ATV

Author: G.O.

  • Kurti takon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, flasin për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

    Kurti takon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, flasin për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

    Kryeministri Albin Kurti u mirëprit në një takim në New York nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

    Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë takim, ata diskutuan “mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve”.

    “Kryeministri Kurti theksoi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e të investojnë në fusha me interes të përbashkët”, thuhet më tej në njoftim.

    Përgjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

    Kurti e njohu Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan edhe me përpjekjet e avancimin e shtetit drejt energjisë së gjelbër e të ripërtërishtme, veçanërisht ankandin e suksesshëm të zhvilluar e ato të ardhshme që priten këtë vit, si një mundësi e mirë për investitorët.

  • SBAShK-u ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale

    SBAShK-u ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë të hënën në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

    Dorëzimi i nënshkrimeve do të bëhet tek Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në orën 10:00.

    “Ju informojmë se të hënën, më 30 shtator, në orën 10 e 30, do të jemi te Parlamenti i Kosovës për t’ia dorëzuar në mënyrë solemne 20.458 nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftim.

  • Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah nga Izraeli

    Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah nga Izraeli

    Hezbollahu ka konfirmuar vrasjen e liderit të saj Hassan Nasrallah, pasi Izraeli tha se ai u vra në një sulm ajror në Bejrut.

    E pas këtij konfirmimi, Hezbollahu është zotuar se do të “vazhdojë luftën e tij për t’u përballur me armikun”, shkruan CNN.

    Ndërkaq, Izraeli mëngjesin e sotëm u deklarua se vrau Nasrallahun në një sulm ajror në Bejrutin jugor

  • Prokuroria kërkon paraburgimin e të arrestuarit për drogën milionëshe në Pejë

    Prokuroria kërkon paraburgimin e të arrestuarit për drogën milionëshe në Pejë

    Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një aksion të madh anti-drogë.

    Në këtë aksion u sekuestrua një sasi e madhe e drogës së llojit kanabis, e cila mbërrinte vlerën e rreth 5 milionë eurove.

    Një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë, u arrestua, ndërsa edhe gjashtë të tjerë u tha se janë në kërkim.

    E sot është mbajtur seanca dëgjimore, me ç’rast Prokuroria ka kërkuar paraburgimin për të dyshuarin, 49-vjeçarin Aleks Gerbi.

    “Sipas kërkesës së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Klan Kosova, ai dyshohet për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    I njëjti thuhet se është në ndalim policor që nga ora 08:00 e datës 27 shtator.

    Në ndërkohë, pritet vendimi i gjykatës mbi masën ndaj tij.

  • Policia jep detaje rreth rastit të dhunimit të 15-vjeçares në Suharekë

    Policia jep detaje rreth rastit të dhunimit të 15-vjeçares në Suharekë

    Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin e dhunimit të 15-vjeçares në Suharekë, duke bërë të ditur se në polici është raportuar se vajza është larguar nga shtëpia e saj të enjten dhe nuk është kthyer deri të nesërmen.

    Për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se nga15-vjeçarja është kuptuar se gjatë natës ajo është shoqëruar me dy persona, njëri i mitur 16-vjeçar dhe tjetri 20-vjeçar, ku me këtë të fundit, ajo ka pranuar se ka pasur marrëdhënie imtime.

    “Në polici është raportuar se nje vajz 15 vjeqare nga Suhareka është larguar nga shtëpia e saj me datë 26.09.2024 në ora 20:00 dhe nuk është kthyer në shtëpi deri të nesërmen me datë 27.09.2024 në ora 16:00”.

    “Pasi që e mitura është nën 16 vjet , bazuar në kodin e penal të Kosovës një marrëdhënie e tillë konsiderohet dhunim, andaj me urdhër të prokurorit është inicuar vepra penale “Dhunimi” dhe i dyshuari i parë është ndaluar për në ndalim policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është ende në kërkim”, thuhet tutje në konfirmim.

  • Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Kamenicë, vlera e produkteve rreth 4 mijë euro

    Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Kamenicë, vlera e produkteve rreth 4 mijë euro

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është parandaluar një tjetër rast i kontrabandës me mallra.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se të premten në fshatin Topanicë të Kamenicës, kanë ndaluar një automjet me targa vendore ku janë gjetur gjëra ushqimore, të cilat dyshohet se janë futur me kontrabandë në Kosovë.

    “Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, shkruhet në postim.

    Policia ka bërë të ditur se vlera e mallit është rreth katër mijë euro.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Parandalohet edhe një rast ‘kontrabandë me mallra’

    Prishtinë, më 28 shtator 2024

    Njësia e TASK FORC-ës Lindje (e përberë nga Policia Kosovës dhe Dogana e Kosovës), kanë parandaluar edhe një rate të kontrabandës me mallra.

    Mē 27.09.2024, rreth orës 16:40, njësia e lartcekur në fshatin Topanicë- Kamenicë, kanë ndaluar automjetin me traga vendore në të cilin janë gjetur gjëra ushqimore që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë.

    Vlera e mallit, vlerësohet të jetë rreth 4000€.

    Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

  • Kurti përsërit kërkesën për nënshkrimin e Marrëveshjes para O’Brien e Lajçak: Mjet i domosdoshëm për progres

    Kurti përsërit kërkesën për nënshkrimin e Marrëveshjes para O’Brien e Lajçak: Mjet i domosdoshëm për progres

    Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur kërkesën e tij për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit në takimin e djeshëm në New York me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Emisarin e ShBA-së për Ballkanin Përëndimor, Alexander Kasanof dhe Emisarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.

    Kurti ka thënë se nënshkrimi dhe zbatimi i kësaj marrëveshje, është mjet i domosdoshëm për progres.

    Kërkesën për nënshkrim të marrëveshjes, Kurti e kishte paraqitur edhe gjatë takimit me Kryediplomatin e BE’së, Josep Borrell, në qershor të këtij viti.

    “Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në platformën “X” dje pas takimit.

    Përveç dialogut, ata kanë diskutuar edhe për Procesin e Berlinit.

    Bisedat me O’Brien, Kasanof dhe Lajçak, Kurti i ka quajtur sot produktive.

     

  • Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Klinë, rasti po hetohet nga Policia

    Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Klinë, rasti po hetohet nga Policia

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Dresnik të Klinës, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 15:30 dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme.

    Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

  • Bajrami: Nga 859 milionë për investime kapitale, deri në shtator Qeveria shpenzoi veç 159 milionë

    Bajrami: Nga 859 milionë për investime kapitale, deri në shtator Qeveria shpenzoi veç 159 milionë

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me investimet kapitale, ku ka thënë se nga 859 milionë euro të parapara, deri në shtator janë shpenzuar vetëm 159 milionë euro, raporton Express.

    Sipas Bajramit, kjo shifër, që thotë se është e dhënë e Ministrisë së Financave, tregon se ka mospunë.

    Për pjesën e shpenzuar, Bajrami ka thënë se një pjesë janë “kontrata njëburimore me korrupsion”.

    “Derisa qytetarët shpenzojnë kohë në kolonat me pluhur, shpenzojnë karburant dhe amortizojnë automjetet e tyre në rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë e Gjilan partia në pushtet prej 859 milionë eurove të parapara për investime kapitale në buxhetein e vitit 2024, deri me 1 shtator ka arritur të shpenzoj vetëm 159 milionë euro (ndërsa komunat me krejt pengesat nga Ministria e Financave kanë shpenzuar 120 milionë euro për investime kapitale deri me 1 shtator). Këto të dhëna janë të Ministrisë së Financave”, ka shkruar Bajrami.

    “Në anë tjetër mbi këtë qeveri rëndon barra e 273 milionë tenderëve sekret, taksa tonat këto të shpenzuara në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke dëmtu buxhetin e duke favorizu kompani në dëm të konkurrencës së lirë në treg. E pamë mospunën tuaj, prandaj s’mund të fshiheni më prapa mashtrimeve e propagandës”, ka shkruar tutje Bajrami.

  • Ushtria e Izraelit: Kemi vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah

    Ushtria e Izraelit: Kemi vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah

    Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallahun, pas sulmit në Bejrut të premten.

    Sipas “REL”, ushtria ka thënë se gjatë sulmit janë vrarë edhe Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe komandatë të tjerë të Hezbollahut.

    Ndryshe, sulmi ndaj selisë qendrore të Hezbollahut erdhi vetëm pak pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi se veprimet ndaj organizatës së shpallur terroriste nuk do të ndalen.

    “Ne po vazhdojmë që ta sulmojmë Hezbollahun me forcë të plotë dhe nuk do të ndalemi derisa t’i arrijmë qëllimet tona – kryesorja në mesin e tyre rikthimi i banorëve të veriut në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre” – tha Netanyahu.

    Netanyahu ndërpreu vizitën e tij në ShBA dhe do të kthehet menjëherë në Izrael.

    Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë të njoftuara për sulmin e Izraelit.

    “SHBA-ja nuk ka qenë e përfshirë në këtë operacion dhe ne nuk kemi pasur paralajmërim paraprak.” – ka thënë ajo për mediat.