ATV

Author: G.O.

  • Stano për mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë: Kundër dialogut dhe çon në tensione të reja

    Stano për mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë: Kundër dialogut dhe çon në tensione të reja

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se aksioni i Qeverisë së Kosovës ku janë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri është kundër dialogut Kosovë – Serbi dhe se ky veprim çon në tensione të reja.

    Në një konferencë për media, Stano ka thënë se në kuadër të dialogut po shohin më shumë veprime të pakoordinuara dhe të njëanshme nga qeveria e Kosovës.

    “Por të gjitha çështjet që listuar, janë çështje ku Kosova ka probleme. Fakti që BE-ja vendosi masa kundër Kosovës vitin e kaluar, është reflektim i hapave që quan në eskalim. Tani po shohim më shumë hapa të njëanshëm, veprime të pakoordinuara. Kjo nuk është në fakt shtensionim, kjo çon në tensione të reja. Dhe kjo duhet të kuptohet mirë nga ata që marrin vendime në Prishtinë”, ka deklaruar Stano.

    Sipas Stanos, ky veprim është kundër dialogut dhe një tjetër shembull i “veprimeve të njëanshme nga qeveria Kurti”.

    “E konsiderojmë si hap të njëaanshëm dhe të pakoordinuar pikërisht për arsyet që i listuam në deklaratën e lëshuar mbrëmë. Palët, Kosova e Serbia, kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013 për telekomunikim, ku thuhet se shërbimet postare do të diskutoheshin në faza të mëvonme. Që nënkupton se kishte dialog të përfshirë në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Për fat të keq, ajo që bëri qeveria e Kosovës dhe autoritetet atje gjatë ditës së djeshme, ishte absolutisht e pa koordinuar dhe do të ketë pasoja negative për njerëzit në veri të Kosovës, dhe është një shkelje e marrëveshjes së dialogut, për çka edhe lëshuam edhe deklaratën dhe ishim shumë të qartë. Kjo është kundër dialogut, dhe një tjetër shembull i veprimeve të njëanshme e të pakoordinuara të administratës së Kurtit”, ka vijuar Stano.

    Policia e Kosovës më 5 gusht i ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur më herët gjatë ditës.

    Policia në aksion, mbyll nëntë pika të Postës së Serbisë

  • EKSKLUZIVE: Nis matja e stabilitetit të Urës së Ibrit, të pranishëm ministrat Sveçla, Krasniqi e Durmishi

    EKSKLUZIVE: Nis matja e stabilitetit të Urës së Ibrit, të pranishëm ministrat Sveçla, Krasniqi e Durmishi

    Pas paralajmërimeve të Qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër, sot ka filluar matja e stabilitetit të Urës së Ibrit.

    ATV-ja raporton se të pranishëm janë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

    Të njëjtit janë parë dhe nën përcjellje të Njësisë Speciale.

    Ndryshe, paralajmërimi për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim edhe të automjeteve, ka nxitur reagime të shumta edhe nga faktori ndërkombëtar, të cilët kërkuan që çdo vendim që lidhet me urën e Ibrit duhet të merret në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

  • Pritje deri në një orë për të hyrë nga Dheu i Bardhë

    Pritje deri në një orë për të hyrë nga Dheu i Bardhë

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë nga Dheu i Bardhë po shkojnë deri në një orë.

    Sipas përditësimit të fundit dalja nga kjo pikë kufitare shkon deri në gjysmë orë pritje.

    Dalja nga Merdara varion nga 10 deri në 20 minuta pritje, ndërkaq pikat tjera kufitare nuk kanë kolona të theksuara.

  • Mbi dy mijë tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

    Mbi dy mijë tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

    Dy mijë e 46 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit në statistikat e përgjithshme.

    Pos aksidenteve, në vendin tonë në 24 orët e fundit kanë ndodhur 44 aksidente me të lënduar, 75 me dëme materiale, 29 persona u arrestuan ndërkohë 17 u dërguan në mbajtje.

  • Stuhia Debby godet Floridën, katër të vdekur

    Stuhia Debby godet Floridën, katër të vdekur

    Të paktën katër persona kanë vdekur pasi stuhia tropikale, Debby, goditi Floridën më 5 gusht, duke kërcënuar se mund të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime katastrofale në shtetet në juglindje të Shteteve të Bashkuara.

    Një 13 vjeçar vdiq në qarkun Levi, pasi një pemë ra në shtëpinë e tij mobile, përderisa stuhia Debby goditi brigjet e Floridës të hënën, si uragan i kategorisë 1.

    Autoritetet thanë po ashtu se një shofer kamioni humbi jetën pasi ra me kamion në një kanal në qarkun Hillsbrou, ndërkaq një grua 38 vjeçe dhe një djalë 12 vjeç vdiqën pas përplasjes së makinës së tyre në Diksi.

    Gjatë natës, stuhia u zhvendos drejt Xhorxhias dhe sipas Qendrës Kombëtare amerikane për Uragane pritet që stuhia më pas të lëvizë drejt Karolinës së Jugut.

  • Edhe Gjermania kundër mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri

    Edhe Gjermania kundër mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri

    Policia e Kosovës të hënën ka realizuar një aksion në veri, ku ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë.

    Ky aksion nuk u mirëprit nga ndërkombëtarët, të cilët po i cilësojnë si veprime të njëanshme nga Qeveria Kurti.

    Përmes një postimi në platformën X, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se hapat e njëanshëm bien ndesh me marrëveshjet e arritur në dialog.

    “Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por edhe më keq, rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mbetet i mbërthyer në kuti (inbox)”, thotë mes tjerash ambasadori Rohde.

    Kundërshtime për mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë kanë pasur edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas tyre, Qeveria e Kosovës po ndërmerr hapa të njëanshëm, dhe se këto çështje duhet diskutuar në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

    LEXONI EDHE:

    Policia në aksion, mbyll nëntë pika të Postës së Serbisë

  • Arrestohet një grua nga Irani në Aeroportin “Adem Jashari”, Policia jep detaje

    Arrestohet një grua nga Irani në Aeroportin “Adem Jashari”, Policia jep detaje

    Një grua nga Irani është arrestuar dje në Aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë.

    Ajo dyshohet se prezantoi një pasaportë të falsifikuar.

    Me vendim të prokurorit, gruaja në fjalë pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

    “FALSIFIKIM I DOKUMENTIT ANP Adem Jashari 05.08.2024-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Iranit pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Jennifer Lopez më në fund heq unazën e saj, mes thashethemeve se kërkesa për divorc po afrohet

    Jennifer Lopez më në fund heq unazën e saj, mes thashethemeve se kërkesa për divorc po afrohet

    Jennifer Lopez më në fund hoqi unazën e saj të martesës të hënën, mes spekulimeve se ajo dhe Ben Affleck nuk janë më në bisedë për paraqitje të divorcit.

    Këngëtarja, 55 vjeçe, ka qenë në krye të medieve së bashku me bashkëshortin e saj aktor, 51 vjeç, të dy duke u përfshirë nga thashethemet e divorcit pasi DailyMail.com zbuloi ekskluzivisht se dokumentet ishin finalizuar, por ende të padorëzuara.

    Lopez bëri një deklaratë sfiduese ndërsa shfaqi duart e saj pa unazë, pasi më parë kishte ndërruar unazën e saj të martesës në dorën e saj të djathtë, ndërsa kontrollonte një rezidencë milionadollarëshe në Beverly Hills, shkruan DailyMail.

    Ylli dukej e zymtë ndërsa doli me fëmijën e saj, Emme, 16 vjeç, ndërsa ishte e veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona ngjyrë bezhë me bel të lartë, pasi u kthye në Los Angeles, nga një qëndrim i gjatë në Hamptons.

    Flokët e saj ishin të lëshuara në valë të buta dhe kishte një palë syze të mëdha.

    Kjo shënon herën e parë që ylli i ka hequr tërësisht rrathët e saj të dasmave, pasi Affleck tregoi dorën e tij pa unazë, ditë më parë. /Telegrafi/

  • Greqia shpëton 75 emigrantë

    Greqia shpëton 75 emigrantë

    Rojet bregdetare greke thanë se kanë shpëtuar 75 emigrantë në një prej zonave në Detin Mesme ku vitin e kaluar u fundos një anije që po barte qindra emigrantë.

    Sipas Rojeve bregdetare, emigrantët e shpëtuar po udhëtonin me një varkë afër qytetit Pilos dhe do të dërgohen në portin e Kalamatës, thanë Rojet më 6 gusht.

    Autoritetet greke nuk treguan për kombësinë e emigrantëve të shpëtuar.

    Në qershor të vitit 2023, një varkë e stërmbushur me emigrantë, që besohet se ishte nisur nga Libia me më shumë se 750 njerëz në botë, u fundos në jugperëndim të Pilos.

    Autoritetet thanë se 104 prej tyre u shpëtuan, ndërkaq 600 të tjerë konsiderohen se janë zhdukur.

    Dhjetëra të mbijetuar ngritën padi ndaj Rojeve bregdetare greke, duke pretenduar se ata reaguan pas disa orësh, pavarësisht paralajmërimeve që u kishte dërguar agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex dhe organizata joqeveritare, Alarm Phone./REL

  • Krim i rëndë në Shqipëri: Burri vret gruan me sëpatë, vdes pasi djali e shtyn nga shkallët

    Krim i rëndë në Shqipëri: Burri vret gruan me sëpatë, vdes pasi djali e shtyn nga shkallët

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Konispol, ku një burrë ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vdekur edhe vetë.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalë, kur shtetasi H.I. 69 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar disa herë bashkëshorten e tij Sh. I., 66 vjeçe.

    Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton A2Cnn.