ATV

Author: G.O.

  • ​Gërvalla në Berlin, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme

    ​Gërvalla në Berlin, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme

    Ministrja e Punëve të Brendshme Donika Gërvalla sot në Berlin, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Sipas një njoftimi të lëshuar për media në këtë takim ministrja Gërvalla do të paraqes qëndrimet e Republikës së Kosovës në raport me Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian të Republikës së Kosovës.

    “Pas pjesëmarrjes në Konferencën e djeshme të Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS me ftesë të Sekretarit Blinken, të mbajtur në Uashington, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftim.

  • Britney Spears mbeti pa qerpikë dhe vetulla si pasojë e shpërthimit të një zjarri

    Britney Spears mbeti pa qerpikë dhe vetulla si pasojë e shpërthimit të një zjarri

    Britney Spears mbeti pa qerpikë dhe vetulla kur zjarri papritmas i shpërtheu në fytyrë.

    Këngëtarja e “Toxic”, 42-vjeçare, u ka treguar ndjekësve të saj në Instagram se incidenti potencialisht vdekjeprurës ndodhi gjashtë muaj më parë.

    Ajo u tha 42 milionë ndjekësve të saj në një videoklip, në të cilin foli me një theks britanik: “Isha në dhomën time, ndeza zjarrin dhe krejt papritur më shpërtheu në fytyrë”.

    Spears shtoi se oxhaku i saj “e kishte bërë këtë më parë”, dhe ajo zakonisht merr sigurinë e saj që “të hyjë dhe ta ndezë për të”.

    “Por këtë herë, më është hedhur në fytyrë … m’i hoqi të gjithë qerpikët e vetullat”.

    Spears tregoi gjithashtu se si kishte frikë se kishte djegie të shkallës së dytë ose të tretë dhe mendonte se do t’i duhej “të shkonte në dhomën e urgjencës” pasi “fytyra e saj ishte si në zjarr”.

    “Ishte dhimbje të të prekte diçka. Kjo ndodhi për gjashtë apo shtatë orë”.

    “Dhimbja nuk u largua kurrë. Ishte kaq, kaq, kaq e keqe”, shtoi mes tjerash ylli i popit.

    Britney tha se i është dashur të merrte paracetamol për të fjetur, duke shtuar: “Po, ishte vërtet keq”.

    Por ajo përfundoi: “Tani gjithçka është mirë”. /Telegrafi/

  • Nën tingujt e kryeveprës shqiptare “Baresha” – Baleti Kombëtar i Kosovës me performancë të shkëlqyer në Korenë e Jugut

    Nën tingujt e kryeveprës shqiptare “Baresha” – Baleti Kombëtar i Kosovës me performancë të shkëlqyer në Korenë e Jugut

    Nën tingujt e kryeveprës shqiptare “Baresha” të Nexhmije Pagarushës, Baleti Kombëtar i Kosovës ka performuar në Korenë e Jugut, në kuadër të festivalit ‘Cheonan World Dance Festival’.

    Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Baletit në Facebook, ku u njoftua se është interpretuar baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.

    Në lidhje me këtë performancë ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku.

    Ministri shprehet i lumtur për performancën e shkëlqyer të balerinëve shqiptarë.

    “Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” prezantohet nga Baleti Kombëtar i Kosovës në Korenë e Jugut. Përfaqësim i shkëlqyer i balerinëve tanë në festivalin Cheonan Ëorld Dance Festival”, kanë qenë fjalët e Çekut.

    Muzika është realizuar nga Tish Daija, koreografia nga Panajot Kanaçi dhe kostumografia nga Vesa Kraja.

    Trupa e Baletit të Kosovës ka realizuar tashmë disa shfaqje të veçanta nëpër vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/

  • Arrestohet për shantazh një grua në Ferizaj, dyshohet se gënjeu për sulm seksual

    Arrestohet për shantazh një grua në Ferizaj, dyshohet se gënjeu për sulm seksual

    Është arrestuar dje një grua në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shantazhit. Sipas policisë, ajo i kishte kërkuar para një burri në formë të shantazhit, teksa më parë dyshohet se kishte gënjyer në polici për “sulm seksual”, ndaj saj.

    I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    “Ferizaj 29.09.2024-01:00-17:00. Pas raportimit  se një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin njësiti i hetimeve ka intervistuar të dy palët, ku pasi është dëshmuar se e dyshuara femër kosovare i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit, në konsultim me prokurori është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulmi seksual’ në veprat penale ‘shantazh’ dhe ‘sulm’. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Hoxhaj i gëzohet lajmit që ish-kryediplomati kroat u zgjodh Shef i Delegacionit të PE-së për Kosovë

    Hoxhaj i gëzohet lajmit që ish-kryediplomati kroat u zgjodh Shef i Delegacionit të PE-së për Kosovë

    Ish-kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj, iu është gëzuar lajmit për zgjedhjen e David Stier, Shef i Delegacionit të PE-së për Kosovë.

    Hoxhaj, tani deputet i PDK-së, ka thënë se Stier është njohjës i shkëlqyer i Ballkanit, politikan brilant dhe një zgjidhje e duhur për kohë të trubullta e të pasigurta!

    “Më gëzoi shumë lajmi që miku im Davor Stier, dikur ministër jashtëm i Kroacisë 🇭🇷, u zgjodh Shef i Delegacionit të Parlamentit Evropian 🇪🇺 për marrëdhëniet me Kosovën 🇽🇰! Njohjës i shkëlqyer i Ballkanit, politikan brilant dhe një zgjidhje e duhur për kohë të trubullta e të pasigurta!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi me të.

  • Sot mblidhen tri komisione parlamentare

    Sot mblidhen tri komisione parlamentare

    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen dy komisione.

    Në ora 10:00 filllon punën Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues.

    Po ashtu në këtë orë fillon punën edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

    Ndërkaq në ora 11:00 mblidhetKomisioni për përzgjedhjen e Bordit të NP KOSTT zhvillon procesin intervistues.

  • Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presidentin Steinmeier

    Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presidentin Steinmeier

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani. Gjatë kësaj vizite do të ketë takim pune me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter- Steinmeier.

    Gjithashtu, Presidentja Osmani do të realizojë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë.

    Presidentja Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.

    Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin me ç’rast do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve.

    Ndryshe, Presidentja Osmani vizitën zyrtare bilaterale në Gjermani me ftesë të Presidentit Steinemier e ka realizuar në shtator të vitit 2021 ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe tre vjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me Presidentin Steinmeier, i cili është përkrahës i fuqishëm i të ardhmes euroatlantike të vendit tonë.

  • Mark Rutte sot merr udhëheqjen e NATO-s

    Mark Rutte sot merr udhëheqjen e NATO-s

    Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, sot do ta marrë udhëheqjen e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

    Rutte merr postin e shefit të NATO-s me detyrën që ta mbajë bashkë aleancën, teksa lufta në Ukrainë është në një moment kritik dhe zgjedhjet e rëndësishme presidenciale amerikane po afrohen.

    Në ceremoninë që do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel, ai do të marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm, që deri më tani është mbajtur nga norvegjezi Jens Stoltenberg.

    Stoltenberg ka qenë në krye të aleancës gjatë një dekade turbulente, që mbi të gjitha është shënuar me pushtimin e Ukrainës të nisur nga Rusia më 2022.

  • Detaje të reja: Pesha e drogës që u kap dje në Pejë shkon në mbi 2 ton

    Detaje të reja: Pesha e drogës që u kap dje në Pejë shkon në mbi 2 ton

    Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se për një aksion të madh, ku u kap 1 ton drogë.

    Pas zhvillimeve të punës në terren edhe sot në Pejë, nga policia dhe Prokuroria Themelore, Klani mëson se sasia e kanabisit të gjetur ka arritur në më shumë se 2 ton.

    Rrjedhimisht, vlera e kësaj sasie e ka kaluar shifrën prej 10 milionë euro.

    Sipas njoftimit të djeshëm të Prokurorisë, vlera e drogës prej 1 ton llogaritej të ishte rreth 5 milionë euro.

  • Trepça shënon fitore të madhe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

    Trepça shënon fitore të madhe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

    Trepça shënoi fitoren e dytë me radhë në elitën e basketbollit kosovar ndaj Vëllaznimit me rezultat 87-65.

    Mitrovicasit e fituan çerekun e parë me rezultat 13-15, teksa shkëputja ndodhi në periudhën e dytë kur Trepça e mbylli me 20 pikë epërsi këtë pjesëlojë.

    Ndërsa në dy çerekët tjerë loja ishte sërish e niveluar.

    Teksa në fund të takimit, Trepça shënoi fitore me 22 pikë dallim.

    Tek “xehetarët”, luajtën e gjithë ekipi teksa më të dalluarit ishin Cambridge me 19 pikë, Hunter me 18 sosh dhe Tmusic i cili shtoi edhe 14 tjera.

    Për vendasit më i mirë në këtë takim ishte Alston me 17 pikë, teksa pikë dyshifrore shënuan edhe Arbër Sinani 12 dhe Anderson 11 sosh.

    Vëllaznimi në tri ndeshjet e para në elitë ka një fitore e dy humbje, kurse Trepça i ka të zhvilluara vetëm dy lojë, pasi ndeshjen me Bashkimin nuk e ka zhvilluar për arsye të angazhimeve në garat evropiane.

    Sfidën e radhës skuadra nga Mitrovica e luan ndaj Sigal Prishtinës kurse gjakovarët do të kenë punë me Proton Cable Prizrenin.