ATV

Author: G.O.

  • Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dyshohet për një person të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dyshohet për një person të plagosur

    Një incident ka ndodhur para pak minutash në Mitrovicë, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast një person është plagosur.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut, teksa raportohet se viktima është plagosur me armë në këmbë dhe sipas policisë, i njëjti është duke marrë trajtim mjekësor në spital.

    Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar te ky incident.

    Lajmi në përditësim…

     

  • Haradinaj i reagon Kurtit: 211.789 persona e braktisën Kosovën në 4 vjetët e fundit – ky s’është migrim, por dyndje

    Haradinaj i reagon Kurtit: 211.789 persona e braktisën Kosovën në 4 vjetët e fundit – ky s’është migrim, por dyndje

    “Pikërisht ashtu siç e patëm paraparë, liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin. Përkundrazi, ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen”.

    Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Pas kësaj deklarate të kryeministrit ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “211.789 persona e kanë braktisur Kosovën veç këto katër vitet e fundit. Mashtrimi i ndryshimit të madh të pushtetit shumë shpejt doli në pah dhe kjo i shtyri njerëzit që në masë të madhe dhe heshturazi zgjidhjen e problemeve ekonomike ta kërkojnë në rrugët e botës”.

    Haradinaj kërkoi të mos keqkuptohet meqë, sipas tij, është e drejtë njerëzore lëvizja, por thotë se ikja në Kosovë është “fenomen që po merr karakter të dyndjes”.

    “Të mos keqkuptohemi, gjithmonë ka pasur dhe do të ketë migrim nga vendet e Ballkanit, pra edhe nga Kosova për në vendet perëndimore. Është e drejtë njerëzore e drejta për një jetë më të mirë. Megjithatë, ajo çka po ndodhë në Kosovë në këto katër vite nuk është më vetëm migrim, por ky fenomen po merr karakter të dyndjes. Kosova nuk ka problem migrimi por ka problem dyndjeje të popullatës”.

    Haradinaj thotë se “qe katër vjet Kosova ka regres ekonomik e assesi progres”.

    “Pagat e njëjta, çmimet e larta, perspektiva zero. Qeveria vazhdon sjelljen e papërgjegjshme. Nuk e pranon problemin por e vazhdon mashtrimin se më shumë po kthehen se sa që po shkojnë e të gjithë e dimë se askush nuk po kthehet. Kjo qasje urgjent duhet të ndryshojë!”.

  • Ministrja e Drejtësisë thotë se në Prokurori ka përmendur emra të prokurorëve si pjesë të grupeve të interesit

    Ministrja e Drejtësisë thotë se në Prokurori ka përmendur emra të prokurorëve si pjesë të grupeve të interesit

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kur ishte ftuar për intervistim në Prokurori ka përmendur emra prokurorësh si pjesë të grupeve të interesit.

    Ajo ka thënë se për dy ditë ‘ishte mbajtur në prokurori” vetëm pse kishte deklaruar se prokurorë e gjyqtarë kanë tentuar të funksionojnë sikurse me qeveritë e kaluara duke i krijuar favore njëri-tjetrit.

    “Unë ju kam thënë jo. Unë kam përmendur emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në fakt të prokurorëve, por duket se tani nuk i kanë ftuar në intervistë prokurorët. Më kanë ftuar veç mua. Sepse emrat e prokurorëve që kam përmend janë pjesë e grupeve të interesit aty”, ka thënë ministrja e Drejtësisë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

    Haxhiu ka thënë se mund të ftohet sërish për këtë deklaratë.

    “Por, s’ka lidhje, le të më ftojnë edhe pas këtij takimi…”, ka thënë ai.

    Më 22 korrik, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte njoftuar është intervistuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për t’i sqaruar deklaratat në një emision televiziv dhe postimin në Facebook rreth arratisjeve nga burgjet e Kosovës. Një ditë më vonë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas intervistimit nga Prokuroria, kishte thënë se dikujt po i pengon puna e Qeverisë për reformën në drejtësi.

     

  • Pas akullores me vaj ulliri, Dua Lipa iu prezanton ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme: Cola dietike me lëng të turshive

    Pas akullores me vaj ulliri, Dua Lipa iu prezanton ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme: Cola dietike me lëng të turshive

    Përveç hiteve të saj të njohura, duket se Dua Lipa po bëhet e njohur edhe për kombinimet e saj të pazakonta ushqimore, pasi së fundmi ndau me ndjekësit një tjetër recetë unike me ndjekësit e saj.

    Këngëtarja e hitit “Houdini”, 29 vjeçe, shkaktoi reagime të shumta të premten pasi ndau recetën e saj të veçantë për Diet Coke, ku përfshinte lëng turshie dhe lëng jalapeno në përzierje, shkruan DailyMail.

    Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, diet coke dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.

    Por receta nuk përfundoi këtu. Ajo vazhdoi duke shtuar lëng jalapeno dhe disa copa jalapeno për ta kompletuar pijen.

    Ndërsa përgatiti këtë përzierje të pazakontë, ajo u shpreh: “Të gjithë po më shikojnë. Zonja në prapavijë po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’”.

    Reagimet e miqve të saj për pijen ishin të ndryshme, me disa që shfaqën habi për shijen e fortë të turshisë, por Dua, nga ana e saj, e pëlqeu rezultatin duke thënë: “Kjo është… mmmmmm”.

    Megjithatë, fansat e saj reaguan të ndarë për këtë recetë të çuditshme. Një fans u shpreh me humor: “Shijet e mia do më padisnin nëse do e provoja këtë”, ndërsa të tjerë shkruan: “Kombinim interesant” dhe “Dua, është kjo një shaka?”.

    Megjithatë, disa ndjekës ishin të intriguar dhe të hapur për të provuar diçka të re, duke shkruar: “Nuk jam i sigurt si ndjehem për këtë, por jam i gatshëm të provoj gjëra të reja”.

    Një tjetër shtoi: “Do pi çdo gjë që më jep Dua Lipa”.

    Ky kombinim i pazakontë vjen pas zbulimit të saj të mëparshëm se ajo i pëlqen të shtojë vaj ulliri dhe kripë deti në akulloren me vanilje, në vend të shijes tradicionale të çokollatës. Sipas saj, shumë persona që kanë provuar këtë kombinim janë bërë fansa të tij.

    Duket se Dua Lipa po formon një kult të ri të ndjekësve të kombinimeve të saj të veçanta kulinare. /Telegrafi/

  • Izraeli kryen sulme ajrore në Bejrut dhe në veri të Libanit

    Izraeli kryen sulme ajrore në Bejrut dhe në veri të Libanit

    Izraeli ka zgjeruar bombardimet në Liban më 5 tetor, duke goditur periferitë në jug të Bejrutit përmes 12 sulmeve ajrore dhe duke sulmuar një kamp të refugjatëve palestinezë në veri të Libanit.

    Kjo është hera e parë që Izraeli ka sulmuar veriun e Libanit. Sulmi në kampin Bedavi, afër Tripolit në veri, la të vrarë një komandant të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – si dhe gruan dhe dy vajzat e tij, njoftoi grupi palestinez.

    Tripoli gjendet në veri dhe është shumë larg nga shumica e sulmeve të kryera nga Izraeli, që kryesisht janë përqendruar në jug të Libanit dhe Bejrut.

    Izraeli ka vrarë disa zyrtarë të Hamasit në Liban që kur nisi mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë në tetor të vitit të kaluar. Izraeli po ashtu ka vrarë udhëheqës të lartë të Hezbollahut, që është grup militant dhe parti politike që kontrollin shumicën e jugut të Libanit.

    Të paktë gjashtë persona janë vrarë në dhjetëra sulme ajrore që Izraeli kreu gjatë natës dhe të shtunën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Liban.

    Ushtria izraelite tha se forcat speciale kanë kryer bastisje të shënjestruara tokësore kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit, duke shkatërruar raketa, raketahedhës, kulla vrojtimi dhe depo të armëve. Ushtria tha po ashtu se ka shkatërruar tunele që Hezbollahu, sipas saj, i ka përdorur për t’iu afruar kufirit izraelit.

    Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez.

    Afër 1.400 libanezë, përfshirë luftëtarë të Hezbollahut dhe civilë, janë vrarë dhe rreth 1.2 milion të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre që kur Izraeli intensifikoi sulmet ajrore në fund të shtatorit, me qëllim që të dëmtojë grupin e Hezbollahut dhe ta dëbojë atë nga kufiri. Më herët gjatë javës, Izraeli nisi ofensivë tokësore në jug të Libanit. Në ditët e fundit, nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë betejave me Hezbollahun në jug të Libanit, ka thënë ushtria.

    Në dy javët e fundit, pothuajse 375.000 persona janë larguar nga Libani për në Siri për shkak të luftimeve, sipas të dhënave të Qeverisë libaneze.

    Teksa po vazhdojnë luftimet në Liban, Izraeli po ashtu është duke vazhduar luftën në Gazë kundër Hamasit. Më 5 tetor, në veri të Gazës dhe në pjesën qendrore të enklavës janë vrarë të paktën nëntë persona, përfshirë dy fëmijë, gjatë sulmeve izraelite, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

    Hamasi sulmoi veriun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë, sulm që nxiti luftën në Gazë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë pothuajse 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL

  • Rritja e manganit në Badoc, KRU “Prishtina” shpërndan ujë të pijshëm përmes autobotëve në disa lagje

    Rritja e manganit në Badoc, KRU “Prishtina” shpërndan ujë të pijshëm përmes autobotëve në disa lagje

    Pasi që niveli i manganit është rritur në Liqenin e Badocit, me ç’rast është apeluar që uji të mos pihet por vetëm të përdoret për pastrim, uji i pijshëm ka filluar të shpërndahet përmes cisternave në Prishtinë.

    Ujë u shpërnda në rrugën “Muharrem Fejza” pika 1 dhe 2, në Graçanicë, te Xhamia, rruga” Romska”. në rrugën” Shaqir Igrishta” në lagjen Bregu i Diellit, në rrugën ” Ndue Përleshi”, në Hajvali, në rrugën “C” pika 1 dhe në disa lokacione të tjera.

    Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ka shpërndarë fotot në Facebook ku shihet duke u mundësuar qytetarëve të marrin ujë përmes cisternave.

  • Zelensky do t’ua prezantojë aleatëve “planin e fitores”

    Zelensky do t’ua prezantojë aleatëve “planin e fitores”

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të prezantojë “planin e fitores” të Kievit, gjatë takimit të radhës me aleatët perëndimorë, që do të mbahet në Gjermani.

    “Ne do të prezantojmë planin e fitores, hapa të qartë dhe specifikë për përfundimin e drejtë të luftës”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale më 5 tetor, duke iu referuar pushtimit të Ukrainës që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

    Takimi i 25-të i mbi 50 aleatëve dhe partnerëve, që njihet si Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, do të mbahet në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani më 12 tetor.

    Duke iu referuar strategjisë si “paqe përmes forcës”, Zelensky tha se “plani i fitores parasheh forcimin e nevojshëm të Ukrainës”.

    Presidenti ukrainas tha se Kievi veçse ka nisur diskutimet me Shtetet e Bashkuara, mbështetësin kryesor të Ukrainës gjatë luftës, dhe shtoi se “ne do të përfshijmë të gjithë partnerët”.

    Zelensky nisi të përmendte “planin për paqe” të Ukrainës në gusht dhe më pas njoftoi se ai ishte pothuajse gati dhe përmbante “katër pika kyçe dhe një që duhet të zbatohet pas luftës”.

    Gjatë vizitës në Uashington muajin e kaluar, ai ia prezantoi planin presidentit amerikan, Joe Biden, si dhe dy kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit: nënpresidentes demokrate, Kamala Harris, dhe ish-presidentit republikan, Donald Trump.

    Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha atëbotë se plani përmbante “një numër hapash produktivë”.

    Shumë pak dihet për planin. The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë ka raportuar se ata kanë thënë se plani në thelb është një kërkesë e ripërtërirë për më shumë armë dhe kërkesa që shtetet që i kanë dhuruar Kievit armë me rreze të gjatë, ta lejojnë Ukrainën që t’i përdorë ato për të sulmuar thellë brenda territorit rus.

    Gjatë takimit të aleatëve të Ukrainës në Gjermani, Zelensky pritet të takohet me Bidenin./REL

  • Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga përmbytjet në Bosnje

    Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga përmbytjet në Bosnje

    Në Bosnjë e Hercegovinë, ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për persona të zhdukur, pas vërshimeve vdekjeprurëse.

    Për shkak të shirave dhe rrëshqitjes së dheut të enjten dhe të premten, në Bosnje e Hercegovinë kanë vdekur të paktën 16 persona dhe janë lënduar shumë të tjerë.

    Qeveria e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK) tha më 5 tetor se 13 trupa të pajetë janë gjetur në territorin e këtij kantoni dhe jo 16, siç ishte thënë një ditë më parë. Autoritetet shpjeguan se tri viktima ishin numëruar dy herë.

    Dymbëdhjetë nga viktimat në këtë qark ishin nga Donja Jabllanica dhe një nga Konjiqi.

    Në Jabllanicë konsiderohen të zhdukur gjashtë persona dhe katër të tjerë në Konjiq.

    Autoritetet në Jabllanicë kanë raportuar për dëme të mëdha materiale, teksa makina të ndërtimit më 5 tetor po punojnë për të larguar gurët dhe rrënojat.

    Si pasojë e fatkeqësisë natyre, disa fshatra vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të dëmeve në infrastrukturën rrugore, raporton REL.

    Po ashtu, për shkak të vërshimeve mbajtja e zgjedhjeve lokale në Jabllanicë, Konjiq, Kishelak dhe Kreshevo është shtyrë.

    Kështu vendosi më 5 tetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje e Hercegovinës.

    Në Fojnica, mbajtja e zgjedhjeve është shtyrë në tri qendra votimi.

    Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna do të merret pasi të plotësohen kushtet për mbajtjen e tyre, thanë autoritetet.

    Zgjedhjet lokale në Bosnje janë caktuar për të dielën, më 6 tetor.

    Përveç në Bosnje, edhe në shtetet e tjera të rajonit ditëve të fundit ka pasur vërshime, përfshirë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

  • Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

    Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

    Ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu, tha se situatat e krijuara midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm.

    Ai theksoi se dihet botërisht që sulmi në Banjskë është i organizuar nga Beogradi.

    “Federata Shqiptare e Paqes dhe ajo e Kosovës, në vazhdimësi kanë qenë të shqetësuara për ndjekjen dhe ndihmesën për të kuptuar dhe zgjidhur sa më drejt situatat e krijuara midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, u shpreh Moisiu.

    “Për fat të keq, situata ende nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm. Vihet re se kohë pas kohe ka pasur përkeqësime shumë shqetësuese, si për shembull përplasja në komunën e Zveçanit, ajo në Banjskë, dihet botërisht që janë të organizuara nga Beogradi”, deklaroi tutje ish-presidenti shqiptar.

    Moisiu, kërkesat e presidentit serb Aleksander Vuçiq i cilëson si të çuditshme.

    “Kurse kohët e fundit në fjalimin e fundit, presidenti Vuçiq doli hapur dhe pa asnjë lloj droje duke dhënë porosi të reja për serbët e Mitrovicës së Veriut, nëpërmjet të ashtuquajturve kushte për uljen për bisedime për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve”.

    “Është për të thënë se disa prej tyre janë shumë të çuditshme, si për shembull rikthimi i palëve serbëve në polici, gjykatë, prokurori, e tjera institucione, sikur ata i largoi Qeveria e Kosovës nga ato vende, pa përmendur fare pse ndodhën dhe pse deri tani nuk janë kthyer”.

    Ish-presidenti shqiptar, tha se ka përshtypje që serbët në veri janë të interesuar të bashkëjetojnë në paqe me fqinjët shqiptarë, por se kjo po pengohet nga Beogradi.

    “Kam përshtypjen që serbët që banojnë nëpër zona, janë më të sinqertë dhe më të interesuar për të bashkëjetuar miqësisht dhe paqësisht me fqinjët e tyre shqiptarë. Por përpjekjet e tyre janë penguar nga disa veprime të urdhëruara nga Beogradi”.

    Ai këto i tha në konferencën “Balkan Leadership Conference”, e mbajtur me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ku pjesë mori edhe kryeministri Albin Kurti.

  • Kievi thotë se Rusia ka ekzekutuar 93 të burgosur ukrainas të luftës

    Kievi thotë se Rusia ka ekzekutuar 93 të burgosur ukrainas të luftës

    Ukraina ka dokumentuar të dhëna që lidhen me ekzekutimin e 93 të burgosurve ukrainas të luftës, sipas një zyrtari të rendit që ka për detyrë të hetojë krimet e luftës lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

    Yuriy Belousov, që udhëheq departamentin për hetimin e krimeve të luftës të kryera gjatë konfliktit të armatosur në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, i prezantoi këto të dhëna gjatë një paraqitjeje televizive më 4 tetor.

    “Tani kemi informacion për vdekjen e 93 ushtarëve tanë të cilët ishin ekzekutuar në fushëbetejë”, tha Belousov për Yedyniy Novyny, një transmetues ku bëjnë pjesë disa kanale televizive ukrainase.

    Belousov tha se rreth 80 për qind e ekzekutimeve janë regjistruar gjatë këtij viti, por numri i ekzekutimeve nisi të rritej në nëntor “kur kishte ndryshim për të keq të sjelljes së ushtarëve rusë ndaj të burgosurve tanë të luftës”.

    Më 1 tetor, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se kishte hapur hetim për atë që e përshkroi si “ekzekutiv masiv” të të burgosurve ukrainas të luftës nga trupat ruse që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

    Sipas deklaratës së publikuar nga kjo zyrë, forcat ruse së fundi kanë vrarë 16 “të burgosur ukrainas të luftës” pranë fshatrave të Mikolajivit dhe Suki Jarit, në qarkun e Pokrovskut të rajonit të Donjeckut.

    Në disa kanale në Telegram kanë qarkulluar video që dukej se shfaqnin ushtarë ukrainas, të kapur nga forcat ruse, duke dalë nga një pyll.

    Pasi të burgosurit u rreshtuan, forcat ruse dukej se hapën zjarr.

    Këto video nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

    Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, ekzekutimi i ushtarëve pas dorëzimit konsiderohet krim lufte.

    Në mars, Misioni i Kombeve të Bashkuara për monitorimin e të drejtave të njeriut në Ukrainë publikoi një raport, ku tha se të paktën 32 ushtarë ukrainas, të burgosur të luftës, ishin vrarë në 12 raste të ndara nga dhjetori i vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2024./REL