ATV

Author: G.O.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Sipas kalendarit të publikuar, seanca pritet të nisë në orën 09:00.

    Në këtë seancë, dëshminë do ta vazhdojë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Ndërkohë, gjatë kësaj jave pritet të përfundojë lista e emrave të propozuar për intervistim nga Prokuroria.

    Sipas vendimit të marrë në konferencën e mbajtur më 19 shkurt në Gjykatën Speciale, më 4 prill do të përmbyllen dëshmitë e Prokurorisë në këtë rast.

  • Një tjetër mjet i pashpërthyer u gjet mbrëmë brenda Postës në Zveçan, deklarohen nga Policia

    Një tjetër mjet i pashpërthyer u gjet mbrëmë brenda Postës në Zveçan, deklarohen nga Policia

    Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate në qendër të Zveçanit, pranë objektit të Postës, duke shkaktuar dëme materiale, ku si pasojë e incidentit, forca të shumta të Policisë së Kosovës janë vendosur në zonë që nga mbrëmë.

    Lidhur me rastin, Policia e Rajonit të Veriut ka dhënë detaje, duke konfirmuar se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për Sinjalin se xhamat e një pjese të objektit janë thyer si pasojë e shpërthimit, ndërsa policia po vazhdon hetimet në vendngjarje.

    “Nuk ka persona të lënduar, janë thyer xhamat në një pjesë të objektit, por për momentin nuk mund të japim më shumë informacione. Policia, me njësitë përkatëse, është ende në vendin e ngjarjes”, tha Elshani.

    Ndërsa sot, Elshani konfirmoi se në objekt është gjetur edhe një mjet i pashpërthyer, i cili më pas u neutralizua në mënyrë të kontrolluar nga njësitë policore.

    “Një mjet veç ka shpërthy e një tjetër e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar. Nuk ka lëndime, ka dëme materiale dhe  Policia po punon në ndriçim të rastit.”, tha Elshani.

  • Edhe dy ditë kohë për zyrtarët publikë që ta deklarojnë pasurinë

    Edhe dy ditë kohë për zyrtarët publikë që ta deklarojnë pasurinë

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI

    Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklarua pasurinë nga mbi 11 mijë sa janë të obliguar të kryejnë këtë proces.

    Megjithatë edhe mbi 3 mijë zyrtarë publikë kanë kohë vetëm edhe 48 orë për të deklaruar pasurinë e tyre.

    Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, thonë se ky zakon që obligimi të përmbushet në ditët e fundit duhet të ndryshoj sepse po sjell vështirësi.

    “Krahasuar me vitin e kaluar trendi është i ngjashme pra shumica e zyrtarëve publik e lënë në ditën e fundit për të kryer obligimin e vet…”, deklaroi drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

    E sipas Buleshkajt, të dhënat e atyre që e deklaruan pasurinë do të jenë publike qysh në javën e parë të muajin të ardhshëm.

    Por masa më të rrepta ndaj atyre që nuk e kryejnë këtë obligim po kërkojnë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Deklarimi i pasurisë bëhet çdo vit duke nisur nga 1 deri më 31 mars.

    Ndërkaq në deklarimin e pasurisë për vitin e shkuar asnjë zyrtar publik nuk mbeti pa e deklaruar pasurinë, përveç 96 prej tyre që e deklaruan me disa ditë vonesë.

  • Parku i tekstilit shndërrohet në deponi mbeturinash në Podujevë

    Parku i tekstilit shndërrohet në deponi mbeturinash në Podujevë

    PËRGATITI: DRITON SADIKU

    Mbeturat që si zuri kontejneri i lanë në tokë. Veçse perimetri, u zgjerua goxha si shumë, saqë tërë kjo hapësirë u mbush me bërllok.

    Mbeturina të llojeve të ndryshme janë gjuajtur gjithandej në këtë hapësirë që dikur shërbente si park i tekstilit këtu në Podujevë, e i cili pas mbylljes, është shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave.

    Edhe objektet përreth, kanë filluar të demolohen.

    Por gjendjen aktuale, e arsyetojnë në komunën e Podujevës, meqë thonë se së shpejti aty pritet të nis një projekt goxha i madh.

    Megjithatë lënia në atë gjendje qoftë përkohësisht, po konsiderohet e papranueshme nga qytetarët.

    E kurdo që plani i Komunës nisë së zbatuari, në këtë vend pritet të ndërtohen 133 njësi banimi për qiftet e reja, kostoja e të cilave kap vlerën e 19 milionë eurove.

  • Pas 8 vitesh Zhegra ende pa palestër sportive

    Pas 8 vitesh Zhegra ende pa palestër sportive

    PËRGATITI: EGZONA MEMA

    Që kur nisën punimet për ndërtimin e palestrës sportive në fshatin Zhegër në korrik të 2017-ës, krejt çka u përfundua është vetëm ndërtimi i vrazhdë.
    Por edhe ajo çka u ndërtua, është degradua tërësisht.

    Për projektin i cili është financim në vlerë 1,240 mijë euro prej Qeverisë, Komuna në të cilën do ndërtohet palestra nuk ishte e gatshme të prononcohej.

    Komuna e Gjilanit kishte kompetencë dhe zotohej se do të monitoronte punimet dhe do të zbatonte planin për projektin e palestrës sportive në Zhegër të Gjilanit.

    E opozita në Gjilan, thonë se mos realizimi i këtij projekti ka sjellë efekte negative edhe në fushën e sportit.

    Ndërkaq, Ministria e Sportit ka një varg arsyesh pse nuk po punohet në jetësimin e këtij projekti.

    Punimet janë ndalur për shkak të mospërmbushjes së planit dinamik nga Operatori Ekonomik, mangësive në komunikim, si dhe vonesave të vazhdueshme në realizimin e punëve. Ka pasur ndërprerje të punimeve për një periudhë të gjatë pa njoftim dhe pa miratim nga Menaxheri i Kontratës, gjë që përbën shkelje të rëndë të kushteve kontraktuale”, deklaruan nga Ministria për ATV-në.

    Momentalisht nuk ka kompani të kontraktuar për realizimin e projektit, për të cilin është planifikuar të ndahen edhe 100,000.00 euro në një kontratë të re.

  • Qeverinë e re e presin kërkesat e vjetra të SBAShK-ut

    Qeverinë e re e presin kërkesat e vjetra të SBAShK-ut

     

    PËRGATITI: BENITA ZENELI

    Rritja e pagave dhe nënshkrimi i kontratës kolektive po vazhdojnë të mbesin kërkesa të palëkundura nga Sindikata e Arsimit.

    Nga kjo sindikatë presin që me formimin e institucioneve të reja, kërkesat e tyre të realizohen.

    Por nëse vazhdon mungesa e dialogut si në qeverinë e kaluar, paralajmërohen edhe greva.

    “Me qëllim të ngritjeve të punës dhe ti paraqesim kërkesat e punëtorëve. Ne kemi dërguar kontratën kolektive që s’ka filluar as të negociohet e as nënshkruhet. Ne I kemi të gatshme kërkesat tona, dhe nëse mungon dialogu ashtu si ka munguar ndër vite detyrimisht do kemi veprime sindikale”, tha Vjollca Shala nga SBAShK.

    Të arsyeshme kërkesat po i vlerëson njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj i cili thotë se duhet të ketë shqyrtim të nivelit të pagave të mësimdhënësve.

    “Qeveria ish dashur me pas sistemin më efikas me marrë ma seriozisht nivelin e pagave, dhe e treta konsideroj që sindikata kur të pastrohet nga ndikimet ka të drejtë të kërkoj gjithmonë përmirësim të pozitës së mësimdhënësve”, deklaroi Rexhaj.

    Më shumë se 2 vite më parë mësimdhënësit e të gjitha shkollave në vend kishin mbajtur grevë me kërkesë për rritje të pagave e cila zgjati rreth 1 muaj.

    Ndërkohë ministri i financave, Hekuran Murati, në fund të vitit të kaluar kishte deklaruar se një mësimdhënës paguhet përafërsisht 725 euro.

  • “Fshati i lumtur” në Gjilan, ende jashtë funksionit

    “Fshati i lumtur” në Gjilan, ende jashtë funksionit

    PËRGATITI:ALMA HYSENAJ   

    Projekti që u ndërtua në lagjen “Zabel” të Gjilanit, për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe disa grupeve tëndjeshme të shoqërisë, po vazhdon të jetë ende jashtëfunksionit.

    Kompleksi me 9 objekte i quajtur si “Fshati i lumtur” i cili përfshin qendër mjekësore, shtëpi tëkulturës, konvikt për të moshuar, nëna e fëmijë si dhe një shkollë fillore e të mesmë, tash e sa vite ka mbetur i pashfrytëzueshëm edhe pse punimet për këtë projekt kanë përfunduar në vitin 2021.

    Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu thotë se njëndër shkaqet për mosfunksionalizimin e këtij projekti janë financat.

    “ Kemi nda para për ta funksionalizuar këtë fshat i cili është fshat gjigant dhe do ta lehtësonte jetën për qytetarët në nevoje pleqtë e komunës së Gjilanit, kategoritë më sindromen doën, këto para nga ekzukitivi lokal nuk shpenzohen dhe si rrjedhojëkëto para shkojnë në suficit apo kategori tjera”, tha Kadriu.

    ATV-ja ka provuar të marr përgjigje nga Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, Hekuran Rapuca, se kur pritet të hyjnë në funksion ky projekt, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet.

    Në shtator të vitit të 2023 Bashkësia Islame kishte iniciuar kërkesën për të marr në shfrytëzim këtë vend, por ajo ishte refuzuar në Asamble Komunale.

  • 50% rritje të mbështetjes financiare për familjet strehuese në Prishtinë

    50% rritje të mbështetjes financiare për familjet strehuese në Prishtinë

    PËRGATITI:ALMA HYSENAJ

    Familjet strehuese në kryeqytet do të marrin mbështetje financiare me 50% rritje.

    Propozim – vendimi për përkrahje më të madhe financiare për familjeve strehuese dhe fëmijëve të cilët qëndrojnë në strehim familjar kaloi të premten në Kuvendin Komunal.

    “Duke potencuar rëndësinë e madhe që ka mbështetja dhe fuqizimi i këtyre familjeve. Ky vendim u përkrah fuqishëm nga grupi jonë i lëvizjesvetëvendosje i cili duke u mbështetur dhe fuqizuar ekstra edhe me një propozim të ri për ngritje rreth 50% të secilës kategori”, deklaroi asamblistja e LVV-së, Violeta Salihu.

    Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti vlerëson se kjo rritje ishte e nevojshme, për shkak tënumrit të vogël të familjeve strehuese në kryeqytet.

    “Ky është një vendim që ka për qëllim që të nxisëedhe familjet e tjera, sepse në kryeqytet aktualisht i kemi vetëm dy familje strehuese, dhe ne mundohemi që të shtojmë numrin e familjeve sepse edhe me ligj e kemi të obliguar të kemi tre familje strehuese”, tha ajo.

    Sipas këtij vendimi, subvencionimi për familjet strehuese dhe fëmijëve në strehim familjar është rritur në 300 euro në muaj, për fëmijët me aftësi të kufizuara në strehim familjar 375 euro, ndërkaq shuma për personat mbi 18 vjeç, që nuk kanë zgjidhje tëqëndrueshme afatgjatë, e që janë në strehim familjarë është bërë 675 euro.

  • Rritja e çmimit të energjisë, rrezikohet shtrenjtimi i produkteve tjera – Ahmeti jep detaje

    Rritja e çmimit të energjisë, rrezikohet shtrenjtimi i produkteve tjera – Ahmeti jep detaje

    Paralajmërimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike, do t’i rrezikojë bizneset vendëse thotë Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti.

    Krahas kësaj, Ahmeti thotë se shtrenjtimi i rrymës mund të krijojë edhe çrregullim të tregut dhe nxitje të një inflacioni.

    Tutje, ai foli edhe për protestën e paralajmëruar që pritet të mbahet më 5 prill, kundër propozimit të ZRrE-së për shtrenjtim të rrymës, për çka tha se bizneset do e mbështesin këtë protestë.

    Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë. ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 Mars të vitit pasues.

    Ndryshe që nga viti 2021, Kosova ka blerë energji elektrike mbi 500 milionë euro, ndërkohë që qytetarët stepur nga faturat e larta dhe të papërballueshme të energjisë elektrike edhe para se operatorët energjetikë të publikonin kërkesat për shtrenjtim të energjisë elektrike deri në 35 për qind.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • ​Çmimet e larta dhe rrogat e ulëta, vështirësohet jetesa në Kosovë

    ​Çmimet e larta dhe rrogat e ulëta, vështirësohet jetesa në Kosovë

    Qytetaret ankohen se çmimet e produkteve ushqimore që po vazhdojnë të rriten, po e bëjnë jetesën gjithnjë e më të vështirë.

    Ata thonë se me rrogat dhe pensionet e ulëta nuk po arrijnë të mbulojnë as shpenzimet më të thjeshta.

    “Çmimet janë të larta për tepërmi, rrogat e dobëta, sidomos të pensionisteve. Me 200, apo 120 euro nuk mund të marrësh asgjë hiq. Mirëpo, nuk kemi çfarë të bëjmë, këtu udhëheqësi dhe gjitha qeveritë e kanë bërë kështu. Për të varfrit nuk mendojnë fare.. Shtrenjtë janë shumë me standardin tonë…Ka 3 euro specat, domatet ashtu në disa vende…Ai që ka të holla blen çfarë të duan, ai që s’ka shkon ashtu…për shkak të çmimeve të larta, rrogat e dobëta, edhe nuk mund të ushqehemi qysh duhet, më dobët…shëndetshëm”, tha një qytetar për KP.

    Ndërkaq njohësit e ekonomisë, thonë se institucionet nuk kanë ndonjë plan efikas që të monitorojnë rritjen apo abuzimin me çmimet në treg.

    “Vitet e fundit nuk ka pas ndonjë reformë strukturore ekonomike sidomos tek politika fiskale. Siç duket subvencionet dhe grantet që janë dhënë për bujqësi nuk e kanë dhënë efektin e duhur në rritjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë. Përderisa shumica e produkteve po importohen, natyrisht se edhe çmimet i nënshtrohen politikes së importeve. Por, si duket edhe institucionet tjera monitoruese nuk po arrin të mbikëqyrin ligjshmërinë e tregut. Edhe autoriteti i konkurrencës, por edhe MINT nuk kanë ndonjë plan efikas të monitorojnë rritjen apo abuzimin me çmimin në treg. Dhe këto rritje të çmimeve janë enorme. Sidomos nëse flasim për specin, një produkt që është shumë i kultivuar në Kosovë dhe produkt që para tre vitesh shembull e ka pas një çmim as 2 euro në këtë kohë, sot e ka mbi 5 euro…Duhet të rritet kapaciteti i prodhimit, sot është një shumë e madhe që Ministria e Bujqësisë ndan për fermerët e ndryshëm, por pos shifrave që japin qeveritaret që është shifër e madhe, miliona euro për rritje të kapaciteteve, pro si duket rezultati është zero…Por, ka edhe abuzim me çmime”, thotë njohësi i ekonomisë, Ismet Mulaj.