ATV

Author: G.O.

  • ​Dybala drejt largimit nga Roma

    ​Dybala drejt largimit nga Roma

    Agjenti i Paulo Dybalas, Carlos Novel, ka takuar drejtorët e Galatasaray për të diskutuar një transferim në janar dhe sipas burimeve italiane, “Giallorossët” janë gati të shesin argjentinasin muajin e ardhshëm.

    Dybala mund të largohet nga Roma në afatin kalimtar të janarit dhe agjenti i tij, Carlos Novel, u takua me drejtorët e Galatasaray të hënën. Novel u pa në tribuna për të parë fitoren 4-3 të Galas ndaj Trabzonspor mbrëmë së bashku me një ndërmjetës, George Gardi.

    Kontrata e Dybala në “Stadio Olimpico” skadon në qershor 2025, dhe sipas “Gazzetta”, Roma është gati të lëshojë “La Joya” falas muajin e ardhshëm. Gjithashtu mësohet se Dybala nuk është i sigurt për lëvizjen te Galatasaray në mes të sezonit, përcjellë KosovaPress.

    Dybala do të zgjasë automatikisht kontratën e tij prej 7 milionë euro në vit për një sezon më shumë nëse ai kryen shtatë paraqitje të tjera këtë sezon, duke luajtur të paktën 45 minuta në çdo ndeshje.

    Roma nuk ka hapur bisedimet për një marrëveshje të re, duke sugjeruar se argjentinasi nuk është pjesë e planeve të tyre afatgjata.

  • Dyshohet se e vrau gruan, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Edmond Lajçit

    Dyshohet se e vrau gruan, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Edmond Lajçit

    Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Edmond Lajçit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Xhyljeta Ukella.

    Kështu ka konfirmuar avokatja e familjes, Fehmije Gashi-Bytyqi.

    Ajo ka shkruar se arsyeja e shtyerjes është mungesa e mbrojtjes së akuzuarit Edmon Lajçi.

    “Gjykata Themelore ne Peje sapo me njoftuan se gjykimi i planifikuar neser ne rastin e vrasjes se Xhylieta Ukella shtyhet per nje date tjeter per arsye se mungon mbrojtesja e te akuzuarit E.L”.

  • Festat e fundvitit, nga 200 deri në 500 euro gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike para datës 26 dhjetor

    Festat e fundvitit, nga 200 deri në 500 euro gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike para datës 26 dhjetor

    Në prag të festave të fundvitit, qytetarë të shumtë e të moshave të ndryshme fillojnë me përdorimin e mjeteve piroteknike. Përveç frikës që shkaktojnë zhurmat e forta, përdorimi i këtyre mjeteve në vendet publike ka disa ndikime negative.

    Pikërisht për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe ka njoftuar qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i ndaluar deri më 26 dhjetor.

    Nëse qytetarët i përdorin këto mjete përpara kësaj date, ata mund të gjobiten deri në 500 euro.

    “Përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor. Shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500€. Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    MPB ka theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit, duke bërë thirrje që të festohet me përgjegjësi dhe pa shkaktuar shqetësime tek të tjerët, shkruan Telegrafi.

    Përveç përdorimit të mjeteve piroteknike, prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe ndëshkohet rëndë sipas ligjit.

    Dënimet për ata që shkelin këtë ligj janë të rënda, duke përfshirë dënime me burg nga 3 deri në 10 vjet.

    Nga Dogana e Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin, se nga janari deri më 6 dhjetor, në vend janë importuar një numër i konsiderueshëm mjetesh piroteknike, me një vlerë që kalon 1 milion euro.

    Burimet kryesore të furnizimit janë Shqipëria, Kina dhe Turqia.

    Ndryshe, përdorimi i mjeteve piroteknike në vitet e kaluara ka shkaktuar një numër të konsiderueshëm lëndimesh, disa prej të cilave serioze, duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve.

  • Hapja e fabrikës së municioneve, Gërxhaliu paralajmëron ndikim të madh në ekonominë e vendit dhe anëtarësimin në NATO

    Hapja e fabrikës së municioneve, Gërxhaliu paralajmëron ndikim të madh në ekonominë e vendit dhe anëtarësimin në NATO

    Nënshkrimi i marrëveshjes me kompaninë turke nga ana e Qeverisë së Kosovës për funksionalizimin e fabrikës së municioneve në Kosovë, do të ketë ndikim të madh në ekonominë e vendit, ka vlerësuar ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu thekson se Kosova ka një traditë nga e kaluara në fushën e industrisë dhe sidomos atë të armatimit.

    Por, ai shpreson që ky projekt të jetësohet dhe të mos mbes vetëm kampanjë zgjedhore.

    “Nuk dua të besoj që një projekt i tillë do të mbetet vetëm nën ombrellën e kampanjës zgjedhore por do të shndërrohet në realitet. Në rend të dytë Kosova është e vonuar për sa i përket prodhimit të municionit dhe armatimit, sepse ka trashëguar një traditë nga e kaluara ku ka pasur industri të shumta që kanë qenë të lidhura në mënyrë direkte apo indirekte me këtë veprimtari. Vetë fakti që sot Trepça i posedon në veti 3/4 e elementeve kimike dhe të metaleve që gjinden, besoj që Kosovës i jep një përparësi të pa kontestuar strategjike në këtë fushë. Duhet të analizohet edhe në forcimin e partneritetit me vendet Evropiane në veçanti me SHBA dhe NATO”, tha ai për EO

    Gërxhaliu thotë se hapja e kësaj fabrike fuqizon dhe përshpejton  synimet e Kosovës që të bëhet pjesë e familjes evropiane dhe anëtare në NATO.

    “Ky është një hap i vonuar, por i qëlluar e që duhet të zgjerohet që të mos kemi partner vetëm nga Turqia por edhe nga vendet e tjera. Synimet e Kosovës janë të jemi në familjen Evropiane, anëtare në NATO dhe besoj një gjë e tillë do ta përshpejtoj siç e kanë bërë edhe vendet e rajonit. Ekonomikisht do të ketë rendësi të shumta, jo vetëm sa i përket punësimit po një ndër pikat me kryesore është përmirësimi i bilancit të pagesave dhe në këtë drejtim çdo tentativë për ta politizuar dhe për ta kontestuar këtë projekt nuk i bënë ndwr Kosovës dhe ardhmërisë” , tha Gërxhaliu.

  • Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje

    Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje

    Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili është pezulluar nga ushtrimi i kompetencave pasi parlamenti votoi për shkarkimin e tij, mohon akuzat për kryengritje, por është i gatshëm të bashkëpunojë me hetimin, raporton agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar avokatët e Yoon.

    “Presidenti do të paraqesë qëndrimin e tij në mënyrë të qartë dhe të drejtë në gjykatë. Ne nuk jemi të sigurt nëse seancat e shkarkimit do të jenë të hapura për publikun, por nëse janë, kjo është ajo që presidenti synon të bëjë,” tha një nga avokatët.

    Yoon është i dyshuar për kryengrite nga Policia dhe Prokuroria, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    Ligji i Koresë së Jugut lejon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë për këtë akuzë.

    “Hetimi për çështjen e kryengritjes dhe seancat e shkarkimit janë dy çështje të ndara; dy ekipe të ndryshme ligjore do të trajtojnë secilin”, tha avokati.

    Avokati i presidentit nuk mund të konfirmonte nëse Yoon do të merrte pjesë në pyetjen nga prokurorët më 21 dhjetor.

    Presidenti nuk u paraqit për t’u marrë në pyetje më 15 dhjetor.

    Avokati theksoi se nuk kishte baza ligjore për rastin e kryengritjes, pasi presidenti nuk kishte tentuar të merrte pushtetin.

    Sipas avokatit, nuk ka pasur incidente pas shpalljes së ligjit ushtarak afatshkurtër që mund të lidhej me kryengritje.

    Më 14 dhjetor, parlamenti i Koresë së Jugut votoi për të fajësuar Yoon për vendimin e tij për të shpallur ligjin ushtarak, i cili u pa si shkelje e Kushtetutës së vendit.

    Gjykata Kushtetuese tani duhet të vendosë nëse do të mbështesë mocionin e shkarkimit ose do të rivendosë presidentin./REL

  • “Të ketë zbatim të plotë të zotimeve nga Kosova”, thirrja e presidentit të Këshillit Evropian për dialogun

    “Të ketë zbatim të plotë të zotimeve nga Kosova”, thirrja e presidentit të Këshillit Evropian për dialogun

    Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, është deklaruar rreth zhvillimeve politike, e ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe aplikimit për marrjen e statusit të kandidatit për Kosovën.

    Kjo çështje nuk është trajtuar asnjëherë, me arsyetimin se ekzistojnë implikime politike për shkak të pesëshes mosnjohëse, por gjërat sipas tij mund të ndryshojnë sapo të ketë përparim në procesin e dialogut.

    “Më e rëndësishmja është të vazhdohet me reformat në Kosovë. Të ketë zbatim të plotë të zotimeve nga ana e Kosovës, sepse e gjithë kjo ndihmon.

    Ndërsa konkretizimi i detyrimeve nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është esencial për të krijuar kushte për të ecur përpara”, deklaroi Costa.

    Vetëm dy ditë pas marrjes së detyrës, ai i kishte takuar liderët e Ballkanit Perëndimor.

    Samiti i parë që do të kryesojë, për koincidencë, do të jetë pikërisht ai me vendet e rajonit, që do të mbahet më 18 dhjetor.

    Antonio Costa premton se zgjerimin do ta ketë prioritet gjatë mandatit të tij në krye të Këshillit të BE-së.

    Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndërsa Serbinë Aleksandar Vuçiq.

    Do të jetë ky edhe një rast ku 27 liderët e Bashkimit Evropian do të konfirmojnë përkushtimin se gjashtë vendet e rajonit do të kenë vendin e tyre në familjen evropiane.

  • Sot takimi i kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi

    Sot takimi i kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi

    Sot pritet të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel kryenegociatorësh.

    Siç ka bërë të ditur Bashkimi Evropian ditë më parë, të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe se aty do të shqyrtojnë “një sërë çështjesh, përfshirë atë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan herën e fundit në tetor.

    As aty nuk u arrit ndonjë rezultat konkret drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të dakorduar nga palët në vitin 2023.

  • Aktakuza e re ndaj Thaçit, sot mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes

    Aktakuza e re ndaj Thaçit, sot mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes

    Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të vazhdojë të mbahet konferenca e mbi ecurinë e çështjes në rastin e aktakuzës së re që është ngritur ndaj Hashim Thaçit, ish-presidenti i Kosovës.

    Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, pasi dyshohet se ai bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun e Hajredin Kuçin, ndikuan në dëshmitarë.

    Kujtojmë se tri herë të tjera Thaçi ishte ngritur dhe ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

  • Sot mbahet konferenca e tretë ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin shqiptar

    Sot mbahet konferenca e tretë ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin shqiptar

    Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, e cila pritet të mbahet sot në Bruksel.

    Shqipëria do të hapë negociatat për klasterin e 6-të “Marrëdhëniet me Jashtë”, që përfshijnë politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

    Ky grup kapitull parashikohet të përmbyllet më shpejt në negociata edhe për shkak se Shqipëria ka qenë në të njëjtën linjë me politikën e jashtme të BE-së, kryesisht në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë apo edhe për çështje të tjera që lidhen me sigurinë e kontinentit evropian apo me politikën e jashtme të tij, përfshirë edhe qëndrimin për konfliktin në rripin e Gazës.

    Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksemburg më 15 tetor, ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit ose “Themeloret” që përfshinin Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, Drejtësinë, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

  • BE-ja miraton paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë

    BE-ja miraton paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë

    Këshilli Evropian ka miratuar paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila ishte rënë dakord më parë në nivelin e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER). Këtë e tha Këshilli Evropian në një deklaratë për shtyp të postuar në faqen e tij të internetit, shkruajnë mediat e huaja.

    “Rusia vazhdon sulmin e saj brutal kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas. Kjo paketë sanksionesh është pjesë e përgjigjes sonë për të dobësuar makinën luftarake të Rusisë dhe atyre që po mundësojnë këtë luftë, duke përfshirë edhe kompanitë kineze. Kjo tregon unitetin e vendeve anëtare të BE-së në vazhdimësinë tonë. Përparësia jonë e menjëhershme është ta vendosim Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme fitojë”, ka thënë përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

    Në veçanti, Këshilli ra dakord për një paketë të rëndësishme prej 84 listash, e cila përbëhet nga 54 persona dhe 30 subjekte përgjegjëse për veprimet që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

    Për sa i përket individëve, BE-ja po sanksionon njësinë ushtarake përgjegjëse për goditjen e spitalit të fëmijëve Okhmadyt në Kiev, menaxherët e lartë në kompanitë kryesore në sektorin e energjisë, individët përgjegjës për deportimin e fëmijëve,… si dhe dy zyrtarë të lartë të DPRK-së.

    Ndërsa për sa i përket subjekteve, BE-ja synonte kryesisht kompanitë ruse të mbrojtjes dhe kompanitë e transportit detar përgjegjës për transportin e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës nga deti, duke siguruar të ardhura të rëndësishme për qeverinë ruse.