ATV

Author: G.O.

  • Edi Rama: Shqipëria do të bëhet së shpejti me një anije luftarake

    Edi Rama: Shqipëria do të bëhet së shpejti me një anije luftarake

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Kama, ka thënë së Shqipëria së shpejt do të blejë një anije të madhe luftarake, ndonëse nuk dha shumë detaje për këtë.

    “Kemi gjetur ferrnaja dhe sot është një bazë taktike e NATO-s. Sot, me flotë helikopterësh dhe së shpejti me një anije të madhe luftarake, veç të voglave. Ky është vetëm fillimi i një transformimi. Industria ushtarake ka nisur të hedhë themelet. Shkollën e aviacionit do ta rilindim. Kemi bërë marrëveshje me një partner shumë të fuqishëm ndërkombëtar”, u shpreh Rama.

    Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tij, investimet në ushtri janë dhjetëfishuar.

    Madje, ai thotë se pagat në ushtri, sot janë më të lartat në rajon.

    “Ka qenë 28 milionë euro. Ushtria më e keqpaguar në Evropë dhe e kapur keq nga korrupsioni. Sot është 280 milionë euro. Sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit. Edhe Serbinë e kemi kaluar me pagat në ushtri. Synojmë që brenda mandatit të katërt në Shqipërinë 2030, paga mesatare të jetë në mesataren e pagave të vendeve të NATO-s”, tha kryeministri Rama.

  • PZAP: Subjektet politike u gjobitën me mbi 644 mijë euro, vetëm 101 mijë të paguara deri tash

    PZAP: Subjektet politike u gjobitën me mbi 644 mijë euro, vetëm 101 mijë të paguara deri tash

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqyrtuar një total prej 642 ankesa të parashtruara gjatë procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Përgjithshme të Kuvendit të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt, ku përmes një komunikate, PZAP ka bërë publike vendimet e marra gjatë periudhës së shqyrtimit të këtyre ankesave, raporton Gazeta Sinjali.

    Nga këto ankesa, janë aprovuar 249 vendime, 242 janë refuzuar, 73 janë cilësuar të palejuara, 4 janë tërhequr, 53 janë të pas afatit dhe dy janë pranuar pjesërisht.

    Po ashtu, PZAP ka dorëzuar 17 ankesa në Komisionin e Pavarur për Media dhe dy ankesa në Këshillin e Mediave të Shkruara.

    Tutje, PZAP njofton se në kuadër të vendimeve të nxjerra, PZAP-ja për subjektet politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 644,100.00 euro, prej të cilave deri me tani janë paguar vetëm 101,000.00 euro.

  • “Kush është i radhës” – nis protesta në Shkup për tragjedinë në Koçan

    “Kush është i radhës” – nis protesta në Shkup për tragjedinë në Koçan

    Para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nisi protesta e qytetarëve në organizimin e Nismës “Kush është i radhës”.

    Kjo protestë mbahet pas dy protestave të kaluara për tragjedinë në diskotekën në Koçan, ku mbetën të vdekur 59 persona, raporton Alsat-M.

    Në këtë tragjedi të rëndë, po ashtu mbetën të lënduar mbi 150 persona të tjerë, kryesisht të moshës së re.

  • Vazhdojnë protestat në Turqi, Erdogan kërcënon pjesëmarrësit

    Vazhdojnë protestat në Turqi, Erdogan kërcënon pjesëmarrësit

    Që nga arrestimi i kryebashkiakut, Ekrem Imamoglu, mijëra qytetarë janë duke protestuar anembanë Turqisë, shkruan Gazeta Sinjali.

    Kryebashkiaku Imamoglu kryeson ndaj Erdogan në disa sondazhe, u burgos në pritje të gjyqit mbi akuzat për korrupsion të dielën që shkoi, duke nxitur protestat më të mëdha antiqeveritare në më shumë se një dekadë, të cilat kanë çuar në arrestime masive në mbarë vendin.

    Presidenti i vendit nuk ka dhënë sinjale për të dëgjuar zërin e manifestuesve, por u zotua të shtypte çdo përpjekje, siç tha ai, për prishjen e qetësisë publike.

    “Për një javë, ata kanë bërë gjithçka për të mbuluar korrupsionin, për të fshehur vjedhjet, për të fshehur grabitjen dhe për të mbrojtur mashtrimin. Me pretekstin e kërkimit të drejtësisë, ata tentuan një provokim shumë të rrezikshëm që nuk kishte të bënte me demokracinë, ligjin apo mjetet legjitime të kërkimit të drejtësisë. Megjithatë, falë qëndrimit të ftohtë dhe të vendosur të policisë sonë, qëndrimit të arsyeshëm të kombit tonë dhe qëndrimit të qetë të të rinjve tanë që ruajtën dinjitetin e tyre edhe pse iu nënshtruan provokimit, nuk arritën dot politikën e bullizmit. Sigurisht që ne nuk do të mbyllim sytë ndaj prishjes së rendit publik gjatë këtij procesi. Njësitë tona të sigurisë do të ndërmarrin veprimet e nevojshme kundër kujtdo që mbulon fytyrën, sulmon policinë apo ngacmon njerëzit tanë ndërsa ata janë duke bërë detyrën e tyre”, tha Erdogan .

    Imamgolu është arrestuar për akuza ndaj korrupsionit, dhe qytetarët e Turqisë janë duke e konsideruar këtë me qëllime politike.

  • Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjën perëndimore pas rritjes së nivelit të ujit të lumenjve

    Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjën perëndimore pas rritjes së nivelit të ujit të lumenjve

    Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të Bosnje e Hercegovinës të shtunën, për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

    Si pasojë e reshjeve të shiut për disa ditë radhazi këtë javë, në pjesën më të madhe të Bosnje e Hercegovinës lumenjtë dolën nga shtrati.

    Në komunën e Kostajnicës, në perëndim të vendit, niveli i ujit të lumit Una i kaloi 450 centimetra.

    Gjendje e jashtëzakonshme u shpallë si masë parandaluese për t’u mbrojtur nga përmbytjet edhe në Prijedor, raporton Radio Televizioni i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

    Administrata e qytetit njoftoi të shtunën se rreth 350 ndërtesa, banimi dhe ndihmëse, u prekën nga përmbytjet gjatë natës.

    Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Laktash, Gradishka dhe Çelinaq për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

    Niveli i ujit të lumit Ukrina në Derventa aktualisht është në rënie të lehtë. Masat emergjente të mbrojtjes nga përmbytjet janë ende në fuqi në qytet.

    Gjendje më e rënduar raportohet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku janë mbyllur disa rrugë kryesore.

    Mësimet janë pezulluar në shumicën e shkollave në atë pjesë vendit.

    Në fund të vitit të kaluar, Bosnja u përballë më vërshime vdekjeprurëse, kur 27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut më 4 tetor.

    Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme goditën pjesë të Bosnjës jugore dhe qendrore më 4 tetor, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe duke ndërprerë rrymën dhe bllokuar qasjen në disa fshatra.

  • Osmani kujton masakrën e Belegut: Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre dhe ndaj historisë sonë

    Osmani kujton masakrën e Belegut: Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre dhe ndaj historisë sonë

    Me rastin e shënimit të 26 vjetorit të masakrës në Beleg të Deçanit, ku forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare vranë dhe masakruan 49 shqiptarë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një kujtim, raporton Gazeta Sinjali.

    Osmani ka shprehur dhimbjen për viktimat dhe duke theksuar se, “Një çerek shekulli më parë, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë dhe më pas ekzekutuan e masakruan 46 shqiptarë. Kjo ishte një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilat në vitin 1999 nisën një ofensivë të egër ndaj popullatës civile.”

    Tutje, presidentja e vendit tha se edhe sot, pas kaq vitesh, fati i disa banorëve të zhdukur me dhunë nuk është zbardhur, ndaj plagët mbeten të hapura për familjet dhe për gjithë Kosovën.

    “Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre dhe ndaj historisë sonë”, ka shkruar Osmani.

  • Tërnava uron Fitër Bajramin për besimtarët myslimanë: Kjo festë sjell gëzim dhe hare në familjet tona

    Tërnava uron Fitër Bajramin për besimtarët myslimanë: Kjo festë sjell gëzim dhe hare në familjet tona

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë shpirtërore të këtij momenti, kështu duke thënë se kjo festë është një dhuratë nga zotit ndaj përkushtimit të muajit të ramazanit, raporton Gazeta Sinjali.

    Gjatë një konference për media, Tërnava theksoi se “vetëm edhe pak orë na ndajnë nga festimi i Fitër Bajramit”, dhe tha se besimtarët do të hyjnë në atmosferën e festës duke qenë të gëzuar për arritjen e njërit nga urdhrat e Zotit, agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit.

    “Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga festimi i Fitër Bajramit, andaj kam kënaqësinë që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet dhe urimet më të mira, me bindje dhe shpresë që Bajramin ta ndiejmë, ta presim e ta përjetojmë shpirtërisht me gëzime e përkushtim në ambientet tona të ngrohta familjare dhe shoqërore”.

    “Që sonte kur kemi natën e Bajramit, besimtarët myslimanë hyjnë në atmosferën e festës së Fitër Bajramit, të gëzuar me plotë të drejtë se kanë kryer një ndër urdhrat e Zotit të Madhëruar, agjërimin e muajit Ramazan, ibadet ky që bëhet vetëm për Zotin e Gjithësisë”, tha Tërnava.

    Myftiu i Kosovës e vlerësoi Fitër Bajramin si një festë të bekuar që sjell mesazhe për paqen, harmoninë, dashurinë dhe mirësinë, duke shtuar se është një dhuratë prej Zotit për përkushtimin dhe adhurimin e shtuar gjatë muajit të Ramazanit.

  • Ozempic si ‘trend’ për rënien nga pesha, trajneri i fitnesit tregon pasojat e rënda në shëndet

    Ozempic si ‘trend’ për rënien nga pesha, trajneri i fitnesit tregon pasojat e rënda në shëndet

    Trajneri i fitnesit, Egzon Shkololli i ftuar në emisionin ‘Studio A’ në ATV ka folur për përdorimin e ‘Ozempic’ në mënyrë të madhe nga shumë njerëz për të humbur peshë, teksa përmendi edhe efektet që shkakton përdorimi i këtij medikamenti.

    Egzoni, i cili sipas tij është trajneri që ka bërë më së shumti transformime në rajon në mënyrë natyrale, tha se për të humbur peshë, mjafton të merresh me ndonjë aktivitet fizik dhe të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme.

    “Në treg tash ka gjithçka që thonë se kjo ndihmon në rënie nga pesha, diçka që po përdorët shumë në ketë kohë është ‘Ozempic’ një ilaç që përdoret nga njerëzit që kanë probleme me diabet, e këtu po përdoren për estetikë. Pastaj ka shumë qendra të dobësimit që ato hiç s’janë të mira, sepse humbja e shpejtë e peshës i ka edhe pasojat e veta pas një kohe”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • Rrëfimi i këngëtarit që ishte përdorues i drogës – tentoi të bënte edhe vetëvrasje

    Rrëfimi i këngëtarit që ishte përdorues i drogës – tentoi të bënte edhe vetëvrasje

    Një njeri që kërkonte arratisje (një mënyrë për t’i ikur realitetit) si një peshë e rëndë që e ndiente mbi shpatulla. Droga iu duk si një shteg, si një rrugë që e çonte larg gjithçkaje që e mundonte. Me kalimin e kohës, ajo nuk ishte një shpëtim, por një burg që po e mbyllte çdo ditë e më shumë. Duke u përpjekur të gjente shpresë në një botë që i dukej e errët, largimi nga droga ishte një mundësi për të nisur një fillim të ri.

    Këngëtari i njohur, Durim Jetishi ka rrëfyer për herë të parë historinë e tij personale, atë të drogës.

    Në emisionin “Libero” në ATV, Jetishi foli për ndikimin që ka pasur përdorimi i drogës mbi marrëdhëniet me familjen dhe miqtë, teksa tha se pas pothuajse 10 vitesh që e konsumoi drogë, ishin vëllezërit e tij që e ndihmuan që të trajtohej.

    Për të ndjekur intervistën e tij të plotë, klikoni në videon e mëposhtme:

  • Sulm masiv në Ukrainë, katër persona të vdekur

    Sulm masiv në Ukrainë, katër persona të vdekur

    Katër persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë lënduar pas një sulmi masiv me dronë në qendër të qytetit ukrainas, Dnipro.

    Kreu i Dnipros, Serhiy Lysak, njoftoi se një kompleks dhe disa ndërtesa banimi janë shkatërruar si pasojë e sulmit, ndërsa shtoi se “armiku ka dërguar mbi 20 dronë” në qytet.

    Gjatë natës, sirenat janë lëshuar në disa rajone në Ukrainë, përfshirë në kryeqytet, dhe nuk dihet ende nëse ka pasur sulme të tjera, raportoi BBC.

    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se tre dronë ukrainas janë penguar dhe rrëzuar në rajonin e Belgorodit.

    Në një video të premten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për shënjestrimin e infrastrukturës energjetike ukrainase – një akt që shkel një memorandum të përkohshëm të nënshkruar në fillim të muajit.

    Moska gjithashtu ka akuzuar vazhdimisht Ukrainën për sulmet ndaj sektorit energjetik të Rusisë.