ATV

Author: G.O.

  • IHMK-ja paralajmëron reshje të shumta të shiut gjatë fundjavës

    IHMK-ja paralajmëron reshje të shumta të shiut gjatë fundjavës

    Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës, ka paralajmëruar se gjatë fundjavës do të ketë reshje të shumta të shiut.

    Sipas njoftimit, reshjet do të ndodhin sidomos me datë 04 dhe 05 tetor, ku si pasojë në disa vende do të ketë edhe përmbytje të mundshme.

    “Sipas disa parashikimeve, nga fundëjava, sidomos me datë 04 dhe 05 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundëshme nëpër disa vende. Parashikohet që pjesa perendimore e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100 – 150 mm brenda 5 ditëve, ndërsa pjesa e Rafshit të Dukagjinit 50 – 70 mm, të cilat duke pasur parasyshë situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejëzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore. Për qfardo ndryshimi, do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

  • Sot mbahet konferenca ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”

    Sot mbahet konferenca ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”

    Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”.

    Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 09:00.

    “Pjesëmarrësit do të përfshijnë përfaqësues të lartë shtetërorë, nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ambasadorë, atashe të mbrojtjes të Kosovës, si dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë dhe atashe ushtarakë nga shtetet partnere”, thuhet në njoftim.

  • Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse

    Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse

    Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë në jugun e Greqisë kanë luftuar një zjarr masiv për të tretën ditë radhazi, që ka vrarë dy persona dhe ka shkatërruar një zonë të madhe pyjore, duke nxitur premtime për ndihmë nga vende të tjera të Bashkimit Evropian.

    Tre avionë për shuarjen e zjarreve me ujë pritet të mbërrijnë nga Italia dhe Kroacia më vonë të martën, pasi Greqia kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të emergjencave civile të bllokut evropian.

    Shërbimi grek i zjarrfikësve tha se më shumë se 400 zjarrfikës, të ndihmuar nga 20 avionë, ishin angazhuar në luftën kundër zjarreve në malet e Korinthisë, në rajonin e Peloponezit.

    Autoritetet u shprehën optimiste pasi fronti kryesor i zjarrit ishte shuar, duke lënë një numër të madh zjarresh më të vogla të shpërndara. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ky sukses do të vazhdojë kur erërat të rriten sërish, duke rrezikuar përhapjen më të madhe të flakëve sërish.

    Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, tha se puna e zjarrfikësve ishtë vështirësuar fillimisht nga terreni i vështirë dhe rrjeti i dobët rrugor.

    “Gjatë fazës së parë, vendimtare të zjarrit, zjarrfikësit patën vështirësi të mëdha për të arritur zjarrin për shkak të rrugëve të ngushta”, tha ai. “Shumë gryka dhe erërat e forta që frynin atë ditë penguan shumë përpjekjet e zjarrfikësve”, shtoi Marinakis.

    Zyrtarët urdhëruan që një fshat tjetër të evakuohej si masë paraprake të martën, një ditë pasi dhjetëra urdhra të ngjashëm ishin dhënë në zona të tjera.

    Zjarri shkatërroi një kishë historike në male dhe raportohet se dëmtoi edhe ndërtesa jashtë fshatrave të rrezikuara, por shërbimi i zjarrfikësve nuk dha më shumë detaje.

    Dy viktimat u identifikuan si banorë vendas që mbetën të bllokuar të dielën mbrëma nga flakët që u shpërndanë me shpejtësi.

    Greqia, ashtu si vendet e tjera të Evropës Jugore, përballet çdo verë me zjarre shkatërruese pyjore që janë përkeqësuar nga ngrohja globale. Gjatë muajve të fundit, shërbimi i zjarrfikësve është përballur me më shumë se 4.500 zjarre pyjore.

    Kjo verë ishte cilësuar si sezoni më i rrezikshëm për zjarret në dy dekadat e fundit, pasi terreni ishte tharë nga një thatësirë e gjatë dhe valët e nxehtësisë në fillim të verës.

    Megjithatë, investimet e mëdha të Greqisë në avionë të shtuar për shuarjen e zjarreve me ujë, dronë për paralajmërim dhe pajisje të tjera, kanë bërë që shumica e zjarreve të shuhen pak pasi kanë shpërthyer./REL

  • Sonte përballje shumë të forta në Champions League

    Sonte përballje shumë të forta në Champions League

    Gara më prestigjioze për klube në Evropë, Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me nëntë ndeshje të xhiros së dytë.

    Do të ketë përballje mjaftë interesante, por vëmendja kryesore do të jetë në Londër, aty ku Arsenali e pret gjigantin francez, Paris-Saint-Germain, ndeshje qe fillon në ora 21:00
    Skuadra e Artetas e nisi me barazim ndaj Atalantës këtë garë, kurse PSG triumfoi ndaj Gironas me rezultat 1-0.

    Ndeshje tejet interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Milanit.

    Derisa skuadra e Granit Xhakës shkatërroi Feynordin me rezultat 4-0, Milani e nisi keq duke u mposhtur nga Liverpooli me rezultat 1-3. Edhe kjo ndeshje fillon prej ores 21:00.

    Ndërkohe, Sparta e Pragës, aty ku aktivizohen reprezentuesit e Kosovës, Amir Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, do të përballet me Stuttgartin, takim ky që nis nga ora 18:45.

    Në takimet tjera përballen:

    Salsburg-Brest

    Shtutgart-Sparta Prague

    Barcelona-Young Boys

    Dortmund-Celtic

    Inter-Crvena Zvezda

    PSV-Sporting

    Slovan Bratislava-Manchestr City

  • Rohde: Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një partnere e besueshme

    Rohde: Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një partnere e besueshme

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka replikuar mbi postimin që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e bëri në “X”, për takimin e saj me ministren e Jashtme gjerman, Annalena Baerbock.

    Rohde tha se partneriteti i Gjermanisë do të vazhdojë të zhvillohet me Kosovën, dhe se shteti gjerman do t’i qëndrojë pranë atij kosovar.

    “Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e ndershme”, shkroi Rohde.

    Në takimin që pati me Baerbockun, Osmani tha se e informoi atë se procesi i integrimit të serbvë po pengohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

  • Të paktën tetë të vdekur nga sulmet ruse ndërsa Ukraina shënon Ditën e Mbrojtësve

    Të paktën tetë të vdekur nga sulmet ruse ndërsa Ukraina shënon Ditën e Mbrojtësve

    Të paktën tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga sulmet ruse mbi rajonet ukrainase të Hersonit, Zaporizhjas dhe Sumyt më 1 tetor, kur Ukraina shënoi Ditën e Mbrojtësve mes një situate gjithnjë e më të vështirë në fushëbetejë në pjesën lindore të vendit, ku ofensiva e Moskës po bën përparime graduale.

    “Një sulm rus në Herson, pikërisht në qendër të qytetit. Deri tani, janë konfirmuar gjashtë vdekje”, shkroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në X, duke shtuar se gjashtë persona të tjerë u plagosën.

    Vdekjet u shkaktuan kur predhat ruse goditën një treg në qendër të qytetit Herson, ndërsa të tjerët u plagosën në një sulm tjetër mbi një stacion autobusi në qytetin jugor, tha guvernatori rajonal, Oleksandr Prokudin, në Telegram.

    Qyteti i Hersonit u çlirua nga trupat ukrainase në nëntor të vitit 2022, duke i detyruar ushtarët rusë të tërhiqeshin drejt lindjes përtej lumit Dnjepër. Por, Rusia vazhdoi ta godasë Hersonin rregullisht nga përtej lumit, duke shkaktuar shumë viktima civile dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile dhe atë energjetike.

    Në Zaporizhja, Rusia sulmoi ndërtesa apartamentesh, duke vrarë një person dhe plagosur gjashtë të tjerë, tha guvernatori rajonal, Ivan Fedorov.

    Ndërkohë, Ministria e Energjisë e Ukrainës raportoi më 1 tetor se trupat ruse sulmuan nënstacionin kryesor dhe ndërprenë një linjë energjie drejt centralit bërthamor të Zaporizhzjas – më i madhi në Evropë – i cili ishte në prag të një ndërprerjeje totale.

    Në Sumy, një rajon verilindor që kufizohet me Rusinë, sulmet ajrore vranë një grua dhe plagosën dy burra në komunitetin Esman, raportoi zyra e prokurorit rajonal.

    Në mbarë Ukrainën, në orën 9 të mëngjesit sipas kohës lokale, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të të gjithë ukrainasve që kanë dhënë jetën duke mbrojtur pavarësinë e vendit të tyre.

    Në një mesazh në Telegram, komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, përgëzoi ushtarët ukrainas, të cilët i quajti “luftëtarë të pathyeshëm”, të cilët përballuan forcat pushtuese ruse dhe gjatë 2 vjetëve e gjysmë të fundit “i dhanë betejë të ashtuquajturës ‘ushtria e dytë e botës’ dhe e ndaluan atë”.

    Ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, gjithashtu lëshoi një deklaratë duke falënderuar çdo ushtar ukrainas për unitetin, guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre.

    “Ne e dimë për çfarë po luftojmë: për shtëpinë tonë, për të afërmit tanë që ëndërrojnë për një qiell të qetë. Për qytetet dhe fshatrat që presin çlirimin. Për brezat e ardhshëm që do të jetojnë në tokën e tyre pa frikë. Dhe për kujtimin e atyre që gjatë shekujve dhanë jetën për lirinë tonë. Nder i përjetshëm bijve dhe bijave të Ukrainës, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për shtetin tonë”, tha Umerov në fjalimin e tij.

    Ndërkohë, Umerov njoftoi shkarkimin e tre zëvendësministrave të tij. Ai tha në rrjetet sociale se kishte kërkuar nga qeveria që të lironte nga detyra Stanislav Haider, Oleksandr Serhiy dhe Yuriy Dzhygyr, si zëvendësministra të mbrojtjes, si dhe Lyudmyla Darahan si sekretare e ministrisë.

    “Kam vendosur që të përfundoj procesin e pastrimit të sistemit të prokurimeve në bashkëpunim të ngushtë me organet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet anti-korrupsion”, tha Umerov.

    Data 1 tetor u shpall Dita e Mbrojtësve në vitin 2014, disa muaj pasi Rusia pushtoi ilegalisht Gadishullin e Krimesë dhe pjesë të rajoneve lindore të Donjeckut dhe Luhanskut. Kjo ditë zëvendësoi një festë të mëparshme të shënuar më 23 shkurt, e cila ishte caktuar në kohët sovjetike.

    Më herët në mëngjes, forcat ajrore të Ukrainës thanë në një deklaratë në Telegram se mbrojtjet e tyre ajrore kishin rrëzuar 29 nga 32 dronë të nisur nga ushtria ruse në shtatë rajone ukrainase.

    Më 30 shtator, Zelensky përsëri pranoi situatën “shumë, shumë të vështirë” me të cilën ushtria po përballet në lindje, ku forcat ruse kanë tentuar për muaj të tërë të kapin qendrën logjistike të Pokrovskut në rajonin e Donjeckut./REL/

  • Kurti e uron Rutten për detyrën e re në krye të NATO-s

    Kurti e uron Rutten për detyrën e re në krye të NATO-s

    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Mark Rutten, me marrjen zyrtarisht të detyrës së sekretarit gjeneral të NATO-s.

    I pari i qeverisë kosovare ndër tjera ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë me aleancën veriatlantike.

    ”Urime Mark Rutte për fillimin zyrtar të rolit tuaj në krye të NATO-s. Ne në Kosovë ju dëshirojmë suksese të mëdha dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në kapacitetin tuaj të ri”.

    LEXONI EDHE:

    Osmani uron Rutten: Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO-n do të forcohet

  • Osmani takohet me Baerbock: Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euroatlantik

    Osmani takohet me Baerbock: Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euroatlantik

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, në Gjermani.

    Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se e rikonfirmuan partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

    “Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”, ka thënë Osmani.

  • Kaosi dhe tensionet në Kuvend, 23 deputetë të opozitës në Shqipëri dërgohen në prokurori

    Kaosi dhe tensionet në Kuvend, 23 deputetë të opozitës në Shqipëri dërgohen në prokurori

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ndaj 23 deputetëve të Kuvendi të Shqipërisë kanë ngritur vepra penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

    Krejt kjo pasi dje këta deputetë gjatë zhvillimit së seancës plenare, dyshohen në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer).

    Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Deputetët në fjalë në njoftimin e lëshuar i kanë vetëm inicialet dhe moshën dhe vendin nga vijnë, si dhe veprën penale që rëndon ndaj tyre:

    – F. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

    – G. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

    – B. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

    – Dh. Ç. (T)., 51 vjeçe,

    – F. H., 56 vjeç,

    – Xh. M., 57 vjeç,

    – L. G., 52 vjeç,

    – A. Gj., 50 vjeç,

    – I. Zh., 37 vjeçe,

    – L. M., 47 vjeçe,

    – D. S., 59 vjeç,

    – L. B., 61 vjeç,

    – L. H., 57 vjeç,

    – A. D., 57 vjeç,

    – E. B., 51 vjeç,

    – E. Xh., 39 vjeçe,

    – S. K., 40 vjeçe,

    – S. K., 43 vjeç,

    – E. S., 66 vjeç,

    – K. M., 62 vjeç,

    – V. D., 56 vjeç,

    – M. K., 50 vjeçe,

    – I. Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

  • ​Iniesta njofton pensionimin nga futbolli

    ​Iniesta njofton pensionimin nga futbolli

    Andres Iniesta, ish-futbollisti legjendar i Barcelonës, pritet të shpallë tërheqjen e tij nga sporti më 8 tetor, sipas raportimeve të Mundo Deportivo. Ish-kapiteni i FC Barcelona dhe heroi i triumfit të Spanjës në Kupën e Botës 2010, ndau një video në mediat sociale duke treguar se ai do të zbulojë planet e tij të ardhshme në atë datë.

    Videoja paraqet artistin e rrugës TV Boy duke krijuar një dizajn të Iniesta-s me numrin e tij ikonik 8 të kthyer në simbolin e pafundësisë, duke sugjeruar që ikona e Barcelonës është gati të varë këpucët e tij pas një karriere të gjatë të mbushur me arritje.

    Që nga ndarja me klubin e Emirateve në Emiratet e Bashkuara Arabe më 1 korrik, Iniesta ka mbetur pa skuadër dhe ka pak lajme për të ardhmen e tij, përcjellë KosovaPress.

    Sipas raportit, 40-vjeçari Iniesta tani është me të vërtetë i vendosur të tërhiqet, pavarësisht se kishte shprehur vetëm javë më parë dëshirën e tij për të vazhduar të luajë.

    Legjenda 40-vjeçare ka lënë të kuptohet më parë se do të dëshironte të rikthehej në Barcelonë në të ardhmen.