ATV

Author: G.O.

  • Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit në Bresje si pasojë e të cilit vdiq këmbësori

    Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit në Bresje si pasojë e të cilit vdiq këmbësori

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit që goditi me veturë këmbësorin në Bresje të Fushë-Kosovës, i cili si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë.

    Një gjë e tillë u bë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Gashi tha se është duke u zhvilluar seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega Fushë-Kosovë.

    Ndryshe, si pasojë e aksidentit nga vetura, më 30 mars vdiq një këmbësor në Bresje, ndërsa shoferi i veturës u arrestua.

  • Rrëzim në mes të dasmës/ E papritura që i ndodhi këngëtares së njohur

    Rrëzim në mes të dasmës/ E papritura që i ndodhi këngëtares së njohur

    Këngëtarja e njohur Loreta Zeqiri në emisionin ‘Studio A’ në ATV tregoi se si kishte pësuar një incident të papritur gjersa ishte duke perfomuar në një dasmë.

    Ajo tha se për shkak të veshjes së një fustani të gjatë, u rrëzua krejt papritmas.

    “Për shkak se atë ditë vendosa ta veshja një fustan të madh veç kësaj edhe një palë taka po ashtu të larta dhe gjersa isha duke performuar për një moment rrëzohem dhe ishte kameramani duke xhiruar dhe e pa që unë rash në tokë edhe e largoj fokusin nga unë… Më e sikletshmja ishte për mu ajo që e kisha të vështirë me vazhdu më këndu sepse më kishte kapur e qeshura”, tha ajo.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • Konjufca: Besoj që i kemi numrat, presim që të themelohet shumë shpejt Qeveria

    Konjufca: Besoj që i kemi numrat, presim që të themelohet shumë shpejt Qeveria

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se pritet shumë shpejt formimi i Qeverisë së re, pasi të konstituohet Kuvendi i Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

    I pyetur nëse Vetëvendosje i ka numrat e nevojshëm për votimin e Qeverisë, ai u shpreh optimist.

    “Krejt çka presim është që të themelohet shumë shpejt Qeveria e Republikës së Kosovës në Parlament. Fillimisht, Parlamenti duhet të konstituohet,” ka thënë Konjufca.

    “Besoj që i kemi numrat,” tha shkurt Konjufca.

    Ndërkohë, Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës.

  • Ra në koma kur ishte 7-vjeçe, moderatorja tregon tmerrin që i ndodhi

    Ra në koma kur ishte 7-vjeçe, moderatorja tregon tmerrin që i ndodhi

    Në emisionin ‘Studio A’ në ATV, moderatorja Xhanan Halili nga Maqedonia ka folur gjerë e gjatë për jetën private e profesionale.

    Mes tjerash ajo shpalosi edhe një etapë të vështirë në jetën e saj, atëherë kur ishte vetëm 7-vjeçe. Ajo ka rrëfyer se se si pasojë e një aksidenti që pati, mbeti në koma për 90 ditë.

    “Isha e vogël dhe me aq sa më kanë tregu por edhe pak sa mbaj mend, atë ditë kishte një dasmë dhe unë isha duke shku në shitore sepse më tha vëllai i dytë dhe rrugës një veturë më goditi dhe iku dhe sipas pasojë e këtij aksidenti unë mbeta në koma për 90 ditë, gjersa isha veç 7-vjeçe dhe vetëm pas dy orësh u kuptua për këtë aksident, pra derisa familjarët e mi kuptuan mungesën time”, tha ajo.

    Tutje, ajo thotë se shpesh si fëmijë ishte bullizuar nga të tjerët për shkak të shenjave që i kishin mbetur.

    Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

     

  • “Asnjë cent më shumë” liston pasojat që priten nga vendimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës

    “Asnjë cent më shumë” liston pasojat që priten nga vendimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës

    Të premten, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) pritet të mbajë mbledhje, ku pritet të marrë vendimin për shtrenjtimin e tretë me radhë të energjisë elektrike.

    Lidhur me këtë, grupi qytetar “Asnjë cent më shumë” ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë rritje si një goditje të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset.

    “Inflacioni nuk është vetëm një term teknik, por një realitet që prek drejtpërdrejt familjet, bizneset dhe mirëqenien e përgjithshme në Kosovë,” thuhet në reagimin e grupit.

    Ata kanë listuar disa pasoja të rënda që, sipas tyre, do të vijnë si rezultat i këtij vendimi:

    Rritje e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve bazike;
    Bizneset e vogla rrezikojnë falimentimin për shkak të kostove të shtuara;
    Qytetarët detyrohen të kufizojnë nevojat elementare për të paguar faturat e energjisë;
    Rënia e fuqisë blerëse, rritja e varfërisë dhe thellimi i pabarazisë sociale;
    Presioni për emigrim ekonomik, veçanërisht tek të rinjtë.
    Vendimi i ZRRE-së pritet të ngjallë reagime të shumta, ndërsa qytetarët dhe bizneset tashmë po përballen me çmime të larta të energjisë elektrike.

  • “Djepi nën sytë e historisë”, në dokumentarin e Donjeta Hysenit

    “Djepi nën sytë e historisë”, në dokumentarin e Donjeta Hysenit

    Regjisorja Donjeta Hyseni ka sjellë para publikut dokumentarin e saj më të ri, “Djepi nën sytë e historisë”, një rrëfim i ndjerë që e shndërron djepin në një simbol të traditës, kulturës dhe kujtesës historike.

    Dokumentari përfshin dy histori unike dhe prekëse, të cilat zbulojnë lidhjen mes brezave dhe ruajtjen e identitetit përmes këtij objekti simbolik.

    Premiera e filmit u mbajt në Kalanë e Vushtrrisë, një vend me rëndësi historike që i shton vlerë rrëfimeve të sjella në dokumentar.

    Kronikën e përgatitur nga ATV mund ta klikoni në linkun më poshtë:

     

  • Nëna e mësoi të gatuajë bakllava, sot receta e saj është simbol i festave

    Nëna e mësoi të gatuajë bakllava, sot receta e saj është simbol i festave

    Hyla Hakaj – Pllana është një grua e fortë dhe e vendosur, e cila e nisi gjithçka nga zero, e udhëhequr nga pasioni për gatimin e ushqimeve tradicionale.

    Dashuria e saj për kulinarinë nisi në moshë të vogël, kur mësoi hapat e parë nga nëna e saj, duke ruajtur dhe përsosur recetat e trashëguara brez pas brezi.

    Me kalimin e kohës, përkushtimi dhe talenti i saj e ndihmuan të ndërtojë një biznes të suksesshëm, duke e kthyer artin e përgatitjes së ëmbëlsirave në një traditë të dashur për shumë familje.

    Një nga produktet më të veçanta të saj është bakllavaja, një ëmbëlsirë e njohur për shijen dhe finesën e përgatitjes.

  • Dy kosovarë ekstradohen në ShBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

    Dy kosovarë ekstradohen në ShBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se dy shtetas të Kosovës janë ekstraduar në SHBA, ku do të përballen me një aktakuzë për dëmtim të qytetarëve amerikane.

    “Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare në ndihmën ndaj qeverisë amerikane për këtë çështje, duke forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurta si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

    Bëhet fjalë për dy të rinj – Ardit Kutleshin, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshin, 28 vjeç – të cilët ishin arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar, në bazë të kërkesës së SHBA-së për ekstradim.

    Ata akuzohen se mbikëqyrnin faqen e internetit Rydox, ku bëhej shitja e të dhënave personale të vjedhura “për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve”.

    Sipas aktakuzës, Rydox kishte gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura që prej kur kishte filluar në shkurt të vitit 2016.

    Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi përballen me disa akuza për vjedhje identiteti dhe mashtrimi, të gjitha të lidhura me rolin e tyre si administratorë të faqes Rydox. Ata akuzohen se, ndër tjerash, kishin shitur të dhënat e kredit kartelave të mijëra “viktimave që jetojnë në SHBA”.

    Sipas Departamentit të Drejtësisë, nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me 20 vjet burg për akuzën e pastrimit të parave, dhjetë vjet burg për mashtrimin me kredit kartela, pesë vjet burg për secilën nga akuzat e vjedhjes së identitetit, si dhe një minimum të detyrueshëm prej 2 vjetësh burg për akuzën e vjedhjes së rëndë të identitetit, që duhet të ekzekutohet pas çdo dënimi tjetër, raporton REL.

    Përveç mbylljes së faqes Rydox, SHBA-ja gjithashtu u autorizua për të konfiskuar rreth 225 mijë dollarë në kriptovaluta nga llogaritë e kontrolluara nga të pandehurit.

    Në aktakuzën e ngritur nga Distrikti Perëndimor i Pensilvanisë, edhe një shtetas tjetër kosovar, Shpend Sokoli, ishte arrestuar në Shqipëri nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të njëjtin rast.

    “Sokoli pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e publikuar më parë në uebfaqen e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

  • Sulmi në Zveçan, kryetari i komunës: Sulm terrorist, e dënojmë ashpër

    Sulmi në Zveçan, kryetari i komunës: Sulm terrorist, e dënojmë ashpër

    Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar ashpër ndaj incidentit të mbrëmshëm, ku persona të panjohur hodhën dy granata dore në objektin e Postës së Kosovës në këtë komunë.

    Në një deklaratë për mediat, Peci e ka cilësuar këtë akt si një sulm terrorist dhe ka shprehur shqetësimin për përsëritjen e këtyre veprimeve në Zveçan.

    “Këto sulme në komunën e Zveçanit janë të ditura që herë pas here janë duke ndodhur, mirëpo këtë sulm terrorist e dënojmë ashpër. Ne mendojmë se këto sulme kanë vetëm një qëllim – të sillen frikë tek qytetarët,” ka thënë Peci.

    Peci gjithashtu ka theksuar se sulmuesit dyshohet të jenë pjesë e të njëjtit grup, duke shtuar se ata vazhdojnë të kryejnë veprime të tilla destabilizuese.

    “Sipas disa informatave, është edhe grupi i njëjtë dhe vazhdimisht janë duke vazhduar me këto veprime dhe kanë një qëllim të tillë,” shtoi ai.

  • Kurti: Sulmi në veri ka elemente terroriste, orvatje nga pafuqia e atyre që nuk sundojnë më

    Kurti: Sulmi në veri ka elemente terroriste, orvatje nga pafuqia e atyre që nuk sundojnë më

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj sulmit të mbrëmshëm siç e quajti ai, me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan. Në një deklaratë të ashpër, ai e ka cilësuar këtë akt si një përpjekje për të minuar sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit.

    Ky akt dhune, siç u shpreh Kurti, është një orvatje e drejtpërdrejtë për të penguar integrimin e qytetarëve të Kosovës në sistemin ligjor dhe institucional të shtetit.

    “Sulmi tinëzar me granatë në terrin e natës është orvatje nga dëshpërimi dhe pafuqia e atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës.”

    Ai theksoi se ky sulm është një tentativë për të krijuar tensione artificiale dhe për të minuar funksionimin e institucioneve kosovare.

    Kurti ka përmendur edhe lidhjen e individëve të njohur për lidhjet me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, të cilët vazhdojnë të mbeten të lirë dhe të shfrytëzohen nga pushteti në Serbi.

    “Brengosëse në këtë situatë mbetet fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste,” shtoi ai, duke theksuar se qëndrimi në liri i Radoiçiq është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon veprime destabilizuese nga grupe kriminale dhe ekstremistë.

    Kurti ka theksuar se Kosova është e vendosur të vazhdojë të mbrojë rendin dhe stabilitetin e vendit dhe se do të reagojë me forcë ndaj çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë e qytetarëve.

    “Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese,” u shpreh ai.

    Në përfundim, Kryeministri Kurti nënvizoi se Posta e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë shërbime për qytetarët dhe se autoritetet janë duke kryer hetime për të zbuluar dhe ndëshkuar autorët e këtij sulmi.

    “Posta e Kosovës do të qëndrojë aty si ndërmarrje publike, xhami i ri do të vendoset e shërbimet legale do të vazhdojnë të ofrohen për të gjithë qytetarët,” theksoi ai.

    Kryeministri përfundoi duke theksuar se shteti do të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë, dhe se nuk do të lejohet asnjë përpjekje për të sfiduar rendin kushtetues të Kosovës.