ATV

Author: K.B.

  • Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

    Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

    Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim E.R, pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili kishte shkaktuar aksident me fatalitet ku tre persona humbën jetën në Qubrel të Skenderaj më 26 janar të vitit 2025.

    Poashtu, të dënuarit i është ndaluar drejtimi i automjeteve të kategorisë B për dy vite i cili hyn në fuqi pas përfundimit të dënimit me burgim.

    “I pandehuri është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafët 8 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila parasheh minimumin e dënimit prej një (1) viti dhe maksimum të dënimit prej tetë (8) viteve.Gjykata ndaj të pandehurit ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vite e gjashtë (6) muajsh dhe dënimin plotësues “Ndalimi i drejtimit të automjetit”, ashtu që të pandehurit i është ndaluar drejtimi i automjeteve të kategorisë B për një periudhë prej dy (2) vitesh, afat i cili fillon të rrjedhë pas ekzekutimit të dënimit me burgim”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R. më datë 26.01.2025, rreth orës 18:45, në rrugën Rajonale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel, Komuna Skenderaj, nga pakujdesia duke mos e përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës ka shkelur dispozitat e Ligjit nr. 08/L-186 Për Trafikun Rrugor, nenet 38, 45 dhe 50 në atë mënyrë që derisa i pandehuri E.D., kishte qenë duke e drejtuar automjetin zyrtar, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kahjes së kundërt dhe aksidentohet me automjetin VË Golf IV, të cilën e drejtonte tani i ndjeri A.G., dhe si rezultat i aksidentit, lëndime fatale kanë pësuar të ndjerët A.G., G.G .dhe Z.G. kurse lëndime të rënda trupore pëson vet i pandehuri si dhe pasagjerët e tij D.E., B.H. si dhe pasagjeri i automjetit Golf IV , fëmiu L.G.

    Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër të njëjtit kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor, duke filluar nga dita e pranimit të aktgjykimit.

  • Ministria e Financave njofton se cilat kategori të pensionistëve nuk kanë nevojë të lajmërohen

    Ministria e Financave njofton se cilat kategori të pensionistëve nuk kanë nevojë të lajmërohen

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se pensionistët se disa kategori të pensionistëve nuk kanë më nevojë për paraqitje të rregullt para zyrave të pensioneve.

    Këto kategori janë përfituesit e pensioneve: kontributive,parciale kontributive, dhe familjare.

    Pensionistët e kategorive të tjera sipas ministrisë vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi.

    MFPT ka thënë se ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët, duke përfshirë: Ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës; Thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit.

  • Mblidhet Kryesia e LDK-së, Gashi komenton për dorëheqjen e Abdixhikut: Ka vepru ai, e ka kry

    Mblidhet Kryesia e LDK-së, Gashi komenton për dorëheqjen e Abdixhikut: Ka vepru ai, e ka kry

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku “e ka kry”.

    LDK-ja po mban një mbledhje të Kryesisë, para së cilës Gashi u pyet nga gazetarët se si duhet të veprojë Abdixhiku.

    “Ka vepru ai, e ka kry”, tha shkurt Gashi, teksa hynte në selinë e partisë.

    Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë, duke thënë se Kuvendi i LDK-së do të vendosë nëse do ta pranojë këtë akt të tij.

    Disa në partinë më të vjetër në vend kanë shprehur pakënaqësinë që dorëheqja e Abdixhikut nuk ishte e parevokueshme.

  • Këta janë kandidatë e LDK’së që iu hoqën votat pas rinumërimit

    Këta janë kandidatë e LDK’së që iu hoqën votat pas rinumërimit

    Rezultatet e rinumërimit të 586 vendvotimeve tregojnë një numër të madh keqpërdorimesh edhe tek kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit vota më së shumti i janë hequr Xhavit Ukës të LDK-së. Pas tij radhitet Driton Selmanaj e Anton Quni.

    Numër i madh votash po dyshohet se janë vjedhur brenda partive, shkruan Insajderi.

    Më poshtë gjeni kandidatët e LDK’së që iu janë hequr vota më së shumti:

    Xhavit Uka -1,597 vota

    Driton Selmanaj -1,048 vota

    Anton Quni -534 vota

    Visar Azemi -417 vota

    Rrezarta Krasniqi -155 vota

    Ardian Shala -151 vota

    Esra Myrtezani -131 vota

    Rexhep Kadriu -126 vota

    Naser Osmani -97 vota

    Arben Gashi -94 vota

    Avdullah Hoti -67 vota

    Samidin Xheladini -36 vota

    Ferid Agani -22 vota

    Florian Dushi -21 vota

    Fadil Kryeziu -17 vota

    Qendrim Softolli -12 vota

    Sadri Berisha -11 vota

    Xhafer Gashi -11 vota

    Faruk Nura -9 vota

    Halil Musliu -9 vota

    Ilir Fetahu -8 vota

    Lumir Abdixhiku -7 vota

    Fadil Hadergjonaj -5 vota

    Zeni Krasniqi -4 vota

    Vlora Dumoshi -4 vota

    Zymer Lulaj -1 votë

    Isak Uka -1 votë

    Jehona Lushaku Sadriu -1 votë

  • Paralajmërohet protestë me 17 shkurt, Koci: Në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

    Paralajmërohet protestë me 17 shkurt, Koci: Në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

    Me 17 shkurt kur edhe Kosova feston festën e Pavarësisë së saj, organizatat e dala nga lufta njoftojnë se do të mbajnë protestë gjithpopullore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

    Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen dhe në këtë mënyrë të bëhet e ditur që krime ka kryer vec Serbia, e UÇK-ja bërë luftë për liri

    “Nën Organizimin e OVL-UÇK me 17 Shkurtë protestë gjithëpopullore pa dallim partish në mbrojtje të vlerave të luftës sonë të shejtë dhe në mbrojtje te Krerëve të UÇK-së. Andaj bashkohuni shqiptar kudo që jeni qe të jem së bashku në ketë protestë. Dhe t’ia bëjmë me dije kësaj gjykate se UÇK-ja ka bërë luftë për liri dhe s’ka bërë krime. Krime ka bërë vetëm Serbia”, ka shkruar ai.

  • Një person kanos fqinjin e tij me armë në Prizren, dërgohet në mbajtje

    Një person kanos fqinjin e tij me armë në Prizren, dërgohet në mbajtje

    Të dielën rreth orës 17:45, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Randobrave, Prizren njëri prej tyre dyshohet se ka marrë armën dhe ka kanosur personin tjetër, fqinjë i tij.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se policia ka identifikuar të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit përgjegjës është bastisur shtëpia e tij.

    “Gjatë bastisjes janë hasur dhe sekuestruar: një revole me dy karikator me 30 fishekë, një pushke gjuetie pa fishekë dhe një pushke luftarake me një karikator pa fishekë”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se sektori Rajonal i Hetime nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke e hetuar rastit.

    “I dyshuari me aktvendim te prokurorit është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore. Kundër tij është filluar procedura penale për veprat penale ‘Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit’ dhe ‘ Kanosje’ “.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre.

  • Policia jep detaje për aksionin ku u arrestuan katër të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti

    Policia jep detaje për aksionin ku u arrestuan katër të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm, ku në pranga kanë përfunduar katër persona të dyshuar për keqperdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e ryshfetit.

    Të arrestuarit dyshohen për keqpërdorime në procesin e lëshimit të lejeve për armët.

    Njoftimi i plotë i policisë.

    Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me datën 19.01.2026 në koordinim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, ka zhvilluar kontroll në katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë dy shtëpi/banesa private, një lokal afarist dhe një zyrë.

    Përmes hetimeve të zhvilluara, ku janë aplikuar masat e veçanta të hetimit, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar veprat penale si: ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe “marrja e ryshfetit në sektorin privat”.

    Lidhur me rastin dyshohet se katër persona të dyshuar (nga ta tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare) janë përfshirë në veprat penale të lartcekura, duke marrë ryshfet nga persona të ndryshëm të cilët janë pajisur me certifikatë për leje të armës pa prezencën e tyre, siç e parasheh ligji dhe procedurat tjera vijuese.

    Gjatë kontrollit janë sekuestruar përkohësisht: 7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante në lidhje me rastin, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

  • Zbulohen 9 emoji të reja që do të vijnë në telefonat tanë në vitin 2026

    Zbulohen 9 emoji të reja që do të vijnë në telefonat tanë në vitin 2026

    Nga fytyrat buzëqeshëse miqësore te simbolet më lozonjare, emoji-t janë bërë tashmë pjesë e pandashme e komunikimit të përditshëm. Edhe pse përdoruesit kanë në dispozicion mbi 3,900 emoji të ndryshme, një set i ri me nëntë emoji të reja pritet të shtohet në vitin 2026.

    Emoji-t e reja u publikuan fillimisht në heshtje në arkivat publike të Unicode në fund të vitit të kaluar dhe së fundmi janë zbuluar nga faqja e specializuar Emojipedia.

    Ndër risitë kryesore janë dy gjeste të reja të duarve – gisht i madh majtas dhe gisht i madh djathtas – si dhe një fytyrë buzëqeshëse me sy të ngushtuar, e cila ka ngjallur menjëherë entuziazëm në rrjetet sociale.

    Emoji të tjera të reja përfshijnë:

    një meteor

    një far detar

    një flutur monark

    një gomë fshirëse

    një rrjetë me dorezë

    dhe emoji-n që ka tërhequr më shumë vëmendje: turshia (pickle).

    Pikërisht emoji-ja e turshisë ka shkaktuar reagime të shumta online, me disa përdorues që sugjerojnë se ajo mund të “zëvendësojë” emoji-n e patëllxhanit, e cila shpesh përdoret me kuptime joformale. Në platformën X, një përdorues shkroi se “emoji-ja e turshisë do të jetë gjigante”, ndërsa të tjerë ironizuan se patëllxhani “po dridhet” nga konkurrenca e re.

    Sipas parashikimeve, këto nëntë emoji të reja pritet të publikohen në shtator 2026, si pjesë e përditësimit Emoji 18.0. Megjithatë, Emojipedia thekson se si Unicode 18.0, ashtu edhe Emoji 18.0, janë ende në fazë drafti dhe mund të pësojnë ndryshime.

    “Deri në shtator 2026, Unicode do të kryejë disa rishikime të tjera, çka do të thotë se disa prej propozimeve mund të mos miratohen përfundimisht,” sqaron Emojipedia.

    Nga lista e re, e vetmja fytyrë është ajo me sy të ngushtuar, e cila është pritur me entuziazëm nga përdoruesit. Edhe dy gjestet e reja të duarve janë vlerësuar si shtesa të dobishme për komunikimin digjital. Në të kundërt, emoji-t si meteori, fari apo flutura monark kanë marrë reagime më të vakëta, me disa përdorues që vërejnë se ekzistojnë tashmë simbole të ngjashme.

    Nëse Unicode i miraton përfundimisht këto emoji, hapi i radhës do t’u takojë kompanive si Apple, Google dhe Samsung, të cilat duhet të krijojnë versionet e tyre grafike dhe t’i integrojnë në sistemet përkatëse. Ky proces zakonisht kërkon kohë.

    “Shpesh ka një vonesë të gjatë mes miratimit nga Unicode dhe shfaqjes reale të emoji-ve në tastierat e iPhone apo Android,” thekson Emojipedia, duke shtuar se ndonjëherë mund të duhen shumë muaj, madje edhe më shumë se një vit, derisa emoji-t e reja të bëhen të disponueshme për të gjithë përdoruesit.

  • KQZ ndërpret mandatin e përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ-në e Prizrenit

    KQZ ndërpret mandatin e përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ-në e Prizrenit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të përfaqësuesve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.

    Vendimi është marrë në sot gjatë mbledhjes së KQZ-së.

    “Ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

    Poashtu KQZ ka marë vendim që të bëhet rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat tjera.

    KQZ vendos: Gjithë Kosova shkon në rinumërim

  • Siguria në shkolla, Komuna e Prishtinës merr vendim të ri

    Siguria në shkolla, Komuna e Prishtinës merr vendim të ri

    Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Kosovar Center for Security Studies (KCSS), me qëllim të forcimit të sigurisë në shkolla dhe parandalimit të dhunës tek të rinjtë.

    Ky bashkëpunim realizohet në kuadër të projektit “A Generation at Risk: Addressing Youth Violence and Strengthening School Safety through Research and Informed Reform” dhe synon përmirësimin e mjedisit shkollor përmes hulumtimit të bazuar në dëshmi, koordinimit institucional dhe zhvillimit të politikave të informuara.

    Nga Drejtoria e Arsimit bëhet e ditur se memorandumi paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të shkollave më të sigurta, më mbështetëse dhe më rezistente për nxënësit, duke adresuar në mënyrë sistematike çështjet e sigurisë dhe dhunës në ambientet arsimore.

    Ky angazhim udhëhiqet nga Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, me fokus në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e mekanizmave parandalues në sistemin arsimor.