ATV

Author: G.O.

  • Pas disa orësh mungesë, Mitrovicës dhe Skenderajt i rikthehet furnizimi me ujë

    Pas disa orësh mungesë, Mitrovicës dhe Skenderajt i rikthehet furnizimi me ujë

    Qytetarët e Mitrovicës dhe Skenderajt, kishin mbetur pa ujë nga orët e mbrëmmjes të së shtunës, si shkak i mungesës së energjisë elektrike.

    Por, furnizimi është rikthyer sërish sot, ka njoftuar ‘KRU Mitrovica’.

    “Duke pasur parasysh mungesën e gjatë të ujit të pijes dhe zbrazjen e rrjetit të ujësjellësit, duhet të kemi parasysh se mbushja e rrjetit të ujësjellësit me ujë kërkon kohë prandaj ju lusim për durim pasi që uji në pjesët e larta do të arrijë më vonë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie rajonale.

  • Po pastronte armën e gjuetisë, aksidentalisht plagos vetën në dy këmbët

    Po pastronte armën e gjuetisë, aksidentalisht plagos vetën në dy këmbët

    Një person kishte plagosur vetën e tij në të dy këmbët, derisa ishte duke e pastruar armën e tij të gjuetisë, në Vushtrri.

    Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur dje, dhe viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

    Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë gjuetie, ku dyshohet se i dyshuari nuk posedonte leje.

    “Të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia (aksidentalisht) i ka shkrepur arma e gjuetisë te cilën ishte duke e pastruar dhe si pasoj i dyshuari ka plagosur veten në dy këmbët. Te njëjtit i është ofruar ndihma mjekësorë dhe është jashtë rrezikut per jetë. Në vendin e ngjarjes njësitë përkatëse policore kane gjete dhe konfiskuar një arme gjuetie, per te cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

  • LSDM dhe BDI flasin pas incidentit ndaj Osmanit – “Aeroporti ka kamera, krejt detajet shihen”

    LSDM dhe BDI flasin pas incidentit ndaj Osmanit – “Aeroporti ka kamera, krejt detajet shihen”

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë ishte subjekt i një incidenti të rëndë të shkaktuar nga sigurimi i aeroportit të Shkupit, që del të jetë i urdhëruar nga vetë Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

    Shteti maqedonas kundër çfarëdo konventeje ndërkombëtare dhe sensi të shëndosh diplomatik dhe marrëdhëniesh fqinjësore dyshtetëshe tentuan ta vendosin Osmanin nën një kontroll të rreptë sigurie deri në masën ku edhe fizikisht provuan t’ia mirrnin telefonin nga dora.

    “Aeroporti është nën vështrim të plotë me kamera dhe pa problem mund të konstatohen të gjitha hollësitë…kemi informatat e plota se çfarë ka ngjarë saktësisht…nëse fshihen gjithçka do të publikojmë”.

    Kështu vijon mesazhi i Lidhjes së Socialdemokratëve (LSDM) të Maqedonisë së Verut drejtuar pushtetit aktual maqedonas në koalicion me VLEN-in shqiptar të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, pas incidentit skajshmërisht fyes ndaj shtetit të Republikës së Kosovës, ku u pengua, e për më tepër sulmua, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    LSDM-ja, partia që qeveriste me vendin deri para disa muajsh, ka denoncuar ashpër Ministrinë e Punëve të Brendshme të RMV-së duke i qëndruar asaj që rasti assesi nuk duhet të anashkalohet deri në zbardhjen e plotë dhe dhënies së përgjegjësisë, po ashtu edhe për përfshirjen e sigurimit personat të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi.

    “I turpëruar” është ndjerë kryetari i partisë më të madhe shqiptare atje, ndonëse tash jo në pushtet, Ali Ahmeti, i cili peshën e fajit e rëndoi te partitë shqiptare të VLEN-it në koalicionin qeverisës.

    “Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, ka shkruar Ali Ahmeti.

    Krejt kjo ngjarje ngjau një ditë para se Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, udhëtoi për në Beograd në takim zyrtar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ngjarje kjo me Osmanin që mund ta ketë bërë më të mirëpritur Davkovën atje.

    Nga Presidenca e Kosovës e kanë shpjeguar fije-për-pe se si u shpalua ky incident, e që u dha si “sulm ndaj Republikës së Kosovë” dhe “provokim”.

    “Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”, thanë nga Presidenca e Kosovës.

    “Në vend të arsyetimeve dhe lejimit të propagandës kundër Republikës së Kosovës, kërkojmë nga autoritetet zyrtare në Shkup që me urgjencë ta trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të merren masat përkatëse ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës”.

    Këshilltarja e Presidentes, Donika Kadaj Bujupi e ka shpjeguar po ashtu krejt ngjarjen, për çka edhe e kualifikoi si “shokuese”.

    “Presidentja e mban telefonin në dorë, sipas të gjitha protokolleve të sigurisë, është mjet pune, që diskutohen edhe temat e sigurisë, dhe në asnjë mënyrë, për asnjë çmim, pavarësisht tendencave, presidentja nuk e dorëzon telefonin. Refuzoi me dorëzu telefonin në skaner, dëshironin me konfisku telefonin. Fizikisht, me trup, merrshin turr, e kanë shtyrë fizikisht, tentuan me ia marrë telefonin, me ia konfisku”.

    “Është skandaloze, është shokuese. Kurrë në 20 vjet të karrierës time në udhëtime që kemi pasur, nuk ka ndodh një përpjekje e tillë që fizikisht me ta konfisku. Ajo nuk e dorëzoi, në atë moment reaguan policët e Kosovës. Ishte në nivelin më të lartë të detyrës, reaguan me trupat e tyre e mbrojtën presidenten dhe Republikën. Ajo e përfaqësonte shtetin, ky është sulm ndaj shtetit. Policia e Kosovës e kreu punën e vet në mënyrë profesionale”, deklaroi Donika Kadaj-Bujupi.

  • Zyrtari policor nga Vushtrria merr mesazh kërcënues nga një person

    Zyrtari policor nga Vushtrria merr mesazh kërcënues nga një person

    Një zyrtar policor nga Vushtrria ka raportuar se ka pranuar një mesazh kërcënues nga një person.

    Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur me 3 gusht, kurse i dyshuari ende ndodhet në arrati.

    Tutje, Policia njoftoi se rasti është ende duke u hetuar.

  • Dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë, arrestohet mirëmbajtësi i një objekti banesor në Prishtinë

    Dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë, arrestohet mirëmbajtësi i një objekti banesor në Prishtinë

    Është arrestuar një person në Prishtinë, dyshohet se ka ngacmuar një vajzë në bodrumin e një objekti banesor të Prishtinës.

    Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, i arrestuari ishte mirëmbajtës i objektit banesor, dhe e kishte prekur viktimën në disa pjesë të trupit.

    Ndërsa me vendim të prokurori,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Rrahet brutalisht një grua nga bashkëshorti në Prishtinë, i cili më pas u arratis në perëndim

    Rrahet brutalisht një grua nga bashkëshorti në Prishtinë, i cili më pas u arratis në perëndim

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar që është rrahur brutalisht nga bashkëshorti, i cili më pas ka udhëtuar në perëndim dhe për momentin gjendet në arrati.

    Sipas raportit 24 orësh, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, ndërsa viktima pasi ka marrë ndihmën mjekësore, bashkë me katër fëmijët është vendosur në strehimore.

    “Me 03.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar e rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit  me katër fëmijët e tyre është vendosur në strehimore, ndërsa i dyshuari sipas viktimës ka udhëtuar për në perëndim dhe gjendet në arrati-kërkim policor”, thuhet në njoftim.

  • Zjarret në Shqipëri, 12 vatra ende aktive

    Zjarret në Shqipëri, 12 vatra ende aktive

    Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka thënë se po punojnë për shuarjen e zjarreve në 12 vatra, të cilat vijojnë të jenë aktive, ndërsa 14 të tjera të raportuara gjatë ditës së sotme janë shuar.

    Në njoftim bëhet e qartë se po monitorohen vatrat e zjarrit ende aktive në fshatin Skuraj, Malin e Kakarriqit (bashkia Lezhë), në Malin e Lopçit (Shkodër), në zonën pyjore Bode, mbi fshatin Lozhan (bashkia Maliq), e vende të tjera.

    Nën kontroll është vënë edhe zjarri në fshatin Qarrishtë, bashkia Librazhd, në një sipërfaqe pyjore në zonën e Parkut Kombëtar Shebenik.

    Puna vijon dhe nuk paraqet rrezik për përhapje edhe zjarri në vendin e quajtur “Mali i Qukësit”, bashkia Prrenjas.

    Forcat janë angazhuar dhe kanë nën kontroll situatën në vatrën e zjarrit në Malin Lugë, fshati Kus(bashkia Tiranë), si dhe në vendgrumbullimin e mbetjeve të bashkisë Mallakastër.

    Në fshatin Mazhar(bashkia Selenicë) dhe në fshatin Bolenë(bashkia Himarë) janë aktivizuar vatra zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur.

    Me vëmendje po shihet situata e krijuar nga zjarri në fshatin Ninat, bashkia Konispol, në sipërfaqe me kullotë. Era e fortë po favorizon flakët, por janë larg zonës së banuar.

    Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë aktivizuar 450 forca dhe 33 mjete. Në mbështetje të këtyre forcave janë të angazhuar 130 trupa nga Forcat e Armatosura.

  • Presidentja Osmani sot në Kroaci me ftesë të presidentit Millanoviq

    Presidentja Osmani sot në Kroaci me ftesë të presidentit Millanoviq

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë për një vizitë në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviq. Ky udhëtim i presidentes drejt shtetit kroat vjen pak ditë pas incidentit të ndodhur në aeroportin e Shkupit, derisa presidentja Osmani ka udhëtuar drejt Sllovenisë.

    Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Presidentit të Kroacisë. Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të lashtë të quajtur “Sinjska Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit në Kroaci.

     “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vij në Sinjska Alka me ftesë të presidentit Millanoviq, i cili sikurse në vitet e kaluara është organizator i Sinjska Alka( Unaza e Sinjit). Arritja e saj në Sinj është dakorduar më herët nën drejtimin e Shoqërisë së Alkar, që në vitet fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorsiake në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

    Në këtë vizitë në Kroaci, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu. Për të qenë e pranishme në publik, presidentja sot ka dërguar njoftime të takimeve që i ka realizuar gjatë javës.

    Siç shkruan Index.hr, Presidentja është paraparë që të vizitojë edhe ekspozitën “Vanja Radush” dhe Stipe Sikirica- dialog mes mësuesve dhe nxënësve”, nën drejtimin e kuratores së ekspozitës Ana Zhanko dhe drejtoreshës së Galerisë, Dragana Modriq.

    Me këtë garë shënohet fitorja kroato-venedikase kundër osmanëve në luftën e vitit 1715, në të cilën popullsia lokale prej rreth 700 kroatësh në bashkëpunim me një numër më të vogël venedikasish arritën të mbronin Sinjin kundër 60 mijë ushtarëve osmanë të udhëhequr nga Mehmed Pasha I.

  • Vdes personi që mbeti i ngujuar në veturën të cilën e kaploi zjarri

    Vdes personi që mbeti i ngujuar në veturën të cilën e kaploi zjarri

    Ka vdekur personi i cili mbeti i ngujuar në makinën që u përfshi nga flakët në aksidentin me kombibusin në Preqevë të Klinës.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Personi i cili kishte mbetur i bllokuar në makinë e cila ishte përfshirë nga flakët bashkë me kombibusin ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, tha Gashi për Klankosova.tv.

    Gashi më herët njoftoi se kishte ndodhur një aksident në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi.

    “Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda”, tha Gashi.

  • MINT- i cakton marzhën për produktet e naftës

    MINT- i cakton marzhën për produktet e naftës

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se kanë caktuar çmimin dhe masat tjera mbrojtëse të produkteve të naftës, me arsyetimin e mbrojtjes së konsumatorit, konkurrencës dhe mënjanimin e çrregullimit të tregut.

    Marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë euro centë për litër.

    MINT-i njofton se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës.