ATV

Author: G.O.

  • Lehtësohen problemet kibernetike pas ndërprerjeve masive

    Lehtësohen problemet kibernetike pas ndërprerjeve masive

    Shërbimet filluan të riktheheshin pas një ndërprerje globale kibenernetike që shkaktoi ndalimin e fluturimeve, punën në banka, spitale, media dhe kompani të tjera për disa orë, duke nxjerrë në pah se sa e ndërvarur është bota për shkak të ndërlidhjes teknologjike.

    Pasi u zgjidhën ndërprerjet, kompanitë u përballën me volum të lartë aktivitetesh të prapambetura, fluturime të anuluara, takime mjekësore të parealizuara, blerje dhe porosi të papërmbushura etj, probleme që ndoshta do të duan ditë të tëra për t’u ndrequr. Bizneset u përballën edhe me pikëpyetje të reja se çfarë duhet të bëjnë për të shmangur në të ardhmen situata të ngjashme të shkaktuara nga teknologjia.

    Në një deklaratë në faqen në internet të kompanisë Microsoft thuhet se problemi filloi në orët e vona të së enjtes, kur një përditësim i programit të kompanisë globale të sigurisë kibernetike CrowdStrike duket se shkaktoi probleme të mëdha me lidhjet në rrjet.

    Firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike, me bazë në Teksas, tha të premten se arsyeja e pengesës nuk kishte të bënte me një incident sigurie apo sulm kibernetik. Kompania tha se po përpiqet për të rregulluar problemin, megjithëse efektet e kësaj avarie kibernetike kanë shkaktuar anulimin e shumë flutumieve në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi.

    Firma tha se problemi ndodhi pas një përditësimi të gabuar në kompjuterat që përdorin sistemin ‘Microsoft Windows’.

    “Sistemi i kompanisë ‘Crowdstrike’ përdoret në industri të ndryshme globalisht dhe është një nga platformat kryesore në treg. Ndërprerjet që po shohim janë të përhapura si gjeografikisht ashtu edhe në industri të ndryshme”, thotë profesori i sigurisë kibernetike në Universitetin Politeknik të Milanos, Stefano Zanero.

    Disa orë pas zbulimit të problemit, rrëmuja vazhdoi dhe u përshkallëzua.

    Kompania ‘Tesla’ ndaloi disa linja prodhimi për shkak të ndërprerjes globale kibernetike të premten, njofton një raport i agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ duke cituar burime të njohura me këtë çështje.

    Prodhuesi i automjeteve ktheu disa punonjës të prodhimit në shtëpi, gjatë turnit të natës, në objektet e tij në Austin të Teksasit dhe në Sparks të Nevadas, shtoi më tej raporti i ‘Reuters-it’.

    Problemi teknologjik dëmtoi industritë nga aeroportet tek bankat. Disa shërbime janë rikthyer në funksion pas disa orëve ndërprerjeje.

    “Sapo hoqëm ‘Crowdstrike’ nga të gjitha sistemet tona dhe kemi ndërprerë shpërndarjen”, tha Shefi Ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk në një publikim në rrjetin social X, pa treguar se cila nga kompanitë e tij kishte ndërmarrë këtë veprim.

    Radhë të gjata u regjistruan në aeroporte në të gjithë botën.

    Në Shtetet e Bashkuara, Agjencia Federale e Aviacionit (FAA) tha se ishin pezulluar të gjitha fluturimet e linjave ajrore ‘United’, ‘American Airlines’, ‘Delta Airlines’ dhe ‘Allegiant’.

    “Kompania e fluturimit ishte e sinqertë në lidhje me këtë. Na thanë se nuk mund të kontaktonim askënd. Nuk e kemi idenë se çfarë po ndodh. Ata thanë se nuk funksionon sistemet e rezervimit të fluturimeve dhe të hotelit. Po ashtu është dëmtuar funskioni i nxjerrjes së bagazheve nga aeroplani”, thotë Matt Jordan, një nga pasagjerët e bllokuar në aeroport në Uiskonsin.

    Transmetimi i disa mediave në Australi u ndërpre për disa orë, siç i ndodhi edhe televizionit ‘Kanali 24’ në Bangladesh.

    Spitalet dhe zyrat e mjekëve kishin probleme me takimet e planifikuara me pacientë, ndërsa bankat në Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re raportuan ndërprerje në sistemin e tyre të pagesave ose faqet e internetit.

    “Të gjithë këto sisteme janë me rëndësi kritike, spitalet, bankat, agjencitë e fluturimeve dhe kam dëgjuar që edhe shërbimet e emergjencës janë prekur, madje edhe disa supermarkete në Britani. Të gjitha këto sisteme duhet të rregullohen në mënyrë manuale nga një person, duke ndërhyrë në çdo kompjuter. Po fasim për miliona kompjutera”, thotë James Bore, ekspert kibernetik nga Britania e Madhe.

    Oganizata ‘DownDetector’, që vëzhgon problemet në shërbimet e internetit, njoftoi se ndërprerjet janë shkaktuar vetëm në kompjuterat që përdorin shërbimet e kompanisë ‘Microsoft’.

    “Nuk do të jetë një çështje që do të ketë ndikim afatgjatë. Megjithatë, ndikimi më i madh ndoshta do të jetë tek besimi që kanë përdoruesit në teknologji në përgjithësi me theks të veçant në teknologjinë që ka për qëllim të ofrojë mbrojtje nga viruset”, thotë profesori i sigurisë kibernetike, Stefano Zanero.

    Eksperti kibernetik nga Britania, James Bore, tha se një nga dëmet më të mëdha mund të jenë shkaktuar në spitale dhe sipas tij ka mundësi që “të ketë edhe raste vdekjeje për shkak të kësaj situate. ‘Kjo duket e pashmangshme”, thotë ai./VOA

  • Moti për sot, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta

    Moti për sot, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Përkundër parashikimeve për uljen e temperaturave ato vazhdojnë të mbesin shumë të larta, meqë i nxehti me origjinë nga Afrika veriore po “reziston” shumë më shumë se që ishte parashikuar më parë. Temperatura maksimale deri në 36 gradë Celsius, ndërsa vazhdon zagushia ekstreme dhe gati e padurueshme.

    Pasdite vonë dhe në mbrëmje parashihen zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër, por zhvillimet ende mbesin të izoluara dhe jo përmasave të mëdha siç ishin parashikuar më parë, megjithatë mund të ndodhë krijimi i ndonjë shtrëngate të fortë lokale orëve të pasdites dhe mbrëmjes dhe si pasojë freski e shumëpritur.

    Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Pasdite priten zhvillime të fuqishme në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, veri të Malit të Zi dhe lindje, veri dhe juglindje të Shqipërisë. Shtrëngata të forta mund të zhvillohen sidomos në Maqedoninë e Veriut.

  • ​MPJD-ja kërkon nga Serbia ta konfirmojë identitetin e personit të vrarë

    ​MPJD-ja kërkon nga Serbia ta konfirmojë identitetin e personit të vrarë

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast.

    Serbia nuk e ka konfirmuar personin e vrarë nga policia serbe sot në afërsi të Lloznicës, teksa mediat kanë aluduar për Faton Hajrizin.

    Faton Hajrizi vritet në Serbi

  • Rita Ora shkëlqen me paraqitjen e zjarrtë në Lisbonë, ndërsa duket atraktive para mijëra fansave

    Rita Ora shkëlqen me paraqitjen e zjarrtë në Lisbonë, ndërsa duket atraktive para mijëra fansave

    Rita Ora shfaqi talentin e saj muzikor dhe figurën e pabesueshme trupore të dielën teksa performoi në Lisbonë të Portugalisë.

    Këngëtarja 33 vjeçe, u ngjit në skenë me një palë sytjena argjendi metalike, duke vënë në pah barkun e saj të tendosur, shkruan DailyMail.

    Ajo e kombinoi atë me një palë pantallona të kaltra elektrike për të nxjerrë në pah këmbët e saj të tonifikuara, me aksesorë me geta të tejdukshme dhe një sërë rripa lëkure të zbukuruar.

    Rita e rriti gjatësinë e saj me një palë çizme me taka deri tek gjuri dhe i dha pamjes së saj një avantazh me një xhaketë lëkure të zezë, të cilën e hoqi shpejt.

    Duke i stiluar flokët e saj të gjatë në kaçurrela të lirshme, ajo e kompletoi pamjen e saj me nuanca oversize, të cilat i hoqi për të zbuluar rimelin e saj blu të ndezur dhe me shkëlqim.

    Interpretuesja e hitit “Lonely Together” dhuroi një perfiormancë mahnitëse bashkë me balerinat e saj në skenë.

    Performanca e saj vjen pasi Rita zbuloi më shumë detaje rreth martesës së saj sekrete me Taika Waititin gjatë paraqitjes së saj në ‘The Tonight Show’ me protagonistin Jimmy Fallon të mërkurën – duke përfshirë një të ftuar të listës A që ishte i pranishëm.

    Ylli dhe bashkëshorti i saj regjisor, 48 vjeç, e kanë mbajtur kryesisht të fshehtë dasmën e tyre të vitit 2022, sepse ajo “gjithmonë i ka dhënë publikut gjithçka nga jeta e saj”.

    Rita dhe Taika u martuan në gusht 2022, por nuk e konfirmuan martesën e tyre deri në përvjetorin e tyre të parë vitin e kaluar.

    Ishte një ceremoni e improvizuar në shtëpinë e tyre në Los Angeles, të cilën ata e planifikuan për vetëm dy javë.

    Pasi u shpallën burrë e grua, të porsamartuarit u drejtuan në shtëpinë e mikut të tyre Guy Oseary për një darkë festive dhe u befasuan me një imitues të Elvis Presleyt, i cili ofroi muzikë për procedurat.

    Edhe pse dasma ishte intime, Rita ndau disa pamje të ditës së madhe në videoklipin e saj të këngës “You & I”.

    Motra e Ritës, Elena, ishte shoqëruese e nuses, ndërsa shoku më i mirë i Taika, aktori Jermaine Clement, fluturoi nga Zelanda e Re në Los Angeles për ceremoninë. /Telegrafi/

  • Me një shqipe të rrjedhshme, Bebe Rexha iu drejtohet shqiptarëve të Kosovës: Jam shumë e lumtur që po vij në Prishtinë

    Me një shqipe të rrjedhshme, Bebe Rexha iu drejtohet shqiptarëve të Kosovës: Jam shumë e lumtur që po vij në Prishtinë

    Ylli botëror i muzikës me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, do të jetë në Kosovë për herë të parë, për të performuar në festivalin Sunny Hill. Ky lajm ka ngazëllyer fansat e saj në mbarë vendin.

    Rexha, 34-vjeçare, është shprehur tejet e emocionuar për këtë rast të veçantë. Në një video të publikuar në InstaStory, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” iu drejtua fansave të saj në Kosovë me një mesazh në shqip.

    “Përshëndetje, jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj, më 25 korrik në Sunny Hill Festival”, tha ajo në video, duke folur një shqipe të rrjedhshme dhe të ngrohtë në video.

    Sunny Hill Festival, që ka fituar famë ndërkombëtare për sjelljen e artistëve të njohur në Prishtinë, do të mirëpresë këtë vit një nga emrat më të mëdhenj të skenës muzikore botërore.

    Bebe Rexha, me zërin e saj të veçantë dhe energjinë e saj të pakrahasueshme, pritet të ndezë skenën dhe të krijojë një atmosferë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

    Fansat e muzikës dhe adhuruesit e Bebe Rexhës janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme, që premton të jetë një nga momentet kulmore të verës në Kosovë. /Telegrafi/

     

  • Autoritetet serbe: I arrestuari në Bosnjë organizoi transportin e të dyshuarit nga Presheva në Lloznicë

    Autoritetet serbe: I arrestuari në Bosnjë organizoi transportin e të dyshuarit nga Presheva në Lloznicë

    Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka njoftuar për arrestimin edhe të një personi në Bijelinë të Republikës Srpska, i cili dyshohet se bashkë me të dyshuarin tjetër e kanë ndihmuar të arratisej të dyshuarin për vrasjen e policit serb.

    Ai ka bërë të ditur se i arrestuari është një 39 vjeçar me inicialet Z.R.

    “Në Bijelinë, pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, është arrestuar R.Z. (1985), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Lloznicë. Gruaja e tij R.I u arrestua gjithashtu si bashkëpunëtore”, ka thënë Daçiq.

    Mediat serbe kanë publikuar fotografinë e personit të arrestuar si i dyshuar për ndihmë ndaj Hajrizit.

    Në Lloznicë – qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën – në orët e para të së enjtes u vra një polic serb, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

    Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

    Por, Daçiq tha se po vërtetohen faktet nëse personi të cilit i kanë mbetur dokumentet në veturë është realisht vëllai i Artan Hajrizit, i cili është arratisur nga një burg në Kosovë.

    “Është e mundur që ky është një identitet i rremë”, tha Daçiq.

    Ministri i Brendshëm serb po ashtu njoftoi se policia ka arrestuar Mithat Haxhiqin nga Tutini në jugperëndim të Serbisë, i cili dyshohet se e ka vozitur të dyshuarin nga Presheva në drejtim të Lloznicës me veturë me targa të Tutinit.

  • ​Basketboll/ Trepça përballet me Keravnosin në Turqi

    ​Basketboll/ Trepça përballet me Keravnosin në Turqi

    Kampionia e Kosovës, Trepça do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, në Antalia të Turqisë. Të gjitha turnetë kualifikues për herë të dytë radhazi do të luajnë në Antalia, ku do të vendoset për katër skuadrat që do të kalojnë në grupe.

    Kjo është hera e parë që mitrovicasit janë pjesë e kualifikimeve të kësaj gare. Në turneun kualifikues do të përballen me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

    Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).

    Takimin e parë Trepça e ka më 18 shtator, gjysmëfinalja zhvillohet më 20 dhe finalja më 22 shtator.

  • PDK-ja dorëzon sot në Kushtetuese tri raste të pretendenduara për shkelje

    PDK-ja dorëzon sot në Kushtetuese tri raste të pretendenduara për shkelje

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, do të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese tri raste të pretenduara të saj për shkeljes kushtetuese nga pushteti që udhëhiqet nga Vetëvendosje.

    Partia më e madhe opozitare e ka paralajmëruar ditë më parë se ligji për Komisionin e Pavarur të mediave, ai për Këshillin Prokurorial dhe statuti i Universitetit të Prishtinës të ndryshuara, që sipas saj përbëjnë shkelje kushtetuese dhe cenojnë pavarëdinë institucionale dhe lirinë e medias.

    Pas dorëzimit të këtyre tri lëndëve në Gjykatën Kushtetuese, kryetari i Grupit Parlamebtar Abelard Tahiri ka paralajmëruar konferencë për media.

  • ATK-ja mblodhi më shumë të hyra krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar

    ATK-ja mblodhi më shumë të hyra krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar

    Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur më shumë të hyra në gjashtëmujorin e parë të vitit krahasuar me një vit më parë. Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se janë tejkaluar objektivat që kishin vënë.

    Ai ka theksuar se janë zhvilluar mbi 14 mijë inspektime të ndryshme.

    “Kemi tejkaluar objektivat tona të të hyrave tatimore. Indikator kyç i performancës janë të hyrat tatimore. Gjatë këtyre 6 muajve kemi mbledhur 50 milionë euro më shumë të hyra se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Janë zhvilluar mbi 14 mijë inspektime të ndryshme dhe si rezultat i kësaj kemi një tatim shtesë. Nuk është se i mburremi identifikimit të rasteve të tilla por është një parandalim i shmangieve nga tatimi”, ka thënë ai.

    Të hyrat rrodhën nga tatimet me 473.3 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar ka rritje për 50.1 milionë euro, si dhe kontributet pensionale janar-qershor që ishin 147.8 milionë euro e që bashkë përbëjnë 621.1 milionë euro të hyra në ATK.

  • Incidenti në Serbi, MPJD-ja apelon të shmanget lëvizja përmes territorit serb

    Incidenti në Serbi, MPJD-ja apelon të shmanget lëvizja përmes territorit serb

    Një polic serb mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos sot në Loznicë të Serbisë. Sipas zyrtarëve serb i dyshuari për këtë rast është kosovari i arratisur nga burgu i Kosovës A.H.

    Lidhur me këtë kanë reaguar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, duke apeluar për shmangie të lëvizjes përmes territorit serb.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet mes tjerash në njoftim.