ATV

Author: K.B.

  • Elezaj: Të gjitha rrugët në Klinë janë të kalueshme për qarkullim

    Elezaj: Të gjitha rrugët në Klinë janë të kalueshme për qarkullim

    Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se pas reshjeve të fundit të borës, kompania e kontraktuar nga komuna ka nisur menjëherë punimet për pastrimin e rrugëve që janë në përgjegjësi të komunës. Derisa sipas tij, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente është duke e monitoruar vazhdimisht situatën në terren.Aktualisht, Elezaj thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht në të gjithë territorin e komunës.

    “Ekipet janë të angazhuara maksimalisht për të siguruar pastrimin e plotë të rrugëve dhe funksionimin normal të komunikacionit në të gjitha lokalitetet”.“Pastrimi i borës po realizohet me prioritet në zonat ku nevoja është më e madhe, si në Sferkë, Qupevë, Volljakë, Shtupel, Gjurgjevik, ndërsa punimet do të vazhdojnë edhe në fshatra të tjera”, ka shkruar i pari i Klinës në Facebook.

    Ai apeloi te qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit dhe u rekomandoi drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe rregullat e trafikut.

  • Paralajmërohen qytetarët e Mitrovicës: Uji të mos përdoret për pije

    Paralajmërohen qytetarët e Mitrovicës: Uji të mos përdoret për pije

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar qytetarët se ka rifilluar operimin në Impiantet e Trajtimit të Ujit, pas krijimit të kushteve të nevojshme për funksionim.

    Kompania bëri të ditur për qytetarët se uji nuk është i pijshëm

    “Megjithatë, deri në njoftimin e radhës, REKOMANDOHET që uji të mos përdoret për pije, por vetëm për nevoja higjienike dhe sanitare”, thuhet në postimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.

  • I dolën fotot me serben në Zvicër, reagon Kusari – Lila: Unë dhe Fitore Pacolli kemi përfaqësuar qëndrimet e Republikës së Kosovës

    I dolën fotot me serben në Zvicër, reagon Kusari – Lila: Unë dhe Fitore Pacolli kemi përfaqësuar qëndrimet e Republikës së Kosovës

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj, siç i quan ajo, aludimeve dhe pretendimeve për takime të fshehta me Serbinë, duke sqaruar se takimet e organizuara nga Center for Inclusive Governance (CIG) janë transparente dhe zhvillohen prej vitesh me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.

    Në një postim në Facebook, Kusari-Lila ka theksuar se këto takime organizohen që nga viti 2010, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës.

    Sipas saj, në to kanë marrë pjesë përfaqësues nga spektri i gjerë politik i Kosovës dhe Serbisë, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, si dhe përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe të MPJ-së së Zvicrës.

    Ajo ka sqaruar se takimet nuk janë të fshehta, nuk kanë karakter negociues dhe nuk merren vendime në to.

    “Takimet e organizuara nga CIG (Center for Inclusive Governance), me seli në SHBA dhe të mbështetura nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës, zhvillohen që nga viti 2010. Në to kanë marrë pjesë në vazhdimësi përfaqësues të spektrit të gjerë politik nga Kosova dhe Serbia, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, me prani të përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it dhe të MPJ-së së Zvicrës.”, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë:

  • Moti i ligë godet Stambollin, erërat me 100 kilometra në orë ia vështirësojnë uljen e aeroplanit pilotit – anulon aterrimin në sekondën e fundit

    Moti i ligë godet Stambollin, erërat me 100 kilometra në orë ia vështirësojnë uljen e aeroplanit pilotit – anulon aterrimin në sekondën e fundit

    Shiu dhe stuhia e rrëmbyeshme, të cilat u intensifikuan që nga orët e mëngjesit në Stamboll, shkaktuan ndërprerje në trafikun ajror.

    Një aeroplan që po zbriste në aeroportin Sabiha Gökçen, e ndërpreu uljen për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

    Mediat e atjeshme raportojnë se erërat frynin me një shpejtësi prej 100 kilometra në orë, duke krijuar kaos është në trafikun rrugor.

    Për shkak të erërave të forta dhe shiut, pati ndërprerje në transport në disa zona, dhe momente të vështira u përjetuan edhe në trafikun ajror.

    Aeroplani, i cili qëndroi pezull mbi pistë për një kohë, përjetoi momente të vështira, transmeton Telegrafi.

    Momentet e vështira që përjetoi aeroplani gjatë uljes u regjistruan nga një qytetar. Pamjet përfshijnë momentet kur aeroplani iu afrua pistës dhe më pas u ngjit përsëri, duke braktisur misionin e uljes.

  • Nis regjistrimi dhe vlerësimi i dëmeve në Rahovec pas vërshimeve, Komuna jep detaje

    Nis regjistrimi dhe vlerësimi i dëmeve në Rahovec pas vërshimeve, Komuna jep detaje

    Komuna e Rahovecit, ka ftuar qytetarët që janë prekur nga vërshimet që të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve.

    Pas paraqitjes së kërkesës, e cila duhet të bëhet më së largu deri më 14 janar, komisioni komunal do t’i kontaktojë qytetarët, dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

    Postimi:

    FILLON REGJISTRIMI DHE VLERËSIMI I DËMEVE NGA RESHJET

    Ftohen të gjithë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në administratën komunale të Rahovecit, më së largu deri më 14 janar 2026.

    Pas paraqitjes së kërkesës, komisioni komunal do t’ju kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

    Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen:

    ▪️Kërkesa (t’i bashkëngjiten edhe fotografitë me ngjyra);

    ▪️Kopja e letërnjoftimit;

    ▪️Konfirmimi i llogarisë bankare.

    Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

  • Arrestohen dy turq në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja

    Arrestohen dy turq në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja

    Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi kanë prezantuar viza që dyshohet të jenë të falsifikuara.

    Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:30.

    Sipas raportit policor, dy të dyshuarit prezantuan vizat e falsifikuara gjatë kontrollimit të dokumenteve.

    Dokumentet në fjalë janë konfiskuar si dëshmi, nga njësitet relevante.

    Të dytë, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

  • Kastrati: Të gjitha rrugët në territorin e Malishevës janë të hapura për qarkullim

    Kastrati: Të gjitha rrugët në territorin e Malishevës janë të hapura për qarkullim

    Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një adresimi të bërë në Facebook, ka thënë se të rrugët në territorin e kësaj komune janë të hapura për qarkullim.

    Ai ka thënë edhe se komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim.

    ‘’Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim.

    Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim. Sot, nga afër, kam përcjellë punimet në zonën e maleve të Berishës, për t’u siguruar që qytetarët të kenë qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë.”, ka shkruar ai.

  • Në vitin 2028 do të prodhohet iPhone i parë me kamerë 200MP

    Në vitin 2028 do të prodhohet iPhone i parë me kamerë 200MP

    Në maj, u përfol se Apple po testonte një kamerë 200MP për një iPhone të ardhshëm, por për fat të keq nuk u ndanë detaje të tjera në atë pikë.

    Kamerat 200MP po bëhen shumë të përhapura në botën e Android, kështu që ka kuptim që Apple do të donte të eksperimentonte me teknologjinë dhe të shihte nëse i përshtatet kërkesave të saj.

    Sot, një shënim investitori i Morgan Stanley pohon se Apple ka vendosur dhe do të përdorë një kamerë 200MP në iPhone 21 që do të dalë në vitin 2028.

    Lidhur me emërtimin që po përdorim këtu, Apple pritet gjerësisht të kalojë në iPhone 20 në vitin 2027 për të shënuar 20-vjetorin e lansimit të iPhone të parë. Kështu, gjenerata e vitit 2028 do të jetë iPhone 21.

    Sigurisht, pritet që iPhone 21 Pro Max (dhe ndoshta edhe Pro) të jetë modeli në të cilin kamera 200MP do të debutojë.

    Kamera do të furnizohet nga Samsung, por nuk është e qartë se cilin sensor saktësisht do të përdorë Apple. Ky sensor mund të prodhohet në SHBA nga Samsung.

  • Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu bashkë me Policinë mban konferencë në ora 14:00

    Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu bashkë me Policinë mban konferencë në ora 14:00

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që ka të bëjë me keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

    Konferenca do të mbahet në ora 14:00.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (08 Janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që ka të bëjë me keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Konferenca do të mbahet në orën 14:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati tretë, Salla e Takimeve”, thuhet në njoftim.

  • Turbullirat në kanalin e Ibër-Lepencit, priten reduktime të ujit në Obiliq, Fushë Kosovë dhe në një lagje të Prishtinës

    Turbullirat në kanalin e Ibër-Lepencit, priten reduktime të ujit në Obiliq, Fushë Kosovë dhe në një lagje të Prishtinës

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për turbullira të larta në kanalin e Ibër-Lepencit, me ç’rast ITU-ja Shkabaj vazhdon të jetë jashtë funksionit.

    Gjithashtu thuhet se reduktime në furnizimin me ujë pritet të ketë edhe në Fushë Kosovë, Obiliq dhe në lagjen Kalabria në Prishtinë.

    “Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

    Nga kompania bëjnë me dije se mund të ketë ndikime edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

    Njoftimi:

    NJOFTIM PËR FURNIZIM ME UJË

    Të nderuar konsumatorë,

    Për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, ITU Shkabaj është jashtë funksionit.

    Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 11:00 – 17:00 në këto zona:

    ▪️ Fushë Kosovë
    ▪️ Obiliq
    ▪️ Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë
    🔹 Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.
    🔹 Ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

    Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.

    Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal.