Banka Qendrore e Kosovës sot do të bëj prezantimin vjetor për vitin 2024.
Ky prezantim do të bëhet me fillim nga ora 11:00.
Sipas njoftimit gjatë kësaj ngjarje do të bëhet ndarja e çmimit tradicional të BQK-së “Ekonomisti i ri”.

Banka Qendrore e Kosovës sot do të bëj prezantimin vjetor për vitin 2024.
Ky prezantim do të bëhet me fillim nga ora 11:00.
Sipas njoftimit gjatë kësaj ngjarje do të bëhet ndarja e çmimit tradicional të BQK-së “Ekonomisti i ri”.

Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht, do të përfundojë sot më 26 dhjetor 2024.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online se në bazë të të dhënave, nga 29 gusht deri më 25 dhjetor, në orën 13:30, pas aplikimit përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org janë aprovuar 75,211 kërkesa për regjistrim, ndërsa 4,581 janë refuzuar.
“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre si dhe për mundësinë e ri-aplikimit për regjistrim, duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, tha ai.
Sipas tij, nga 75,211 aplikime të aprovuara, 16,876 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike 11,769 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 46,566 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar”, tha Elezi.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu dhe verilindja. Herë pas here priten reshje kryesisht bore të cilat do të shtojnë shtresat e borës sidomos në viset kodrinore-malore.
Mund të ketë edhe riga shiu orëve të mesdites në shumë ultësira.
Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në 5 gradë Celsius, por ndjenja e ajrit të ftohtë do të jetë më e theksuar se temperatura reale për shkak të erërave të ftohta.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por në disa zona të Shqipërisë do të ketë intervale të gjata kohore me diell.
Ende priten reshje të herëpashershme, lokale bore e shiu në zonat më të ulëta në Maqedoninë Veriore, Luginë dhe veri të Malit të Zi e më pak në viset kontinentale të Shqipërisë.E Premtja pritet të jetë mjaft e ftohtë, me vranësira e disa intervale kohore me diell. Në Shqipëri do të shpeshtohen intervalet kohore me diell.
Reshje të pakta bore priten nganjëherë në disa vise të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.
Nga fundjava më shumë kthjellime dhe acar sidomos orëve të natës dhe mëngjesit. Ka mundësi që mëngjeseve të ketë vranësira të ulëta dhe mjegull./MeteoBallkan

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i KQZ-së ka aprovuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe në lidhje me moscertifikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për votimet e 9 shkurtit, 2025.
PZAP ka urdhëruar KQZ-në që të ceritifkojë subjektin politik “Lista Serbe” dhe kandidatët e saj për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Siç shkruhet në vendimin e PZAP, ankesa e Listës Serbe është e bazuar.
“Anulohet njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, i datës 23.12.2024 dhe urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës per Regiistim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të datës 22.12.2024, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025”, u tha në vendimin e publikuar nga PZAP-i.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin dorë nga shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë.
“Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë. Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë”.
“Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heqë dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim: https://see.rks-gov.net”, ka shkruar Murati.
Ndërkaq, në fund Murati tentoi t’i ngacmojë edhe “analistët dhe opozitën” duke sugjeruar që ky formular të ndahet edhe me ta.
“Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë . Andaj mos hezitoni ta ndani edhe me ta këtë formular”.

Dhjetëra besimtarë të besimit katolik u mblodhën në mëngjesin e së mërkurës në katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, për të festuar Krishtlindjen. Me rituale fetare e me himne kishtare ose korale filloi ceremonia e Krishtlindjes.
Famullitari Dom Agim Qerkini ishte ai që udhëhoqi këtë ceremoni.
Në këto mesha u përcollën mesazhe paqeje e lumturie. Gjatë ceremonisë së sotme, qytetarët patën mundësi të dëgjojnë rite fetare nga Dom Agim Qerkini i cili në fund uroj të gjithë besimtarët katolik për festën e Krishtlindjes.
“Vëllezër e motra në mbarim të meshës më lejoni edhe njëherë të shpreh urimet më të përzemërta për Krishtlindje të gjithë juve, të afërme tuaj, të gjithë besimtarëve kudo që janë…57/02 Ju uroj të gjithëve për shumë mot të keni shëndet e shumë bekime në jetën tuaj dhe paçi hirë prej foshnjës hyjnore”, uroi ai.
Po e njëjta meshë do mbahet edhe njëherë sot gjatë orës 17:00 por në gjuhën angleze, kurse mesha tjetër pritet të mbahet në ora 18:00 në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë.

Ministrit Xhelal Sveçla nuk i është mundësuar vizita zyrtare njëditore në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.
Përmes një komunikate për media, Ministria e Punëve të Jashtme, ka bërë të ditur se Serbia nuk ka lejuar vizitën e ministrit Sveçla.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, Serbia nuk ka lejuar vizitën e Sveçlës për shkak të qëndrimeve dhe veprimeve të ministrit kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit.
Përpos Sveçlës, në komunikatën e MPJD-së bëhet e ditur se edhe ministrave tjerë i është ndaluar vizitë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Gjykata Kushtetuese me seli në Hagë ka nxjerrë vendim lidhur me ankesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për shkelje të Ligjit dhe Kushtetutës nga Dhomat e Specializuara.
Ankesa ndërlidhej me vendosjen e disa kushteve speciale në Qendrën e Paraburgimit, përgjimet e bisedave e të vizitave të ndryshme.
Në dokumentin që e ka parë Nacionale, vendimi i Kushtetueses konstaton se nuk ka pasur shkelje.
“Parashtruesi u ankua para Dhomës për dështimin e gjyqtarit të vetëm për të dhënë një mendim të arsyetuar për vendosjen e SIM. Si rezultat, parashtruesi pohoi se vendosja e SIM ishte pa bazë ligjore dhe, si e tillë, në shkelje të Neni 31(2) i Kushtetutës dhe neni 6(1) i Konventës. Më tej, parashtruesi u ankua se regjistrimi dhe monitorimi i bisedave të tij të paprivilegjuara ishte shkelje e së drejtës së tij për privatësi e mundur vetëm me bazë ligjore. Duke marrë parasysh sa më sipër, parashtruesi pretendoi shkelje të së drejtës së tij për privatësi sipas nenit 36 të Kushtetutës dhe nenit 8 të Konventës”, thuhet në këtë vendim, raporton Nacionale.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Speciales ka konstatuar se ankesa e Thaçit nuk mund të pranohet.
“Paneli, bazuar në të dhënat e mësipërme, gjen se ankesat në lidhje me Nenin 36 të Kushtetutës dhe Nenin 8 të Konventës nuk tregojnë një shkelje të mundshme të të drejtave për privatësi. Kjo do të thotë se kjo pjesë e referimit duhet shpallur e papranueshme në përputhje me Rregullin 14(f) të Rregullave të Gjykatës Kushtetuese të Shtetit (SCCC)”, thuhet më tutje.
Ankesa u rrëzua edhe për të drejtën e prezantimit me avokat dhe të mbrojtjes në heshtje.
“Bazuar në të dhënat e mësipërme, Paneli gjen se ankesat mbi Nenin 29(3) dhe Nenit 30(5) dhe (6) të Kushtetutës, si dhe Nenin 6 të Konventës, veçanërisht në lidhje me pretendimet për të drejtat për avokat dhe të drejtën për heshtje, duhet shpallur të papranueshme për shkak se janë të parakohshme pasi mjetet e disponueshme nuk janë shfrytëzuar ende në përputhje me Nenin 113(7) të Kushtetutës, Nenin 49(3) të Ligjit, si dhe Rregullin 14(f) të Rregullave të SCCC”, thotë vendimi.
Si rezultat, mbi këtë bazë, ankesa e Thaçit u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Aktakuza e dytë
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuzë të ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, nën pretendimin se ka penguar drejtësinë.
Në një komunikatë për media, pas aksionit të së enjtes, ZPS ka bërë me dije se në këtë rast, ka arrestuar Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun.
Po ashtu, në njoftim thuhet se është lëshuar fletëthirrje për paraqitje për Hajredin Kuçin, ish-ministër i Drejtësisë.
“ZPS-ja ngre akuza ndaj Hashim THAÇIT për vepra penale të pengimit të drejtësisë; arreston Bashkim SMAKAJN, Isni KILAJN dhe Fadil FAZLIUN në Kosovë; dhe lëshon fletëthirrje për paraqitje për Hajredin KUÇIN
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka ngritur akuza ndaj Hashim THAÇIT për vepra penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.
Z. Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tre akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Sulmet ajrore pakistaneze kanë lënë të vrarë 46 civilë në lindje të Afganistanit, tha qeveria në Kabul e udhëhequr nga talibanët, ndërkaq Islamabadi pretendoi se ka shënjestruar strehë të dyshuara militante në zonat kufitare.
Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid, i tha Radios Evropa e Lirë se në mesin e viktimave ka shumë gra dhe fëmijë. Sulmet u kryen më 24 dhjetor në katër lokacione në qarkun Barmal të provincës Paktika.
Ende nuk ka një koment nga autoritetet pakistaneze për sulmet brenda Afganistanit.
Megjithatë, ushtria pakistaneze tha se forcat e sigurisë kanë vrarë 13 kryengritës në një operacion të kryer gjatë natës në Vaziristanin Jugor, një qark i Pakistanit që gjendet në kufi me provincën Paktika.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
Sulmet me gjasë do të rrisin edhe më shumë tensionet mes dy shteteve fqinje.
Pakistani tha se militantët nga grupi islamist Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP) po fshihen përgjatë kufirit në Afganistan dhe Islamabadi vazhdimisht u ka kërkuar talibanëve afganë që të veprojnë kundër tyre. Por, talibanët afganë thonë se militantët e TTP-së janë në Pakistan.
Sulmet e fundit ajrore pakistaneze vijnë disa ditë pasi militantët e TTP-së kryen një sulm në afërsi të kufirit veriperëndimor me Afganistanin, duke vrarë 16 zyrtarë të sigurisë dhe duke plagosur tetë të tjerë.
Sulmi ndodhi kur militantët hapën zjarr në një pikë kontrolli në Vaziristanin Jugor në orët e para të 21 dhjetorit.
TTP-ja, që kërkon të vendosë Ligjin e Sheriatit në Pakistan, mori përgjegjësinë për sulmin dhe pretendoi se ka vrarë 35 zyrtarë pakistanezë të sigurisë. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave. Asnjëra palë nuk ka treguar se sa militantë janë vrarë gjatë sulmit.
Ka pasur një rritje të vazhdueshme të sulmeve të TTP-së në provincën Kiber Paktunkvas në veriperëndim të Pakistanit që kur talibanët u rikthyen në pushtet në Kabul në gusht të vitit 2021./REL

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi dje një mbledhje elektronike, ku miratoi disa vendime të rëndësishme për mbështetje financiare dhe avancimin e disa sektorëve.
Gjatë mbledhjes, u miratua Rregullorja për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive, e cila do të krijojë mundësi për financimin e projekteve dhe aktiviteteve të organizatave sportive në vend.
Po ashtu, Qeveria ndau një shumë prej 1,108,529 Euro për të mbështetur të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilat janë aktivisht të angazhuara në bujqësi.
Ky fond është ndarë në kuadër të thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) dhe përfshin gjithashtu financimin e programeve për avancimin dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Në përfundim, u aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje financiare, që synon përmirësimin e menaxhimit të burimeve dhe efikasitetin e shpenzimeve në buxhetin e shtetit.
Kujtojmë se kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu kishte njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, kishte kërkuar që të anulohet konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Lutfiu kishte shkruar se nuk do ta shfuqizojnë vendimin.
“Ministria në fjalë kërkon që konkursi të anulohet (të shfuqizohet vendimi i KKSH-s), nëse ne nuk e shfuqizojmë këtë vendim atëherë atë do ta bëj vet Ministria, me preteksin se vendimi është i jashtëligjshëm thuhet në kundërpërgjigjen e Ministrisë. Vendimin nuk e shfuqizojmë, ndërsa pas konsultimit me Qeverinë e Kosovës do të njoftoheni me hapat e mëtutjeshëm”, kishte shkruar Lutfiu. /Telegrafi/