ATV

Author: K.B.

  • Deçan: Hajnat marrin kasafortën me 150 mijë euro dhe ari, viktima: ‘Paratë i kisha kursyer për shërimin e nipit’

    Deçan: Hajnat marrin kasafortën me 150 mijë euro dhe ari, viktima: ‘Paratë i kisha kursyer për shërimin e nipit’

    Një vjedhje ka ndodhur dje në Carrabreg të Deçanit.Nga ora 15:00 deri në 18:00, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e M. K., pronar i furrës së bukës “Evropa”, duke hyrë përmes një dritareje të katit të dytë dhe kanë marrë kasafortën e hekurt që ndodhej në dhomën e fjetjes.

    Sipas ankuesit, brenda kasafortës ndodheshin 150 mijë euro para të gatshme, si dhe stoli ari në vlerë rreth 6 mijë euro.

    Sinjali raporton se ai ka deklaruar se këto para i kishte kursyer nga biznesi ndër vite, ndërsa një pjesë ia kishin dhënë miqtë e tij për shërimin e nipit jashtë vendit, në Turqi.

    Në vendngjarje kanë dalë njësitë e hetimeve të stacionit, të cilat kanë njoftuar prokurorin kujdestar, hetimet rajonale, forenzikën dhe kanë kërkuar edhe angazhimin e njësisë K-9. Deri tani nuk ka persona të dyshuar, ndërsa rasti është nën hetime.

  • Daut Haradinaj pas peticionit të 336 akademikëve: Kuvendi të veprojë urgjentisht ndaj shkeljeve të Speciales

    Daut Haradinaj pas peticionit të 336 akademikëve: Kuvendi të veprojë urgjentisht ndaj shkeljeve të Speciales

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas peticionit të nënshkruar nga 336 akademikë, juristë dhe intelektualë, të cilët i janë drejtuar Kuvendit të Kosovës me kërkesën për miratimin e një rezolute ose krijimin e një mekanizmi llogaridhënës ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Haradinaj e ka cilësuar këtë nismë si të domosdoshme dhe të vonuar, duke theksuar se shkeljet e të drejtave dhe lirive themelore ndaj të paraburgosurve shqiptarë janë bërë të pandalshme.

    Sipas tij, gabimet procedurale, mohimi i të drejtave dhe cenimi i integritetit njerëzor nga ana e Speciales po vazhdojnë pa asnjë përgjegjësi institucionale. Ai ka theksuar se kjo gjykatë, e krijuar nga Republika e Kosovës, ka detyrim t’i përgjigjet institucioneve të saj dhe të operojë në përputhje me Kushtetutën – gjë që sipas tij nuk po respektohet.

    “E mbështes fuqishëm këtë nismë dhe do të jem aty për ta votuar pro, si dhe për të artikuluar kundërshtimin tim ndaj kësaj padrejtësie”, ka deklaruar deputeti i AAK-së.

    Ai ka kërkuar që peticioni i 336 nënshkruesve të shqyrtohet me urgjencë nga Kuvendi i Kosovës.

  • Gjykata shkarkon nga detyra Belinda Ballukun

    Gjykata shkarkon nga detyra Belinda Ballukun

    Gjykata e Posaçme ka marrë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

    Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

  • Pas shkarkimit të Kelmendit, Agron Qalaj emërohet U.D. i kryeprokurorit të shtetit

    Pas shkarkimit të Kelmendit, Agron Qalaj emërohet U.D. i kryeprokurorit të shtetit

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës është shkarkuar Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

    Në vend të tij është emëruar Agron Qalaj, zv/kryeprokuror.

    Pro këtyre dy vendimeve kanë votuar 5 anëtarë të KPK’së

  • Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

    Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

    Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është marrë vendim për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

    Vendimi është marrë me 5 vota për.

    Në vendin e tij është emëruar prokurori Agron Qalaj.

    Dështimi i votimit të Qeverisë së re, Presidentja nis takimin me krerët e partive për datën e zgjedhjeve

    21 dhjetor ose 11 janar, datat e preferuara të Haradinajt për zgjedhjet e jashtëzakonshme
    Paraprakisht gjatë mbledhjes së KPK-së, Kelmendi e quajti “plan” kërkesën për shkarkimin e tij dhe liroi sallën.

    Kelmendi pretendoi se shkarkimi i tij po synohet të bëhet për të mbajtur të kapur, siç tha ai Sistemin Prokurorial të Kosovës nga “grupe dhe individë të caktuar”.

    “Ju lutem, çdo gjë për këtë plan të tmerrshëm të një grupi për interes të një individi që e kam përkrahë vazhdimisht, është e turpshme, joligjore dhe kundër etikës. Kurrë në jetë skam apliku për pozitën e kryeprokurorit, dhe nuk asnjë synim të aplikoj në atë pozitë. Duke e pa këtë lojë për të kapur sistemin, për ta mbajtur të kapur nga grupe dhe individë të caktuar, kam vendosur të jem deri në fund me gjithë fuqinë që kam unë në aspektin ligjor dhe kushtetues të ju them jo këtyre njerëzve që duan ta shkatërrojnë Sistemin Prokurorial të Kosovës. Duke e pa këtë plan, kam vendosur që të qëndroj stoik deri në fund për ta mbrojtur Sistemin Prokurorial dhe Prokurorinë e Kosovës”, tha Kelmendi. /

  • Shtatë ushqime të fuqishme që ngadalësojnë plakjen

    Shtatë ushqime të fuqishme që ngadalësojnë plakjen

    Plakja është e pashmangshme, por ajo që hamë mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si plakemi, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Ushqimet e pasura me lëndë ushqyese të caktuara mund të rrisin prodhimin e kolagjenit, të mbrojnë elastinën dhe të përmirësojnë elasticitetin e lëkurës, duke ndihmuar në ruajtjen e një pamjeje rinoreNdërsa nuk ka ushqim magjik që mund të ndalojë plakjen, disa prej tyre mund të japin një kontribut të rëndësishëm në shëndetin dhe pamjen e lëkurës suaj.

    Më poshtë, ju sjellim shtatë ushqime të shijshme dhe ushqyese që punojnë nga brenda për të mbështetur plakjen më të shëndetshme dhe një lëkurë më të fortë, më të lëmuar dhe më të ndritshme, sipas ekspertëve që ndanë listat e tyre të ushqimeve.

    Boronicat

    Boronicat janë të pasura me antioksidantë, veçanërisht vitaminë C dhe antocianina, të cilat neutralizojnë radikalet e lira përgjegjëse për dëmtimin e qelizave dhe plakjen e përshpejtuar. Këto manaferra mbështesin prodhimin e kolagjenit dhe ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezatimi UV. Falë vetive të tyre anti-inflamatore, ato e mbajnë lëkurën të qetë, të pastër dhe të shkëlqyeshme. Ato mund të shtohen në smoothie, kos ose të hahen veçmas.

    Arra braziliane

    Kjo lloj arre është një nga burimet më të mira natyrore të selenit, një mineral që mbron lëkurën nga stresi oksidativ, ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe parandalon rrudhat e parakohshme. Përveç kësaj, arrat braziliane janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë E, të cilat kontribuojnë më tej në një lëkurë të butë dhe të hidratuar.

    Karrota

    Karrotat përmbajnë sasi të larta të beta-karotenit, një pigment bimor që trupi e shndërron në vitaminë A, e cila është thelbësore për rinovimin e qelizave të lëkurës, parandalimin e tharjes dhe mbrojtjen nga dëmtimi nga dielli. Përveç se janë të dobishme për lëkurën, karrotat janë gjithashtu të shijshme dhe mund të hahen të gjalla, të gatuara, në supa, sallata ose gjellë.

    Kastravecat

    Kastravecat përmbajnë mbi 90 përqind ujë, prandaj janë të shkëlqyera për hidratimin e trupit dhe lëkurës. Ato janë gjithashtu të pasura me silikon, një mineral që stimulon prodhimin e kolagjenit dhe e bën lëkurën të fortë dhe elastike. Ato gjithashtu kanë veti anti-inflamatore dhe mund të ndihmojnë në uljen e ënjtjes. Ato mund të hahen të gjalla, të shtohen në sallata ose ujë për freski shtesë.Çokollata e zezë
    Çokollata e zezë me përmbajtje të lartë kakaoje (të paktën 70 përqind) është e pasur me flavonoide, antioksidantë që përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurë, mbrojnë nga rrezet UV dhe ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe butësisë së lëkurës. Kështu që, herë pas here, mund të shijoni një ëmbëlsirë që lëkura juaj nuk do ta ketë problem.

    Farat e shegës

    Farat e shegës janë të pasura me vitaminë C dhe polifenole, antioksidantë të fuqishëm që zvogëlojnë inflamacionin, stimulojnë sintezën e kolagjenit dhe mbrojnë qelizat e lëkurës nga efektet e dëmshme të diellit dhe ndotjes. Përveç se janë të shijshme, farat e shegës janë gjithashtu tërheqëse vizualisht dhe të lehta për t’u shtuar në bollgur, kos ose sallatë.

    Farat e kungullit

    Të vogla, por jashtëzakonisht ushqyese, farat e kungullit përmbajnë zink, një mineral thelbësor për rinovimin e lëkurës, kontrollin e sebumit dhe sintezën e kolagjenit. Përveç zinkut, ato përmbajnë gjithashtu vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3 që e mbajnë lëkurën të hidratuar dhe të shëndetshme. Ato janë të lehta për t’u përfshirë në dietën tuaj si një meze e lehtë ose pjatë anësore.

  • Partitë në takim te Osmani, shumica preferojnë 21 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve

    Partitë në takim te Osmani, shumica preferojnë 21 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve

    Tashmë në Presidencën e Kosovës ka nisur takimi i ftuar nga presidentja Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Para fillimit të takimit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se preferojnë datën 21 dhjetor.

    Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se për ta datat e preferuara për mbajtjen e zgjedhjeve janë 21 dhjetori ose 11 janari.Edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se preferojnë datën 21 dhjetor.

    Ndërkaq kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk ka treguar se cilën datë preferon për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.Ai ka thënë se për këtë po mbahet takimi në Presidencë.

  • SBASHK dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati

    SBASHK dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Sipas njoftimit të SBASHK-ut, kallëzimi penal është bërë “për shkak të dyshimit të bazuar të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, duke pretenduar se ministri Murati “ka mosvepruar sipas Ligjit për Këshillin Ekonomik Social”.

    SBASHK thotë se ministri nuk ka shpallur ftesën për formimin e Këshillit Ekonomik Social “që nga fundi i vitit 2022”, ndonëse sipas tyre për këtë “është i obliguar ligjërisht”.

    Sipas sindikatës, kjo mospërmbushje e obligimit ligjor ka shkaktuar pasoja të mëdha për sindikatat dhe punëtorët në gjithë vendin.

    “Me këtë mosveprim, Murati ka shkaktuar dëme të palës së tretë, pra sindikatave dhe anëtarëve të sindikatave në tërë Kosovën, duke pamundësuar diskutimin për ligjet dhe rregulloret që prekin gjithë të punësuarit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    SBASHK thekson se mungesa e Këshillit Ekonomik Social ka lënë vendin edhe pa Marrëveshje Kolektive.

    Duke cituar njoftimin e tyre “Kosova mbetet si i vetmi shtet në rajon që nuk ka këtë Marrëveshje të nënshkruar”, e cila, sipas sindikatës, është e garantuar me Ligjin e Punës.

  • Nis takimi te Presidentja për datën e zgjedhjeve, të gjithë liderët të pranishëm, Kurti shkon i fundit

    Nis takimi te Presidentja për datën e zgjedhjeve, të gjithë liderët të pranishëm, Kurti shkon i fundit

    Presidentja Vjosa Osmani ka mbledhur në takim liderët e partive politike për të diskutuar pas dështimit të formimit të qeverisë dje nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Temë e takimit pritet të jetë caktimi i datës së zgjedhjeve të reja.

  • Abdixhiku, Haradinaj, Peci e Kusari-Lila arrijnë në takim te Presidentja

    Abdixhiku, Haradinaj, Peci e Kusari-Lila arrijnë në takim te Presidentja

    Tashmë në Presidencë ka arritur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, i Listës Guxo, Faton Peci dhe i Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

    Pak kohë më parë në sallën ku do të mbahet takimi ka shkuar edhe kryetari i sapozgjedhur i PDK-së, Bedri Hamza.

    Ky takim i thirrur nga e para e shtetit u bë pasi që në seancën e 19 nëntorit, Glauk Konjufca si mandatar i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme, dhe kësisoj të formojë Qeverinë e Kosovës.