ATV

Author: G.O.

  • A e dini çfarë i bëjnë trurit mendimet negative?

    A e dini çfarë i bëjnë trurit mendimet negative?

    Mendimet e përsëritura negative mund të rrisin rrezikun e sklerozës. Këtë e thotë një studim i fundit mbi shëndetin mendor i kryer nga University College London, sipas të cilit, mendimet negative nxisin akumulimin e shumë depozitave të dëmshme të proteinave tau dhe amyloide në tru.

    Këto proteina janë shumë të dëmshme sepse dobësojnë aftësitë e të nxënit, nxisin ankthin dhe depresionin dhe e dëmtojnë trurin shumë.

    Në kryerjen e studimit, ekspertët rekrutuan mbi 300 persona mbi moshën 55 vjeçare.

    Studimi u krye në harkun kohor të dy viteve. Gjatë skanimit të trurit të pjesëmarrësve u zbulua se ata të cilët mendonin negativisht në mënyrë të përsëritur, kishin aftësi më të pakta të të nxënit dhe përkeqësim të kujtesës.

    Si Të Përballeni Me Mendimet Negative
    Së pari është e rëndësishme të theksohet se mendimet negative janë pjesë e eksperiencës njerëzore dhe janë të paevitueshme sidomos kur janë sporadike.

    Së dyti, të qenit pozitivë nuk është diçka që vjen natyrshëm, të paktën jo gjithmonë.

    Optimizmi është si një muskul, i cili duhet ushqyer dhe stërvitur.

    Problemi qëndron kur mendime të tilla nguliten në tru dhe mjegullojnë llogjikën por edhe nxijnë perspektivën e të ardhmes.

    Ekspertët veçojnë vetëdijen, meditimin dhe terapitë e të folurës për të pakësuar sa më shumë mendimet negative.

    Njerëzit që mendojnë negativisht gjithë kohës dhe që vuajnë nga ankthi apo depresioni, kanë nevojë për medikamente.

    Një qasje optimiste ndaj një situate apo mendimi negativ është të pranosh gjërat që nuk i ndryshon dot.

    Kjo qasje duhet ndjekur gjithmonë nga shqyrtimi dhe identifikimi i një mundësie të re që mund të dalë nga kjo situatë e pandryshueshme negative.

    Aspekti më i rëndësishëm i përballjes me një mendim negativ është zhvendosja e vëmendjes tek diçka apo person tjetër.

    Ecja, biseda me një mik, ose çdo aktivitet që është i preferuari juaj ju vjen shumë në ndihmë për të mos lënë mendimet negative që të zënë rrënjë.

    Ah dhe e fundit, edhe nga rëndësia është që sipas studimeve, njerëzit optimistë kanë 30 për qind më pak rrezik nga vdekja e parakohshme prej sëmundjeve të ndryshme./AgroWeb.org

  • Google ‘anulon’ planet për të hequr “cookies” nga Chrome

    Google ‘anulon’ planet për të hequr “cookies” nga Chrome

    Pas vitesh planesh për një ndërprerje, Google njoftoi se po planifikon të mbajë skedarët e gjurmimit të përdoruesve të vendosura në shfletuesin e saj të internetit Chrome.

    “Në vend që të zhvlerësojmë cookie-t e palëve të treta, ne do të prezantojmë një përvojë të re në Chrome që i lejon njerëzit të bëjnë një zgjedhje të informuar që zbatohet në të gjithë shfletimin e tyre të internetit dhe ata do të jenë në gjendje ta rregullojnë atë zgjedhje në çdo kohë”, ka thënë Anthony Chavez, zv. presidenti i iniciativës “Privacy Sandbox” të mbështetur nga Google.

    “Ne po diskutojmë këtë rrugë të re me rregullatorët dhe do të angazhohemi me industrinë”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.

    Cookies janë pjesë të vogla kodi që mbledhin informacion nga njerëzit që përdorin Chrome.

    Funksioni ka “ushqyer” pjesën më të madhe të ekosistemit të reklamave dixhitale që lejon faqet e internetit të gjurmojnë përdoruesit për të synuar reklamat.

    Google fillimisht kishte njoftuar planet për të hequr të ashtuquajturat “cookie të palëve të treta” në vitin 2020.

    Plani ngriti shqetësime nga reklamuesit, të cilët thanë se do të pengonte aftësinë e tyre për të mbledhur të dhënat e përdoruesve për reklama të personalizuara dhe do t’i bënte ata të vareshin nga bazat e të dhënave të përdoruesve të Google. /Telegrafi/

  • Arsyeja pse shumë njerëz kanë probleme me kapsllëk gjatë verës

    Arsyeja pse shumë njerëz kanë probleme me kapsllëk gjatë verës

    Gjatë verës shumë persona mund të përballen me kapsllëk.

    Gjegjësisht, temperaturat e larta gjatë valës së të nxehtit ndikojnë edhe në trupin tonë. Një nga ndryshimet mund të vërehet në çrregullimet më të shpeshta të tretjes, për të cilat mjekja gastroenterologe Dr Rabia de Latour zbulon arsyet më të zakonshme.

    Ajo tregoi se arsyeja kryesore e kapsllëkut gjatë gjithë vitit, e sidomos gjatë valës së të nxehtit, është se nuk jemi të hidratuar sa duhet.

    “Sa herë që jeni të dehidratuar, mënyra e parë që trupi e trajton atë është të përqendrojë urinën dhe jashtëqitjen. Trupi do të tërheqë ujin nga jashtëqitja dhe do ta thithë atë. Kjo e bën jashtëqitjen më të fortë dhe urinën më të errët sepse është më e përqendruar”, thotë ekspertja.

    Ajo shton se kur nuk pimë ujë të mjaftueshëm, jashtëqitja nuk është mjaft e butë dhe e ka më të vështirë ta kalojë atë, gjë që çon në kapsllëk.

    Mjekja shpjegon se ekziston një zgjidhje e thjeshtë për këto çrregullime të tretjes. Gjithçka që duhet të bëni është të pini mjaftueshëm lëngje. /Telegrafi/

  • Pse nuk duhet ta lëshoni flladitësen gjatë natës?

    Pse nuk duhet ta lëshoni flladitësen gjatë natës?

    Shumica e njerëzve e kanë vështirë të flejnë për shkak të valës aktuale të të nxehtit.

    Temperaturat e larta në këtë periudhë vere kanë bërë që të ndikojnë në mënyrën se si ne e bëjmë gjumin, shkruan Express.co.uk.

    Martin Sealy, CEO i MattressNextDay, rekomandon të mos përdorni flladitëse gjatë natës, pasi ato mund të jenë më të dëmshme se sa të dobishme.

    Ai gjithashtu ofron metoda alternative për gjumë më të mirë gjatë nxehtit që nuk çon në kosto më të larta të energjisë.

    Kur ndizni një flladitëse elektrike, e lëviz ajrin në të gjithë dhomën. Megjithatë, shumë njerëz nuk e dinë se mund të përhapë edhe marimangat e pluhurit, polenit dhe alergjenë të tjerë.

    Teshtitja e tepërt, lotimi i syve, rrjedhja e hundës, kruajtje e fytit ose vështirësitë në frymëmarrje mund të jenë shenja për të kontrolluar krahët e flladitëses grumbullim të pluhurit.

    Nëse keni mundësi ta bëni këtë, provoni të investoni në një ventilator me cilësi të lartë me veçori të pastrimit të ajrit për të reduktuar polenin dhe marimangat e pluhurit. Përndryshe, pastrimi i rregullt i thellë i dhomës së gjumit mund të zvogëlojë simptomat e alergjisë. /Telegrafi/

  • Osmani takon kryeministrin e Irlandës, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

    Osmani takon kryeministrin e Irlandës, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

    Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin me kryeministrin e Irlandës, Simon Harris, në Samitin e EPC-së.

    Osmani thotë se me Harris konfirmuan gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale.

    “Rritja e dukshme e takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve midis Kosovës dhe Irlandës është një shenjë e qartë e marrëdhënieve tona të ngushta dhe të mira.

    Në Samitin e EPC-së, në takimin me Kryeministrin Simon Harris, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Irlandës për rrugëtimin tonë euroatlantik, ndërsa konfirmuam gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale”, ka thënë Osmani.

  • Stuhi dhe shi i rrëmbyeshëm në Zagreb – përmbytet një pjesë e kryeqytetit kroat

    Stuhi dhe shi i rrëmbyeshëm në Zagreb – përmbytet një pjesë e kryeqytetit kroat

    Pak pas orës 01:00 të ditës së sotme, stuhia e parashikuar ka arritur në territorin e Kroacisë, e cila paralajmëron fundin e valës së gjatë të të nxehtit.

    Në kryeqytetin kroat, Zagreb gjatë natës ka pasur vetëtima të fuqishme, shi dhe erëra të forta.

    Në zonën e Zagrebit ka rënë shi pothuajse gjatë gjithë natës dhe sipas raportimeve të mediave, në disa pjesë kanë rënë deri në 100 litra shi për metër katror, që është më shumë se mesatarja mujore e muajit korrik.

    Zjarrfikësit kanë pasur 60 intervenime mbrëmë në tërë territoret ku ka pasur edhe vërshime.

    Grizanska, një rrugë e madhe në Donja Dubravë, është përmbytur, si dhe rruga kryesore në Vukomerc dhe një pjesë e rrugës në Luçko.

    Është përmbytur edhe këndi i lojërave në rrugën Buzinska ndërsa stuhia rrëzoi edhe pemët.

    Ndryshe, të hënën priten sërish reshje të theksuara shiu. Por, nuk përjashtohen riga lokale të shiut edhe gjatë të dielës.

  • Scholz: Të normalizohen marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe të zbatohen marrëveshjet

    Scholz: Të normalizohen marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe të zbatohen marrëveshjet

    Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur të shtunën në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se me presidentin serb, ka biseduar edhe për temën e Kosovës.

    “Folëm për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe kjo është shumë me rëndësi”, theksoi Scholz.

    “Atje, kemi arritur marrëveshje, jemi pajtuar dhe kemi definuar qëllimet, të cilat duhet t’i zbatojnë palët dhe dëshiroj të potencoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi, që secila palë të japë kontributin e saj dhe të përmbushë zotimin e dhënë në mënyrë që perspektiva e përbashkët evropiane, pra e integrimit në Bashkimin Evropiane të arrihet”, ka nënvizuar kancelari gjerman.

    “Edhe njëherë po them se ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur, që kjo të arrihet me një shpejtësi më të madhe, që të ecim përpara”, theksoi Scholz. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka nënvizuar edhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

    “Dëshiroj që vizitën time këtu ta shfrytëzoj për të theksuar edhe një herë qëndrimin e qartë të Gjermanisë për perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor. Është ambicia ime dhe përkushtimi im, të ndihmoj dhe të kujdesem që shtete e Ballkanit Perëndimor, pas premtimit që iu është bërë 20 vite më parë në Samitin e Selanikut për integrim në Bashkimin Evropian, që pas një kohe kaq të gjatë, këto vende të kenë të hapur këtë perspektivë dhe që ky premtim të përmbushet. Pra, mbetet një premtim që duhet të plotësohet dhe ne duam të ndihmojmë që ky premtim të bëhet realitet, pasi integrimi evropian do të qojë përpara mirëqenien, stabilitetin dhe paqen në rajon”, tha ai.

    “Këtë zotim, ka dhjetë vite që Gjermania e shtyn përpara dhe është duke mbështetur përmes të ashtuquajturit Procesi i Berlinit dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej”, tha tutje Scholz.

    “Në tetor do të mbahet takimi radhës i Procesit të Berlinit ku do të theksoj edhe një herë faktin se perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë”, nënvizoi ai.

    Të gjitha këto çështje Scholz tha se i ka biseduar gjatë takimit me presidentin e Serbisë.

    “Për shembull theksova se perspektiva evropiane e shteteve dhe popujve në Ballkanit Perëndimor ndihmohet edhe nga raportet e mira fqinjësore. Për raportet dhe fqinjësinë e mirë mes vendeve në Ballkanin Perëndimor duhet të kontribuojmë së bashku, prandaj shfrytëzova edhe një herë rastin të theksoj nevojën e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bosnjë e Hercegovinën dhe integritetin e saj territorial dhe shtetëror, që është një projekt i rëndësishëm në rrugën evropiane drejt BE-në”, ka theksuar mes tjerash kancelari gjerman, i cili tha se për nevojën e fqinjësisë së mirë me presidentin serb foli edhe për Kosovën./Radio Kosova

  • Daçiq: Kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit, s’kemi dokumente të tij – Gjermania nuk përgjigjet

    Daçiq: Kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit, s’kemi dokumente të tij – Gjermania nuk përgjigjet

    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Gjermania nuk po i përgjigjet Serbisë për rastin e Faton Hajrizit, si dhe për rolin që ka pasë vëllai i tij, Artan Hajrizi, të cilit iu gjetën dokumentet pas vrasjes së policit serb në Loznicë.

    “Ne e pyesim Gjermaninë nëse ai ishte vërtet në Gjermani, por ata nuk përgjigjen. Ata nuk u përgjigjen këtyre pyetjeve dhe çdo ditë i bëjnë presion Serbisë për atë që ndodhi në Banjskë. Hajde, përgjigjuni pyetjeve të thjeshta – a ishte ai në Gjermani dhe nëse po, si arriti atje. Është pyetje edhe për EULEX-in se nuk i kanë lëshuar fletarrest ndërkombëtar, të INTERPOL-it pasi ka arratisur nga burgu”, ka thënë Daçiq për TV Pink.

    Daçiq tha se kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit sepse edhe sot autoritetet serbe nuk kanë dokumente në emër të tij, por “në emër të vëllait të tij Artan Hajrizit, pasaportë të Kosovës dhe letërnjoftim gjerman”.

    “E dini si shkon tani, ju i kërkoni EULEX-it të dhëna dhe ata thonë – nuk mund t’i japim për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale. Policia gjermane nuk përgjigjet nëse ai ka qenë vërtet në Hanover apo jo. Nëse ai do të ishte në Hanover më 16 (korrik) dhe në 17 pasdite në Preshevë, ju lutemi dikush të na shpjegoni se si dhe pse do të kishte ardhur në Preshevë. Nëse vëllai i tij ka gënjyer se ka qenë më 16 korrik, atëherë ai duhet të trajtohet si bashkëpunëtor dhe të arrestohet”, ka thënë Daçiq në lidhje me deklaratën e Artan Hajzirit në Gjermani se vëllai i tij i ka vjedhur dokumentet.

    Sipas Daçiqit, duhet të shihet se si Faton Hajrizi ka kaluar në Serbi prej Kosovës meqë nuk është regjistruar në ndonjë pikë kufitare.

  • Ish-deputetja ukrainase qëllohet për vdekje në Lviv

    Ish-deputetja ukrainase qëllohet për vdekje në Lviv

    Një ish-deputete nacionaliste e parlamentit të Ukrainës e njohur për fushatat e saj të zhurmshme për të mbrojtur gjuhën ukrainase është vrarë në Lviv.

    Policia nisi një kërkim të gjerë për personin e armatosur që dyshohet se kishte qëlluar Iryna Farion, 60 vjeçe, në një rrugë në qytetin perëndimor.

    Guvernatori i rajonit, Maksym Kozytskyi, tha në Telegram se Farion kishte vdekur pasi u dërgua në spital. Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, kishte thënë më herët se të shtënat po trajtoheshin si tentativë për atentat.

    Presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskiy tha se po merrte raporte të rregullta mbi përpjekjet për kapjen e të armatosurit. Ai tha se çdo akt dhune duhet të dënohet.

  • Kate Middleton u xhirua duke qarë në një moment gjatë finales së Wimbledon

    Kate Middleton u xhirua duke qarë në një moment gjatë finales së Wimbledon

    Kate Middleton u filmua duke qarë në Wimbledon, pasi u pushtua nga emocionet nga mbështetja dërrmuese e turmës.

    Princesha së fundmi ka gëzuar audiencën në Wimbledon, dhe më pas ia dorëzoi trofeun fituesit Carlos Alcaraz. Ajo gjithashtu solli vajzën e saj Princeshën Charlotte në finalet e turneut të tenisit.

    Publiku e shpërbleu me duartrokitje dhe në foto, princesha e Uellsit dukej në humor të mirë. Mirëpo në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një video ku shihet Kate duke derdhur lot.

    Në video, princesha mban syze dielli dhe duke gjykuar nga shprehja e fytyrës, shumë njerëz shkruajnë se u duket se princesha ka qarë në një moment.

    “Ajo u pushtua nga emocionet për shkak të mbështetjes së madhe nga publiku”, “Kate, të gjithë të duam, mbaje mend këtë”, “Nuk duhet të jetë e lehtë për të, ajo po kalon një periudhë të vështirë”, “Do të qaja. edhe nëse kam marrë një mbështetje të tillë”, janë disa nga komentet e përdoruesve të rrjeteve sociale. /Telegrafi/