ATV

Author: G.O.

  • Millosh Shoshiq, i dyshuari për krime lufte që punonte si polic në Kosovë

    Millosh Shoshiq, i dyshuari për krime lufte që punonte si polic në Kosovë

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ  

    Dragan Cvetkoviq, Dragan Niçiq, Milosh Shoshiq, Nenad Stojanoviq, Slobodan Jevtiq dhe Darko Cvetanoviq, më 5 prill të vitit 1999, dyshohen se nëfshatrat Llovcë, Pogragjë dhe në Uglar, të Gjilanit, nëbashkëkryerje kishin vrarë, plagosur dhe djegur për sëgjalli viktimat civile shqiptare.

    Por, asnjëri prej këtyre që u arrestuan në fillim të këtij gushti, pas përfundimit të luftës nuk u larguan nga Kosova.

    Njëri prej tyre madje, jo vetëm që qëndroi në vendin ku dyshohet se kishte kryer krime, por Millosh Shoshiq, edhe u punësua si Polic në Policinë e Kosovës, ku shërbeu për mbi 20 vjet, sipas kërkesës për caktimin e masës së sigurisë.

    Megjithatë, pas arrestimit, nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje se në cilin stacion apo cilën njësi shërbente Shoshiq, përgjatë këtyre viteve.

    Sipas avokatit që dikur punonte si Polic, Muhamet Mujaj, në vitet e para të pasluftës, kanë mundur tëpunësohen policë të tillë, në mungesë tëinformacioneve.

    Megjithatë, tash, i njëjti vlerëson se është e nevojshme që edhe njëherë të rishikohen me kujdes, të gjithëpjesëtarët.

    “Është obligim i institucioneve por edhe i qytetarëve që të japin informacione për persona të tillë që kanëtë kaluar rkiminale. Nuk do duhej ti kalonin procedurat rekrutuese.

    Pesëshja e të arrestuarve, vazhdojnë të jenë nëparaburgim.

    Përveç tyre, në këtë rajon Prokuroria Speciale ishte duke i hetuar edhe tetë të tjerë, të cilët aktualisht janë tëpaarritshëm për organet e sigurisë.

    Ndërkohë Ky nuk është rasti i parë kur një i dyshuar për krime lufte rezulton të ketë qenë i punësuar nëPolici

    Sllagjan Trajkovic ishte arrestuar në Mitrovicë tëVeriut në vitin 2023, ndërsa aktualisht ndaj itj ështëduke vazhduar gjykimi në Gjykatën e Prishtinës./atvlive.tv

    Për më ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Stano: Hapja e Urës së Ibrit të zgjidhet me dialog, Kurti të mos vazhdojë me veprime të njëanshme

    Stano: Hapja e Urës së Ibrit të zgjidhet me dialog, Kurti të mos vazhdojë me veprime të njëanshme

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka përsëritur se çështja e hapjes së Urës së Ibrit duhet të zgjidhet përmes dialogut në Bruksel, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, të mos vazhdojë me veprime të njëanshme që mund të rrisin tensionet.

    Në një intervistë për “N1” të shtunën, Stano paralajmëroi se hapja e Urës së Ibrit mund t’i rrisë tensionet në veri.

    “BE-ja, së bashku me partnerët e tjerë kyç, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Kurti që të mos vazhdojë me veprime të njëanshme, duke theksuar se çështjet duhet të zgjidhen me dialog”, ka thënë Stano.

    Zëdhënësi i BE-së ka shprehur shqetësimin për krizën e vazhdueshme në dialogun Beograd-Prishtinë. Ai kritikoi “veprimet e njëanshme”, veçanërisht nga Kosova, siç është mbyllja e postave serbe në veri, të cilat i përshkroi si fatkeqe dhe të dëmshme për komunitetet lokale. Ai bëri thirrje për kthim në dialog konstruktiv.

    Stano në intervistë ka thënë se BE-ja është ndërmjetëse, jo zbatuese dhe se mund të lehtësojë vetëm dialogun. Ai pranoi se dialogu ka ngecur për shkak të mungesës së angazhimit nga të dyja palët, por theksoi se është bërë përparim në disa fusha. Ai theksoi rëndësinë e lidershipit politik lokal në arritjen e kompromiseve të nevojshme.

    Autoritetet e Kosovës i kanë ndërmarrë disa veprime gjatë kësaj jave në veri të vendit për ta hapur Urën e Ibrit, të cilat janë kundërshtuar nga Serbia dhe serbët e Kosovës, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

    Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve – por s’u zbatua.

    Ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

  • Gjykata e Prishtinës publikon aktgjykimin e plotë në rastin e Enver Sekiraqës, aty thuhet se vrasja e Triumf Rizës ndodhi për motive të hakmarrjes

    Gjykata e Prishtinës publikon aktgjykimin e plotë në rastin e Enver Sekiraqës, aty thuhet se vrasja e Triumf Rizës ndodhi për motive të hakmarrjes

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka publikuar aktgjykimin e plotë në rastin e Enver Sekiraqës, të cilin e dënoi me 25 vjet burgim në maj të këtij viti.

    Aktgjykimin prej 156 faqesh e ka përpiluar anëtari i trupit gjykues Ngadhnjim Arrni, në mungesë të kryetarit, Agim Kuqi, që vazhdon të jetë i suspenduar pasi Sekiraqës ia ndryshoi masën nga arresti shtëpiak në liri.

    Sipas aktgjykimit Enver Sekiraqa urdhëroi vrasjen e policit Triumf Riza për motive të hakmarrjes, si rezultat i një konflikti gjatë viteve 2000-2001.

    Sipas gjykatës më 30 gusht të vitit 2007, vrasja e ish policit të Kosovës, u organizua në detaje, ku dorasi Arben Berisha me urdhër të Sekiraqës, e qëlloi njëmbëdhjetë herë.

    Sekiraqa, nga maji i këtij viti është në arrati, pasi Apeli e ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer në paraburgim.

    Vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim, e ka vërtetuar edhe Supremja.

  • Paralajmërimi për sanksione të reja, Kadrijaj: Po e humbim perspektiven evropiane

    Paralajmërimi për sanksione të reja, Kadrijaj: Po e humbim perspektiven evropiane

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka komentuar paralajmërimet e Bashkimit Evropian për shtimin e masave ndaj Kosovës, në qoftë se Qeveria vazhdon të ndërmarr veprime në veri pakoordinim.

    Kadrijaj ka thënë se çdo herë kur jemi paralajmëruar dhe qeveria nuk e ka marrë seriozisht ne jemi ndëshkuar.

    “Sa herë jemi paralajmëruar e qeveria nuk e ka marrë seriozisht paralajmërimin ne jemi ndëshkuar, e në fakt Kosova veç ka sanksione e me këto sanksione Kosova ka humb shumë projekte por edhe besimin e miqve tonë. Ne jemi për shtrirje te sovranitetit e integritetit në tërë territorin e Kosovës por jo me standardin që Kosova po dëmtohet në imazh e në besim nga aleatët”, tha ajo.

    Ndër të tjera, deputetja e AAK-së ka thënë se jemi në vit zgjedhor, dhe sipas saj Kurti ka për synim të bëjë veprime eskaluese në veri, që ta mbajë besimin e qytetarëve për ti fituar zgjedhjet.

    “Po meqenëse jemi në vit zgjedhor Kurti ka synim për veprime eskaluese në veri për të mbajt besimin e militantëve veç për të fituar zgjedhjet me kushtin që edhe Kosova me humb. Me këto agjenda të Kurtit, ministrave, deputeteve të mazhorances që kush nuk mendon si Kurti duhet të sulmohet e të degradohet nga ushtria e Facebook-ut, bile bile edhe aleatët tonë amerikan ka pasoja për vendin”, u shpreh ajo për Gazetën Blic.

    “Dhe nëse vazhdohet me sanksione të tjera vendin po e dërgojmë nga mbyllja e po e humbim perspektiven evropiane. E gjithë kjo shkon në favor të Serbisë. E zoti Kurti gjithë këtë po e bënë qëllimshëm”, përfundoi Kadrijaj.

  • Krasniqi kujton heronjtë Bekim Berisha, Elton Zherka, Bedri Shala e Përmet Vula

    Krasniqi kujton heronjtë Bekim Berisha, Elton Zherka, Bedri Shala e Përmet Vula

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ka kujtuar heroin Bekim Berisha-Abeja, në përvjetorin e rënies.

    Ai përveç Bekim Berishës, ka kujtuar edhe të rënët tjerë të 10 gushtit 1998.

    “Ata që e kanë njohur dhe kanë luftuar krah tij – kanë thënë se vlen sa 1 mijë ushtarë. Ndërkaq, për armikun, ai ishte vetë makthi.
    Bekim Berisha – Abeja, është një nga shqiptarët e rrallë që nuk humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb. Në Kroaci, Bosnje e Kosovë – ai ka vetëm një emër dhe një epitet: Hero! 25 vite më parë, në betejën e tij t’fundit, atë të Junikut, Abeja i dha Atdheut edhe të vetmen gjë që i kishte mbetur: Jetën e tij! Me bashkëluftëtarët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula – ata u përjetësuan në altarin e shenjtë të lirisë. Dritë e pashuar mbi qiellin e lirë t’Kosovës. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Krasniqi.

  • Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për grabitje

    Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për grabitje

    Policia e Kosovës, konkretisht  njësitet e hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën grabitje.

    Përmes një komunikate për media, rasti i grabitjes ka ndodhur më 26 korrik të këtij viti në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë.

    Sipas PK-së, personat e dyshuar kanë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë), ankuesen dhe të njëjtës i kanë grabitur një zingjirë ari.

    “Puna e hetuesve policor,  është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë  personat e dyshuar: T.I, femër, 26 vjeç, shtetase e  Republikës së Kosovës dhe R.A, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

  • 60 sekondat e fundit para rrëzimit të aeroplanit në Brazil ku vdiqën 62 persona, ra mbi një shtëpi

    60 sekondat e fundit para rrëzimit të aeroplanit në Brazil ku vdiqën 62 persona, ra mbi një shtëpi

    62 personat në bordin e aeroplanit të kompanisë Voepass që u rrëzua në qytetin e Vinedo të Brazilit , kanë humbur jetën.

    ATR-72 me dy motorë po fluturonte nga Cascavel, shteti Parana, në aeroportin Guarulos në Sao Paulo. Sipas një deklarate të kompanisë Voepass, në bordin e avionit ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit , por nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti. “Nuk ka ende asnjë përditësim se si ndodhi,” tha linja ajrore në një deklaratë.

    Faqja e internetit Flightradar24 raporton se avioni fatal është PS-VPB, një ATR72-500 14-vjeçar i ndërtuar në vitin 2010. Sinjali i fundit i marrë nga avioni ishte rreth një orë e gjysmë pas ngritjes. Gjatë 60 sekondave të fundit të fluturimit, transponderi i tij transmetoi kursin vertikal në tokë ndërsa humbi lartësinë nga 2.4384 në 7.3152 km në minutë.

    Bëhet e ditur se avioni ka rënë në oborrin e një shtëpie, por nga rënia nuk ka pasur banorë të lënduar. Vetëm një shtëpi u dëmtua në zonën e banimit ku ndodhi përplasja, thanë zyrtarët e qytetit në Valinhos fqinje.

    Gjithashtu, presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva u kërkoi të pranishmëve të mbanin një minutë heshtje në kujtim të viktimave të tragjedisë së avionit.

    Videot e transmetuara nga rrjetet televizive tregojnë rrotullimin e pakontrolluar të avionit dhe rrëzimin e tij në tokë. Në pamjet nga skena e tragjedisë ajrore, shihet një tym i dendur që ngrihet në qiell nga vendi ku është rrëzuar avioni.

  • Vdes papritmas e në moshë të re infermieri i QKUK-së

    Vdes papritmas e në moshë të re infermieri i QKUK-së

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të infermierit, Bujar Vitija.

    Në njoftimin e SHSKUK thuhet se ai ishte punëtor i shquar, i zellshëm dhe  me përkushtim shërbeu në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    “I ri dhe plot energji, gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmonte të tjerë, pa e kursyer veten në asnjë moment. Përkushtimi dhe përkujdesja e tij për pacientët do të mbesin të paharrueshme në kujtimet tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve të tij, për këtë humbje dhe zbrazëti të madhe që la pas”, thuhet në njoftim.

  • Sulmohet një patrullë e Policisë në Dragash

    Sulmohet një patrullë e Policisë në Dragash

    Një patrullë e Policisë së Kosovës në Dragash është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, të cilët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se zyrtarët policorë kanë marrë edhe trajtim mjekësor.

    “Patrulla e Policisë, derisa ka qenë duke punuar në një aksident trafiku në rrugën e lartcekur, është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, thuhet në njoftim.

  • Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë raportohen dhjetë raste të dhunës në familje

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë raportohen dhjetë raste të dhunës në familje

    Dhjetë raste të dhunës në familje janë iniciuar gjatë të premtes në Kosovë.

    Nga tri raste janë në Prishtinë dhe Gjakovë, dhe nga një rast në Gjilan, Viti, Klinë dhe Istog.

    Në mesin e këtyre rasteve, i dyshuari në rastin e Klinës, thuhet se është me të meta mendore. Për të u ankua në polici nëna e tij, e cila tha se ai e ka sulmuar fizikisht.

    Policia tha se i dyshuari është dërguar për trajtim te mjeku specialist dhe është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.

    Me nënën njëri nga të dyshuarit nga rastet në Prishtinë nuk u raportua se pati mosmarrëveshje, por me babanë po.

    Ai u arrestua nën dyshimin se tentoi të sulmoi fizikisht të atin, dhe për këtë u dërgua në mbajtje.

    Dy gra në Prishtinë u ankuan në polici, se burrat e tyre i kanë rrahur. Në njërin nga rastet i dyshuari u dërgua në mbajtje, ndërsa në tjetrin u lirua pas intervistimit, ndërsa gruas së tij i është lëshuar urdhër-mbrojtës.

    Edhe në Gjakovë, dy gra u ankuan për burrat e tyre. Njëra nga to tha se është sulmuar fizikisht, ndërsa bashkëshorti i saj për këtë u dërgua në mbajtje.

    Ndërsa burri tjetër ra në pranga nën dyshimin se në vazhdimësi e ka keqtrajtuar gruan e tij, e për këtë arsye u dërgua në mbajtje.

    Nën dyshimin se e ka rrahur gruan u arrestua në Viti, edhe një i dyshuar me nënshtetësi të Belgjikës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Për dallim me rastet e lartpërmendura ku viktima janë gratë, në Gjakovë një burrë u ankua se pas ndarjes e dyshuara është duke e shqetësuar përmes telefonit.

    Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se viktima ka kërkuar urdhër-mbrojtës, dhe se i është lëshuar urdhër për mbrojtjen e përkohshme emergjente nga policia.

    E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

    Mes çiftit bashkëshortorë jo, por mes baballarëve dhe djemve pati mosmarrëveshje në Gjilan dhe Istog.

    Në rastin e Gjilanit, thuhet se dy të dyshuarit kishin një mosmarrëveshje mes veti. Ndërsa gjatë intervistimit njëri nga ta ka pranuar se posedon një pushkë gjuetie në shtëpi.

    “Në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar pushka e gjuetisë me gjashtë fishekë të kalibrit 12 GA. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha policia.

    E rasti në Istog ka të bëj me ankesën e një personi i cili i tha policisë se ka probleme të vazhdueshme me babanë e tij.

    “I dyshuari është intervistuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë.