ATV

Author: G.O.

  • Shurdhiqi: Si rezultat i renovimeve, në Kardiologji planifikohen të kryhen 10 operacione brenda javës

    Shurdhiqi: Si rezultat i renovimeve, në Kardiologji planifikohen të kryhen 10 operacione brenda javës

    Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, Shpejtim Shurdhiqi, ka thënë se si rezultat i renovimeve që së fundi janë bërë në këtë Klinikë, janë shtuar mundësit që brenda javës të kryhen 10 operacione dhe të bëhen operacione me komplekse me zemër të hapur, raporton Ekonomia Online.

    Ai në këtë intervistë për EO, ka thënë se Klinika është duke u përballur me mungesë të infermierëve.

    Shurdhiqi duke folur për renovimin e Klinikës ka thënë se tashmë është rritur edhe numri i shtretërve, është krijuar një dhomë e izolimit për infeksione intraspitalore, e po ashtu edhe një hapësirë me rreth 200 metra katror, e cilat ka qenë e pa shfrytëzueshme, tani shfrytëzohet për depo të barnave, arkiva, pjesën e gardërobës të stafit të Klinikës edhe për zyre për mjek.

    “Është bërë një punë madhore e cila në rend të parë krijon kushte të mira për vetë pacientet e posaçërisht tash edhe me stafin e Klinikës e cila krijon mundësi që këto operime që bëhen çdo ditë në Klinikën tonë të kenë një qasje më të lehtë dhe mundësin e kryerjes së numrit më të madh të operacioneve. Tash veç kemi filluar punët në ambientet e reja. Gjatë kësaj kohë sa kemi qenë në renovim ne punën e kemi kryer në mjekësin e Klinikës Fizikale, aty kemi vazhduar me një sall të operimit, të gjitha rastet urgjente dhe emergjente janë kryer aty. Ky ambient i ri ka lehtësuar punë e vetë stafit po njëkohësisht në një ambient shumë ma i mirë për vetë paciente. Kemi arrit që gjatë këtij renovimi të shtojmë numrin e shtretërve, për shembull ne intensiv kemi arrit që nga katër të shtojmë në 10, në kuadër të intensives kemi arrit që të krijojmë edhe një dhomë të izolimit për infeksione intraspitalore. në repart kemi shtruar edhe tre shtretër të cilët kanë rritur numrin e tërësishëm në 17. Pjesa tjetër në nën-kulëm e cila ka qenë e pa shfrytëzueshme, me hapësirë diku rreth 200 metra katror të cilat sot ne e shfrytëzojmë për depo të barnave, arkiva, pjesën e gardërobës të stafit të Klinikës edhe kemi krijuar zyre për mjek dhe kardiokirurg edhe anesteziolog”, ka thënë ai.

    Shurdhiqi ka thënë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, si shkak i renovimit ka rënë numri i operacioneve, ku për këto muaj janë kryer diku rreth 160 raste.

    “Gjatë kësaj periudhe një numër i reduktuar i operacioneve në krahasim me vitin e kaluar për arsye se tash kemi qenë të obliguar të operojmë vetëm në një sall të operimit, deri tash, deri në fund të qershorit, numri i operacioneve ka qenë  diku rreth 160 raste  të cilat janë operuar. Është një numër relativisht i mirë për arsye se ka qenë edhe vullneti i kardiokirurgeve që krahas operacioneve, çdo ditë që kemi operuar kemi pasur me vullnetin e tyre që një ose dy operacione të vazhdohet me operime edhe pas dite, madje vullneti i tyre ka qenë që këto operacion madje as të mos rimbursohen, mos të dërgohen orë shtesë ku qëllimi ka qenë që lista e pritjes të mos ndikoj në rritje”, ka thënë ai.

    Drejtori i Kardiologjisë ka thënë se lista e pritjes për gjashtëmujorin e parë ka pasur një rritje të vogël, për shkak të renovimit, por që deri në fund të vitit kjo listë do të zvogëlohet përsëri.

    “Fatmirësisht në fillim të vitit të kaluar një listë e pritjes ka qenë mbi një vit, në fund të viti të kaluar kjo listë është zvogëluar në dy muaj. Lehtësisht kemi rritje gjatë këtij gjashtë mujori të renovimit të Klinikës, por mendoj që në fund të vitit kjo listë do të zvogëlohet përsëri, për arsye që tani do të kemi mundësi që brenda javës të operojmë në 10 raste, shto këtu edhe rastet emergjente. Kështu mendoj që në fund të viti nuk do të kemi me një listë e cila do të paraqes problem. Mundësi e renovimit ka krijuar mundësi që të kemi një numër më të madh të operimeve, planifikohet 10 raste në javë. Kemi mundësi që të rritet edhe komplekisiteti i operacioneve, do të thotë behën operacione më të mëdha, për arsye se tash kemi një mundësi të përcjelljes më të gjatë edhe në pjesën e intensives. Një hap në drejtim të rritjes se numrit dhe mundësisë së operimeve me operacione me komplekse me zemër të hapur”, ka thënë ai.

    Shurdhiqi ka thënë se ajo çka ju ka paraqitur probleme ka qenë pjesa anestezionit, por që fal bashkëpunim të mirë me Klinikën e Anestezionit ja kanë dalur në këtë aspekt.

    Ai ka thënë se ajo çka duhet të theksohet është nevoja për infermier.

    “Sa i përket numri të kardiodiokirurgëve jemi të mjaftueshëm. Mirëpo ajo çka na ka paraqitur probleme ka qenë pjesa anestezionit, ku është një numër pak më i reduktuar. Por fatmirësisht si kardiokirurgji kemi gjetur një gjuhë të përbashkët dhe bashkëpunim të mirë me Klinikën e Anestezionit, dhe fatmirësisht nuk kemi pasur probleme në këtë aspekt. Ajo çka është me qenësore të theksohet është nevoja për infermier, si në repart si në mjekimin intensiv. Ne tani vetëm kemi paraqitur kërkesën edhe në kuadër të drejtorisë qendrore që në konkursin e fundit të kemi mundësin të inkorporojmë infermier të rinj. Në këtë formë ta zbusim këtë mungesë të ndjeshëm dhe jashtëzakonisht të madhe të infermiereve”.

    “Vitin e kaluar edhe vitet e me hershme kane shkuar jashtë diku 3-4 infermier dhe një kardiokirurg, mirëpo këtë vit nuk kemi pasur as një që është liruar nga klinika jonë që më vazhduar diku tjetër, qoftë privat apo qoftë jashtë vendit”, ka thënë ai.

  • Bulliqi premton se rruga Prishtinë-Podujevë përfundon brenda vitit – Qytetarët skeptikë

    Bulliqi premton se rruga Prishtinë-Podujevë përfundon brenda vitit – Qytetarët skeptikë

    Premtimi i kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që rruga Prishtinë-Podujevë do të përfundojë brenda këtij viti, nuk janë duke i besuar qytetaret e bizneset që janë afër kësaj rruge që janë duke u kryer punimet, raporton Ekonomia Online.

    Ata janë ankuar se si shkaka i zgjatjes së punimeve shumë biznese janë mbyllur e shumë të tjera rrezikojnë të mbyllen.

    Ndryshe nga qytetaret mendon kryetari Bulliqi, i cili tha se punimet në këtë rrugë janë duke u realizuar sipas planit dhe se është duke u bërë çdo gjë që është e mundur që punimet të përfundojnë brenda këtij viti.

    “Punimet janë duke u realizu sipas planit. Informacionet të cilat i kam nga Ministria e Infrastrukturës është që mbajnë takime të rregullta  dhe po bëjmë ç’është e mundur që ta përfundojmë brenda këtij viti. Presim që të përmbyllet brenda një viti por natyrisht mund të mbetet ndonjë finesë por besoj që brenda këtij viti do të bëhet e qarkullueshme. Rruga Prishtinë-Podujevë e dijmë që është prej rrugëve më të ngarkuara me trafik që vjen e shtohet me ardhjen e bashkatdhetarëve. Me që njëra trase pothuajse është e lidhur me tërë gjatësinë e kësaj rruge nuk është vërejtur ndonjë pengesë shumë e madhe por pengesa ka gjithsesi”, ka thënë ai.

    Sa i përket ankesave, Bulliqi ka thënë se me krijimin e njërës trase është lehtësuar puna edhe për kompaninë edhe për lokalitetet.

    “Ndonjë ankes mund të jetë por nuk mund të punohet pa pasur pluhurë, janë më se normale ato gjëra. Mendoj që ato gjera tani kanë evoluar, me qenë traseja e parë është lidhur me tërë gjetësin e saj, kanë mbete disa segmente të shkurtra, besoj që jashtëzakonisht më tepër është lehtësuar situata edhe për kompanitë por edhe për lokalitet”, ka thënë ai raporton Ekonomia Online.

    Qytetari Enver Avdullahu, i cili zotëron një biznes mobilieria, është ankuar për mënyrën se si janë duke u zhvilluar punimet në këtë rrugë, duke shtuar se hall të madh e kanë edhe pluhurin që po shkaktohet.

    Ai ka thënë se si shkak i saj, shumë biznese janë mbyllur e shumë të tjera rrezikojnë të mbyllen.

    “Qysh pe shihni edhe vet rruga është Zoti hajr e boftë. Sot e shtrojnë e nesër vjen një tjetër grup e masin edhe e heqin, pastaj një tjetër grup që thonë jo duhet me e shtru prapë. Nuk e di çka po bojnë e çka po marojnë. Na mbyti pluhuri. Nuk besoj deri ta shohë krejt të përfunduar. Gjithë bizneset thuajse janë mbyllur, po largohen, gjithë kanë mu ndërpre e me ndal biznesin e vetë”, ka thënë ai.

    Edhe Faton Abdullahu, banor i kësaj ane ka thënë se duke parë mënyrën se si po punohet, nuk pret që rruga të përfundoj brenda këtij viti.

    “Në bazë të kësaj tempoje që janë duke shku spo ma merr mendja që do e përfundojnë sepse po pauzojnë e ndonjëherë shkojnë me tempo më të shpejtë e ndonjëherë më të ngadaltë. Ka pluhur, papastërti e bizneset thuajse veç se kanë me u mbyllë. Nuk kemi çka me u anku na kur ata duhet me ardhë vet me u interesuar se kur po vjen puna me lyp vota po vijnë. Ata duhet me ardhë me shiku vendin e ngjarjes edhe me u interesuar për qytetarët e vet se çfarë halli kanë”, ka thënë ai.

  • Dy ndeshje tejet interesante në Superligë

    Dy ndeshje tejet interesante në Superligë

    Superliga e Kosovës sot do t’i sjell dy ndeshje tejet interesante për adhuruesit e futbollit.

    Me fillim nga ora 17:00, kampioni aktual Ballkani do të nis mbrojtjen e titullit kundër Dukagjinit, ndërsa Prishtina në “Fadil Vokrri” kërkojë nisje të mbarë të edicionit me fitore.

    Ndeshje tejet interesante pati edhe të shtunën, ku derbi i javës së parë nuk prodhoj fitues.

    Llapi dhe Gjilani u ndanë baraz 1:1, derisa pikët e plota i rrëmbeu Ferizaj që e mposhtu Ferronikalin ’74 me rezultat 2:1, duke e nisur me këmbë të mbarë rikthimit në Superligë.

    Derisa ndeshja Drita – Malisheva, nuk u zhvillua.

    Kjo lojë është shtyrë për shkak të ndeshjes evropiane në rrethin e tretë të Conference League, që klubi nga Gjilani do ta zhvillojë kundër skuadrës nga Letonia, Auda.

  • Një orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

    Një orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

    Vera sjell numër të madh të bashkëatdhetarëve që vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet.

    Andaj, kjo edhe rrit qarkullimin në pikat kufitare.

    Nga të dhënat e fundit, Qendra për Menaxhim Kufitar e MPB-së tregon se mëngjesin e së dieles fluks më të madh në pikat kufitare ka në Merdarë.

    Në këtë pikë sipas kësaj qendre pritjet shkojnë deri në 1 orë, derisa kolona e automjeteve shkon deri në 500 metra.

    Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 20 minuta.

    Ndërkaq, te pikat e tjera pritjet nuk shkojnë më shumë se pesë deri në 10 minuta.

  • Sot varroset Faton Hajrizi

    Sot varroset Faton Hajrizi

    Faton Hajrizit sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

    Ceremonia e varrimit do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.

    Kjo u bë e ditur nga vëllai, Artan Hajrizi, në rrjetet sociale.

    Faton Hajrizi më 6 korrik u arratis nga burgu i Smrekonicës.

    Gati dy javë më vonë ai dyshohet se u vra në Lloznicë të Serbisë. Paraprakisht, sipas autoriteteve serbe ,ai dyshohet ta ketë vrarë një polic dhe plagosur një tjetër./atvlive.tv

  • Moti në Kosovë, temperaturat sot shkojnë deri në 35 gradë Celsius

    Moti në Kosovë, temperaturat sot shkojnë deri në 35 gradë Celsius

    Mot me diell parashikohet të mbajë sot mbi Kosovë.

    Ditën e diele, temperaturat pritet të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

    Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 15 deri në 35 kilometër në orë.

    “Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 35 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

  • Panairi i Librit në Ferizaj, mbrëmje poezie me poetin Lulzim Tafa

    Panairi i Librit në Ferizaj, mbrëmje poezie me poetin Lulzim Tafa

    Tash e tri ditë në Ferizaj nën organizimin e Klubit letrat “De Rada” ka nisur edicioni i gjashtë i panairit të Librit.

    Në mbrëmjen e dytë të panairit u prezantua libri me poezi “Rivali i Adamit” i poetit Lulzim Tafa.

    Fjalët më të mira për librin e autorin, i thuren pjesëmarrësit.

    Ndërkaq recensenti i librit, Rrahman Paçarizi tha se me këtë përmbledhje poezish, Lulzim Tafa dëshmon siguri në të shkruarit e poezisë duke rikonfirmuar një stil të veçantë.

    Falënderimet nuk munguan nga poeti Tafa.

    Ndërkohë Libri me poezi “Rivali i Adamit” i poetit Lulzim Tafa është botuar në korrik të këtij viti dhe mund të gjendet në libraritë kryesore të kryeqytetit.

    Ndërsa panairi i librit në Ferizaj është i hapur edhe të dielën./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Pak investime në bibloteka gjatë qeverisjes Kurti

    Pak investime në bibloteka gjatë qeverisjes Kurti

    PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI      

    Disa muaj para marrjes së pushtetit, kryeministri Albin Kurti pati bërë këtë postim.

    Çështje e ngritur në këta rreshta ishte mungesa e bibliotekave, kushtet, si dhe numri i ulët i lexuesve.

    Madje, ai kishte kritikuar qeverisjen e atëhershme për siç ka thënë mosveprime në lidhje me këtë dikaster.

    Por, pas më shumë se 3 vjetëve mandat as Kurti e as kabineti i tij nuk punuan shumë në atë se çfarë ishin zotuar.

    Kjo u potencua edhe nga drejtori i kulturës në Fushë–Kosovë, Ali Topalli.

    Sipas tij, qeveria Kurti nuk investoi asnjëherë nëbibliotekën e vetme që e ka kjo komunë, e lëre të ketënë plan shtimin e të tjerave.

    Gjendjen më të mirë me biblioteka nuk e kanë as komunat e tjera.

    Agon Ahmeti nga Organizata joqeveritare “Etea”, thotëse asnjëra Qeveri nuk i ka pasur prioritet, bibliotekat.

    Ndërkaq, sipas njohësit të arsimit, Argjend Osmani, mungesa e këndeve të përshtatshme ndikon në humbjen e interesimit për të lexuar.

    Sipas një hulumtimi të bërë nga Organizata “Etea”, ka shumë nxënës që nuk mbajnë mend apo nuk kanëpërgjigje, nëse pyeten për tre librat që kanë lexuar kohëve të fundit./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Mbi 50 raste për infuzione, në QKMF të Prishtinës vetëm 3 shtetër

    Mbi 50 raste për infuzione, në QKMF të Prishtinës vetëm 3 shtetër

    PËRGATITI: SARA SHEHU         

    Vetëm tre shtretër janë në dispozicion në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, për pacientët që duhet të marrin infuzion.

    Ndërkaq, deri në 50 raste brenda 24 orëve, drejtohen në këtë Qendër për këtë lloj terapie.

    Për shkak të numrit të lartë të pacientëve, qytetarët kërkojnë që të ketë shtretër më shumë.

    Mirëpo, sipas mjekut Rushit Ismajli, shtretërit do tëishin të mjaftueshëm, nëse pacientët nuk do të këmbëngulnin që shërimin e viruseve ta bëjnë vetëm me infuzione.

    “Ditëve të fundit ka rritje të rasteve me barkqitje,sepse është një virus që është shpërnda. Por qytetarët nuk duhet menjëherë të marrin infuzione. Ata duhet të hidratohen më shumë, të pinë ujë, të pinë supë. Nuk janë të justifikueshme këto kërkesa të mëdha për të marrë infuzione. Pasi që marrja e infuzioneve duhet vetëm në raste urgjente”, tha Ismajli.

    Megjithatë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet është e furnizuar me terapi ampulare.

    Sipas të dhënave të Menaxhmentit Drejtues të QKMF-së, brenda 24 orëve, numri i përgjithshëm i ofrimit të shërbimeve mjekësore për pacientë është mbi 300./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

     

  • Ligji i ri për rendin dhe qetësinë publike, nuk parashihen dënime me burgim

    Ligji i ri për rendin dhe qetësinë publike, nuk parashihen dënime me burgim

    PËRGATITI: NORA LUTA

    Qeveria e Kosovës po synon miratimin e një ligji të ri për rendin dhe qetësinë publike.

    Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka hartuar njëprojektligj, i cili më 9 gusht është publikuar për konsultime publike.

    Projektligji, që ka për qëllim të përcaktojë kundërvajtjet që cenojnë rendin dhe qetësinë në vende publike parasheh vetëm dënime me gjobë, por jo edhe me burgim sikurse ligji që është në fuqi nga viti 2009.

    Kjo sipas juristëve është veprim i duhur.  

    Por, Rudari thotë se nga projektligji do të duhej të përjashtohej edhe neni rreth lajmërimit të rrejshëm.

    Dokumenti me 16 nene, parasheh pothuajse të njëjtat kundërvajtje, dhe dënime me gjobë në vlerë të njëjtësiç është e përcaktuar me ligjin aktual.

    Por aty janë përjashtuar nenet që kanë të bëjnë me sulm verbal, vandalizëm, dhe dehjen në hapësira publike.

    Megjithatë nenit për kërkim lëmoshë i është shtuar edhe kur lëmoshëkërkues është i mitur, për çka parashihet dënim me gjobë prej 30 deri në 500 euro për prindin ose kujdestarin.

    Ndërsa për shkaktim të zhurmës gjobë përcaktohet vetëm për personin fizik, duke u përjashtuar subjekti juridik, sikurse është  në ligjin aktual.

    Projektligji do të jetë në konsultime publike deri më 29 të këtij muaji./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: