

    Njësitë relevante të policisë konfiskuan një predhë anti-tank kalibër 37 mm, model M38, si dhe disa pjesë të veshjeve ushtarake: një këmishë me mëngë të shkurtra, dy xhaketa dimërore, një jakne dhe një palë pantallona.

    Policia njofton se prokurori i rastit është informuar dhe ka bërë cilësimin e ngjarjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

  • Vërshohet nga uji fshati Konçul, rrugët janë të pakalueshme

    Vërshohet nga uji fshati Konçul, rrugët janë të pakalueshme

    Fshati Konçul i Komunës së Bujanocit është vërshuar nga uji.

    Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë fshat janë të pakalueshme, përcjell Periskopi.

    Pamjet e publikuara në faqen “Jeta në Konçul”, tregojnë gjendjen alarmante, pasi shihen shtëpi nën ujë, dhe rrugë të bllokuara.

  • Goditet nga vetura një polic që ishte në pikë kontrolli në Banjë të Istogut, dërgohet në spital

    Goditet nga vetura një polic që ishte në pikë kontrolli në Banjë të Istogut, dërgohet në spital

    Një zyrtar policor është goditur nga një veturë mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:35 në fshatin Banjë të Istogut.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në momentin e aksidentit zyrtari policor ndodhej në një pikë kontrolli.

    Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

    “Zyrtari Policor ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Rugova.

  • Kapet shqiptari i dënuar për vrasje në vitin 1999

    Kapet shqiptari i dënuar për vrasje në vitin 1999

    Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albanias të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me institucione të tjera të sigurisë së vendit dhe Italisë, është ekstraduar Kamer Duhanxhiut, 44-vjeçarin i dënuar për vrasje dhe tentim vrasje.

    Siç njofton Policia, 44-vjeçari ishe në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999, dhe ishte dënuar nga autoritetet italiane me 30 vjet burgim për veprat e lartcekura, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali.

    Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet këtyre agjencive partnere ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali, si dhe të Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në Shtetet e Bashkuara, shtetasi Kamer Duhanxhiu, i cili fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida.

    Pas përpjekjeve të përbashkëta koordinuese ndërmjet këtyre agjencive, ai u depërtua sot nga SHBA, me fluturim çarter, në Tiranë.

    Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane.

    44-vjeçari do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali.

  • Nis sot gjykimi për tragjedinë e Koçanit ku vdiqën 63 persona

    Nis sot gjykimi për tragjedinë e Koçanit ku vdiqën 63 persona

    Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan, fillon sot.

    Seanca e parë është caktuar për në orën 9:30 në sallën gjyqësore në INP Idrizovë, me masa të përforcuara sigurie dhe prani të ekipit mjekësor.

    Rasti përfshin 38 të akuzuar – 35 persona fizikë dhe tre juridikë, ndërsa procedura do të zhvillohet me tempo prej dy seancave në javë. Gjykata u bën thirrje mediumeve për raporti dinjitoz pa senzacionalizëm, me respekt ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

    Procesin do ta zhvillojë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa prokuroria do të përfayqësohet nga një ekip i zgjeruar prej 15 prokurorëve publikë, me qëllim që të sigurohet procedurë e drejtë dhe efikase.

    Aktakuza përfshin vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, mes të cilave edhe lëshime serioze në organizim të sigurimit të objektit.

    Mes të akuzuarve janë pronarë të lokaleve, drejtorë, inspektorë, kryetarë komunash, anëtarë të sigurimit dhe nëpunës shtetërorë.

  • Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Fushë Kosovë, s’dihet për të lënduar

    Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Fushë Kosovë, s’dihet për të lënduar

    Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.

    Sipas pamjeve të publikuara nga Fushë Kosova – News, flakët janë përhapur me shpejtësi, derisa raportohet se banorët janë evakuuar nga objekti përreth.

    Në vendngjarje ndodhen Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit.

    Lajmi në përditësim…

  • Filmi i Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, konfirmohet data e publikimit në kinema

    Filmi i Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, konfirmohet data e publikimit në kinema

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, një nga çiftet më të komentuara dhe më të dashura të publikut shqiptar, kanë konfirmuar zyrtarisht se projekti i tyre më i ri, një film i shumëpritur është drejt finalizimit. Pas muajsh pritjeje dhe aludimesh, dyshja njoftuan se filmi do të shfaqet për herë të parë në shkurt të vitit 2026.

    Lajmi është bërë publik përmes rrjeteve të tyre sociale, ku Luiz dhe Kiara ndanë një postim të shkurtër, por shumë domethënës: “Shkurt 2026 në kinema.” Ky konfirmim ka ngjallur menjëherë reagime të shumta, si nga fansat e çiftit, ashtu edhe nga ndjekës të filmit shqiptar që presin të shohin çfarë historie do të sjellin dy protagonistët.

    Filmi, për të cilin çifti ka punuar prej kohësh në heshtje, besohet të jetë një ndër projektet më personale të tyre. Edhe pse detajet rreth skenarit, zhanrit apo kastës së aktorëve nuk janë zbuluar ende, burime pranë ekipit kanë sugjeruar se projekti përfshin elemente dramatike, romancë dhe momente të frymëzuara nga vetë eksperiencat e tyre të përbashkëta.

    Ky është herën e parë që Luiz dhe Kiara sjellin një projekt artistik të përbashkët në formë filmi, duke e ngritur edhe më tej profilin e tyre si figurat publike që nuk ndalen së befasuari audiencën.