ATV

Author: K.B.

  • Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçit!

    Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçit!

    Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjyqi i dytë kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit nis më 24 shkurt 2026.

    Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar.

  • Një vit nga arrestimi i Fadil Fazliut, djali i tij: Po e mohojnë brutalisht takimin mes babait dhe të birit – kjo s’është drejtësi

    Një vit nga arrestimi i Fadil Fazliut, djali i tij: Po e mohojnë brutalisht takimin mes babait dhe të birit – kjo s’është drejtësi

    Sot shënohet një vit nga arrestimi i Fadil Fazliut nga Gjykata Speciale në Hagë, nën akuzat për pengim të drejtësisë. Ky përvjetor është përcjellë me një reagim të fuqishëm nga djali i tij, i cili ka denoncuar atë që e quan “padrejtësi të kamufluar”.

    Në një shkrim të publikuar, Fahriu ka treguar dhimbjen dhe zhgënjimin e tij, duke theksuar se prej një viti nuk i është lejuar të takojë të atin, ndonëse vizitat nga ana e tij kanë qenë të mundshme.

    “Sot bëhet një vit nga arrestimi nga Gjykata Speciale në Hagë dhe një vit që nuk e kam parë babain tim, Fadil Fazliu. Jo pse unë nuk kam mundur ta vizitoj, por sepse dikush ka vendosur t’i mohojë brutalisht një nga të drejtat më themelore të njeriut – takimin mes një babai dhe birit.

    Kjo nuk është drejtësi. Kjo është padrejtësi e kamufluar. Përqafimi ynë nuk paraqet rrezik për askënd, por heshtja ndaj kësaj padrejtësie po,” ka shkruar ai.

    Pavarësisht situatës së rëndë emocionale, familja thotë se nuk e ka humbur shpresën dhe nuk do të tërhiqet nga kërkimi i drejtësisë.

    “Megjithatë, ne nuk i ulim sytë. Babai im mund të jetë fizikisht pas hekurave, por shpirti i tij është i lirë dhe i pathyeshëm. Ashtu siç nuk kanë arritur t’i robërojnë shpirtërat e idealistëve as regjimet më të egra që ka njohur njerëzimi. Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!”

  • Të hënën hidhet shorti për renditjen në fletëvotime, partitë mund të tërhiqen nga gara dy ditë para

    Të hënën hidhet shorti për renditjen në fletëvotime, partitë mund të tërhiqen nga gara dy ditë para

    Partitë politike të certifikuara nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë mundësinë të tërhiqen nga garimi dy ditë para tërheqjes së shortit për renditjen në fletëvotim.

    Sipas planit të KQZ-së, shorti parashikohet të tërhiqet të hënën, më 8 dhjetor. Përveç partive të mëdha që marrin pjesë në garën e 18 dhjetorit, KQZ ka certifikuar edhe disa subjekte të vogla dhe iniciativa që garojnë të vetme.

    Mbetet të shihet nëse ato do të garojnë të vetme apo do të tërhiqen për t’iu bashkuar ndonjë subjekti më të madh politik.

  • 3 mijë paund për të lënë Anglinë – Ministria e Brendshme u kërkon 700 familjeve shqiptare të largohen vullnetarisht

    3 mijë paund për të lënë Anglinë – Ministria e Brendshme u kërkon 700 familjeve shqiptare të largohen vullnetarisht

    Familjeve shqiptare që përmendi Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmood, se do deportohen nga Britania, pasi u ka mbaruar e drejta e qëndrimit në ishull, mund tu ofrohen më shumë se 3 mijë stërlina për t’u larguar vullnetarisht nga Britania e Madhe.

    Kjo pasi Shqipëria ka nënshkruar në 2022-in, marrëveshjen e riatdhesimit të shqiptarëve mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit britanik Rishi Sunak. Ka qenë këtë të premte, Zv- Ministri për Sigurinë e Kufijëve, Alex Norris, i cili deklaroje për median vendase se kjo shumë prej më shumë se 3 mijë stërlinash përbën një investim të mire për taksapaguesit britanik, por nuk pranoj të specifikoj se sa e lartë do jetë kjo shumë që do u jepet.

    Qartazi britanikët synojnë të ulin shpenzimet e mbajtjes së familjeve, nëse ata do vazhdonin të qëndronin sado gjatë në Britani, përmes dhënies së kësaj shume. ”Për momentin ne mund t’u paguajmë rreth 3 mijë stërlina”, tha zv-Ministri i Brendshëm britanik “dhe nuk kërkojë ndjesë për një fakt të tillë”.

    Ndërkohë në një lajm tjetër, fëmijët e azilantëve që kanë dështuar me kërkesat e tyre të azilit do të largohen nga Britania edhe nëse ata kanë lindur në ishull ,deklaroj Alex Norris. Duke folur për gazetën The Telegraph të Londrës, ai tha se “do deportohen edhe fëmijët e lindur në Britani, dhe rastet do shikohen rast pas rasti dhe në bazë të meritës, sipas ligjeve të emigracionit, por kur ka raste të tilla dhe rrethana të tilla, njerëzit do deportohen”.

    Taksapaguesit britanikë vazhdojnë të paguajnë për strehimin e azilkërkuesve me fëmijë të cilëve u është refuzuar azili dhe nuk kanë pranuar të largohen vullnetarisht nga Britania drejt Shqipërisë. Lajmin në fillim për dëbimin e 700 familjeve shqiptare e bëri Ministrja laburiste e Punëve të Brëndshme, Shabana Mahmood, në parlamentin britanik, kur njoftoj reformën në fushën e emigracionit, ndërkohë ajo po shqyrton mundësinë e rritjes së shumës që do u jepet këtyre familjeve, nëse pranojnë të largohen vullnetarisht nga ishulli.

  • Mjekja Mbresa Dina, i bashkohet AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Mjekja Mbresa Dina, i bashkohet AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Mbresa Dina, Mjeke e Përgjithshme, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të jetë pjesë e listës sonë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 Dhjetorit.

    Këtë e bëri të ditur kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

    Haradinaj shkroi se mbresa është mbesa e heroit të Kosovës Muharrem Dina, Mixha, familje që ka nxjerrë gjithashtu heroin e Kosovës Rifat Dina, Xha Jaho.

    “Ajo i shtohet listës sonë të përbërë nga të rinj të rritur në familje atdhetare, profesionistë të fushave të ndryshme dhe të përkushtuar për të dhënë kontributin për zhvillimin e vendit. Mbresa është mbesa e heroit të Kosovës Muharrem Dina – Mixha, familje që ka nxjerrë gjithashtu heroin e Kosovës Rifat Dina – Xha Jaho.

    E vlerësoj lartë gatishmërinë e saj për t’u rreshtuar krah vizionit tonë politik, duke sjellë energji të re, dije profesionale dhe përkushtim në rrugëtimin tonë drejt fitores.

    Të priftë e mbara, Mbresa”, shkroi Haradinaj.

  • Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

    Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

    Gjatë ditë së sotme kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti së bashku me ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar punimet që po zhvillohet për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Sharr.

    Sipas njoftimit për media është bërë e ditur se ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Sharrit.

    ‘’Projekti është hartuar nga Komuna e Sharrit sipas përgjegjësive të dala nga ky memorandum, ndërkaq financimi, që kap vlerën prej 989,952 euro, bëhet nga qeveria, përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Objekti do të ketë bodrum, përdhes dhe dy kate me sipërfaqe prej rreth 3 mijë metra katrore gjithsej. Punimet kanë nisur në fund të muajit tetor edhe ato pritet të përfundojnë brenda dy vjetësh’’, thuhet në njoftim.

    Po ashtu është bërë e ditur se Kurti u njoftua me mbarëvajtjen e punimeve dhe me planin e punës.

  • Matoshi i reagon Lushtakut: O nuk e ka me mu Samiu, ju kanë ndal terminalet, tenderët

    Matoshi i reagon Lushtakut: O nuk e ka me mu Samiu, ju kanë ndal terminalet, tenderët

    Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi i ka reaguar kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i cili ka përdorur një gjuhë seksiste karshi saj.

    Matoshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Lushtaku është më mirë të shkoj në prokurori e të deklaroj tokën e padeklaruar që siç tha “se ke deklaru kurrë prej vitit 2001”.

    “Ju kanë ndalë terminalet, ju kanë ndal tenderat. E ka mujt Ramizi në Drenicë. E ka mujt Albini në Mitrovicë. E kanë mujt burrat, tash u kap me gra. Sami, nuk me tut mu e as nuk nuk lidhna për kërpeshi unë, qysh i sheh ti gratë. Ma mirë o mirë me shku në Prokurori me kallxu për qato 7 ari tokë që si kishe deklaru kurrë prej 2001, e tash i paske marrë 630 mijë euro banesa? Problemi i Kosovës janë qeto dallavere Sami, jo gratë”, ka shkruar Matoshi.

  • Tension në Mitrovicë të Veriut: Asamblistja shqiptare i kundërpërgjigjet kolegut serb për praninë e policisë

    Tension në Mitrovicë të Veriut: Asamblistja shqiptare i kundërpërgjigjet kolegut serb për praninë e policisë

    Seanca inauguruese në Mitrovicë të Veriut s’ka kaluar pa përplasje në mes të asamblistëve të kësaj komune.

    Asamblistja shqiptare, Aida Doli, i ka reaguar asamblistit serb, Marko Jakshiq, pasi ky i fundit ka marrë fjalën dhe është ankuar për prani të policisë.

    Doli ka thënë se s’ka nevojë për t’u frikësuar dhe se s’janë të vërteta pohimet e Jakshiq për prani policore.

    “S’po shoh unë në këtë sallë që ka policë dhe s’ka nevoje që parafolësi të ndjehet i frikësuar.”, ka thënë ajo.

    Jakshiq në fjalën e tij ka ka thënë se po ndihet i pasigurt për shkak të pranisë policore.

    Seanca në Mitrovicë të Veriut s’kalon pa përplasje, asamblistja shqiptare i reagon atij serb për ankesat rreth policisë
    Read more

  • Besim Kelmendit i refuzohet kërkesa për masën e sigurisë dhe rikthimin si U.D. Kryeprokuror i Shtetit

    Besim Kelmendit i refuzohet kërkesa për masën e sigurisë dhe rikthimin si U.D. Kryeprokuror i Shtetit

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën e Besim Kelmendit për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë dhe për pezullimin e vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), me të cilin ai ishte shkarkuar nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Vendimi është marrë më 4 dhjetor nga gjyqtarja Valbona Gjonbalaj, pasi Gjykata konstatoi se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së përkohshme, të parapara në nenet 99 dhe 100 të Ligjit për Konfliktet Administrative.

    Përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Flakron Sylejmani, Besim Kelmendi kishte paraqitur padi ndaj KPK-së, duke kërkuar anulimin e vendimit të KPK-së, dhe njëkohësisht kishte kërkuar: Pezullimin e zbatimit të këtij vendimi, si masë të përkohshme sigurie dhe rikthimin e tij në detyrën e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, deri në vendosjen meritor dhe përfundimtare të gjykatës.

    Kelmendi pretendonte se vendimi i KPK-së ishte marrë pa kuorum dhe pa respektim të procedurave ligjore, gjatë një takimi të dytë të mbajtur më 20 nëntor. Sipas tij, shkarkimi i tillë i shkaktonte dëm të rëndë, të menjëhershëm dhe të pakthyeshëm, përfshirë dëm reputacional dhe profesional, dhe krijonte pasiguri institucionale në udhëheqjen e Prokurorisë së Shtetit. Ai argumentonte se pezullimi i vendimit nuk cenonte interesin publik, por përkundrazi e mbronte sundimin e ligjit.

  • E dhimbshme: Sot varroset 53-vjeçarja që vdiq pas aksidentit në Koshtovë

    E dhimbshme: Sot varroset 53-vjeçarja që vdiq pas aksidentit në Koshtovë

    Flurije Selimi, 53-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht të enjten pas një aksidenti në Koshtovë, do të varroset sot në varrezat e fshatit Çabër.

    Për ceremoninë e varrimit të së ndjerës, kanë njoftuar familjarët e saj.

    Rastin e rëndë e kanë konfirmuar Spitali i Mitrovicës dhe Policia e Kosovës.

    Në aksidentin që ia morri jetën Flurije Selimit, ishin të përfshira dy vetura, derisa nuk është raportuar për të lënduar të tjerë.