ATV

Author: G.O.

  • Zjarrvënia e qëllimshme në tokat bujqësore, ekspertët vlerësojnë se kjo dukuri duhet të ndalet

    Zjarrvënia e qëllimshme në tokat bujqësore, ekspertët vlerësojnë se kjo dukuri duhet të ndalet

    PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI   

    Atë që e mbollën, e korrën, e më pas tokës ia vunë flakën.

    Nuk janë të pakta rastet që tokave bujqësore iu vihet flaka, si pastrim pas të korrave.

    Vetëm gjatë muajit korrik, zjarrfikësit e Prishtinës kanëintervenuar në 192 fusha, në kryeqytet, në Fushë-Kosovë e në Graçanicë.

    Sipas Komandantit të brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, është shqetësues numri i lartë i intervenimeve për këtë çështje, pasi që në disa raste zjarri kishte kapluar edhe malet përreth.

    “Kemi shumë raste, sidomos këto kohët e fundit, muajt e kaluar nuk kemi pasur kaq shumë, tash rastet kanë arritur numër 3 shifror, nuk është në rregull. Ai po fillon t’i djegë hamulloret por vatra e zjarrit nuk dihet kurrë se deri në çfarë përmasa do të shpërndahet”, deklaroi Gashi.

    Sipas profesorit të Bujqësisë, Imer Rusinovci, djegia e tokës nuk është praktikë e mirë dhe kjo vetëm se u bën dëm bimëve e ajrit.

    Derisa për parandalimin e kësaj dukurie po kërkohen inspektime më të rrepta.

    Djegie të hamulloreve pati edhe në Prizren, në Gjakovë e në Malishevë./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Policia në aksion, mbyll nëntë pika të Postës së Serbisë

    Policia në aksion, mbyll nëntë pika të Postës së Serbisë

    PËRGATITI: ARMAND HOTI 

    Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë, informoi Policinë se dikush në komunat në veri, po operon pa licencë.

    Operatori i paregjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, rezultoi të jetë Posta e Serbisë.

    Në aksionin që zhvilloi policia gjatë të hënës në veri, mbylli nëntë objekte të postës.

    Në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq u mbyllën nga tre objekte, dy në Zveçan, kurse një në Zubin Potok.

    Forcat e rendit, dolën nga ky objekt i postës në Mitrovicë të Veriut, me qeset e mbushura me materiale, që do të ekzaminohen.

    Por, Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, nuk tregoi nëse nga objektet e bastisura janë marrë edhe para.

    “Procedura policore është e tillë që nëse gjejmë ndonjë provë, e marrim dhe ia çojmë prokurorit dhe ai vendos se çfarë do të bëjë me to. Nuk mund të them se çfarë është marrë saktësisht, ndoshta vula dhe dokumente. Varet nga ajo që gjendet”, deklaroi Elshani.

    Ndërkaq, Partia e Serbëve të Kosovë me AleksandarJaballanovicin në krye, pretendoi se autoritetetkosovare hodhën rrugëve të Mitrovicës së Veriut letra dhe fatura të marra brenda objekteve të postës.

    Megjithatë, shpejt u dëshmua e kundërta.

    Ishte vetë politikani serb në Mitrovicë të Veriut, Aleksandar Arseinjovic, i cili protestoi ndaj aksionit duke hedhur zarfe të bardhë.

    Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, përmendi se aksioni për mbylljen e postave është, siç thanë ata, “vazhdim i planit të spastrimit etnik të serbëve”.

    Veç Listës Serbe, reagime për aksionin e të hënës kishte edhe nga Beogradi./atvlive.tv 

  • Aksion policor në objektet e Postës së Serbisë në veri

    Aksion policor në objektet e Postës së Serbisë në veri

    Në nëntë zyre postare të Serbisë në Veri ka hyrë Policia e Kosovës, raporton “Kossev”.

    Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka thënë se kjo është bërë pas informacioneve që ato operojnë pa licencë dhe pa regjistrim në ARBK.

    Ai ka shtuar se këto informacione kanë rezultuar të sakta, ndërsa ka bërë të ditur se e kanë njoftuar prokurorin e Shtetit dhe se do të vazhdojnë sipas autorizimeve të tij.

    “Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomik pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, ka thënë Elshani.

  • Kurti flet për incidentin e presidentes Osmani në Shkup: Do të ketë raport zyrtar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur

    Kurti flet për incidentin e presidentes Osmani në Shkup: Do të ketë raport zyrtar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski.

    Ai ka folur për incidentin e presidentes Osmani në Shkup, ku shtoi se ky incident ka qenë një përjetim i rëndë për presidenten Osmani.

    “Ka qenë një përjetim dhe përvoje e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës më 2 gusht ndaj Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që  ka qenë me familje dhe dy vajzat e vogla. Autoritete e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi dhe hollësi. Edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten kurrë më situata të tilla”, u shpreh Kurti.

  • Mickoski për incidentin e Osmanit: S’duam të përsëritet, herën tjetër do ta pres personalisht në Shkup

    Mickoski për incidentin e Osmanit: S’duam të përsëritet, herën tjetër do ta pres personalisht në Shkup

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është gjithmonë e mirëpritur në vendin e tij duke shprehur keqardhje për incidentin e fundit në Aeroportin e Shkupit.

    Ai ka theksuar se kur të lajmërohet në kohë herën tjetër do të jetë i pranishëm në aeroportin e Shkupit për ta pritur personalisht presidenten Osmani.

    “I hapëm edhe temat që për dy shtetet në nivel politik janë të rëndësishme veçanërisht ngjarja e fundit që ndodhi më 2 gusht me presidenten e Kosovës po ashtu nga të pranishmit u nënvizua se sipas informacioneve që i kemi nga aeroporti TAV është se ndiqen standardet e qarta dhe procedurat ndërkombëtarë kur kemi fluturime komerciale dhe se në këto procedura nënshtrohem edhe unë si kryeministër, presidentja dhe të gjithë personat zyrtar që kalojnë pjesën VIP, të cilën unë nuk e përdori, por kalojë si qytetarët e rëndomtë”, ka theksuar kryeministri Mickoski.

    “Por, kjo për ne shkaktoi në një ndjenjë që na vjen keq, dhe nuk duam të përsëritet, unë personalisht theksova se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si dhe qytetarët e Kosovës, dhe herën e ardhshme kur marrë informatën në kohë do të kem kënaqësi ta pres si nikoqir në aeroportin e Shkupit dhe bashkë me mua ta shoqërojë në kohën që do ta kalojë në Aeroportin e Shkupit, që t’u shmangemi këtyre incidenteve dhe veçanërisht sjelljeve te individëve, që është problemi i yni brendshëm, që do ta zgjidhim brenda shtetit tonë”, ka deklaruar tutje ai.

  • Hoti kritikon qeverinë Kurti për mungesë të investimeve kapitale

    Hoti kritikon qeverinë Kurti për mungesë të investimeve kapitale

    Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se me ta vetëm zhvillim s’ka, pasi siç thotë ai vetëm në muajt e parë të këtij viti investimet kapitale të realizuara janë vetëm 21 për qind.

    Sipas tij, edhe në këtë gjashtëmujor, po vërtetohet se buxheti për projekte kapitale kalon në suficit, siç ka ndodhur edhe në tri vitetet e kaluara.

    “Me këtë qeverisje, vetëm zhvillim nuk ka. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale.

    Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

    “Një ekonomi ku nuk ka investime të mjaftueshme kapitale, publike dhe private, nuk ka zhvillim. Kur nuk ka investime, jo vetëm që nuk shtohet kapitali prodhues, por vjetërsohet dhe bëhet i papërdorshëm edhe kapitali ekzistues”, ka thënë tutje Hoti.

  • Ndërroi jetë Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

    Ndërroi jetë Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

    Hendbolli kosovar ka mbetur pa personalitetin e shquar të tij. Të hënën ka ndërruar jetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.

    Gjinovci ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.

    I ndjeri Gjinovci ia ka kushtuar gjithë jetën sportit të hendbollit. Detyrat e tij si sekretar i përgjithshëm i ka kryer me përkushtim e pasion shembullor deri në frymën e fundit.

    Kontributi i tij për zhvillimin e hendbollit kosovar është kolosal.

    Pas karrierës së suksesshme si hendbollist i Prishtinës, i ndjeri Gjinovci mori drejtimin e klubit prishtinas. Ka sakrifikuar shumë për ta udhëhequr klubin me sukses, ndërsa në një periudhë e kishte shkrirë gjithë pasurinë për mbarëvajtjen e klubit.

    Ka kontribuuar në pavarësimin e sportit kosovar, ndërsa në vitet nëntëdhjeta, kur sporti kishte misionin e kundërvënies ndaj pushtuesit, është shquar me angazhimin e pandalshëm. Ishte pjesë e organizimeve të rëndësishme të hendbollit dhe pjesë e pandashme e tij.

    Prej vitit 2002 e deri në ditën e fundit të jetës e ka kryer me sukses të plotë punën e sekretarit gjeneral të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ka udhëhequr procesin e lobimit ndërkombëtar, së bashku me presidentin e nderit të FHK-së, Mexhid Devaja. Suksesi ishte madhështor.

    Që në vitin 2004, një dekadë para sporteve tjera ekipore, FHK-ja u pranua me të drejta të kufizuara në Federatën Evropiane të Hendbollit. Klubet kosovare e fituan të drejtën e paraqitjes në gara evropiane dhe kontributi i Izet Gjinovcit në këtë proces ishte i madh.

    Më pas, së bashku me presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini, kanë udhëhequr procesin e pranimit të plotë në EHF e IHF. Edhe ky proces u përmbyll me sukses të plotë. FHK-ja u pranua e para prej federatave të sporteve kolektive.

    Raportet e të ndjerit Gjinovci me komunitetin e hendbollit në vend ishin shembullore. Ai është vlerësuar e është çmuar në secilin mjedis ku është paraqitur. Edhe raportet me drejtues të IHF-së e EHF-së dhe të federatave tjera nacionale i kishte të shkëlqyera. Është dalluar për karizmën që i ka mundësuar qasje në nivelet më të larta të hendbollit ndërkombëtar. Prej 23 prillit të vitit 2021, Gjinovci ishte anëtar i Gjykatës së Apelit të EHF-së.

    Në këtë organ të rëndësishëm ishte zgjedhur me votat e anëtarëve të Kongresit të EHF-së. Ishte prej më të votuarve dhe kjo dëshmon për respektin që ka gëzuar në nivelet ndërkombëtare të hendbollit.

    I ndjeri Gjinovci ka kontribuuar në zhvillimin e hovshëm të ekipeve tona kombëtare, dy kualifikimet historike në Botëror dhe arritjen në nivele gjithnjë e më të larta me Kombëtaret A.

    Bashkëpunimin me federatat tjera të vendit dhe me institucionet shtetërore e kishte të shkëlqyer. Dyert i ka pasur të hapura në çdo vend falë punës së madhe që e ka kryer.

    Me ndarjen nga jeta të Gjinovcit, hendbolli kosovar dhe FHK-ja kanë mbetur pa një shtyllë shumë të rëndësishme.

    FHK-ja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes shumë të nderuar Gjinovci.

  • Arrestohet një burrë në Malishevë, dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

    Arrestohet një burrë në Malishevë, dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

    Policia e arrestoi një person të dielën në Malishevë, nën dyshimin se ai e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti është cilësuar “Dhunë në familje”, njofton policia.

  • Frika për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Joe Biden mbledh ekipin e sigurisë kombëtare

    Frika për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Joe Biden mbledh ekipin e sigurisë kombëtare

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të takohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar “zhvillimet në Lindjen e Mesme” mes frikës në ritje për një sulm iranian në Izrael, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

    Tensiont rajonale janë rritur pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran, një ditë pasi një sulm izraelit në Bejrut vrau Fuad Shukur, një komandant i lartë ushtarak nga grupi libanez Hezbollah.

    Të dy grupet mbështeten nga Irani, i cili është betuar për hakmarrje. Bëhet e ditur se Biden do të flasë gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, ndërsa SHBA-ja nis një raund të ri diplomacie që synon ftohjen e tensioneve.

    “Qëllimi i përgjithshëm është ulja e tensioneve në rajon, frenimi dhe mbrojtja kundër këtyre sulmeve dhe shmangia e konfliktit rajonal”, tha Jonathan Finer, zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

    Por, frika po rritet se lufta e Izraelit kundër militantëve palestinezë në Gazë, e cila filloi pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, shkruan The Guardian.

    Gjatë një bisede mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryemininistrit irakian, Mohammed Shia al-Sudani, raportohet se al-Sudani i tha diplomatit amerikan se parandalimi i përhapjes së konfliktit është ilidhur me ndalimin e “agresionit” izraelit në Rripin e Gazës.

    Si Hezbollahu në Liban ashtu edhe Houthit në Yemen kanë thënë se kanë nisur sulmet ndaj Izraelit në solidaritet me palestinezët në Gazë, ku pothuajse 40,000 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori.

    Ndërkohë, Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi bëri një udhëtim të rrallë në Teheran në një përpjekje të fundit për të frenuar Iranin, por përpjekja dukej e destinuar të dështonte. Në një takim me Safadi, presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se vrasja e Haniyeh ishte një “gabim i madh i regjimit sionist të Izraelit që nuk do të mbetet pa përgjigje”.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli ishte tashmë i përfshirë në një “luftë shumë-frontesh” me Iranin dhe përfaqësuesit e tij dhe ishte gati për çdo skenar, ndërsa Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant paralajmëroi: “Nëse ata guxojnë të na sulmojnë, ata do të paguajnë një çmim të rëndë”.

    Ndryshe, Arabia Saudite, Italia dhe Franca janë të fundit nga disa vende që u bënë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Libani mes tensioneve në rritje. Disa linja ajrore perëndimore kanë pezulluar edhe fluturimet drejt Libanit dhe aeroporteve të tjera në rajon, përfshirë Tel Avivin.

  • Ministri iranian: Nuk duam të përshkallëzojmë tensionet rajonale por të ndëshkojmë Izraelin

    Ministri iranian: Nuk duam të përshkallëzojmë tensionet rajonale por të ndëshkojmë Izraelin

    Irani nuk dëshiron të përshkallëzojë tensionet rajonale, por beson se duhet të ndëshkojë Izraelin për të parandaluar destabilizimin e mëtejshëm, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

    “Irani dëshiron të vendosë stabilitet në rajon, por kjo do të ndodhë vetëm duke ndëshkuar agresorin dhe duke marrë masa kundër aventurizmit të sionistëve”, tha Nasser Kanaani.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane u bëri thirrje gjithashtu Shteteve të Bashkuara të ndalojnë mbështetjen e Izraelit, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në detyrën e tij për të mbrojtur stabilitetin në rajon dhe duhet të ndëshkojë agresorin.

    Nga ana e tij, kreu i Gardës Revolucionare Husein Salami, përsëriti kërcënimin ndaj Izraelit, duke thënë se çdo gjë do të ndodhë në kohën e duhur.