ATV

Author: G.O.

  • OBSh-ja thotë se Europa duhet të vazhdojë luftën kundër HIV/AIDS-it

    OBSh-ja thotë se Europa duhet të vazhdojë luftën kundër HIV/AIDS-it

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke bërë thirrje për luftë kundër HIV-it dhe stigmës rreth tij, pak para një konference ndërkombëtare për AIDS-in, që do të nisë të hënën në Mynih.

    AIDS-in e shkakton virusi HIV, i cili e dëmton sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.

    Virusi mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar.

    Derisa shifrat e infektimeve të reja dhe vdekjeve janë duke u rritur në Evropë, situata epidemike dallon shumë nga rajoni në rajon, ka thënë drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

    “Situata në rajonin evropian përbën një prej kontrasteve më dramatike”, ka thënë ai.

    Kluge ka thënë se disa shtete e kanë luftuar pothuajse tërësisht transmetimin e HIV-it dhe mund të thonë që dhënia fund e AIDS-it është në horizont.

    Në vende tjera, shkalla e vdekjeve është në mënyrë të papranueshme e lartë, ka vlerësuar ai.

    Sipas Kluges, diagnostikimi i HIV-it në faza të vonshme mbetet problem në ditët e sotme, dhe ka thënë se duhet të merren masa urgjente për të adresuar stigmatizimin e të prekurve.

    Sipas Kluges, në Evropë jetojnë rreth tre milionë njerëz me AIDS, ndërsa në gjithë botën rreth 39 milionë./REL/

  • Nga një muaj paraburgim për katër të arrestuarit për fajde në Prishtinë

    Nga një muaj paraburgim për katër të arrestuarit për fajde në Prishtinë

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit M.Z, M,Xh,  dhe V,Xh dhe L.Xh duke vendosur që të mbahen në paraburgim për një periudhë prej një muaji secili. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale të fajdesë në bashkëkryerje.

    Gjykata Themelore në Prishtinë  ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet për caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se lënia në liri e të pandehurve paraqet rrezik për arratisje dhe shmangie nga procedura penale.

    “Ekziston gjithashtu rreziku që të pandehurit të përsërisin veprat penale të natyrës së njëjtë ose më të rënda, të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat, si dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek njëri-tjetri. Për këto arsye, gjyqtari ka konstatuar se masa e paraburgimit është e vetmja masë për të siguruar rrjedhën e papenguar të procedurës penale në këtë çështje”, thuhet në njoftim.

    Palët e pakënaqura me këtë aktvendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

  • 68-vjeçari amerikan gjendet pa shenja jete në Pogradec

    68-vjeçari amerikan gjendet pa shenja jete në Pogradec

    Një 68-vjeçar amerikan është gjetur pa shenja jete në Pogradec.

    Lajmin e kanë bërë të ditur Policia e Shtetit, ku kanë deklaruar se nuk kishte shenja dhune, dhe se vdekja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale.

    “Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan, rreth 68 vjeç. Nga gjendja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68-vjeçarit.

  • Ndodh sërish në Itali, babai harron vajzën në makinë, vdes nga i nxehti

    Ndodh sërish në Itali, babai harron vajzën në makinë, vdes nga i nxehti

    Një tjetër rast i rëndë, ku prindërit harrojnë fëmijët në makinë nën temperatura të larta, është regjistruar në Itali. Këtë herë në Venecia, një vajzë 1 vjeçare ka ndërruar jetë pasi babai i saj e harroi në makinën nën diell për disa orë.

    Kur burri u kthye aty ku kishte parkuar, e kuptoi tragjedinë dhe kërkoi ndihmë, por vogëlushja nuk u shpëtua dot edhe pse u dërgua në urgjencë me shpejtësi.

    Ky është rasti i dymbëdhjetë në Itali në 26 vitet e fundit që një fëmijë vdes për shkak se harrohet në një makinë në diell.

  • Orë policore në Bangladesh pas përshkallëzimit të protestave të studentëve

    Orë policore në Bangladesh pas përshkallëzimit të protestave të studentëve

    Ushtarët në Bangladesh janë duke patrulluar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit Daka, në zbatim e sipër të orës policore, përmes së cilës synohet ndalja e protestave vdekjeprurëse, të udhëhequra nga studentët që kundërshtojnë kuotat për vende pune qeveritare.

    Në këto protesta janë vrarë të paktën 105 persona këtë javë.

    Masa e bllokimit të internetit dhe shërbimeve për dërgim të mesazheve, është në fuqi prej të enjtes, duke izoluar kështu Bangladeshin nga pjesa tjetër e botës, teksa policia ka shtypur protestat, të cilat kanë vazhduar pavarësisht ndalesës për tubime publike.

    Thirrjet telefonike jashtë shtetit nuk kanë mundur të realizohen, derisa misionet e huaja në Bangladesh nuk kanë arritur t’i përditësojnë të dhënat nëpër platformat e tyre.

    Përveç të vdekurve, në përleshje janë plagosur mijëra njerëz, sipas të dhënave të spitaleve të Bangladeshit.

    Për pesë ditë rresht, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka gjuajtur granata, për t’i frikësuar protestuesit, derisa ata janë përleshur me personelin e sigurisë.

    Protestat – më të mëdhatë prej kur kryeministrja Sheikh Hasina është rizgjedhur për një mandat të katërt këtë vit – janë nxitur prej shkallës së lartë të papunësisë në mesin e të rinjve, të cilët përbëjnë rreth një të pestën e këtij kombi të Azisë Jugore me 170 milionë banorë.

    Për shkak të përkeqësimit të situatës, Qeveria e Hasinas ka urdhëruar orën policore dhe e ka angazhuar ushtrinë.

    Zemërimi kombëtar ka shpërthyer për shkak të kuotave kontroverse për punë qeveritare, përfshirë 30 për qind për familjet e atyre që kanë luftuar për të fituar pavarësinë prej Pakistanit.

    Qeveria e Hasinas e ka rrëzuar sistemin e kuotave më 2018, mirëpo një gjykatë e ka rifuqizuar atë muajin e kaluar.

    Shteti e ka apeluar vendimin dhe Gjykata Supreme do të marrë vendimin përfundimtar më 7 gusht.

    Hasina ka anuluar udhëtimet për në Spanjë dhe Brazil, për shkak të protestave.

    Grupet ndërkombëtare për të drejta të njeriut e kanë kritikuar vendimin për bllokim të internetit.

    Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për dhunën dhe humbjen e jetëve./REL

  • Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve, vidhnin identitetet dhe keqpërdornin kartelat bankare

    Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve, vidhnin identitetet dhe keqpërdornin kartelat bankare

    Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka kërkuar paraburgim ndaj dy të dyshuarve B.T dhe I.V.

    Të dy ishin ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit, të enjten më 18 korrik.

    Ata dyshohet për keqpërdorim të kartelave të bankës apo të kreditit dhe vjedhje të identitetit dhe kredencialeve.

    Të dyshuarit ngarkohen veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.

    “Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë përdorur pa autorizim kartela bankare të llojit Master Card të një sistemi bankar ndërkombëtar, ashtu që kanë realizuar blerje online tek një biznes i Kosovës, duke iu shkaktuar dëm mbajtësve të këtyre kartelave”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.

    “Po ashtu, të pandehurit, me dashje dhe me qëllim të shfrytëzimit pa autorizim ligjor të të dhënave të kartelave bankare të llojit Master Card, përmes aplikacionit “Telegram”, kanë siguruar të dhënat në mënyrë të kundërligjshme dhe më pas të njëjtat i kanë shfrytëzuar për të bërë blerje online nëpër biznese të ndryshme”.

  • Rreth 60 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

    Rreth 60 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

    Brenda 24 orëve në Kosovë u shënuan 59 aksidente trafiku.

    Kështu bën me dije raporti i policisë, ku padyshim se duket numër i lartë ky i aksidenteve që po ndodhin në Kosovë.

    Po ashtu u regjistruan 24 aksidente me të lënduar brenda këtij vargu kohor.

    Gjithashtu, për një ditë në Kosovë u shqiptuan 2 mijë e 292 gjoba trafiku. Ndër të tjera, u arrestuar 28 persona për 24 orë, e 20 të tjerë u dërguan në mbajtje.

  • Szunyog për masat e BE-së: Ishin reagim ndaj ngjarjeve në Zveçan – 27 vendet duhet të pajtohen që të hiqen

    Szunyog për masat e BE-së: Ishin reagim ndaj ngjarjeve në Zveçan – 27 vendet duhet të pajtohen që të hiqen

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në përfundim të mandatit, ka folur lidhur me masat ndëshkuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës. Për heqjen e tyre, ai ka deklaruar se duhet të ketë pajtim nga të 27 shtetet anëtare.

    Szunyog ka thënë se këto masa janë vendosur si reagim ndaj ngjarjeve në Zveçan dhe sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, vitin e kaluar.

    “Një gjë është se këto masa janë marrë si reagim ndaj ngjarjeve në Zveçan më 29 maj (2023) dhe sulmit kundër KFOR-it. Kështu që unë mendoj se është e qartë se kjo ishte një krizë vërtet serioze dhe një situatë serioze dhe ne ndjemë se duhet të reagojmë. Prandaj, në fakt 27 shtete anëtare ranë dakord për deklaratën e 3 qershorit”,ka thënë ai.

    Për heqjen e tyre, ai ka deklaruar se duhet të ketë pajtim nga të 27 shtetet anëtare. Szunyog ka thënë se po zhvillohet një diskutim mes shteteve, duke shtuar se shpreson që së shpejti të ketë marrëveshje.

    “Nuk e di se nga vjen kjo narrativë e votimit dhe mosvotimit, por kjo deklaratë u pajtua qartë nga 27 shtete anëtare. Gjëja e dytë është se padyshim e njëjta gjë vlen edhe për heqjen eventuale të masave. Kjo duhet të miratohet nga 27 shtete anëtare. Po zhvillohet një diskutim midis 27 shteteve anëtare dhe shpresoj se shumë shpejt do të gjeni marrëveshje për këtë. Por përsëri, qëndrimet tona për këtë ishin shumë të qarta dhe është qëndrim i 27 shteteve anëtare që në fillim, dhe ai do të përfundonte me qëndrimin e përbashkët të 27 shteteve anëtare”, ka deklaruar Szunyog në një intervistë për EO.

  • Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë: Diskutuam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO

    Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë: Diskutuam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO

    Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në kuadër të Samitit në Mbretërinë e Bashkuar.

    Osmani ka thënë se me Radev ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

    “Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

  • 23-vjeçari shqiptar vret me thikë 19-vjeçarin në Angli

    23-vjeçari shqiptar vret me thikë 19-vjeçarin në Angli

    Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e një adoleshenti në veri të Londrës.

    K.P, 23-vjeç, akuzohet për vrasjen e Ahmed Habib, 19 vjeç, i cili u gjet i vrarë me thikë pranë Finsbury Park më 17 korrik.

    23 vjeçari shqiptar, u mbajt në paraburgim pas seancës së shkurtër në Gjykatën e Uxbridge të enjten dhe më pas do paraqitet në Old Bailey më 22 korrik.

    Policia mbërriti në kryqëzimin e Stroud Green Road dhe Tollington Park në orën 02:50 të mëngjesit, ku viktima ishte plagosur me thikë disa herë.

    Oficerët, Shërbimi i Ambulancës në Londër dhe mjekët nga Ambulanca Ajrore e Londrës u përpoqën ta shpëtojnë Ahmedin, por më kot pasi ai u konstatua i vdekur në vendngjarje.

    Shkaku i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet.