ATV

Author: G.O.

  • Kurti mirëpriti ambasadorin William Walker, bisedojnë për rëndësinë e librit të tij për masakrën e Reçakut

    Kurti mirëpriti ambasadorin William Walker, bisedojnë për rëndësinë e librit të tij për masakrën e Reçakut

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, për të diskutuar një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike të historisë moderne të Kosovës: Masakrën e Reçakut dhe dëshminë e paçmueshme të Ambasadorit Walker për këto ngjarje.

    Në këtë takim, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e Ambasadorit Walker në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë, si dhe për kontributin e tij në përkujdesjen dhe promovimin e ndihmës ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Theksoi rolin domethënës dhe proaktiv të Qeverisë së Kosovës në përpjekjet për ta bërë të mundur botimin e librit të memoarëve të Ambasadorit Walker, i cili dokumenton ngjarjet e tmerrshme të Masakrës së Reçakut.

    Kryeministri Kurti shtoi se ky libër dhe këto dëshmi të Ambasadorit Walker do të shërbejnë si një mjet për promovimin e së vërtetës për Kosovën dhe për forcimin e narrativës ndërkombëtare që vendi ynë ka përjetuar gjenocid nga ana e shtetit të Serbisë. Vepra si ky libër na ndihmojnë të ruajmë kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme si masakra e Reçakut.

    Në vijim, u vlerësua angazhimi i Qeverisë për realizimin e këtij projekti gjersa më 11 janar 2023, Qeveria kishte miratuar vendimin për financimin e hulumtimit, shkrimit, editimit, përkthimit, shtypit dhe promovimit të librit të Ambasadorit Walker, me një mbështetje financiare prej 70,000 eurove për këtë iniciativë të rëndësishme. Ky financim do të sigurojë që ky libër të arrijë deri te audienca më të gjera dhe të kontribuojë në edukimin e brezave të rinj për historinë e Kosovës dhe luftën e saj për liri.

    Ky libër pasqyron perspektivën e Ambasadorit Walker si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së dhe është një pasqyrë e vërtetë dhe e pazëvendësueshme e ngjarjeve që ndodhën më 15 janar 1999 në fshatin Reçak. Ai është një akt i rëndësishëm që kontribuon në dokumentimin dhe shpërndarjen e dëshmive autentike për krimet e kryera nga regjimi i Serbisë në Kosovë, duke çuar përpara njohjen ndërkombëtare të gjenocidit që ka ndodhur në vendin tonë gjatë periudhës së luftës. Libri kujton viktimat e masakrës së Reçakut dhe nderon të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Pavarësisht 26 viteve të kaluara, Qeveria e Kosovës dhe populli ynë mbeten të angazhuar për të siguruar që e vërteta të mos harrohet kurrë dhe që përgjegjësit për gjenocidin të përballen me drejtësinë.

  • Shkup: Punonjësit e administratës publike protestojnë për rritje pagash

    Shkup: Punonjësit e administratës publike protestojnë për rritje pagash

    Nëpunësit e disa ministrive dhe institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ato të Kulturës, Drejtësisë, Mjedisit, Ekonomisë dhe Punës, Transportit dhe Transformimit Digjital, si dhe Entit Shtetëror të Statistikave, protestuan më 14 janar për shkak të mosmiratimit të rritjes së shtesave në paga, një kërkesë kjo e përsëritur ndër vite.

    Ata kërkuan nënshkrimin e kontratave kolektive dhe miratimin e shtesave për pagat në masën 30 për qind.

    Protestuesit akuzuan Ministrinë e Financave për mosmarrje të masave të nevojshme dhe theksuan se, që nga formimi i Qeverisë së re, kanë zhvilluar takime me shumicën e ministrave përkatës dhe kanë paraqitur propozimet e nevojshme për arritjen e marrëveshjes kolektive.

    “Më pas, me mbështetjen e ministrave, janë dorëzuar në Ministrinë e Financave. Edhe pse këto propozime për marrëveshje kolektive janë dorëzuar në Ministrinë e Financave, para miratimit të buxhetit shtetëror për vitin 2025, por për arsye të pakuptueshme për ne Ministria e Financave nuk i ka miratuar mjete për nënshkrimin e tyre”, deklaroi Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës.

    Aktualisht, paga mesatare në këto institucione ku po protestojnë nëpunësit, siç theksoi Deanoski, është rreth 29,000 denarë (471 euro), ndërsa paga mesatare në nivel shtetëror në Maqedoninë e Veriut është 42,124 denarë (684 euro).

    “Shtesa prej 30 për qind që po kërkojmë do të thotë se punëtorët do të kenë rritje të pagave prej 6.000 denarëve [100 euro], por përkundër kësaj, të gjithë të punësuarit sërish do të jenë nën pagën mesatare të shtetit. Kjo kërkesë e jona është më shumë se katër vjet e vjetër”, shtoi ai.

    Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, në një dalje televizive më 13 janar deklaroi se problemi me rritjen e pagave qëndron në marrëveshjet kolektive individuale të disa institucioneve, që kanë rritur pagat për disa punëtorë, ndërsa pjesa tjetër e administratës ka mbetur me paga të pandryshuara. Ai theksoi se zgjidhja ideale do të ishte një sistem i unifikuar pagash që garanton barazi për punonjësit me kompetenca të njëjta.

    Në anën tjetër, opozita maqedonase dha mbështetje për protestuesit. Ata nënvizuan se Qeveria e ka për detyrë të sigurojë kushte për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe rritjen e pagave.

    “Ne e kuptojmë zemërimin e nëpunësve në sektorin publik dhe mbështesim kërkesat e tyre për rritje të pagave, të cilat janë plotësisht të justifikuara”, deklaruan nga Lidhja Socialdemokarte (LSDM).

    Protestat, siç potencuan nëpunësit e ministrive, do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave, çdo ditë, nga ora 11:00 deri 11:30, ndërsa të premten, do të zhvendosen përballë Ministrisë së Financave, ku do të shprehin pakënaqësitë për mosnënshkrimin e kontratave kolektive.

    Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejtësisë dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) i ka bërë thirrje Qeverisë së kryeministrit Hristijan Mickoski që të ulet dhe të dakordësojë një marrëveshje, me qëllim që të mos ketë largim shtesë të punëtorëve nga sektori publik.

    Ndërkohë, nga Qeveria ditë më parë bënë të ditur se nuk kanë pranuar një kërkesë të tillë nga sindikatat, por edhe shtuan se një rritje prej 30 për qind në këtë moment, “është përtej mundësive të buxhetit shtetëror”.

    Në buxhetin e shtetit për vitin 2025 janë planifikuar të hyra totale në nivelin prej 358.8 miliardë denarë (5.83 miliardë euro), një rritje prej 13 për qind krahasuar me vitin 2024, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel të 400 miliardë denarëve (6.50 miliardë euro), duke shënuar një rritje prej 10 për qind krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar./REL/

     

  • Haradinaj takohet me Hargraeves: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i domosdoshëm

    Haradinaj takohet me Hargraeves: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i domosdoshëm

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargraeves, me të cilin tha se kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

    Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm për sigurinë rajonale.

    “Ambasadorin ndamë vizionin e përbashkët për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike. Rruga jonë drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe strategjikisht e domosdoshme për sigurinë rajonale. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit. Partneriteti ynë bilateral do të forcohet edhe më tej në funksion të objektivave tona të përbashkëta për një Kosovë e rajon të sigurt”, ka shkruar Haradinaj.

  • Arijon Ibrahimoviq huazohet nga Bayern Munich te Lazio

    Arijon Ibrahimoviq huazohet nga Bayern Munich te Lazio

    Gjiganti gjerman Bayern Munich e ka dërguar sulmuesin nga Kosova Arijon Ibrahimović në huazim te klubi italian Lazio për pjesën tjetër të sezonit 2024/25.

    Lajmin e ka publikuar vet klubi I njohur gjerman në sajtin e tij zyrtar.

    Christoph Freund, drejtor sportiv i FC Bayern e ka vleresuar jashtëzakonisht lojtarin

    “Arijon është një lojtar i ri me perspektiv të mëdha që po zhvillohet vazhdimisht. Ai arriti të fitojë përvojë të çmuar në Serie A sezonin e kaluar dhe tani pritet të bëjë hapa të mëtejshëm te Lazio. Arijon ka qenë në Bayern që në moshë të re. Ne duam të promovojmë lojtarë si ai. Ai jep maksimumin në çdo stërvitje dhe tani ka nevojë për kohë të rregullt loje në një nivel të lartë. Ne do ta ndjekim nga afër, sepse ai ka gjithçka që duhet” tha Christoph Freund.

    Përndryshe Ibrahimovic, është pjesë e Bayern që nga mosha 13 vjeç. Ai ka luajtur gjithsej 48 ndeshje për skuadrat U17 dhe U19, duke shënuar 25 gola.

    Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar dy gola në katër ndeshje për skuadrën e dytë të FC Bayern në Regionalliga, që i bie liga e katërt dhe ka luajtur gjithashtu për ekipin e parë në fitoren 5-1 ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e Bundesliga-s me Heidenheim dhe në fitoren në Cup ndaj Mainz.

    Ibrahimović ka ka përvojë edhe në Serie A, pasi ishte i huazuar te Frosinone gjatë sezonit 2023/24 ku kishte shënuar një gol në 16 paraqitje

    Kur jemi te Ibrahimovic, ai është me prejardhje nga Prizreni.

  • Lakers e Warriors pësojnë humbje sërish, Rocekts marrin fitoren e katërt radhazi

    Lakers e Warriors pësojnë humbje sërish, Rocekts marrin fitoren e katërt radhazi

    Është zhvilluar xhiro e radhës në NBA, ku ndeshja më interesante ishte ajo mes Los Angeles Lakers dhe San Antonio Spurs, ku kjo e fundit arriti të triumfojë me rezultat 126:102.

    Wembanyama shkëlqeu në ndeshje pasi shënoi 23 pikë me tetë kërcime dhe pesë asistime, derisa, Castle dhe Vassell shënuan të njëjtin numër pikësh 23. Castle shtoi edhe katër kërcime ndërsa Vassell gjashtë kërcime dhe katër asistime.

    Te Lakers, Davis ishte më i miri me 30 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime, ndërsa James shtoi 18 pikë, tetë asistime dhe pesë kërcime.
    Për skuadrëen nga Los Angeles kjo ishte humbja e tretë radhazi, derisa renditen në vendin e shtatë në tbaleën e Perëndimit, derisa Suprs zë vendin e 11.

    Humbje ka pësuar edhe skuadra e Golden State Ëarriors ku u mundë me mjaftë vështërsi nga Toronto Raptors me rezulgtat 104-101.

    Në këtë ndeshje me meritori për fitoren e Raptros ishte Scottie Barnes me 23 pikë e tetë kërcime, derisa Chris Boucher shtojë 18 pikë e shtatë kërcime.
    Nga ana tjetër Stephen Curry shënoj 26 pikë, shtatë kërcime e po aq asistime mirëpo që nuk mjaftuan për fitore.

    Raptors renditen në venin e 13 në Konferencën Lindore, derisa Ëarriors në vendin e 12 në Perëndim.

    Houston Rocekts kanë realizuar fitorën e katërt radhazi, kësaj radhe pasi munden Mmephis Grizzlies me shifrat 120-118.

    Jalen Green ishte I pandalshëm në këtë ndeshje ku arriti të shënoj 42 pikë, derisa u nidhmu edhe nga Amen Thompson me 19 pikë e 13 kërcime për në fitore.

    Te skudara humbëse paraqitje të mira kishin Ja Morant me 29 pikë dhe Desmond Bane me 25 sosh.

    Rocekts renditen në vendin e dytë në perëndim derisa Grizzlies ne vëndin e tretë.

  • Asensio largohet nga PSG, katër klube në garë për spanjollin

    Asensio largohet nga PSG, katër klube në garë për spanjollin

    Marco Asensio ka vendosur të largohet nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Sulmuesi spanjoll ka qëndruar një vit e gjysmë te PSG dhe tani ka vendosur të largohet pasi dëshiron një klub ku mund të ketë më shumë minuta.

    28-vjeçari ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje duke shënuar dy gola e duke asistuar në katër të tjerë, por shumicën e ndeshjeve i ka duke u inkuadruar nga banka rezervë.

    Gazetari i njohur sportiv Ekrem Konur ka njoftuar se në janar Asensio do të largohet nga PSG dhe klubet si Neëcastle United, Aston Villa, Juventus dhe Real Sociedad kanë shprehur interesim për të.

    PSG nuk e ka ndërmend ta ndalojë largimin e spanjollit nga Parc de Princes, pasi ai nuk konsiderohet i rëndësishëm nga Luis Enrique.

    Kampionët e Francës do ta lejojnë largimin e anësorit spanjoll për një shumë prej 25 milionë eurove.

  • Rëndësia e kremës me faktor mbrojtës (SPF)

    Rëndësia e kremës me faktor mbrojtës (SPF)

    SPF (Sun Protection Factor) është i rëndësishëm sepse mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të rrezeve ultravjollcë (UV), veçanërisht rrezet UVB, të cilat janë përgjegjëse për djegien nga dielli dhe rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit të lëkurës.

    Ja disa arsye kryesore pse SPF është i rëndësishëm:

    1. Mbrojtja nga djegia e lëkurës: Produktet me SPF ndihmojnë në parandalimin e djegieve nga dielli, duke zvogëluar dëmtimin akut të lëkurës.

    2. Ulja e rrezikut për kancer të lëkurës: Ekspozimi i zgjatur dhe i pambrojtur ndaj diellit rrit ndjeshëm rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit të lëkurës, si melanoma, kanceri bazal, dhe skuamoz. SPF vepron si mburojë mbrojtëse.

    3. Parandalimi i plakjes së hershme: Rrezet UVA, të cilat gjithashtu mund të bllokohen nga produkte me spektër të gjerë SPF, kontribuojnë në plakjen e parakohshme të lëkurës, si rrudhat dhe njollat.

    4. Mbrojtja nga dëmtimet e lëkurës: Rrezet UV mund të dëmtojnë ADN-në e qelizave të lëkurës, duke shkaktuar inflamacione dhe ndryshime që çojnë në dëmtim afatgjatë. Për përdorim optimal, rekomandohet zgjedhja e një kremi me SPF të paktën 30, i cili ofron mbrojtje të mirë, dhe aplikimi i tij çdo 2 orë kur qëndroni në diell. Po ashtu, produktet me “spektrum të gjerë” janë më të mira, pasi mbrojnë nga të dy llojet e rrezeve, UVA dhe UVB.

    SPF duhet të përdoret edhe gjatë dimrit. Edhe pse rrezet e diellit mund të duken më të dobëta në dimër, rrezet UV janë ende të pranishme dhe mund të dëmtojnë lëkurën.

    Disa nga arsyet pse është e rëndësishme të përdorni SPF gjatë dimrit:

    1. Rrezet UVA janë të pranishme gjatë gjithë vitit: Ndryshe nga rrezet UVB që janë më të forta në verë, rrezet UVA, të cilat kontribuojnë në plakjen e lëkurës dhe dëmtimin e ADN-së, janë të pranishme gjatë gjithë vitit.

    2. Rrezet UV reflektohen nga dëbora dhe akulli: Dëbora mund të reflektojë deri në 80% të rrezeve UV, duke i bërë ato edhe më intensive për lëkurën, veçanërisht në zona me borë ose në lartësi të mëdha.

    3. Parandalimi i plakjes së hershme: Edhe në dimër, ekspozimi i përditshëm ndaj UV mund të çojë në rrudha, njolla të errëta dhe humbje të elasticitetit të lëkurës me kalimin e kohës.

    4. Rreziku i dëmtimit të lëkurës: Ekspozimi i zgjatur ndaj UV, pavarësisht sezonit, kontribuon në rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës. Prandaj, përdorimi i një kremi me SPF të paktën 30 dhe me spektër të gjerë është një hap i rëndësishëm për kujdesin ndaj lëkurës, edhe gjatë muajve të ftohtë.

    Nëse qëndroni jashtë për kohë të gjatë ose në zona me borë, mos harroni të rimbuloni kremin çdo disa orë.

    Po ashtu SPF Parandalon hiperpigmentimin:

    Redukton zhvillimin e njollave të errëta ose njollave të diellit që mund të shfaqen nga ekspozimi ndaj UV.

    Për ta përfituar maksimalisht këtë ndihmë, është e rëndësishme:

    • Të përdorni SPF me spektër të gjerë (për mbrojtje ndaj UVA dhe UVB).

    • Të aplikoni mjaftueshëm krem dhe ta rimbuloni çdo dy orë, sidomos kur jeni jashtë.

    • Ta përdorni gjatë gjithë vitit, jo vetëm në verë.

  • Çfarë i ndodh trupit të gruas pas lindjes?

    Çfarë i ndodh trupit të gruas pas lindjes?

    Pa dyshim lindja është një nga mrekullitë që mund t’i ndodhë një gruas. Është një ngjarje e veçantë dhe transformuese për çdo grua, duke sjellë me vete një seri ndryshimesh fizike dhe emocionale që njëkohësisht kërkojnë kujdes dhe mbështetje.

    Fillimisht, trupit të një gruaje i duhet kohë derisa të shërohet. Duke filluar nga gjakderdhja pas lindjes, si pasojë e pastrimit të mitrës nga mbeturinat e placentës dhe qelizave të tjera.

    Kjo gjakderdhje është një shenjë që trupi është duke u rikuperuar, edhe pse zgjat për disa javë, nga ngjyra e kuqe shndërrohet në një ngjyrë më të zbehtë.

    Pas lindjes, mitra fillon të kthehet në përmasat e saj të mëparshme që ka qenë. Ndërkohë shqetësuese mbetet ndryshimi në peshë në pjesën e muskujve edhe pse janë të zakonshme, por duhet rehabilitim dhe kohë që gratë të humbasin kilogramët e tepërt që mbesin nga lindja.

    Përpos kësaj probleme të vazhdueshme ka edhe me rënien e flokut, lëkura e femrës mund të ndrrojë në mënyra të ndryshme, për shembull duke u bërë më e thatë pasi gjatë lindjes ka raste të shpërthimeve të akneve që janë shkak i ndryshimeve hormonale.

    Zgjerimi i barkut zgjat deri në disa muaj derisa të rikthehet në gjendje normale ka raste që edhe me vite, ose nuk rikuperohet asnjëherë nëse nuk i përbahemi ushqimeve si drithëra e proteina të shëndetshme që janë të nevojshme për një shëndet të plotë.

    Ka shumë këshilla që gjinekologët, psikologët dhe profesionistët e aktiviteteve fizike u sugjerojnë, si për shembull duhet të ketë një plan më konkret për gjumë. Duhet të percakohet një rutinë e shëndetshme për gjumin kështu ndihmon trupin që të shërohet dhe të rikthehet në formë.

    Pas saj është shmangia e stresit, duhet të meditoni e të përdorni aktivitete të ndryshme sportive, pse jo edhe muzikë për të evituar stresin, pa lënë anash leximin.

    Për gjakderdhjen duhet të kemi kontrolla të shpeshta te mjeku pasi ka raste që janë të rrezikshme për jetë, andaj gjakderdhja tregon problem nëse vazhdon të jetë ngjyrë e errët.

    Përpos të gjithave që u cekën, shumë e rëndësishme është hidratimi. Gratë duhet të pijnë ujë shumë dhe të ruhen sa më shumë pasi e përmirësojnë shëndetin e stomakut, lëkurës dhe muskujve. Po ashtu duhet të kenë dieta që përmbajne vitamin B dhe C derisa të shërohen.

    Uji është po aq i rëndësishëm sa ushqimi. Gratë duhet të pijnë shumë ujë dhe të mbajnë hodratimin në nivelet e duhura, për të ndihmuar në rigjenerimin e trupit dhe për të përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe të muskujve. Po ashtu, duhet t’i përmbahen një diete ushqimore që përmban vitaminat B dhe C, kalcium dhe zink për të ndihmuar trupin të shërohet.

  • Raportohet se Hamasi ka pranuar marrëveshjen me Izraelin për armëpushim

    Raportohet se Hamasi ka pranuar marrëveshjen me Izraelin për armëpushim

    Hamasi ka pranuar projekt-marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e dhjetëra pengjeve, raporton Corriere della Sera, duke cituar dy zyrtarë izraelitë të përfshirë në bisedime dhe mediat izraelite.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit tha se “mosmarrëveshjet kryesore në negociata janë tejkaluar”.

    “Të mos hyjmë në detaje se çfarë po ndodh në negociata, ne jemi në pikën më të afërt me këtë marrëveshje prej muajsh. Draftet e marrëveshjes ua kemi përcjellë të dyja palëve dhe tani jemi drejt përfundimit”, citohet të ketë thënë ai.

    Sipas projekt-marrëveshjes që po negociohet mes Izraelit dhe Hamasit, një kopje e së cilës u sigurua nga Associated Press, Izraeli do të lirojë 50 të burgosur palestinezë në këmbim të secilës prej pesë ushtareve gra, të mbajtura në Gaza.

  • Cilat janë përfitimet e batanijeve të rënda?

    Cilat janë përfitimet e batanijeve të rënda?

    Batanijet janë thjesht batanije me pesha të shtuara zakonisht midis 2 dhe 14 kg për të fjetur gjatë natës ose në çdo kohë. Një provë e kontrolluar e rastësishme zbuloi se pacientët që përdornin batanije me peshë të madhe përjetuan më pak pagjumësi, përmirësim të gjumit dhe më pak përgjumje gjatë ditës.

    Batanijet e rënda gjithashtu reduktuan simptomat e çrregullimeve të tjera të shëndetit mendor, si depresioni dhe ankthi. Ato mund të funksionojnë duke ofruar nevojën bazë të prekjes, e cila është qetësuese dhe ngushëlluese – mendohet se ato imitojnë përvojën e të mbajturit ose të përqafimit.

    Ndërsa temperaturat jashtë janë negative, batanijet me peshë mund të jenë një zgjedhje popullore për t’u ngrohur. Disa njerëz thonë se presioni i shtuar i ndihmon ata të qetësojnë shqetësimet e ditës dhe të flenë më shpejt.

    Ka prova që sugjerojnë se stimulimi i presionit të thellë rrit zgjimin parasimpatik të sistemit nervor autonom dhe në të njëjtën kohë redukton zgjimin simpatik, i cili konsiderohet të jetë shkaku i efektit qetësues.

    Nuk ka shumë kërkime nëse batanijet e rënda funksionojnë në të vërtetë, dhe studimet që ekzistojnë janë në grupe të vogla. Shumica e studimeve nuk përqendrohen tek ata që flenë mesatarisht. Në vend të kësaj, ata studiojnë nëse batanijet e rënda mund të ndihmojnë njerëzit me probleme kronike të gjumit, gjendje të shëndetit mendor ose çrregullime zhvillimi.

    Ka disa sugjerime që batanijet e rënda mund të ndihmojnë me ankthin, dhimbjen kronike dhe gjumin. Por hulumtimi nuk është përfundimtar.

    Një studim me 120 njerëz me pagjumësi zbuloi se batanijet e rënda i ndihmonin ata të flinin më mirë në krahasim me një batanije të lehtë. Një studim tjetër me 67 fëmijë me autizëm zbuloi se batanija e rëndë nuk ndikonte aspak në gjumin e tyre – por fëmijët dhe prindërit e tyre e preferuan atë në vend të një batanije të zakonshme.

    Dhe një studim i tretë me 94 të rritur me dhimbje kronike zbuloi se një batanije me peshë më të rëndë nuk ndikonte në gjumin, por ishte më e mirë në reduktimin e dhimbjes në krahasim me një batanije më të lehtë.

    Edhe pse nuk ka ende prova të forta për të mbështetur përfitimet e batanijeve të rënda, ekspertët e gjumit thonë se nuk ka asgjë të keqe t’i provoni ato.
    Ndryshe, Njerëzit me apnea të gjumit, çrregullime të lidhura me gjumin ose probleme të frymëmarrjes duhet të konsultohen me një mjek përpara se të përdorin një batanije të rëndë.