ATV

Author: G.O.

  • Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë, viktimat janë gra

    Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë, viktimat janë gra

    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në vend, njoftoi Policia e Kosovës.

    Sipas raportit policor në të gjitha rastet e dhunës në familje të raportuara dje, viktima janë gratë.

    Tutje, Policia njoftoi se pesë të dyshuar për dhunë në familje janë dërguar në mbajtje, një është liruar dhe një tjetër gjendet në arrati.

    Rastet e plota të raportuara:

    Lipjan / 11.08.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuar kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Graqanicë / 11.08.2024 – 15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte takuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cili e kishte ngacmuar dhe i kishte bërë presion. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Lipjan / 11.08.2024 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Pejë / 11.08.2024 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Pejë / 11.08.2024 – 19:05. Viktima shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari shtetas i Shqipërisë ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

    Gjakovë / 11.08.2024 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima me dëshirën e saj ka shkuar te familja e saj, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Rahovec / 11.08.2024 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Zjarre të shumta në Suharekë, zjarrfikësit në teren edhe gjatë natës

    Zjarre të shumta në Suharekë, zjarrfikësit në teren edhe gjatë natës

    Ekipet e zjarrfikësve edhe në orët e vona të natës kanë vazhduar punën për lokalizimin e zjarrit në disa zona fushore në Suharekë.

    Organizata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe e Shpëtimit ka njoftuar për zjarrin që ka kapluar zonat fushore të tri fshatrave në komunën e Suharekës.

    “Zjarrfikësit vazhdojnë të kenë telashe të mëdha në këto orë të vona me zjarre malore-fushore në tri lokacione:Gjinoc-Reqan-Grejqevc”, ka njoftuar kjo organizatë në Facebook.

    Përgjithësisht dita e sotme ka qenë me ngarkesë për zjarrfikësit, ku përveç Suharekës, është djegur edhe zona malore-fushore në Prevallë. Zjarri ka qenë në përmasa aq të mëdha saqë intervenimi tokësor nuk ka arritur të lokalizojë situatën, ndërkaq nesër do të vazhdohet me ndërhyrje ajrore.

    https://www.facebook.com/watch/?v=520796230455174

  • Digjen tri shtëpi banimi në Prizren, Policia nis hetimet

    Digjen tri shtëpi banimi në Prizren, Policia nis hetimet

    Tri shtëpi banimi janë përfshirë nga zjarri në Prizren, njoftoi Policia përmes raportit 24-orësh.

    Policia bën me dije se në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, ndërsa rasti është duke u hetuar.

    “Është raportuar se nga zjarri janë djegur tri shtëpi banimi, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale”, thuhet në raportin policor.

  • LV-ja mban konferencë para Prokurorisë Speciale

    LV-ja mban konferencë para Prokurorisë Speciale

    Lëvizja Vetëvedosje sot do të mbajë konferencë për media para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    LV-ja këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, por arsyeja nuk është treguar.

    “Njoftim për media Të hënën, 12 gusht 2024, nga ora 12:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon konferencë për media para Prokurorisë Speciale të Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Sot në Bujanoc protestohet kundër diskriminimit të shqiptarëve nga Beogradi

    Sot në Bujanoc protestohet kundër diskriminimit të shqiptarëve nga Beogradi

    Sot në Bujanoc do të mbahet një protestë kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

    Kjo protestë e cila pritet të nis në orën 11:00, organizohet në përgjigje të politikave diskriminuese dhe trajtimit të pabarabartë që shqiptarët e Luginës së Preshevës po përjetojnë prej vitesh.

    Banorët e Bujanocit dhe zonave përreth pritet të dalin masivisht në këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së krijuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyre.

    Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar se kjo është një mundësi e rëndësishme për të sensibilizuar komunitetin ndërkombëtar rreth gjendjes së vështirë në të cilën gjenden shqiptarët në këtë rajon.

    Me moton, Ejani! Për vetën tuaj! Për ata që do vijnë pas nesh!, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, bënë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në këtë tubim paqësor.

  • Trupat specialë të Kosovës dhe Shqipërisë i testojnë aftësitë reaguese, vëzhgohen nga Komanda Amerikane për Evropë

    Trupat specialë të Kosovës dhe Shqipërisë i testojnë aftësitë reaguese, vëzhgohen nga Komanda Amerikane për Evropë

    Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se bashkë me FSK-në dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

    “Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.”

    MM ka thënë se trupat specialë kanë simuluar skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.

    “Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.”

  • Tenderi në rivlerësim, vonohet projekti për efiçiencë të energjisë në banesa sociale

    Tenderi në rivlerësim, vonohet projekti për efiçiencë të energjisë në banesa sociale

    PËRGATITI: FATLUM JASHARI 

    Projekti në vlerë të përgjithshme 10 milionë euro, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, po përballet me vonesa të reja.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer në rivlerësimi tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat e banimit social.

    Duke përmendur gabimet eventuale në paramasa dhe çështjen e përvojës, paneli shqyrtues e vlerësoi pjesërisht të bazuar njërën prej ankesave.

    Në fund të muajit të kaluar, në një përgjigje për ATV-në, Fondi njoftoi se synon që të finalizojë punimet në fillim të vitit të ardhshëm.

    Derisa Fondi nuk dha një qëndrim të ri, rrethanat e reja vënë në pikëpyetje këtë objektiv kohor.

    Projekti që përfshin investime në 28 ndërtesa në 13 komuna është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar, para një viti e gjysmë, ndërmjet Qeverisë dhe BE-së për grantin në vlerë të përgjithshme 75 milionë euro për energjinë.

    Vetëm pjesa e dizajnit ishte vonuar një vit, pikërisht për shkak të procedurave të prokurimit.

    Kjo ujdi në kuadër të IPA 2023, ka periudhë të përgjithshme ekzekutimi prej tetë vjetësh, por zbatimi operacional kufizohet në dy vjet nga lidhja e saj.

    Mes tjerash, neni 12 i ujdisë parasheh që “kontrata e cila nuk shkakton asnjë pagesë brenda dy vjetëve nga nënshkrimi do të ndërpritet dhe automatikisht financimi i saj do të çzotohet, me përjashtim të rasteve në procese gjyqësore”.

    Në një komunikim zyrtar, para afër dy javëve, Qeveria shmangu përgjigjen në pyetjen direkte për rrezikun e humbjes së fondeve për shkak të vonesave./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Publikohet udhëzimi që lehtëson dhënien me qira të pasurisë së sekuestruar

    Publikohet udhëzimi që lehtëson dhënien me qira të pasurisë së sekuestruar

    PËRGATITI: NORA LUTA 

    Javën e ardhshme do të hyjë në fuqi udhëzimi i ndryshuar, që lehtëson procedurat e shitjes dhe dhënies me qira, të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar.

    Dokumenti, të cilin Qeveria e ndryshoi për të lehtësuar dhënien me qira të pasurisë së Milan Radojicicit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, u publikua të enjten në gazetën zyrtare.

    Shtatë ditë pas publikimit, udhëzimi do të jetë i zbatueshëm, duke i hapur rrugë MBP-së, që të shfrytëzojë vilën milionëshe buzë liqenit të Ujmanit, banesën dhe restorantin “Grey” në Mitrovicë të Veriut.

    Udhëzimi, të cilit i është shtuar vetëm një nen, ai 21/A do të mundësojë dhënien me qira, dhe shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa ankand publik, kur kërkesa për shfrytëzim do të jetë nga një institucion shtetëror edhe në rastet e tjera.

    Megjithatë, juristët këtë ndryshim e kanë parë të ngutshëm dhe me pasoja negative për rastet e tjera në përgjithësi.

    Sipas udhëzimit që është aktualisht në fuqi, pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara shiten dhe lëshohen me qira përmes procedurës së ankandit publik.

    Ankandi është i përcaktuar, në ankand me oferta të mbyllura, verbal dhe në ankand online.

    Gjithnjë sipas udhëzimit, nëse dy ankande dështojnë radhazi, dhe vlerësohet se pasuritë nuk mund të shiten në ankand publik, Agjencia mund të vendosë ato të shiten me marrëveshje direkte.

    Në maj të këtij viti, Gjykata e Prishtinës dha pëlqimin për dhënien me qira të pasurisë së sekuestruar të të dyshuarit kryesor për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Milan Radojicic.

    Megjithatë, ende nuk dihet se kur dhe nëse Policia e Kosovës do ta shfrytëzojë vilën milionëshe buzë liqenit të Ujmanit./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Zelensky konfirmon se ushtarët ukrainas po luftojnë brenda Rusisë

    Zelensky konfirmon se ushtarët ukrainas po luftojnë brenda Rusisë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për herë të parë që ushtria e tij është duke kryer ofensivë brenda rajonin perëndimor rus, Kursk.

    Ai ka thënë përmes një videoje të shtunën se ushtria ukrainase është duke dërguar luftën në “territorin e agresorit”.

    Kievi e ka nisur një sulm të papritur të martën dhe avancuar shpejt, më shumë se 10 kilometra brenda Rusisë – duke shënuar ndërhyrjen më të thellë prej kur Moska e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

    Në Ukrainë, Kievi dhe disa rajone tjera janë përballur me sulme raketore ruse, si dhe me sulme me dronë, në orët e para të së dielës, kanë thënë zyrtarët lokalë.

    Sipas tyre, një burrë 35-vjeçar dhe djali i tij katërvjeçar janë vrarë në rajonin e Kievit, si pasojë e sulmeve raketore.

    Është raportuar edhe për plagosjen e një 13-vjeçari në atë rajon.

    Zelensky i ka falënderuar të shtunën “luftëtarët” e Ukrainës, dhe ka thënë se e ka diskutuar operacionin në Rusi, me komandantin e ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi.

    “Ukraina është duke dëshmuar që mund të rikthejë drejtësinë dhe të garantojë presion ndaj agresorit”, ka thënë ai.

    Deri më tani Rusia nuk ka arritur të pengojë avancimin ukrainas.

    Më shumë se 76.000 njerëz janë evakuuar nga rajoni Kursk dhe autoritetet kanë nisur të zbatojnë masa kundër terrorizmit në atë zonë, dhe rajone tjera kufitare.

    Më 9 gusht, ushtria ukrainase ka thënë se ka goditur një bazë ajrore në rajonin jugor rus, Lipetsk, duke dëmtuar armatimin e ruajtur aty.

    Kjo nënkupton që autoritetet në Kursk, Belgorod dhe Brajansk mund të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe makinave, dhe mund të kryejnë përgjime telefonike.

    Inkursioni ukrainas në Rusi, i nisur në martën, është kryer me gati 1.000 ushtarë, tanke dhe pajisje të armatosura, ka thënë Rusia.

    Prej atëherë, ukrainasit është raportuar të ketë fituar kontrollin e disa fshatrave, dhe janë duke kërcënuar për të fituar edhe qytezën rajonale ruse, Sudzha. /REL/

  • Këta janë 5 personat e shpallur në kërkim nga Policia, dyshohet se kultivuan bimë narkotike

    Këta janë 5 personat e shpallur në kërkim nga Policia, dyshohet se kultivuan bimë narkotike

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale rritje të bimëve narkotike, raporton Sinjali.

    Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

    Personat që po i kërkon policia janë: Gëzim Gashi nga Klina, Faik Gashi, Selim Gashi, Morglen Çomani shtetas i Shqipërisë dhe Albion Kalemi po ashtu shtetas i Shqipërisë.