ATV

Author: G.O.

  • Rutte: Bisedimet Rusi – Ukrainë duhet të sjellin paqe të qëndrueshme

    Rutte: Bisedimet Rusi – Ukrainë duhet të sjellin paqe të qëndrueshme

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka folur rreth mundësisë së nisjes së bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Rutte në një deklarim për mediat para nisjes së takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, ka thënë se bisedimet duhet të prodhojnë zgjidhje afatgjate.

    “Është vendimtare që çfarëdo që del nga ato bisedime që te jetë e durable, jo një Minks të tretë. Nuk mund ta kemi atë sërish, nuk mund ta kemi sërish Putinin duke provuar në të ardhmen të marrë secilin kilometër në Ukrainë”, ka deklaruar ai.

    Derisa ritheksoi se do të flasin për shpenzimet rreth mbrojtjes, Rutte përsëriti se aleatët duhet të shpenzojnë më.

    Sipas tij, kjo duhet të bëhet jo vetëm sepse një gjë të tillë po e kërkon SHBA-ja, por sepse ata presin që Evropa të zbatoj pjesën e vet të obligimeve.

    “Ne duhet të shpenzojmë më shumë shkaku i rrezikut që vjen nga Rusia”, tha Rutte duke shtuar se shtetet anëtare duhet të prodhojnë më shumë”, ka theksuar ai.

    Përveç Ukrainës dhe shpenzimeve për mbrojtjen, ministrat e mbrojtjes të aleancës pritet të diskutojnë edhe për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

  • Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”

    Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”

    Edhe sot në Hagë vazhdon gjykimi për rastin e krerëve të UÇK-së.

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi i gjykimit për rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

    Kjo seancë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:00 dhe të zgjas deri në ora 16:30.

  • Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

    Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar për tentativat për ta vrarë atë në fillim të pushtimit rus të Ukrainës.

    Që nga fillimi i pushtimit rus, Zelensky ka qenë objektiv i komploteve të shumta të atentatit dhe dihet se u ka mbijetuar të paktën pesë deri në gjashtë përpjekjeve gjatë rrjedhës së luftës Rusi-Ukrainë.

    Dhe në një intervistë për The Guardian, presidenti i Ukrainës tha se në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në shkallë të gjerë, ai mori “lajmëtarë”, veçanërisht përfaqësues të parlamentit, të cilët “erdhën dhe thanë se ‘nesër do të jemi të pushtuar, duhet të largohemi’”.

    Zelensky gjithashtu vuri në dukje se ai kishte marrë telefonata nga liderë të vendeve të ndryshme që i kërkonin të largohej nga Ukraina, shkruan YahooNews.

    “Kishte presion nga anë të ndryshme. Disa njerëz donin të më vrisnin. Kishte të shtëna e kështu me radhë. Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë, dhe njerëz të tjerë po na mbronin. Kishte një sulm nga ajri, e kështu me radhë. E gjithë kjo po ndodhte. Dhe në të njëjtën kohë, kishte ultimatume. Ata po bënin presion”.

  • “Në pranga edhe i dyshuari i dytë” – Krejt çka dihet për vrasjen e rëndë në Skenderaj

    “Në pranga edhe i dyshuari i dytë” – Krejt çka dihet për vrasjen e rëndë në Skenderaj

    Një rast i rëndë ndodhi dje në Skenderaj, ku një person u ekzekutua me armë zjarri, për motive akoma të panjohura. Viktima Ismet Ibishi mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa tashmë janë identifikuar dy persona të dyshuar dhe arrestuar dy persona për rastin – njëri prej të cilëve është Hisni Ibishi, raporton Sinjali.

    Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve në Mitrovicë Jug, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë edhe të dyshuarin e dytë B.I., rreth 33 vjeçar.

    “I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç, është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Po ashtu, policia njofton se hetuesit, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

    Paraprakisht, policia arrestoi edhe të dyshuarin tjetër, Hisni Ibishi, 62-vjeçar dhe i konfiskoi tri armë-revole.

    Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, atij i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Për incidentin reagoi edhe Prokuroria, ku rastin e cilësoi si vrasje e rëndë.

    Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:50 të së mërkurës në një lokal në Skenderaj. Vdekja e viktimës u konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët.

    Sinjali mësoi dje se personi që mbeti i vrarë me armë zjarri në një lokal në Skenderaj është Ismet Ibishinip i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit.

    Kështu ka njoftuar vetë Gucati, duke u shprehur i prekur thellë nga vdekja e tij

    “Nipi ynë Ismet, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë, u largove nga kjo botë në vitet e tua më të mira, ishe ai djali energjik, për të gjithë gjeje kohë, humori yt ishte briliant, kështu si të njohem do të mbajmë mend për atë djalin më humorin më të mirë dhe më një zemër të pastër”, ka shkruar Gucati. 

  • Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë

    Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë

    Në seancën e djeshme, Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi ka përkrahur propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt për ambasador në Kosovë.

    Veç tij, edhe Nebojsha Gjokoviq është emëruar për ambasador në Serbi, raporton REL.

    Kjo do të plotësojë pozitat ambasadore në Prishtinë dhe Beograd dhe pas katër vitesh.

    Në vitin 2020, ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, i skadoi mandati për shkak se e kishte mbërritur moshën e pensionimit.

    Po në atë vit, edhe ambasadori në Beograd, Tarzan Millosheviq, u shkarkua pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi.

    Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve në atë kohë në pushtet të ish-presidentit Millo Gjukanoviq.

    Për dallim nga Gjokoviq, i cili u votua në mënyrë unanime, Çobaj nuk u votua nga deputetët e partive pro-serbe që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Ambasadori i ardhshëm i Malit të Zi në Kosovë deri vonë ishte i ngarkuar me punë në ambasadën në Prishtinë.

    “Ambasada e Malit të Zi njihet si një nga ambasadat më të dukshme në Kosovë. Këtë ia detyrojmë më së shumti diplomacisë kulturore”, tha Çobaj.

    Ai i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si marrëdhënie të mira fqinjësore të orientuara drejt një të ardhmeje evropiane.

    Para se të hynte në diplomacinë malazeze, Çobaj punoi për vite me radhë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë.

    Ai nuk është anëtar i asnjë partie.

    Procedura e përzgjedhjes së ambasadorit

    Ligji për Punë të Jashtme parasheh që propozimin për emërimin e ambasadorit e bën Qeveria, me propozim të shefit të diplomacisë malazeze.

    Pas arritjes së marrëveshjes së shtetit pritës dhe mendimit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi, Presidenti i Shtetit emëron ambasadorin me dekret.

    Në rastin e Gjokoviqit dhe Çobajt, mbetet vetëm që presidenti malazez, Jakov Millatoviq, të nxjerrë dekret për emërimin e tyre.

    Në rastin e Gjokoviqit dhe Çobajt, mbetet vetëm që presidenti malazez, Jakov Millatoviq, të nxjerrë dekret për emërimin e tyre.

  • Edhe shtatë vendvotime të paprocesuara, numërimit i të votave po shkon drejt fundit

    Edhe shtatë vendvotime të paprocesuara, numërimit i të votave po shkon drejt fundit

    Që nga mbrëmë në orën 22:12 nuk ka ndryshuar asgjë. Kjo ishte ora kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e fundit të rezultatit në faqen e saj.

    Edhe 7 vendvotime kanë mbetur të paprocesura për të përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet.

    Nga 2533 vendvotime, deri të mërkurnë në orën 22:12 janë procesuar 2526 ose 99.72 për qind.

    Nga procesimi i 2526 vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.84 për qind të votave, apo 341 mijë e 672 vota.

    Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 499 vota apo 22.05 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e treta me 17.67 për qind apo 147 mijë e 827 vota.

    Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind, si subjekti i fundit që ka siguruar kalimin e pragut prej 5 për qind.

    Ndërkohë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka nisur të mërkurën edhe në 14 komuna, krahas Prishtinës, Lipjanit, Obiliqit e Parteshit, ku numërimi ka nisur një ditë më parë.

    Në 20 komuna të tjera, ky proces ende nuk ka nisur.

    Uebfaqja e KQZ-së që nga nisja e numërimit ka pasur probleme në shfaqjen e numrave. Në mbrëmjen e 9 shkurtit, KQZ-ja njoftoi se të dhënat nuk duhet të merren parasysh për shkak të telasheve me faqen.

    Në mëngjesin e së hënës, KQZ-ja tha se kjo çështje është rregulluar, por faqja sërish ka pasur probleme.

  • Policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

    Policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

    Një person është vrarë pasditen e sotme në Skenderaj.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Zahiti ka bërë të ditur se viktima është një 42-vjeçar dhe i njëjti është vrarë brenda një lokali.

    “Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë Zahiti.

    Ai ka shtuar se hetimet po zhvillohen në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.

  • Rutte: NATO-ja do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

    Rutte: NATO-ja do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Ai e ka thënë këtë në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, që zhvillohet të enjten në selinë e kësaj aleance në Bruksel.

    “Ky ka qenë një proces demokratik. Ajo që ne kuptojmë është se i kemi rezultatet fillestare, por ende po vazhdon numërimi i votave dhe do t’i kemi edhe rezultatet finale. Dhe, bazuar në rezultatet deri tash duket se do të ketë një qeveri të koalicionit”, ka thënë Rutte.

    “Natyrisht, ne sigurojmë që do të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe natyrisht u dëshirojmë të gjithë politikanëve gjithë të mirat në drejtimin e hapësirës politike dhe që të sigurojnë që të ketë një Qeveri stabile sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.

    Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

    Nga rezultatet preliminare të publikuara deri më tash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votave.

    Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave.

    Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave.

    Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë.

    Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.

    Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje ka votuar edhe diaspora, nëpërmjet postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.

  • Selimi: S’ka pasur ShIK gjatë 1998-ës, u krijua më 1999

    Selimi: S’ka pasur ShIK gjatë 1998-ës, u krijua më 1999

    Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka thënë se nuk ka pasur Shërbim Informativ të Kosovës (SHIK) gjatë 1998-ës dhe se kjo strukturë është krijuar më 1999, ndonëse Sabit Geci dhe një person tjetër është thirrur me këtë emërtim.

    Fillimisht, dëshmitarit iu prezantua një deklaratë që e ka dhënë të martën, ku kishte thënë se Rasim Kiçina nuk ka qenë pjesë e grupit të Sabit Gecit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Për Gecin dhe një person tjetër të cilit avokati iu referua me “Personi 1”, dëshmitari pohoi se ka deklaruar për ZPS-në se këta dy persona kanë thënë që veprojnë në emër të SHIK-ut. Selimi kishte thënë që kjo doli të ishte e pavertetë ndonëse ata thonin që veprojnë në emër të Kadri Veselit.

    Këtë gjë e pohoi edhe sot në sallën e gjyqit Selimi, duke shtuar se në ate kohë nuk e njihte as Veselin dhe se në ZO të Drenicës nuk kishte një strukturë të tillë.

    “Me Veselin nuk kisha kontakte, por nuk kishte një shërbim të tillë. Nuk ishte në ZO të Drenicës dhe as nuk kisha degju në atë kohë”, tha Selimi.

    Ndërsa për Gecin dhe personin tjetër, Selimi tha se ka dyshuar në ata dhe se ata janë thirrur me emërtime të ndryshme.

    Dëshmitari pohoi se ky grup s’ka pasur rol të tillë dhë iu ka thënë të mos pretendojnë që janë nga ajo strukturë.

    “Nuk kanë vepru më dhe nuk janë thirrë me atë emër”, tha Selimi.

    Selimi tha gjatë dëshmisë se tij se me nofkën Luli e ka njohur Veselin, por që ka pasur mundësi që edhe persona të tjerë ta kenë këtë nofkë.

  • Një grua goditet nga vetura në Prishtinë

    Një grua goditet nga vetura në Prishtinë

    Një grua është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

    Siç mund të shini në pamjet e siguruara nga ATV-ja, në vendngjarje kanë dalë edhe policia, derisa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.