ATV

Author: G.O.

  • Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë, 50 milionë euro kredi nga BERZH-i

    Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë, 50 milionë euro kredi nga BERZH-i

    Rreth 400 ndërtesa publike do të izolohen sipas parimeve të efiçencës së energjisë në Kosovë.

    Kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes së sotme (e premte) mes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

    Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se kredia nga BERZHI është në vlerë prej 50 milionë euro, ndërsa projekti në total është 86 milionë euro.

    Sipas tij, përfituesit kryesor nga ky projekt do të jenë qytetarët e vendit.

    Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se projekti do të ndikojë në uljen e konsumit të energjisë. Sipas saj, stoku i ndërtesave në Kosovë konsumojnë rreth 40 për qind të energjisë në vend.

  • Thyhen rekordet – zbulohet shuma e parave që pritet të fitojë Haaland me kontratën e re me Cityn

    Thyhen rekordet – zbulohet shuma e parave që pritet të fitojë Haaland me kontratën e re me Cityn

    Erling Haaland ka nënshkruar një kontratë të jashtëzakonshme me Manchester City që do ta mbajë atë te kampionët e Premier League deri në vitin 2034.

    Sipas raportimeve të reja, paga e tij javore do të thyejë të gjitha rekordet, duke e bërë atë futbollistin e parë në Angli që fiton mbi 500,000 funte në javë, dhe mund të arrijë deri në 750,000 funte në javë, duke përfshirë bonuset dhe të drejtat e imazhit, një shumë që rivalizon atë me Kylian Mbappé në Real Madrid.

    Në sezonin e tij të parë, Haaland shënoi 52 gola në të gjitha garat, duke vendosur një rekord të ri për një lojtar të Premier League.

    Në sezonin pasardhës, ai vazhdoi me 38 gola në 45 paraqitje dhe këtë vit ka realizuar 16 gola në 21 ndeshje të ligës deri tani.

    Reagimi i Haaland për kontratën e re ishte plot entuziazëm.

    “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën e re dhe mezi pres të kaloj edhe më shumë kohë te ky klub shkëlqyer”, tha ai.

    “Manchester City është një klub i veçantë, plot me njerëz fantastikë dhe mbështetës të mrekullueshëm, dhe është një ambient që ndihmon për të nxjerrë më të mirën nga të gjithë”.

    Haaland falënderoi Pep Guardiola, stafin e tij dhe shokët e ekipit për mbështetjen e tyre dhe shprehu dëshirën për të vazhduar zhvillimin dhe arritjen e sukseseve të tjera me Manchester City.

  • Franca kundërshton mbylljen e institucioneve paralele serbe: Veprimet e Qeverisë rrezikojnë heqjen e masave

    Franca kundërshton mbylljen e institucioneve paralele serbe: Veprimet e Qeverisë rrezikojnë heqjen e masave

    Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend, duke thënë se ato ndikojnë në synimet e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik.

    E një reagim në lidhje me këtë çështje, së fundmi ka ardhur edhe nga Franca, ku thuhet se një vendim i tillë ndikon negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka lëshuar një komunikatë për media, me ç’rast kanë potencuar se Parisi zyrtar shpreh keqardhje për mbylljen e njëanshme të këtyre institucioneve.

    “Franca shpreh keqardhjen për mbylljen e njëanshme nga qeveria e Kosovës më 15 janar të një numri të madh të strukturave administrative serbe në Kosovë, vendim i cili do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës. Kjo rrezikon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian”, thuhet në reagim.

    Në komunikatë thuhet se ky veprim i njëanshëm i Kosovës rrezikon perspektivat e heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

    “Ky veprim i njëanshëm rrezikon perspektivat e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës. Franca bën thirrje për respektimin e angazhimeve të marra nga palët për të përparuar në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër”, shkruhet në komunikatë.

  • DhSK-ja konfirmon se ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do t’u mundësohet votimi në zgjedhjet e 9 shkurtit

    DhSK-ja konfirmon se ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do t’u mundësohet votimi në zgjedhjet e 9 shkurtit

    Ish-pjesëtarët e UÇK-së, që aktualisht po mbahen të paraburgosur në Hagë, do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Lajmi është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Kujtojmë se dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për ish-ushtarët e UÇK-së.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.

    “Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së”, ka potencuar Elezi.

  • Mbi 11 miliardë euro të mbledhura nga ATK-ja gjatë 25 viteve

    Mbi 11 miliardë euro të mbledhura nga ATK-ja gjatë 25 viteve

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar sot 25 vjetorin e themelimit duke numëruar shumë të arritura të realizuara gjatë viteve, raporton Ekonomnia Online.

    Gjatë këtyre viteve ATK-ja në total ka grumbulluar 11 miliardë euro.

    Ilir Murtezaj, drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës ka thënë se rrugëtimi për gjatë këtyre viteve ka qenë plotë me sfida, por në të njëjtën kohë, sipas tij ATK-ja ka prekur edhe suksese.

    “Fillimisht ATK kishte një staf prej 30 vetave, ndërsa tani mbi 700. ATK ka obligim të siguroj zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore për gjithë tatimpaguesit. Ne këtë mision e konsiderojmë si mision të shenjtë. Si rezultat i punës profesionale, ATK për këto 25 vite ka mbledhur mbi 8 miliard euro tatime, e në total kemi mbledhur mbi 11 miliard euro”, tha Murtezaj.

    Ai ka përmendur se krahas rritjes të hyrave u vazhdua dhe me reformim të shërbimeve të këtij institucioni.

    Kurse, Sebastian Sosa, përfaqësues i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se ATK-ja është kruciale për zhvillimin e vendit.

    Ai tha se ndihet krenar që kanë ndihmuar ATK-në në rrugëtimin për t’u ngritur dhe zhvilluar.

    Eileen Devitt, përfaqësuese nga Ambasada e Amerikës në Kosovë ka uruar ATK-në për bashkëpunimin dhe arritjet e bëra deri më sot.

    Jonathan Hargreaves, ambasador i Ambasadës i Britanisë në Kosovë tha se ATK-ja ndërtuar besimin e qytetarëve, por edhe bizneseve.

    Hargreaves tha se kanë parë dedikim dhe progres të ATK-së dhe se shifrat tregojnë arritjet e tyre.

    “Gjatë 25 viteve ATK ka demonstruar profesionalizëm dhe zotim për misionin e saj. Ju keni ndërtuar besimin e qytetarëve dhe bizneseve. E keni bërë këtë duke përmirësuar grumbullimin e të hyrave. Jam shumë krenar që Mbretëria e Bashkuar ka luajtur një rol të rëndësishëm. Jemi krenar për bashkëpunimin që kemi ndarë me ju”, tha ai.

    Nga ana e tij edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde tha se Gjermania mbetet e zotuar për të vazhduar mbështetjen ndaj ATK-së.

    Në fund të ceremonisë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se ATK është një arritje e madhe që simbolizon progresin e përbashkët drejt ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm tatimor.

    Përmes përkushtimit ATK-ja sipas tij ka ndihmuar bizneset drejt krijimit të një kuadri që promovon barazinë dhe transparencën.

  • Feride Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për çmimin Nobel për Paqe

    Feride Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për çmimin Nobel për Paqe

    Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2025.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rushiti përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se nominimi është propozuar nga deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson.

    “Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z. Magnus Jacobsson, më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë”, ka shkruar drejtoresha e QKRMT-së në Facebook.

    Ajo e ka quajtur arritje të madhe këtë nominim. Ka thënë se ajo dhe ekipi i saj frymëzohen nga nominimi për të avokuar globalisht për plagën e rëndë dhe për të kontribuar në parandalimin e dhunës seksuale në konflikte si dhe në arritjen e drejtësisë për të mbijetuarit.

  • 20 vjet burgim të akuzuarit për vrasjen e rëndë te tregu në Mitrovicë

    20 vjet burgim të akuzuarit për vrasjen e rëndë te tregu në Mitrovicë

    Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënuar ndaj të akuzuarit Shefki Asllani, për vrasjen e 27-vjeçarit, Valmir Fazliu, më 17 prill 2021, te tregu në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

    Asllani është shpallur fajtor dhe është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale “Vrasja e rëndë”.

    “Me datë 17.04.2021, rreth orës 12:40 minuta në Mitrovicë, në rrugën “Adem Voca” në brendi të tregut të gjelbër, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri te konflikti fizik, ku së pari tani i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me c`rast i pandehuri nxjerrë revolen nga brezi të markës “XDM” me nr. serik 019-04 , prodhim kroatë dhe shtënë në viktimën duke e goditur në pjesën e përparme të trupit nën harkun brinjor, me c`rast predha kalon nëpër indet të buta të kavitetit abdominale, shqyerjes së mushkërisë së majtë e duke shkaktuar gjakderdhje masive në hapësirën e lirë të anës së majtë të kafazit të kraharorit, si pasojë e të cilave vdes, të shtënat goditin edhe të dëmtuarin L.F., dhe i shkakton plagë në regjionin e veshkës së majtë si dhe kalimtarin e rastit A.A:, në regjionin e përparme anësor të kofshës së majtë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore“.

  • Përkrahen dy projekte, Banka Botërore miraton mbi 89 milionë dollarë për Kosovën

    Përkrahen dy projekte, Banka Botërore miraton mbi 89 milionë dollarë për Kosovën

    Banka Botërore njoftoi se ka miratuar ndihmën financiare për dy projekte të reja në Kosovë në vlerë totale prej 89.7 milionë dollarë që synojnë forcimin e konkurrencës së sektorit privat.

    Banka Botërore do të mbështesë Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar, me vlerë 52 milionë dollarë, dhe Projektin e Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit 2.0, me vlerë 37.7 milionë dollarë përmes kredisë koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit, tha huadhënësi global në një deklaratë për shtyp të enjten.

    Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar synon të rrisë stabilitetin financiar dhe përfshirjen në Kosovë përmes forcimit të kapaciteteve të fondit të sigurimit të depozitave, financimit të firmave të pashërbyera dhe katalizimit të pagesave më të shpejta.

    Ndërkaq projekti i dytë, do të financojë infrastrukturën dhe uljen e kostove tregtare dhe për të rritur efikasitetin e transportit ndërmjet Kosovës dhe vendeve fqinje.

  • Vazhdon protesta, pronarët e autobusëve në linjën Podujevë – Prishtinë nuk punojnë as sot

    Vazhdon protesta, pronarët e autobusëve në linjën Podujevë – Prishtinë nuk punojnë as sot

    Transportuesit e udhëtarëve me autobusë Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë edhe sot grevën e nisur dje për shkak të një vendimi të komunës së Prishtinës për shtimin e linjave në drejtim të Podujevës, deri në Tenezhdoll.

    Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” njoftoi se pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të saj transportues të udhëtarëve është si rrjedhojë e siç thuhet “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit të kompanive transportuese”.

    Përkundër reagimit të kësaj shoqate, nga Komuna e Prishtinës, dje kanë thënë se vendimi është ligjor.

    Në grevë po marrin pjesë mbi 50 operatorë ekonomik- transportues me autobusë.

    Si rrjedhojë e kësaj greve, udhëtarët e Llapit kanë mbetur pa transport publik tash e dy ditë në relacionin Podujevë-Prishtinë.

  • Ambasada e Kosovës në Washington del me njoftim për votimin me postë nga Amerika

    Ambasada e Kosovës në Washington del me njoftim për votimin me postë nga Amerika

    Ambasada e Kosovës në Washington ka dhënë një informacion të rëndësishëm rreth votimit të diasporës atje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kjo ambasadë në një postim të publikuar në Facebook ka publikuar adresën ku mund të dërgohen fletëvotimet.

    “Vëmendje për Diasporën e Kosovës në SHBA!Të nderuar bashkatdhetarë, Siç jeni të informuar, votimi përmes postës është hapur zyrtarisht. Adresa e vetme për të dërguar fletët e votimit përmes postës në SHBA është:Consulate General of Kosovo in New York – KQZ450 Lexington AveP.O. Box Number 4485, New York, NY 10163, US Postal Service Grand Central”, shkruhet në njoftim.

    Ambasada po ashtu ka bërë thirrje që të ndiqen rregullat e KQZ-së për procesin e votimit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.