Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur i lumtur për raportin e fundit të kompanisë amerikane Gallup, ku Kosova u rendit në top 10 vendet e botës me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit dhe në mesin e vendeve më të sigurta në glob për qytetarët e saj.
Sveçla thotë se kjo renditje vjen si rezultat i dëshirës së qytetarëve për qetësi, rend dhe nga vullneti i institucioneve e agjencive ligjzbatuese që kjo të plotësohet.
“U jam falënderues të gjithëve për këtë arritje të Republikës sonë. Le të punojmë edhe më shumë që të renditemi në 5shen e parë”, shkruan ministri në facebook.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke u takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para kthimit në Bruksel.
Lajçak ka zbuluar se Osmani ka dhënë ide dhe rekomandime se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.
“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës VjosaOsmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak.
Të paktën 43 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa energji të premten, derisa uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA-së.
Zyrtarët vazhduan shpëtimin me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit në ujërat e përmbytjeve – duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë që u grumbulluan në çatinë e një spitali të përmbytur në Tenesi, raporton BBC.
Ishte stuhia më e fuqishme në rekord që goditi Big Bend të Floridës dhe u zhvendos në veri në Gjeorgji dhe Karolina.
Siguruesit dhe institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë.
Një e mitur në Suharekë dyshohet se është dhunuar nga Policia e Kosovës.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një nga të dyshuarit është i mitur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar tashmë, e tjetri gjendet në arrati.
Rasti dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh.
“DHUNIM – Suharekë 26.09.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raport.
Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell thotë se asnjë fuqi, përfshirë SHBA-në, nuk mund ta “ndalojë” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Josep Borrell u tha gazetarëve në Nju Jork se “ndërkombëtarët po rrisin presionin për një armëpushim, por askush nuk duket se është në gjendje ta ndalojë Netanyahun, as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor”.
Borrell tha se Netanyahu e kishte bërë të qartë se izraelitët “nuk ndalojnë derisa Hezbollahu të shkatërrohet”.
“Nëse shkatërrimi është i njëjtë si me Hamasin, atëherë ne do të shkojmë për një luftë të gjatë,” tha ai, cituar nga agjencia e lajmeve AFP.
Të premten, zyrtarët libanezë thanë se gjashtë persona u vranë dhe 91 u plagosën në një sulm ajror, ndërsa zyrtarët lokalë thanë se rreth 800 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Liban që nga e hëna.
Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë qëndrimit në New York.
Osmani e ka cilësuar këtë si një mbrëmje madhështore, “ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës”.
Ky takim është organizuar nga shoqatat shqiptare atje.
“Një mbrëmje madhështore në mesin e mërgatës sonë dje, ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës! Faleminderit Shoqatës ‘Ulqini’ dhe të gjitha shoqatave të tjera pjesëmarrëse për organizimin”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe pamje nga takimi.
Shqipëria dhe Serbia pritet të organizojnë bashkë Kampionatin Evropian të futbollit, për grupmoshën U21 në vitin 2027.
UEFA ka konfirmuar se kandidatura e dy shteteve ballkanike është e vetmja brenda afateve dhe se shtetet i plotësojnë kushtet për ketë kompeticion.
Që nga maji, kur Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Serbisë ishin bashkuar për organizimin e turneut me 16 ekipe përfaqësuese, reagimet ishin të ashpra si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
“Reagimet atje janë se Shqipëria po ndryshon, është shtet multikultural, sepse shikohet vetëm aspekti sportiv, përderisa ne që kemi pasur tërë këtë histori me Serbinë, sidomos viktimat e luftës së fundit dhe ende nuk kemi kërkim falje, atëherë kjo dhemb shumë. Është dashur që FSHF-ja ta njoftojë FFK-në dhe të bisedojnë se si të organizohet, pse duhet të organizohet dhe kush do të përfitojë”, u shpreh gazetari i sportit, Bujar Mehmeti.
Nga ky organizim, vlerësohet se do të përfitojë vetëm një njeri.
“Nga kjo, që për ta përmbyllë shihet vetëm një përfitues, vetëm një njeri e ai është Armando Duka,i cili po në vitin 2027, do të garojë për president të UFEA-s
”, deklaroi tutje Mehmeti.
Megjithatë, për profesorin universitar MilazimKrasniqi, reagimet duhet të jenë më të arsyeshme.
“Nuk duhet të ketë reagime histerike e reagime halucinante, sepse çdo gjë duhet të racionalizohet. Shqipëria është shtet i pavarur dhe sovran, i ka politikat e veta dhe interesat e veta, është mirë që ato të harmonizohen me Kosovën, por kur nuk gjejnë partner në Kosovë, atëherë kërkojnë dika tjetër. E dyta, futbolli duhet të ndahej nga politika dhe nga raportet kombëtare shqiptaro-serbe.” tha profesori universitar, Milazim Krasniqi.
Ndaj këtij organizimi kanë reaguar edhe grupet e tifozëve në Kosovë dhe në Shqipëri. Tifo-grupi zyrtar i Kosovës, “Dardanët”, përmes një postimi në Facebook, thotë se “dikush ka vendosur të shkelë me dy këmbët mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane”.
Të ashpër në reagimin e tyre ishin edhe “Tifozët Kuqezi” duke përmendur mijëra viktima nga masakrat që Serbia i kreu në Kosovë. Në Shqipëri madje u nis edhe një fushatë kundër kryetarit të FSHF-së, ArmandoDuka, i cili mban edhe pozitën e zëvendëspresidentit të UEFA-s.
Por, në postimet e faqes zyrtare të FSHF-së, së fundmi nuk lejohen komentet, pasi thuajse të gjitha ishin fyese ndaj saj e presidentit Duka.
Me vëmendje po dëgjojnë ligjëratat e profesionistëve, në lidhje me sëmundjen e kancerit të gjirit, nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme “TheBritishSchoolofKosova”.
Ky aktivitet po mbahet në kuadër të javëve për ndërgjegjësim, lidhur me kancerin e gjirit.
Për simptomat e këtij kanceri dhe rëndësinë e zbulimit sa më të hershëm të kësaj sëmundjeje, nxënësit u informuan mënë detaje nga doktoresha Vjollca Zeqiri.
Ndërkaq, sipas Drejtorittë shkollës “The BritishSchoolof Kosova”, gjeneratat e reja mund të jenë misionarë të fushatave vetëdijesuese.
Sipas të dhënave ndërkombëtare, çdo e 8 grua vuan nga kanceri i gjirit dhe çdo e 33-ta grua vdes nga kjo sëmundje.
Njësiti policor anti-drogë zbarkoi në Pejë qysh herët në mëngjes.
Cak kishte fshatin Sferkë në tëcilën dyshohej se dikush po kryente aktivitete të jashtëligjshme, si kultivimi i bimëve narkotike.
Ashtu siç dyshohej edhe ndodhi.
Njësitet policorehasën në një mal të madh të mbjellë përplot me marihuanë.
Atasekuestruan të gjitha bimët që për nga pesha kalojnë 1 ton.
Vlera monetare e sekuestruar e më pas edhe e asgjësuar, kap shifrën e 5 milionë eurove.
Ky aksion u cilësua si më i madhi i këtij lloji në rrafshin e Dukagjinit.
Për këtë rast,Prokuroria në Pejë tha se është arrestuar një person me nënshtetësi të Shqipërisë, ndërkaq disa të tjerë janë ende në arrati.
Sipas hetuesve, destinimi i këtyre bimëve narkotike ishte tregu ndërkombëtar, ndërkaq ata që janë marrë me kultivimin tashmë janë në ndjekje nga policia.
Procesi njëvjeçar për, fillimisht furnizim, e më pasinstalimtë matësve të mençur tëkonsumittë energjisë elektrike në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin–Potok, mund të nisë para fundit të vitit.
Pas një shtyrje, përkatësisht zgjatjeje të afatit në procedurat e prokurimit, më në fund Bashkimi Evropian,sifinancues i projektit,konfirmoi për ATV-në se tashmë ka nënshkruarkontratën për furnizim me rreth 25 mijëmatës të mençur.
“Enerdat” është kompani softuerike dhe e shërbimeve të teknologjisë së matësve të mençur, e cila operon kryesisht në shtetet evropiane.
Matësit, të cilët do t’i blejë Bashkimi Evropian, do t’i dorëzohen KEDS-it, që pastaj në bashkëpunim me furnizuesin e licencuar për katër komunat me shumicë serbe në veri, “Elektrosever”, do të vijojnë me vendosjen e tyre.
Po ashtu, parashihet furnizimi me koncetratorë dhe transformatorë të energjisë.
Megjithatë, BE-ja nuk dha detaje për datën e nisjes së punëve në terren.
Por, sipas kushteve specifike,në dokumentin të cilin e ka parë ATV-ja, brenda tre muajve të parë furnitori do të bëjë dërgesën e parë prej jo më shumë se 10% të totalit të matësve – që nënkupton se kjo do të bëhet para fundit të dhjetorit.
Synimi është që nëpërmjet kontratës me afat zbatimiprej 365 ditësh t’i jepet fund praktikës aktuale të paushallit.
Nga 1 Janari 2024, kur “Elektrosever” mori përsipër furnizimin në katër komunat me shumicë serbe në veri,shumica e pagesave mujore të kryera janëpaushall, në vlerë rreth 20 euro.
Ndërsa, deri tani është raportuar për nivel të ulët të pagesave nga konsumatorët.
Që nga përfundimi i luftës, dëmi buxhetor si pasojë e mospagesës së energjisë elektrike në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin–Potok llogaritet të jetë rreth 350 milionë euro.