ATV

Author: G.O.

  • Joseph: Kryeministri Kurti në mënyrë të panevojshme ka provokuar situatën në veriun e Kosovës

    Joseph: Kryeministri Kurti në mënyrë të panevojshme ka provokuar situatën në veriun e Kosovës

    Profesori dhe eksperti i politikës së jashtme dhe çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk e ka mbështetjen e plotë të BE-së apo Britanisë së Madhe, dhe është përballur vazhdimisht me kritika.

    Kjo deklaratë erdhi pasi ai u pyet se a duhet të pritet presion ndaj Kurtit, si në rastin e Zelenskyt, për të shtyrë drejt një ujdie.

    Joseph tha se Kurti mund të përballet me presione të njëjta si ato ndaj presidentit ukrainas nga Donald Trump, por është në pozita edhe më të pafavorshme se Zelensky.

    Madje ai tha se edhe pse Vuçiq ka ndërmarrë hapa provokues, edhe Kurti në të njëjtën kohë, siç thotë ai, në mënyrë të panevojshme ka provokuar situatën në veriun e Kosovës.

    “Serbia është provokuese dhe nën udhëheqjen e presidentit Vuçiq, ka ndërmarrë hapa të qartë për të provokuar dhe për të destabilizuar situatën, dhe e pranoj këtë. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti, në mënyrë të panevojshme ka provokuar situatën në veriun e Kosovës dhe nuk ka përmbushur përgjegjësinë e tij si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nuk e ka përmbushur këtë në drejtim të serbëve, të cilët janë qytetarë të Kosovës dhe të cilët kryeministri Kurti duhet të përpiqet t’i tërheqë larg Beogradit, në vend që të ushtrojë trysni duke i bërë që të shohin nga Beogradi dhe jo nga Prishtina.”

  • Dita e Mësuesit në shkollën “Osman Rama” të Zubin Potokut

    Dita e Mësuesit në shkollën “Osman Rama” të Zubin Potokut

    PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI

    Tash e 17 vjet, këtë rrugë e bënë cdo ditë për të shkuar në shkollën e vetme shqiptare “Osman Rama”, në komunën të Zubin Potokut.

    Rrugën e njejtë për në Cabër, mësimdhënsja Arjetë Zatriqi e përshkonte edhe 14 vjet më parë, vec shkuarjën aty ua vështirësuan barrikadat e vendosura në mës të rrugës nga serbët.

    “Kemi ardh këtu e kemi pa që barrikadat janëvendos, na është dashtë me u kthy e kalu nëpër njërrugë alternative nëpër fshatra veriore edhe ato. Skemi qenë asnjëherë të sigurtë”, deklaroi mësimdhënësja Zatriqi.

    Por frika nuk e ndaloi atë si 22 vjecare në atë kohë tëshkojë e të mbaj mësim në shkollën e fshatit, aty ku sot e asaj dite vazhdon punën.

    Madje ka vendosur që edhe fëmijët e saj të vijojnë mësimin aty, ani pse si opsion ipatën edhe shkollat e qytetit të Mitrovicës.

    “S’kemi humbë asnjë ditë mësimi, është një ndjenjëe vecantë, e kam pa si obligim se edhe këta duhet me i mësu dikush”, shtoi tutje ajo. 

    Përshkak të rrethanave, sipas drejtorit të shkollës, Enver Hasani, mbarvajtja e mësimit ishte e vështirë.

    Por Hasani, ka kritika për institucionet qëndrore ngase sipas tij asnjëherë nuk iu shkuan për vizitë.

    Shkolla e fshatit Çabër e cila numëron 84 nxënës, u ndërtua më 24 korrik të 2001-ës, deri në atë kohëmësimin po e mbanin në tenda e shtëpi private.

    Veç se ditën e shkollës thonë se nuk e shënojnë asnjëherë si duhet.

  • Konsumatorët komercial në treg të hapur nga 1 qershori

    Konsumatorët komercial në treg të hapur nga 1 qershori

    PËRGATITI: DRITON SADIKU 

    Bizneset me qarkullim mbi 10 milionë, apo me mbi 50 të punësuar, nga 1 qershori do t’u duhet tëzgjedhin se nga do të furnizohen me energji.

    Zyra e Rregullatorit të energjisë ka marrë vendim që nga gjysma e dytë e vitit, për konsumatorëtkomercial, nuk do të ketë tarifa të rregulluara. 

    Vetë bizneset, do të zgjedhin se nga cili furnitor do ta marrin rrymën, varësisht se me çfarë çmimi ofertojnë kompanitë e licencuara për furnizim me energji.

    “Afati i fundit për ti dorëzuar dokumentacionet ose dëshmitë nga ATK-ja se a i kanë 50 punëtorëapo 10 milionë euro, është 21 marsi. Secili konsumator komercial që i përmbush njërën nga këto dy kritere automatikisht do të dal në treg tëhapur”, deklaroi Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO.

    E në rast se bizneset nuk e bëjnë zgjedhjen e tyre për furnizuesin e energjisë, do të mbesin pa rrymë, meqëKESCO nuk i furnizon më me tarifat e rregulluara. 

    Po sipas njohësve të energjisë, zor që kjo mund të Bëhet.

    Liberalizimi nën këto kushte, do të ishte shumë i vështirë edhe pse ligjërisht është e obliguar kosova që ë përmbush hapat për liberalizim të tregut. por është i pamundur dhe do të  ishte shumë i dëmshëm, sidomos për ato biznese që konsiderohen si konsumues të mëdhenj të energjisë”, tha eksperti i energjisë Izet Ibrahimi.

    Njohësi i sektorit energjetik, Izet Ibrahimi tregon edhe pse liberalizimi i tregut të rrymës është vështirëi arritshëm në Kosovë.

    “Është e pamundur për shkak se oferta për furnizim me energji në Kosovë është e kufizuar, dhe e dyta në Kosovë janë 9 komani të licencuara për furnizim me energji por vetëm një që mund ta kryej furnizimin, dhe ajo është KESCO”, shtoi tuje Ibrahimi.

    Në fakt kjo qe edhe arsye kryesore pse Liberalizimi i tregut energjetik nuk ka ndodhur deri tash, ani pse kishte filluar në 2017-tën.

  • Gjykimi për sulmin terrorist, dëshmitari thotë se Lune ishte udhëheqësi i sulmit ndaj zyrës së KKZ-së në veri

    Gjykimi për sulmin terrorist, dëshmitari thotë se Lune ishte udhëheqësi i sulmit ndaj zyrës së KKZ-së në veri

    PËRGATITI: NORA LUTA

    Sulmi terrorist ndaj Komisionin Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, në dhjetor të 2022-ës, u udhëhoq nga i akuzuari Millun Millenkoviq, i njohur me nofkën Llune.

    Kështu të paktën ka thënë para gjykatës, dëshmitari Idriz Idrizi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ishte në detyrë në ditën e sulmit.

    Ai theksoi se Lune ka qenë gjatë tërë kohës në krye të turmës.

    “Sepse cdo lëvizje Lune ka qenë i pari, kur ai ka lëvizur majtas, turma ka shkuar pas tij, kur ka ardhur ambulanca ai ka shkuar në drejtim të tij, e më pas turma”, deklaroi dëshmitari Idriz Idrizi.

    Por, përveç Llunes, Idrizi thotë ta ketë parë në ditën kritike edhe Dejan Pantiqin.

    Ndërsa, sipas tij situatën tërë kohën e monitoronte Aleksandër Vllajic, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim nën dyshimet për spinuazh.

    “Pantiqin e kam parë vetëm një herë duke lëvizur me një qese, ndërsa aleksandër 50 m larg turmës, e monitoronte situatën”, deklaroi dëshmitari Idrizi.

    Dëshmia e Idrizit do të vazhdoj një ditë tjetër, pasi  mbrojtja tha se nuk është e gatshme t’i parashtroj pyetje.

    Sipas aktakuzës, më 6 dhjetor 2022 Llune, Aleksandar Vlajiq, Dejan Pantiq e Miomir Vakiq, sulmuan zyrat e KKZ-së, me granata dore dhe shokbomba me qëllim të frikësimit të institucioneve për t’u tërhequr nga organizimi i zgjedhjeve në veri.

     

  • Pretendohet se Kosova kërkoi njohje nga Siria, duke njohur kontributin e kosovarëve në luftë

    Pretendohet se Kosova kërkoi njohje nga Siria, duke njohur kontributin e kosovarëve në luftë

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ  

    Pak ditë pas çlirimit të Sirisë, pretendohet se nga ky shtet Kosova kërkoi njohje zyrtare.

    Sipas gazetarit Xhemajl Rexha, i cili ka intervistuar pjesëtarë të pushtetit të ri në Siri kërkesa u dërgua nga zëvendësministri i administrimit të pushtetit lokal, Arbër Vokrri.

    Në të madje, vlerësohet kontributi i kosovarëve që dhkuan për të luftuar atje. 

    ‘Letra e qeverisë së Kosovës thotë “se e njohin kontributin e djemve nga Kosova, në çlirimin e Sirisë”, deklaroi gazetari Xhemajl Rexha.

    Gjatë ditës, zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri nuk është lajmëruar në telefonatat e ATV-së, për ta konfirmuar ose mohuar dërgimin e kësaj letre.

    Sidoqoftë, përmbajtja e letrës, nëse eventualisht janëlartësuar kosovarët që luftuan në Siri, nga juristëkonsiderohet absurde, dhe në kundërshtim me ligjin.

    E duke e marrë si shkas pjesëmarrjen e kosovarëve nëluftën në Siri, qysh në vitin 2015 Kuvendi miratoi ligjin përmes së cilit ndalohej pjesëmarrja e qytetarëvenë luftëra të huaja. E shkelësit e ligjit mund të dënohen deri më 15 vjet burgim.

    Në vitin 2020, S.B u dënua me tri vjet burgim, për shkak se mori pjesë në luftën e Sirisë.

  • ZKM: Kurti është i gatshëm të dëshmojë në zyrën e tij, insistimi është i panevojshëm

    ZKM: Kurti është i gatshëm të dëshmojë në zyrën e tij, insistimi është i panevojshëm

    Zyra e Kryeministrit sërish ka reaguar lidhur me çështjen e dëshmisë së kryeministrit Albin Kurti, në Prokurorinë Speciale, të cilën ka refuzuar ta japë të hënën siç e kishte urdhëruar gjykata.

    Zyra e Kurtit thotë se kjo çështje është ‘politizuar’ dhe përsëriti se Kurti është i gatshëm të japë dëshminë, por me kushtin që ajo të merret në zyrën e tij.

    “Duam të jemi të qartë, Kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar të dëshmojë. Përkundrazi, ka ofruar bashkëpunim të plotë për të ndihmuar drejtësinë të kryejë punën e saj me integritet.”- thuhet në reagimin e zyrës.

    Për më tepër, ZKM-ja tha se deri tash nuk kanë reaguar për ‘debatin publik’ për shkak të respektit për procesin ligjor, për të cilin thotë se duhet të zhvillohet pa ndërhyrje të jashtme.

    Edhe në këtë reagim ngrehin paralele me raste në shtete tjera, këtë herë veç SHBA-ve, shkruajnë edhe për Francën.

  • Shefi i NATO-s do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme

    Shefi i NATO-s do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut do të vizitojnë Kosovën më 11 mars.

    Gjatë kësaj vizite, Rutte do të takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani. Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

    Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët gjatë javës për këtë vizitë, tashmë të konfirmuar të Ruttes, i cili po ashtu një ditë më herët pritet të qëndrojë në Bosnjë e Hercegovinë. Shefi i NATO-s do të takohet edhe me udhëheqësit e misionit paqeruajtës të aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, si dhe me ata të Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX) dhe përfaqësues të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK).

    Kjo do të jetë vizita e parë e Ruttes në Kosovë që kur ai mori drejtimin e NATO-s tetorin e vitit të kaluar.

    Po ashtu kjo vizitë do të realizohet, disa ditë pasi ai deklaroi se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e të gjithëve në aleancën ushtarake perëndimore dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.

    Këtë deklaratë ai e bëri në Bratisllavë të Sllovakisë kur u pyet në një debat nga studentët se a sheh mundësi për rifillim të konfliktit në Kosovë pasi ka zëra se politika e re amerikane, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, mund të çojë deri te largimi ushtarak.

    Por, disa ditë më vonë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tash për tash nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket pozicionimit të trupave të tyre në Kosovë.

    NATO ka mision paqeruajtës në Kosovë që nga përfundimi i luftës. Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë mbi 4.600 trupa nga 29 vende të botës që janë të dislokuar në Kosovë. Numri më i madh i tyre është nga Italia, pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia.

    NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

    KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX. Ky mision, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë./REL

  • Gjykata e Apelit e konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Nagip Krasniqit

    Gjykata e Apelit e konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Nagip Krasniqit

    Gjykata e Apelit të Kosovës-Departamenti Special, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të Nagip Krasniqit, ndërsa aktvendimin e datës 05.12.2024, e ka vërtetuar, raporton Gazeta Sinjali.

    Mbrojtësi i Krasniqit kishte kërkuar hedhje të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PS.nr.67/24, të datës 05.12.2024, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesën për hedhjen të aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurit N.K., kundër aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.40/2023, të datës 19.08.2024, në të cilën i pandehuri i lartcekur akuzohet për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

    Tutje, Gjykata e Apelit, ka vlerësuar aktvendimin e ankimuar sipas pretendimeve ankimore, por edhe sipas detyrës zyrtare në drejtim të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës dhe ka konstatuar se i njëjti nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale apo shkelje tjera të cilat do ta kushtëzonin anulimin e aktvendimit.

    “Gjithashtu, kolegji gjykues ka vlerësuar se nuk ka asnjë provë që mund të konsiderohet e papranueshme ose që është mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore të KPP, si dhe nuk janë identifikuar asnjëra prej bazave ligjore që mund të justifikonin përjashtimin e provave, ashtu siç kërkohet me nenin 243, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, 1.2 dhe 1.3 të KPP”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

  • Naser Hafizit i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak

    Naser Hafizit i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale (PSRK) për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak ndaj të pandehurit Naser Hafizi.

    Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se masa e arrestit shtëpiak ndaj Hafizit mbetet në fuqi deri më 6 prill 2025.

    Dje avokati i tij, Ahmet Tahiri, shtoi se “epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij”.

    “Sot, drejtësia vendosi që ta lirojë Naser Hafizin nga masa e paraburgimit sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Si avokat i tij, jam i bindur që edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij,” ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Hafizi ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës më 10 tetor 2024 kurse që nga 11 tetori 2024 gjendej në paraburgim.

    Ai dyshohet se kundërligjshëm ka ndikuar në faljen dhe uljen e borxheve për kompanitë që merren me ambalazhimin e ujit.

  • Manxhuka shpallet i pafajshëm, tre aktivistët e tjerë të LVV-së dënohen me nga 6 muaj burgim

    Manxhuka shpallet i pafajshëm, tre aktivistët e tjerë të LVV-së dënohen me nga 6 muaj burgim

    Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, është liruar nga akuza, ndërsa Egzon Azemi është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosje.

    Fajtorë janë shpallur aktivistët e tjerë të LVV-së, Qerkin Elshani dhe Edi Zenelaj, të cilët janë dënuar me nga 6 muaj burgim.

    Azemi u dënuar pasi vepra ndaj tij u ricilësua nga “nxitja e urrejtjes dhe mosdurimit” në “kanosje”.

    Elshani është dënuar për kanosje, ndërsa Zenelaj për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, pasi vepra penale ndaj tij është ricilësuar nga “kanosja”.

    Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Manxhukës, Azemit, Elshanit dhe Zenelajt, se me dashje kanë kanosur të dëmtuarit, gjykatësin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special Mentor Bajraktari dhe prokurorin special Afrim Shefkiu.