ATV

Author: K.B.

  • Komuna e Malishevës kërkon ndihmë për gjetjen e një 39-vjeçari

    Komuna e Malishevës kërkon ndihmë për gjetjen e një 39-vjeçari

    Kërkohet Avdyl Begaj (39 vjeç) nga fshati Banjë, Komuna e Malishevës.

    Për herë të fundit është parë më 18 janar, në zonën Klinë – Ujmir – Siqevë.

    Nëse dikush ka çfarëdo informacioni rreth vendndodhjes së tij, ju lutemi të kontaktoni në numrin:

    044 269 767 ose organet e rendit (Policinë e Kosovës)

  • Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Valentino

    Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Valentino

    Disenjatori i famshëm Italian, Valentino, ka vdekur në moshën 93-vjeçare, njoftoi fondacioni i tij, raporton “Reuters“.

    Ai u pensionua në vitin 2008.

    “Valentino Garavani vdiq sot në rezidencën e tij në Romë, i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur” – thuhet në njoftimin e fondacionit.

    Një ceremoni nderimi do të mbahet të mërkurën dhe të enjten për Valentinon, i cili më së shumti njihej për brendin e modës.

    Funerali është caktuar për të premten në Romë.

    Valentino u rendit përkrah Giorgio Armanit dhe Karl Lagerfeldit si një nga stilistët e fundit të mëdhenj të një epoke përpara se moda të bëhej një industri globale.

    Lagerfeld vdiq në vitin 2019, ndërsa Armani vdiq në shtator 2025.

  • Australia mbyll dhjetëra plazhe pas sulmeve nga peshkaqenët

    Australia mbyll dhjetëra plazhe pas sulmeve nga peshkaqenët

    Autoritetet australiane kanë mbyllur dhjetëra plazhe përgjatë bregdetit lindor të shtetit të New South Wales pas katër sulmeve të konfirmuara nga peshkaqenët që nga fundjava.

    Sulmi i fundit u regjistrua të martën pranë Port Macquarie, rreth 400 kilometra në veri të Sydneyt, ku një surfist 39-vjeçar u kafshua nga një peshkaqen, por i shpëtoi plagëve të rënda, raporton Aljazeera.

    Në Sydney, një 27-vjeçar mbeti në gjendje kritike pas një sulmi në Manly Beach, ndërsa një tjetër sërfist i ri i shpëtoi për pak një sulmi në Dee Why. Të dielën, një fëmijë 12-vjeçar u plagos rëndë në një plazh të Sydneyt lindor.

    Autoritetet e shpëtimit u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin detin, duke paralajmëruar se kushtet janë të rrezikshme.

    Ekspertët thonë se reshjet e dendura të shiut kanë krijuar ujëra të turbullta dhe kanë tërhequr peshkaqenët pranë bregut, duke rritur rrezikun e sulmeve gjatë sezonit të verës.

  • Danimarka dërgon trupa shtesë në Grenlandë mes tensioneve me SHBA-në

    Danimarka dërgon trupa shtesë në Grenlandë mes tensioneve me SHBA-në

    Danimarka ka dërguar trupa shtesë në Grenlandë, në mes të rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti amerikan Donald Trump nuk përjashtoi mundësinë e marrjes së kontrollit të territorit arktik.

    Sipas mediave daneze, rreth 58 ushtarë mbërritën në Grenlandë të hënën, duke iu bashkuar forcave të dislokuara më herët në kuadër të stërvitjeve ushtarake shumëkombëshe Operation Arctic Endurance. Dislokimi u bë pak orë pasi Trump refuzoi të komentojë nëse SHBA mund të përdorë forcë ushtarake për të marrë ishullin.

    Kopenhaga ka theksuar se Grenlanda nuk është në shitje, duke paralajmëruar se çdo veprim i tillë do të rrezikonte seriozisht aleancën e NATO-s. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi bisedime me zyrtarë danezë dhe groenlandezë për forcimin e sigurisë në Arktik.

    Kriza ka shtuar shqetësimet edhe në Bashkimin Evropian, pas kërcënimeve të Trump për tarifa tregtare ndaj Danimarkës, ndërsa një sondazh tregon se shumica dërrmuese e banorëve të Groenlandës kundërshtojnë bashkimin me SHBA-në.

  • Harry Bajraktari në mbështetje të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë

    Harry Bajraktari në mbështetje të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë

    Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka dal në mbështetje të presidentes Vjosa Osmani.

    Bajraktari tregoi edhe pse është që Osmani të jetë edhe një mandat në krye të shtetit të Kosovës.

    “Për të siguruar vazhdimësinë në aleancën me Shtetet e Bashkuara, përfundimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, përfaqësim dinjitoz dhe unitet të brendshëm”, u shpreh ai.

    “Zoti e bekoftë Kosovën,

    Zoti e bekoftë popullin shqiptar

    Zoti e bekoftë popullin amerikan”, theksoi Bajraktari.

  • Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, dy prej tyre të mitur

    Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, dy prej tyre të mitur

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë të hënës në Prishtinë, Ranillug, Deçan dhe Malishevë. Lidhur me këto raste u arrestuan katër të dyshuar, dy prej tyre të mitur.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë në Prishtinë, një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj.

    “Prishtinë 19.01.2026-10:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

    Në rastin e dytë në Prishtinë, një burrë u arrestua nën dyshimin se rrahu ish-bashkëshorten dhe bashkëshortin e saj.

    “Prishtinë 19.01.2026-13:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    Në Ranillug, djali raportohet se rrahu prindërit. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

    “Ranillug 19.01.2026 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se janë sulmuar fizikisht ai dhe gruaja e tij, nga djali i tyre. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore dhe me pas janë liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

    Në Deçan u arrestua një i mitur nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj familjarëve.

    “Deçan 19.01.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

    Ndërsa, edhe në Malishevë u arrestua një i mitur nën dyshimin se kanosi dhe ushtroi dhunë psikike ndaj nënës.

    “Malishevë 19.01.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuarimashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

  • KOSTT paralajmëron reduktime nga ora 10:00, thotë se po përballet me situatë të papranueshme

    KOSTT paralajmëron reduktime nga ora 10:00, thotë se po përballet me situatë të papranueshme

    KOSTT ka njoftuar se po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale.

    Sipas njoftimit situata aktuale është e papranueshme dhe cenon stabilitetin.

    KOSTT ka paraljmëruar se nëse nuk ka ndryshim të situatës do të ketë reduktime të energjisë elektrike nga ora 10:00.

    “Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MW orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MW orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik. KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit. Në këtë situatë, KOSTT detyrohet që nga ora 10:00 të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes”, thuhet në komunikatë.

  • Ndërron jetë gjyshi i këngëtarit Labinot Rexha

    Ndërron jetë gjyshi i këngëtarit Labinot Rexha

    Momente të vështira për familjen e banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha. Teksa këngëtari vazhdon garën i izoluar, një lajm i trishtë vjen nga jashtë: gjyshi i tij, Ali Rexha, është ndarë nga jeta. Sipas burimeve lokale, ai u shua duke lënë pas dhimbje të madhe tek të afërmit.

    Ali Rexha kujtohet si një burrë i urtë, punëtor dhe me karakter të fortë në Rahovec. Ende nuk dihet nëse familja do të vendosë ta njoftojë atë brenda shtëpisë apo do ta lënë të vazhdojë lojën pa këtë peshë emocionale. Ngushëllime familjes! /Prive By Liberta Spahiu

  • Kanosen policët pas shqiptimit të gjobës në Ferizaj, arrestohen dy persona

    Kanosen policët pas shqiptimit të gjobës në Ferizaj, arrestohen dy persona

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj pasi që pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ata kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti ka ndodhur në Rr. ”Enver Hadri” rreth orës 17:30 minuta.

  • Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar

    Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar

    Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP), përmes njësitit të saj FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë tjera relevante policore, ka identifikuar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar.

    I dyshuari për vrasje në tentativë është arrestuar mbrëmë.

    “Me datë 19.01.2026, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të DBNP-së – ekipi FAST, kanë lokalizuar dhe arrestuar personin, i cili ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Vrasje në tentativë”. Pas arrestimit dhe në bazë të urdhrit të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e PK-së.