ATV

Author: G.O.

  • Raportohet zhdukja e një të miture në Prishtinë, policia nis hetimet

    Raportohet zhdukja e një të miture në Prishtinë, policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë është raportuar se një e mitur është zhdukur në Prishtinë.

    Sipas raportit policor, më 10 korrik 2026, rreth orës 18:30, një grua ka njoftuar policinë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.

    Policia ka iniciuar hetimet për dhe gjetjen e të miturës.

    Prishtinë 10.07.2026-18:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.

  • U rrahën mes vete, arrestohen dy vëllezërit në Prishtinë

    U rrahën mes vete, arrestohen dy vëllezërit në Prishtinë

    Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut 2026, rreth orës 21:45, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy vëllezërve.

    Të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga policia dhe janë intervistuar në lidhje me rastin.

    Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të intervistimit, të dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

    Prishtinë 09.07.2026-21:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raport.

  • Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugën nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

    Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugën nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

    Nga 10 deri më 18 korrik do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, siç njoftoi Komuna e Prishtinës dje për shkak të disa punimeve që do të bëhen aty.

    Për këtë arsye, itinerari do të ndërrojë edhe për dy linja të Trafikut Urban, 3 dhe 4.

    Trafiku Urban tha se në segmentin nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, do të ketë devijim të përkohshëm të itinerarit për linjat nr. 3 dhe nr. 4, vetëm në drejtimin e ardhjes, në segmentet rrugore si në vijim:

    Linja nr. 3

    Bardhosh ➜ Rrethi i Matit

    Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xhevë Lladrovci → Astrit dhe Arbnor Dehari → Rrethi i Matit

    Linja nr. 4

    Parku i Gërmisë ➜ Matiqan

    Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xheladin Rekaliu → Matiqan

    Në drejtimin Matiqan ➜ Parku i Gërmisë (Linja nr. 4) dhe Rrethi i Matit ➜ Bardhosh (Linja nr. 3), qarkullimi do të zhvillohet sipas itinerarit të rregullt.

  • Arrestohet një person në Prizren, i gjenden bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë

    Arrestohet një person në Prizren, i gjenden bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë

    Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se merrej me kultivimin e bimëve narkotike të llojit kanabis.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 korrik, kurse njësitet policore, në bazë të urdhëresës së gjykatës, kanë kryer kontroll në shtëpinë, autolarjen dhe automjetin e të dyshuarit.

    Gjatë kontrollit në oborrin e tij, policia ka gjetur dy bimë të dyshuara të llojit kanabis, me gjatësi 50 dhe 62 centimetra, si dhe një peshore elektronike.

    I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit, pas përfundimit të intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Prizren 10.07.2026-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është duke u marr me kultivimin e bimëve narkotike të llojit kanabis. Njësit policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës, ku kanë kryer urdhër kontrollin në shtëpinë, autolarje dhe automjetin e të dyshuarit. Gjatë kontrollit  në oborrin e tij janë gjetur të mbjella dy bimë të llojit kanabis me gjatësi 50 dhe 62 cm, si dhe një peshore elektronike. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • ShBA-ja kërkon që Irani të zotohet se do të ndalojë sulmet ndaj anijeve në Hormuz

    ShBA-ja kërkon që Irani të zotohet se do të ndalojë sulmet ndaj anijeve në Hormuz

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Irani të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe të premtojë se do të ndalojë sulmet ndaj anijeve tregtare, si pjesë e negociatave që pritet të zhvillohen të shtunën në Oman, shkruan BBC.

    Mediat amerikane, duke cituar zyrtarë anonimë, raportojnë se Teherani ua ka pranuar privatisht këshilltarëve të presidentit Donald Trump se sulmet ndaj anijeve ishin një gabim, megjithëse iranianët thuhet se fajin ia kanë atribuuar një grupi të pakontrolluar brenda vendit.

    Trumpi ka deklaruar se të dyja palët kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet, pavarësisht përplasjeve të kësaj jave në Ngushticën e Hormuzit, të cilat Shtëpia e Bardhë i konsideron shkelje të armëpushimit.

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha se vendi i tij “e ka mbajtur fjalën” lidhur me armëpushimin, duke shkruar në X se ishte ShBA-ja ajo që e kishte shkelur marrëveshjen.

    Në qershor, SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një marrëveshje armëpushimi, sipas së cilës Irani, ndër të tjera, do të garantonte kalimin e sigurt të anijeve tregtare.

    Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë, Teherani ka deklaruar se një fraksion i ashpër dhe “jashtë kontrollit” u përpoq të sabotonte negociatat duke qëlluar mbi anijet tregtare.

  • Në Prishtinë shënohet aksion në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës

    Në Prishtinë shënohet aksion në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës

    Në Prishtinë sot do të organizohet një aksion me rastin e 31-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, pranë Kino Armatës në sheshin “Edit Durham”.

    11 Korriku shënon Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, një nga krimet më të rënda të kryera në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

    Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë. Gjenocidi është njohur nga gjykatat ndërkombëtare dhe, që nga viti 2024, 11 Korriku është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por do të ketë ndopak vranësira.

    Ndërkaq, temperaturat do të variojnë nga 10 gradë deri në 25 gradë Celsius.

    “Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 22 deri në 25°C”.

  • Haradinaj kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë: Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës

    Haradinaj kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë: Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës

    Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot viktimat e Srebrenicës. Haradinaj ka shkruar se mijëra njerëz të pambrojtur dhe pa asnjë faj kanë pësuar nga gjenocidi i ushtruar nga regjimi i Millosheviqit.

    “Si popull që kaluam të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre!”, ka shkruar Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë nga aparati shtetëror i Millosheviqit.

    Njerëz të pambrojtur dhe pa asnjë faj, përfshirë fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit të ushtruar nga regjimi i Millosheviqit.

    Si popull që kaluam të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre!

    Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!

  • Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje

    Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje

    Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një xhamie në Kaçanik.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 korrik 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.

    Imami i xhamisë, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në objekt dhe kanë vjedhur kasafortën e xhamisë.

    Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  • Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, 11 të plagosur – mes tyre edhe një fëmijë

    Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, 11 të plagosur – mes tyre edhe një fëmijë

    Rusia ka kryer një tjetër sulm masiv ajror ndaj Ukrainës gjatë natës, duke përdorur raketa balistike, raketa lundruese dhe qindra dronë sulmues, njoftuan autoritetet ukrainase.

    Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria ruse ka lëshuar gjashtë raketa balistike “Iskander”, katër raketa lundruese Kh-59/69, dy raketa kundër rrezatimit Kh-31 dhe 121 dronë sulmues.

    Sulmet ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, kanë shkaktuar të paktën 11 persona të plagosur, përfshirë një fëmijë, si dhe zjarre në disa zona të qytetit.

    Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se qyteti ishte nën sulm me raketa balistike dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore.

    “Raportet e para tregojnë për një goditje në një ndërtesë jo-rezidenciale në distriktin Sviatoshynskyi. Një nënstacion transformatorësh është përfshirë nga zjarri në distriktin Darnytskyi, ndërsa në Solomianskyi ka shpërthyer zjarr në një ndërtesë zyrash trekatëshe”, tha Klitschko.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se sulmet kanë dëmtuar ndërtesa banimi, zyra dhe një seminar fetar, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

    Sipas ushtrisë ukrainase, mbrojtja ajrore ka arritur të rrëzojë 111 dronë dhe dy nga raketat Kh-59/69 të përdorura gjatë sulmit.

    Ky sulm vjen vetëm disa ditë pas një tjetër bombardimi masiv rus ndaj Kievit, ku u vranë të paktën 30 persona dhe u goditën më shumë se 20 lokacione në kryeqytet. Klitschko e kishte cilësuar atë si “sulmin më masiv” ndaj Kievit.

    Ndërkohë, autoritetet lokale kanë bërë të ditur se sulmet ruse në rajonin lindor të Donetskut të premten kanë lënë të vrarë shtatë persona dhe kanë plagosur 21 të tjerë.

    Në kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse, Ukraina ka intensifikuar goditjet ndaj sektorit energjetik të Rusisë, duke synuar rafineri, depo dhe objekte të tjera të naftës.

    Sulmet ukrainase kanë shkaktuar probleme me furnizimin me karburant në disa zona të Rusisë dhe territoret e pushtuara, me radhë të gjata në pikat e karburantit dhe rritje të çmimeve.

    Presidenti Zelenskyy tha se forcat ukrainase gjatë javës kanë goditur një rafineri nafte në Omsk, si dhe objekte energjetike në disa rajone ruse.

    Megjithatë, komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka paralajmëruar se një kthesë vendimtare në luftën kundër Rusisë mbetet ende larg, duke theksuar se Moska nuk ka hequr dorë nga synimet për pushtimin e plotë të rajoneve Luhansk dhe Donetsk.