ATV

Author: G.O.

  • Jeta e legjendës Muhammad Ali do të shfaqet në një serial

    Jeta e legjendës Muhammad Ali do të shfaqet në një serial

    Në Prime Video do të shfaqet një mini-serial i frymëzuar nga jeta e boksierit legjendar Muhamed Ali, i titulluar “Më i madhi”, siç quhej gjatë jetës së tij.

    Konsiderohet si seriali i parë zyrtar për jetën e boksierit të famshëm dhe do të luhet nga Jaalen Best, me producentë ekzekutivë Michael B. Jordan, Ben Watkins dhe Josh Wakely. Ata siguruan të drejtat për historinë e Aliut dhe sollën projektin në Amazon.

    “Jam e emocionuar që do të prodhoj Greatest me Ben Watkins, i cili kapi thelbin e historisë së Muhamedit,” tha Lonnie Ali, gruaja e legjendës së boksit dhe producentja ekzekutive e serialit.

  • Shqyrtohet raporti financiar i buxhetit për vitin 2023, opozita e quan “mashtrues” ministrin Murati

    Shqyrtohet raporti financiar i buxhetit për vitin 2023, opozita e quan “mashtrues” ministrin Murati

    Deputet e opozitës e kanë quajtur mashtrues ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u shqyrtua raporti vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023, raporton Ekonomia Online.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, kanë akuzuar ministrin Murati se është duke gënjyer e mashtruar me shifra të cilat ai i prezantoj në këtë mbledhje.

    Ministri Hekuran Murati, ka thënë se vitin e kaluar ka pasur rritje dyshifrore të të hyrave direkete, sipas tij, një rritje të madhe ka pasur edhe tekë investimet kapitale.

    “Vitin e kaluar kemi rritje dyshifror të hyrave direkete. Në aspektin e të hyrave tatimore kemi pasur rritje 16 për qind, 185 milionë euro kemi të hyra krahas vitit të kaluar që ishte 160 milionë. Tek tatimi në pronë kemi një performancë më të mirë, tek tatimet direkete ka rreth 16 për qind rritje. Kjo tregon qe ka pasur rritje të qarkullimit të bizneseve pra të TVSH-së. Vitin e kaluar rritja e inflacionit ka qenë 5 për qind. Muaji janar ka qenë në ligjin e ri të pagave. Tek mallrat dhe shërbimet ka pasur një ritëm të rritjes. Një rritje e madhe të investimeve kapitale në 561 milionë ku vitin e kaluar ka qenë 422 milionë. Në vitin 2023 kemi pasur rënie të borxhit publikë të GDP-së”, ka thënë ai.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë është shqetësueses tekë pagat dhe shtesat përgjysmimin i pagesave në sindikata, sipas tij, në këtë qeveri ka pasur rritje tekë shpenzimet për dreka zyrtare.

    Ai ka thënë se tek subvencionet dhe transferet janë shpenzuar 520 milionë, ku sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë shpenzime.

    “Tek të ardhurat e korporatave ka pasur një rritje siç e theksuar edhe ju, i bie që krejt kjo është në fitimin e bankave. Tek tatimi në pronë nuk është rezultati i rritjeve të pagesave po shkak i debateve që kemi pasur, kur u rriten pa prite faturat e janarit. Qytetaret kanë paguar 12 milionë sepse i ke rritur faturat. Lëshimi i faturave në tokat bujqësore është një tjetër problematikë, nëse tokat janë të punueshme nuk duhet të kenë tatime. Gati është dyfishuar importet duke krahasuar vitin paraprake. Të hyrat e AKP 39 mijë euro janë vitin 2021 mirëpo nuk ka ndonjë të hyrat gjatë këtyre tri viteve. Tek pagat dhe shtesat më shqetëson përgjysmimin i pagesave në sindikata çfarë po ndodh qytetarët po kanë frikë te paguajnë. Drekat zyrtare 1.9 milionë euro në vitin 2021 kurse tani 3.2 milionë euro janë në vitin 2024. Vendimet e gjykatave 22 milionë euro. Tek subvencionet dhe transferet janë shpenzuar 520 milionë, asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë shpenzime, ku po shkojnë këto pagesa. Tek shpenzimet kapitale 263 mijë euro për telefona kanë qenë 0 në vitin 2021. Pse ka shkelje të kontratave”, tha Hoti.

    Murati duke replikuar me deputetin Hoti ka thënë se janë rritur të ardhurat e po ashtu janë rritur edhe rezervat shtetërore.

    “Çështja e tatimit në pronë, ju vetë e keni sponsorizuar dhe e ka pasur të tjera, ligji e parasheh rivlerësimin dhe nuk ka pasur rritje. Viti aktual është ristabilizuar, nëse qytetaret kanë të ardhura më pak nuk do të munden të blejnë import do të thotë është rritur të ardhurat. Besoj që kontrollet nga qeveritë e kaluara nuk kanë qenë të dukura. Tani dy viteve të fundit kemi stabilizuar mjetet e KEK-ut. Në vitin 2021 është futur në dispozitë ky ligj i buxhet por nuk e kemi pa të arsyeshme ta fusim këtë vit. Tek rezervat shtetërore është rritur buxhetin ka qenë 300 mijë euro dhe e kemi rritur në 10 milionë euro. Kemi pasur rritjes të jashtëzakonshme të blerjeve të mbrojtës dhe sigurisë. Tek qiraja ka rënie nga vitet paraprake merr pakë kohë deri të rregullohet”, ka thënë ai.

    Hoti ju është ju është kundërpërgjigjur Muratit duke e quajtur atë një mashtrues, kjo pasi sipas tij, nuk është e mundur që Kosova të ketë më 200 mijë qytetarë me pak, e të ketë rritje të importit për 2 miliard eurove.

    “Ministrit Financave nuk i ka hije kështu duhet më serioz dhe jo të mashtroi opinionin, kthehu tek tabela dhe shikoi rritjet. Si ju sqarojmë qytetarëve nëse janë më shumë 2 miliardë import. Nëse ki 200 mijë qytetarë më pak në Kosovë kjo është indikativë që po ndodh në vend, mashtruesi. Kur ke regjistruar më shumë në kulm e ki ekonominë formale, ti po merr masa, mashtruesi. Këtë që po e thua nuk është e prezantuar në raportin e ndërmarrjeve publike. Kjo që po thua ti është mashtrim. Me qenë student so t’i kisha bërë problem për këtë logjik, mos se je ministër i financave është turp çka po thua ketë fryrje të buxhetit shtetëror, je personi më i rëndësishëm i qeverisë me qenë kaq jo serioz kaq jo profesional”, reagoi Hoti.

    E kritika për ministrin Murati ka patur edhe deputeti i AAK-së, Palë Lekaj, i cili e quajti ministrin mashtrues që fajëson vetëm qeveritë e mëparshme.

    “Turp duhet me ju ardhë, nuk tolerohet kështu, nuk mundet me mashtruar çdo gjë që flet thotë qeveritë e mëparshme, po çka ke bo o ministër, ku janë çerdhet, arsimi pagat. Këtu bijën na shet pallavra po mashtron çdo gjë që flet. Thua ti që janë paguar prej babës tënd”, tha Lekaj.

  • Sveçla dhe Balla dakordohen për bashkëpunim në luftimin e migracionit të paligjshëm

    Sveçla dhe Balla dakordohen për bashkëpunim në luftimin e migracionit të paligjshëm

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar sot me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla.

    Ministri Sveçla, u takua në Tiranë me homologun e tij, bashkë me menaxhmentin e Policisë së dy shteteve, para takimit të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm.

    Sipas njoftimit, gjatë diskutimeve, ata trajtuan rezultatet e arritura në luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit, duke e parë këtë si një vizion për një rajon më të sigurt.

    “Ministri Sveçla theksoi se në bashkëpunimet tona, kemi marrë vendime për hapa konkrete dhe projekte për përparimin e bashkëpunimit dhe për rritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike, me qëllim të forcimit të sigurisë dhe goditjes së fuqishme të grupeve kriminale.

    Bashkërisht të dy ministrat në këtë takim u dakorduan për nevojën e vazhdimit dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër migracionit të paligjshëm, duke siguruar prezantimin e rezultateve të këtij bashkëpunimi në takimin e ardhshëm të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe. Gjithashtu, u vendos që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

  • Raportimi i drejtorit të AKI-së, Musliu: Kërcënimi është i lartë nga grupet terroriste që po trajnohen në Serbi

    Raportimi i drejtorit të AKI-së, Musliu: Kërcënimi është i lartë nga grupet terroriste që po trajnohen në Serbi

    Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, pas raportimit të kryeshefit të AKI-së Petrit Ajeti, ka deklaruar se grupi paramilitar i terroristit i Milan Radojiçiqit është duke vazhduar ushtrime në disa lokacione të ndryshme dhe se vazhdimisht janë duke planifikuar mundësi për sulme në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    Ajo këto deklarata i bëri në një konferencë për media pas raportimit të Ajetit në Komision, ku shtoi se gjendja e sigurisë në veri është e qëndrueshme ndërsa ajo e përgjithshme “stabile”.

    “Pas këtij takimi gjendja e sigurisë në Kosovë në përgjithësi është stabile, situata në katër komunat është e qëndrueshme dhe pse ndërhyrjet dhe përpjekjet e Serbisë për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë janë të vazhdueshme. Kërcënimi nga Serbia dhe organizata paramilitare dhe terroriste anëtarë te të cilave po strehohen dhe trajnohen në Serbi vlerësohet si shumë i lartë, bazuar në të dhënat inteligjente grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e Novi Pazarit, Kopavnikut dhe të Kralevës”.

    “Grupi i paramilitareve terrorist i udhëhequr nga Milan Radojiçiqi vazhdon të jetë i strukturuar ka mjete të mjaftueshme financiare, ka armë dhe mbështetje nga Beogradi zyrtar në vazhdimësi janë duke planifikuar diskutuar mundësitë për sulme udhëheqësi i grupit Milan Radojiçiqit vazhdon bashkëpunimin e afërt me strukturat e sigurisë së Serbisë me zyrtar të lartë shtetëror si dhe është duke mbajtur kontakte me disa grupe organizata radikale e kriminale e rajonale. Ushtria serbe ka rritur numrin e patrullave dhe dronëve në zonën përreth kufirit në veriun e Kosovës sidomos nga Zubin Potoku deri në Leposaviq rritja e kapaciteteve ushtarake të Serbisë, përqendrimi i forcave serbe afër Kufirit me Kosovën si dhe stërvitjet ushtarake të anëtarëve të formacioneve terroriste janë tregues se Serbia vazhdon të ketë synime agresive ndaj Kosovës”, ka thënë ajo.

    Musliu theksoi se kërcënimet nga Serbia për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë vlerësohet të jetë i lartë dhe në forma të ndryshme qoftë ato shtetërore apo jo shtetërore.

    “Shërbimet sekrete serbe vazhdojnë të kenë si qëllim cenimin e sigurisë së Kosovës përmes mekanizmave shtetëror dhe jo shtetëror së fundmi janë rritur aktivitetet hibride që kanë për synim polarizimin e shoqërisë për hapjen e lajmeve të rreme dhe inskenim të incidenteve. Avancimi i projektit nacionalist-Serb Bota Serbe vlerësohet se do ketë ndikim në sigurinë rajonale. Kuvendi i mbajtur e 8 qershor të vitit 2024 në Serbi i cili u mbështet nga Rusia, shpërfaqi tendencat dhe stabilizimin i cili u mbështet nga Rusia shpërfaqi tendencat dhe stabilizuese për rajonin me qëllim të arritjes së objektivave të caktuara që ndërlidhen me pretendime territoriale të Serbisë ndaj fqinjëve dhe prolongimin e proceseve integruese sipas interesave të Rusisë”, ka thënë ajo.

  • “E ka marrë armën dhe e ka drejtu në drejtim të kokës…”, dosja e prokurorisë ndaj policit të dyshuar për plagosjen e 16-vjeçarit

    “E ka marrë armën dhe e ka drejtu në drejtim të kokës…”, dosja e prokurorisë ndaj policit të dyshuar për plagosjen e 16-vjeçarit

    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit policor Fatjon Hoti, nën dyshimin për “Vrasje të rëndë në tentativë” të familjarit të tij 16-vjeçar.

    Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Inspektorati Policor i Kosovës ka parashtruar kallëzim penal më 16 korrik 2024 kundër Fatjon Hotit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje”, e mbetur në tentativë.

    Në Dosje thuhet se pas analizimit të kallëzimit penal në fjalë dhe shkresave të bashkëngjitura, Prokuroria ka ardhur në përfundim se në veprimet e të pandehurit në fjalë formohen të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale “Vrasje e rëndë” e mbetur në tentativë, pasi që ka të bëjë me viktimën e mitur të moshës 16-vjeçare.

    Në kërkesë thuhet se sipas raportit të oficerit, të datës 16 korrik, rezulton se më 15 korrik rreth orës 23:35 kanë pranuar informatën se polici i gjeneratës së fundit Fatjon Hoti, me armë zjarri ka plagosur një person në shtëpinë e vet, e më pas policia kanë shkuar në vendngjarje dhe janë ndërmarrë veprimet.

    Më tej, thuhet se sipas procesverbalit të marrjes në pyetje për dëshmitarin (i mitur) në Polici, ai në prezencë të përfaqësuesit ligjor ka deklaruar se “…unë e pashë armën e Fatjonit që e ka të punës duke e mbajt në dorë G,. Unë sa e kom pa G., asnjëherë nuk e ka raportirat por e ka nxjerrë karikatorin dhe ka fillu mi hek plumbat prej tij, plumbat G., i gjuajke në kauq, më duket se i ka hjek të gjitha plumbat prej karikatorit, pas kësaj e ka marrë Fatjoni armën dhe ka raportirat dhe e ka drejtu në drejtim të kokës së G., dhe kam dëgjuar që ka kërsit arma, unë nuk e kam dëgjuar asnjë fjalë që e ka dhënë Fatjoni”.

    Aty thuhet se dëshmitari ka deklaruar se distanca mes të dyshuarit dhe viktimës ka qenë afërsisht 2 metra.

    Gjithnjë sipas kërkesës, i dyshuari është ekzaminuar dhe është konstatuar se gjendja e përgjithshme shëndetësore e tij është e mirë.

    Andaj, sipas Prokurorisë, nëse i dyshuari mbrohet në liri mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të ndikojë në sigurimin e provave materiale të cilat priten të sigurohen në fazat e mëtutjeshme të procedurës penale.

    Gjithashtu, Prokuroria thekson se kërkesa për paraburgim bëhet edhe duke marrë parasysh peshën, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, më pastaj se i dyshuari Fatjon Hoti, duke qenë polic i gjeneratës së 59-të, i njëjti ishte në uniformë zyrtare, armë dhe pajisje për të filluar orarin e punës, kishte shtënë me armë ndaj të miturit në prezencën e vëllait të tij dhe vëllait të tani viktimës në dhomën e gjumit të të pandehurit, e që me gjetjen e tij në liri apo ndonjë masë tjetër të butë, ekziston rreziku se mund të përserisë veprën penalë të njëjtë apo të ngjashme.

    Prokuroria ka ardhë në përfundim se masat e tjera për sigurinë e të pandehurit në procedure nuk janë të mjaftueshme. /BetimipërDrejtësi

  • Ministri Aliu për dënimin e Pjetër Shalës: Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj kombit tonë

    Ministri Aliu për dënimin e Pjetër Shalës: Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj kombit tonë

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pasi Pjetër Shala u dënua më 18 vjet burgim dje nga Gjykata Speciale.

    Për këtë dënim Aliu ka thënë se është “një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj gjithë kombit tonë”.

    Ai ka thënë se dënimi i Shalës është “i rëndë e i pamerituar”.

    “Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e rradhës ndaj gjithë kombit tonë, dënimi i rëndë e i pamerituar ndaj Pjetër Shalës.”

    Aliu ka thënë se qëndrojnë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare të UÇK-së.

    “Ashtu siç ishim kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim plotësisht të drejtë. Qëndrojmë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Lavdi luftës së pastër së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”

  • Cili lloj i çokollatës që ka më pak kafeinë dhe që nuk ndikon në gjumin tuaj

    Cili lloj i çokollatës që ka më pak kafeinë dhe që nuk ndikon në gjumin tuaj

    Shumica e çokollatave kanë kafeinë, por sasia ndryshon në bazë të përqindjes së kakaos

    Pavarësisht nëse jeni striktë në mënyrën e të ushqyerit apo ndiqni një regjim të caktuar çdo ditë të jetës suaj, le ta pranojmë që çokollata është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës. Sidomos kur konsumohet në darkë, pas një dite të lodhshme mes punës dhe angazhimeve në familje.

    Megjithatë, duke e ditur që çokollata ka kafeinë, a ndikon kjo në cilësinë e gjumit tuaj?

    Nuk janë vetëm kafeja, çaji i zi apo pijet energjike që mund t’ju mbajnë zgjuar për shumë gjatë pasi keni vendosur kokën në jastëk. Ekzistojnë gjithashtu edhe ushqimet me kafeinë, mes tyre edhe çokollata.

    “Shumica e çokollatave kanë kafeinë, por sasia ndryshon në bazë të përqindjes së kakaos, mënyrës se si është përpunuar dhe faktorëve të tjerë,” thotë dietologia Maddie Pasquariello.

    “Në çokollatën me qumësht, ka rreth 20 mg kafeinë për 100 gramë çokollatë,” thotë Pasquariello, shkruan Well+ Good.

    “Në çokollatën e zezë, niveli mund të rritet më shumë”.

    Cila çokollatë ka më shumë kafeinë?

    Në përgjithësi, sa më e hidhur të jetë shija e çokollatës, aq më shumë kafeinë ka. “Çokollata e zezë ka të paktën trefishin e sasisë së kafeinës krahasuar me çokollatën me qumësht,” shton ajo.

    Çokollata e bardhë, nga ana tjetër, nuk ka kafeinë, pasi për prodhimin e saj përdoret gjalpë kakaoje në vend të lëndëve të ngurta të kakaos, të cilat kanë kafeinë si dhe përbërës të tjerë të dobishëm duke përfshirë magnezin, hekurin dhe anti-oksidantët, citon Anabel.

    Pra, më shumë kafeinë ka çokollata e zezë, më pas ajo me qumësht dhe në fund, çokollata e bardhë. /Telegrafi/

  • Serwer: Qëllimi i dialogut është gjetja e zgjidhjes së përhershme, por Kosova e Serbia ende s’janë gati

    Serwer: Qëllimi i dialogut është gjetja e zgjidhjes së përhershme, por Kosova e Serbia ende s’janë gati

    Daniel Serwer, profesor amerikan në universitetin Johns Hopkins, ka folur për dinamikën e zhvillimeve politike që lidhen mes Kosovës dhe Serbisë.

    Serwr duke komentuar dinamikën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, tha se orientimi në tij do të duhej të ishte drejt çështjeve më praktike.

    “Ka shumë çështje praktike që duhet të gjinden zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë. Besoj që dialogu teknik, ai që ishte para vitit 2013 ishte qartësisht shumë më i suksesshëm se sa dialogu politik që ka zënë vend që prej atëherë”.

    “Pra nuk besoj që duhet të kufizohemi tek çështjet teknike apo ekonomike, por që ka çështje të shumta praktike që edhe ato do të ishin teknike e ekonomike që do të mund të gjenin zgjidhje”, tha Serwer.

    Ai theksoi se është shumë e qartë që Serbia dhe Kosova nuk janë të interesuar për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve.

    “Mendoj që është krejt e qartë që as autoritetet e Serbisë e as autoritetet e Kosovës nuk janë të gatshme për normalizim të marrëdhënieve. Qëllimi i dialogut do të duhej të ishte një zgjidhje e përhershme ligjore mes Kosovës dhe Serbisë. Por që është e qartë se ende nuk jemi të gatshëm për një gjë të tillë”.

  • Mos i bëni këto pesë zakone në tualet, eksperti paralajmëron për rreziqet

    Mos i bëni këto pesë zakone në tualet, eksperti paralajmëron për rreziqet

    Shumë prej nesh kemi të njëjtën rutinë të banjës që i përmbahemi çdo ditë. Praktikimi i higjienës së mirë është jetik për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.

    Megjithatë, disa zakone të banjës mund të përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin tonë, ka paralajmëruar një ekspert, shkruan Express.co.uk.

    “Shumë nga zakonet tona në dukje të padëmshme në banjë mund të paraqesin rreziqe të konsiderueshme për shëndetin”, tha doktori Donald Grant mjek i përgjithshëm dhe këshilltar i lartë klinik në Farmacinë e Pavarur.

    “Nga pirja e ujit nga burime të dyshimta deri te kryerja e shumë detyrave në mjedise johigjienike, këto praktika mund të na ekspozojnë ndaj baktereve të dëmshme, infeksioneve dhe çështjeve të tjera shëndetësore”.

    Ai ndau disa zakone të banjës që duhet t’i rikonsideroni për këtë arsye.

    Ndarja e peshqirit me të tjerët dhe ripërdorimi i peshqirëve të ndotur

    Nëse nuk i lani, peshqirët mund të bëhen shtëpi për lloje të ndryshme të baktereve dhe kërpudhave për shkak të mjedisit të lagësht dhe kontaktit me qelizat e lëkurës, tha Dr Grant.

    “Ripërdorimi i këtyre peshqirëve mund të çojë në infeksione të lëkurës dhe kërpudhave, ndërsa lagështia mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes”.

    “Në përgjithësi, këshillohet që të pastroni peshqirët pas tre deri në katër përdorime për të shmangur rreziqet shëndetësore dhe për të siguruar që peshqirët të jenë mjaftueshëm të pastër përpara përdorimit”.

    Shpëlarja e tualetit me sediljen lart

    Grant këshilloi se akti i thjeshtë i mbylljes së sediljes së tualetit përpara se të shpëlani mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së mikrobeve.

    “Kur kapaku lihet i hapur, pikat e ujit mund të spërkaten mbi sipërfaqe të tilla si dyshemeja ose tasi i tualetit”.

    “Këto pika mund të kontaminohen me lëndë fekale dhe të çojnë në përhapjen e baktereve”.

    “Duke mbyllur kapakun e tualetit gjatë shpëlarjes, këto pika mbeten në tualet, duke shmangur rreziqet e mundshme shëndetësore si E.coli dhe norovirus”.

    Larja e dhëmbëve vetëm një herë në ditë

    Autoritetet shëndetësore rekomandojnë të pastroni dhëmbët dy herë në ditë.

    “Pastrimi i dhëmbëve vetëm një herë në ditë mund të rezultojë në akumulimin e pllakave, duke çuar potencialisht në kavitete, sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe halitozë”, tha Dr Grant.

    “Higjiena e dobët orale shoqërohet gjithashtu me shqetësime më të gjera shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin.

    Pirja e ujit nga rubineti i banjës

    Megjithëse pirja e ujit nga rubineti i banjës mund të duket i padëmshëm, çezmat e banjës janë shpesh më pak të pastra se çezmat e kuzhinës dhe mund të përmbajnë baktere si E. coli dhe ndotës të tjerë, sipas Dr Grant.

    “Gjithashtu tubat që çojnë në rubinetat e banjës mund të përmbajnë ujë të ndenjur dhe sedimente, duke rritur rrezikun e gëlltitjes së patogjenëve si Legionella dhe Pseudomonas.

    “Për të minimizuar rrezikun e sëmundjes, këshillohet të pini ujë vetëm nga rubineti i kuzhinës ose nga një burim i filtruar”.

    Përdorimi i telefonit në tualet

    Përdorimi i një pajisjeje elektronike në tualet ndikon që të qëndroni ulur më gjatë dhe duke çuar në një qëndrim jo të shëndetshëm, duke shkaktuar potencialisht hemorroide dhe probleme të tjera gastrointestinale.

    “Këto pajisje në një hapësirë ​​me tualet mund të kontaminohen me baktere nga ambienti i banjës, duke rritur rrezikun e infeksioneve gastrointestinale, infeksioneve të traktit urinar, infeksioneve të frymëmarrjes dhe infeksioneve të lëkurës”.

    “Për të reduktuar këto rreziqe, unë këshilloj fuqimisht të mos përdorni telefona, tabletë ose pajisje elektronike në banjë ose në çdo zonë me tualet. Për më tepër, është thelbësore që të pastroni rregullisht pajisjet tuaja me peceta dezinfektuese”. /Telegrafi/

  • Ekspertët tregojnë se përse nuk duhet të flini me dritën ndezur

    Ekspertët tregojnë se përse nuk duhet të flini me dritën ndezur

    A keni menduar ndonjëherë pse ekspertët rekomandojnë të flini në një dhomë të errët? Shikoni më poshtë çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ekspozoheni në dritë pas mesnate.

    Rritja e ekspozimit ndaj dritës gjatë natës gjatë orës 12:30 dhe 18:00 është e lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2, kanë pohuar studiuesit në Universitetin Flinders në Australi.

    Ekipi hulumtues hipotezon se drita ndikon në modelet e gjumit, të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e ndjeshmërisë së shëndetshme ndaj insulinës dhe niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

    Në fakt, sipas një studimi të publikuar në Lancet Regional Health-Europe, rreziku i diabetit të tipit 2 ishte më i lartë tek njerëzit e ekspozuar ndaj dritës gjatë natës, edhe kur faktorë të tillë si stili i jetesës, modelet e gjumit, dieta dhe shëndeti mendor ishin marrë parasysh.

    Për më tepër, sa më e fortë drita ndaj të cilës ekspozoheshin pjesëmarrësit, aq më i madh rritej rreziku i diabetit të tipit 2.

    Autorët e studimit shpjegojnë: “Ekspozimi ndaj dritës së natës mund të prishë ritmet cirkadiane dhe të çojë në ndryshime në sekretimin e insulinës dhe metabolizmin e glukozës. Këto ndryshime ndikojnë në aftësinë e trupit për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak dhe përfundimisht mund të çojnë në zhvillimin e diabetit të tipit 2”.