ATV

Author: K.B.

  • Emilija Rexhepi preferon mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 28 dhjetor

    Emilija Rexhepi preferon mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 28 dhjetor

    Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (NDS) i ka shkuar në takim presidentes Vjosa Osmani për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale.

    Në një paraqitje për media para takimit ajo ka preferuar datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja nacionale.

    Kurse Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, tha se 21 dhjetori është data që partia e tij preferon të jetë për zgjedhje.

  • Takimi te Osmani, Bedri Hamza arrin në Presidencë

    Takimi te Osmani, Bedri Hamza arrin në Presidencë

    Për pak minuta pritet të fillojë takimi i presidentës së vendit Vjosa Osmani me përfaqësues të partive politike, ku dhe pritet të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Në takim tashmë ka arriutur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza.

    Ndryshe pjesmarrjen në takim e kanë konfirmuar dhe përfaqësues të partive të tjera. Ndërsa takimi është paraparë të fillojë në orën 10:30.

  • 11 super lojtarë që s’do jenë në Kupën e Botës 2026

    11 super lojtarë që s’do jenë në Kupën e Botës 2026

    Si gjithmonë, edhe në Kupën e Botës së ardhshme 2026 që do mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada do të ketë mungesa yjesh.

    Deri tani janë konfirmuar 11-lojtarë të “fortë” që do të mungojnë në kompeticionin më të madh të futbollit në botë.

    Duke filluar nga ylli i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, e deri te sulmuesi i Galatasarayt, Victor Osimhen.

    Më poshtë i keni 11 lojtarët e “fortë” që mungojnë në Kupën e Botës 2026:

    11. Milos Kerkez (Hungaria)

    10. Benjamin Sesko (Sllovenia)

    9. Dusan Vlahovic (Serbia)

    8. Ademola Lookman (Nigeria)

    7. Carlos Baleba (Kameroni)

    6. Jan Oblak (Sllovenia)

    5. Serhou Guirassy (Guinea)

    4. Victor Osimhen (Nigeria)

    3. Dominik Szoboszlai (Hungaria)

    2. Bryan Mbeumo (Kameroni)

    1. Khvicha Kvaratskhelia (Gjeorgjia)

  • Përplasje e rëndë në KPK, Kelmendi: Po tentohet kapja e Këshillit, ka një plan për shkarkimin tim

    Përplasje e rëndë në KPK, Kelmendi: Po tentohet kapja e Këshillit, ka një plan për shkarkimin tim

    U.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi është përplasur me zëvendëskryesuesën e Këshillit Prokurorial, Jehona Grantolli, pas propozimit të saj për vendosjen në rend të ditës të shkarkimit nga detyra të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit.

    Pasi Grantolli propozoi shkarkimin e u.d. të Kryeprokurorit, Kelmendi tha se ekziston një plan për shkarkimin e tij.

    “Sot, nga zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial doli një propozim i saj, të cilin kjo e lexoi por nuk e di kush ia ka shkruar. Ndoshta ia ka shkruar ai që është zëdhënësi i tyre në media”, tha Kelmendi.

    Kelmendi e akuzoi Grantollin se është pjesë e një grupi të interesit që ka planifikuar shkarkimin e tij.

    “Ju keni konflikt të pastër interesi me mua. Nëse kërkesat e juaja nuk aprovohen nga ana ime, ju jeni në konflikt të pastër interesi me mua”, u lëshua Kelmendi në akuza ndaj Grantollit.

    Sipas Kelmendit, ekziston një plan për shkarkimin e tij.

    “Ky është plan sepse dëshirojnë ta kenë një njeri të cilin kanë interes ta kenë. Dëshirojnë ta kenë njeriun i cili dje në seancën ku jam ftuar si dëshmitar, ai ka qenë dy herë për të shikuar mirë a kam qenë unë, për të dëgjuar a po flas, çka po flas”, tha Kelmendi. “Ju e dini të gjithë, unë kam dhënë një deklaratë dje në cilësinë e dëshmitarit për një rast shumë të rëndësishëm të Kosovës. Kjo është një lojë e një grupi të cilin e përfaqëson zv/kryesuesja”.

    Jehona Grantolli, zëvendëskryesuese e Këshillit Prokurorial, tha sot se kërkesa për shkarkimin e Kelmendit vjen pas zhvillimeve të fundit dhe përfshirjes së Kelmendit në një aferë publike rreth së kaluarës së tij.

    Kelmendi, të mërkurën dëshmoi në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit për rastin e masakrës së Reçakut. Ai, në një konferencë për media të mërkurën, e ka pranuar se ka punuar deri në vitin 1999 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në pozitën e bashkëpunëtorit profesional.

  • Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

    Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

    Xhafer Tahiri ka njoftuar sot dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri.

    Tahiri tha se ky vendim është marrë “me shumë dashamirësi, reflektim dhe përgjegjësi të thellë politike”, duke theksuar se nuk vjen as nga lodhja e as nga zhgënjimi, por nga dëshira për t’i hapur rrugë energjive të reja brenda degës së LDK-së.

    “Besoj se udhëheqja duhet të dijë jo vetëm kur të prijë, por edhe kur të hapë rrugë për një kapitull tjetër të LDK-së në Vushtrri”, u shpreh ai.

    Tahiri kujtoi rrugëtimin e tij politik që nga viti 2009, kur mori drejtimin e FRLDK-së në Vushtrri e më vonë në nivel qendror, si dhe periudhën 2017–2021 kur shërbeu si Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, të cilën e cilësoi si “nderi i jetës sime”.

    “Vendimi për dorëheqje është një hap prapa vetëm në pozicion, por jo në angazhim. Në Kryesinë Qendrore dhe në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Vushtrrinë, për LDK-në e fortë e fituese dhe për të ardhmen tonë të përbashkët në atdheun tonë”, shkroi Tahiri në profilin e tij në Facebook.

  • Presidenti rus sqaron gjendjen shëndetësore pas qëndrimit dy-ditor në spital

    Presidenti rus sqaron gjendjen shëndetësore pas qëndrimit dy-ditor në spital

    Presidenti rus, Vladimir Putin, i është drejtuar publikut pasi kaloi një natë në spital kohët e fundit, duke thënë se është në gjendje “të shkëlqyer shëndetësore”.

    Ndërsa vizitoi një ekspozitë në Moskë, ai konfirmoi se i ishte nënshtruar një ekzaminimi mjekësor që përfshinte edhe një qëndrim një natë në spital.

    “Falë Zotit, gjithçka ishte mirë”, shtoi Putin. Ai shpjegoi se ishte një kontroll dy-ditor, u shtrua në spital një pasdite dhe u lirua të nesërmen.

    Ky episod, megjithatë, është vetëm i fundit në një seri spekulimesh që kanë nxitur spekulime të gjata rreth shëndetit të udhëheqësit rus.

    Nëntorin e kaluar, gjatë qëndrimit të tij në Astana të Kazakistanit, vëmendja u tërhoq nga lëvizjet e pazakonta të këmbëve të tij.

    Duke komentuar pamjet për Daily Express, Dr. Bob Berookhim, një urolog nga Nju Jorku, tha se lëvizje të tilla mund të tregojnë disa gjendje shëndetësore, duke përfshirë sëmundjen e Parkinsonit dhe sëmundje të tjera neurologjike.

  • Trump nënshkruan ligjin për publikimin e dokumenteve të Epstein

    Trump nënshkruan ligjin për publikimin e dokumenteve të Epstein

    Donald Trump ka nënshkruar një projektligj që kërkon nga Departamenti i Drejtësisë të publikojë të gjitha dokumentet e paklasifikuara që lidhen me Jeffery Epstein. Ligji u miratua me mbështetje të gjerë në Kongres: në Dhomën e Përfaqësuesve pati 427 vota pro dhe vetëm një kundër, ndërsa Senati e miratoi çështjen me konsensus të plotë.

    Kjo lëvizje vjen pas një përpjekjeje politike për më shumë transparencë ndaj skandalit që ka shokuar SHBA-në. Ligjvënësit, përfshirë republikanin Thomas Massie dhe demokratin Ro Khanna, kërkuan që Trump të lejonte publikimin e dokumenteve, duke argumentuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën. Massie madje tha se Trump mund ta kishte bërë këtë pa një votim në Kongres, por tani që ligji është miratuar, presidenti e ka falenderuar.

    Në një postim në rrjetin e tij social, Trump deklaroi se nuk ka “asgjë për të fshehur”, dhe akuzoi figurat politike demokrate si Bill Clinton, Hakeem Jeffries dhe Stacey Plaskett se ishin të lidhur me Epstein. Ai tha se Epstein kishte lidhje të forta me shumë prej tyre dhe e paraqiti nënshkrimin si një hap për drejtësi dhe transparencë.

    Dokumentet që pritet të publikohen përfshijnë raportime dhe dosje që hedhin dritë mbi veprimtaritë e Epstein dhe lidhjet e tij me figura të njohura publike. Ky zhvillim mund të sjellë zbulime të reja dhe të thellojë debatet politike dhe publike për skandalin Epstein.

  • Përfshihet nga zjarri një kompani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

    Përfshihet nga zjarri një kompani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

    Mëngjesin e sotëm, një zjarr ka përfshirë objektin e një kompanie në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.

    Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, i cili bëri të ditur se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Sot, rreth orës 09:15 kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përfshirë një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të udhëkryqit me rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrëfikësit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.

    Tutje, ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë.

  • Dy zhdukje në dy ditë: Mitrovica dhe Peja në kërkim të personave të humbur

    Dy zhdukje në dy ditë: Mitrovica dhe Peja në kërkim të personave të humbur

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë raportuar të zhdukur në dy komuna të Kosovës.

    Në Mitrovicë të Jugut, gruaja ka raportuar të zhdukur bashkëshortin e saj, derisa ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

    Rasti është raportuar në Polici dy ditë më parë.

    “Ankuesja ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Sakaq, të mërkurën, një baba në Pejë ka njoftuar organet e rendit se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

    “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”.

  • Vdes një person në Obiliq pas kontaktit me rrymën

    Vdes një person në Obiliq pas kontaktit me rrymën

    Një person në Obiliq ka vdekur pasi derisa ishte duke punuar afër mikserit të betonit, ka pasur kontakt me rrymën.

    “TRUP I PA JETË- Obiliq 19.11.2025 – 13:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.”