ATV

Author: G.O.

  • Qeveria e re e Serbisë, shqiptarët atje të zhgënjyer

    Qeveria e re e Serbisë, shqiptarët atje të zhgënjyer

    PËRGATITI: BENITA ZENELI

    Qeverinë e Serbisë nga kjo e enjte e udhëheqë një kryeministër i ri, Gjuro Macut.

    E në ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave u emërua, Demo Berisha, deri dje Kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Serbi.

    Me pozitën e Berishës si një ish-pjesëmarrës aktiv në luftën e Kosovës në radhët e ushtrisë serbe e kundërshtues të pavarësisë së Kosovës, nuk po pajtohen përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi.

    “Nuk përfaqëson shqiptarët nuk është shqiptar është vetëm një shqipfolës, për të drejtat e shqiptarëve ai nuk ka bërë asgjë por vetëm ka përfituar në kurriz të shqiptarëve dhe realisht është person i dëgjueshëm i Beogradit, ai është në partinë e Vucicit”, tha Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

    Andaj edhe pritshmëria që ekzekutivi i ri do t’i shtyjë përpara kërkesat e shqiptarëve janë minimale.

    “Ne presim që be të alarmohet sepse është një qeveri alarmante, në veçanti për shqiptarët sepse I vendos në një pozicion të kërcënueshëm, qeveria rrezikon të drejtat më elementare…kjo qeveri është duke u afruar me rusin e largohet nga BE…”, deklaroi Ragmi Mustafi, ish-këshilltar i Këshillit Shqiptar në Luginën e Preshevës.

    Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Serbi, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe, dhe në këtë shtet jetojnë afro 62 mijë shqiptarë.

  • Telekomi llogaritë e bllokuara, me kredinë nga Qeveria do t’i shlyejë borxhet

    Telekomi llogaritë e bllokuara, me kredinë nga Qeveria do t’i shlyejë borxhet

    PËRGATITI: ARMAND HOTI

    Telekomi i Kosovës, që shtatë muaj nuk i pagoi detyrimet në Administratën Tatimore të Kosovës. Borxhi i akumuluar, kalon katër milionëshin.

    Një borxh tjetër dy milionësh, mbeti pa paguar edhe ndaj një kontraktori.

    Parat i ka, por nuk mundë t’i shfrytëzoj meqë ndërmarrja i ka llogaritë e bllokuara, për shkak të një kontesti përmbarimor me Dardafonin.

    Prandaj Telekomi ia kërkoi Qeverisë një kredi prej 10 milionë eurosh.

    Drejtori financiar në Telekom, Feim Kelmendi, thotë se paratë planifikohet t’i kthehen Qeverisë, duke filluar nga viti që vjen.

    Sidoqoftë, Telekomi është në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes.

    Kështu Telekomi do t’i ketë kredi aktive në vlerë 36 milionë euro ndaj Qeverisë.

    Vitin 2023 dhe 2024, Telekomi e mbylli me fitim prej rreth shtatë milion eurosh secilin.

  • Dita e katërt, punëtorët e ‘Pastrimit’ në Drenas e vazhduan grevën

    Dita e katërt, punëtorët e ‘Pastrimit’ në Drenas e vazhduan grevën

    PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI

    Punëtorët e kompanisë ‘Pastrimi’ në Drenas nuk i ndryshuan qëndrimet as në ditën e katërt të grevës.

    Këta të cilët po grevojnë janë të vendosur në kërkesën që shefi i operativës, Fitim Gashi duhet të shkarkohet ose së paku 30 punëtorë do ta lënë punën.

    Ata madje thonë se s’do të prekin punë me dorë derisa kërkesa e tyre të plotësohet.

    E për hallet që kanë me shefin e kompanisë në Drenas është e njoftuar edhe selia në Prishtinë. Megjithatë nga ndërmarrja thonë se masa mund të merren vetëm ndaj atyre që punojnë në kundërshtim me interesat e kompanisë.

    Punëtorët e Pastrimit në Drenas protestën e filluan në kërkim të kushteve më të mira të punës dhe për të kundërshtuar shkeljet që thonë se po iu bëhen nga menaxhmenti.

  • Deputetëve iu shpërndanë disa letra në formë betimi, nga veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Deputetëve iu shpërndanë disa letra në formë betimi, nga veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    PËRGATITI: ARMAND HOTI

    Krahas betimit për deputetë, që s’e bënë, ligjvënësve të sapo zgjedhur, të enjten para hyrjes së Kuvendit, iu kërkua ta bëjnë edhe një betim tjetër.

    Veteranët nga Organizata e Veteranëve të Luftës, ua zunë pritën në dyja hyrjet e Kuvendit, për t’u kërkuar të betohen për një sërë masash karshi Gjykatës Speciale.

    Referuar tekstit, deputetët mes tjerash, duhet të betohen edhe për krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës ndaj Speciales.

    “Meqenëse edhe Amerika po thotë që ata po përballen me padrejtësi, ne po kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës, që së paku ta bëjë një organ mbikëqyrës të kësaj gjykatë, por pse jo edhe të bëjë diçka në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut që atje janë duke u shkelur vazhdimisht”, deklaroi Faton Klinaku nga OVL-UÇK.

    Tekstin e pranuan disa nga qeveritarët në detyrë. Aty për aty nuk e nënshkroi, por betimin e mori me vete ministrja në detyrë e punëve të jashtme.

    Njësoj veproi edhe ministri në detyrë i mbrojtës dhe ajo e drejtësisë.

    Sidoqoftë, veteranëve nuk iu ndal ai që e udhëhoqi Qeverinë për katër vjet.
    Disa deputet e nënshkruan edhe aty për aty.

    “Disa po e nënshkruajnë këtu fizikisht, disa po e marrin që ta lexojnë dhe pastaj ta nënshkruajnë”, tha Klinaku.

    Kërkesë e veteranëve është edhe kthimi i selisë së Gjykatës në territorin e Kosovës.

  • 26 vjet nga masakrat në Poklek e Çikatovë të Vjetër

    26 vjet nga masakrat në Poklek e Çikatovë të Vjetër

    PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI

    Trupat u larguan 26 vjet më parë, por përjetimet mbetën aty.

    Muret e kësaj shtëpie ruajnë më së mirë historinë së cka ndodhi më 1999, pikërisht në këtë dhomë e në tjetrën përball kësaj forcat serbe vranë e masakruan 53 civil, në mesin e tyre 24 fëmijë, krejt ngjarja kishte ndodhur kur në shtëpi ishte thyer dera e ishte hedhur një bombë, por serbët ishin kthyer sërish për të shkrepur breshëri plumash për tu siguruar sic thanë që asnjë të mos mbetet I gjallë.

    Në mesin e të vrarëve ishin edhe motrat e nipat e Asllan Osmanit, për të cilët thotë se dhimbja nuk mbaron e malli nuk shuhet.

    Vëllezërit e nënën i pa të mbuluar në gjak e të masakruar edhe Leotrimi, që në atë kohë ishte vetëm 9 vjet. Si i mbijetuar i kësaj masakre, tmerrin që përjetoi atë ditë e ka ende të freskët.

    Leotrimi e të tjerë që shpëtuan, kur panë që në oborrin e shtëpisë po shtohej prania e forcave serbe, për të shpëtuar kërcyen nga dritarja, ata sot po e dokumentojnë atë se cfarë ndodhi atu.

    Forcat serbe, kishin djegur tri herë radhazi kufomat brenda shtëpisë për të zhdukur krimin që kishin kryer më 17 prill të 99-tës.

     

  • “Kur shpirti sheh më shumë se sytë” – Rrëfimi i Fionës që lindi e verbër

    “Kur shpirti sheh më shumë se sytë” – Rrëfimi i Fionës që lindi e verbër

    Në emisionin “Studio A” në ATV ishte e ftuar Fiona Llapashtica, një vajzë e re por me një histori të jashtëzakonshme dhe një shpirt të madh artistik.

    Edhe pse e verbër që nga lindja, ajo nuk ka lejuar asnjë pengesë ta ndalë rrugëtimin e saj drejt artit, dijes dhe skenës.

    Fiona, shqiptarja e lindur në Vienë, vjen nga një familje artistësh dhe me talentin e saj të rrallë në muzikë klasike po mahnit skenat ndërkombëtare.

    Për të ndjekur intervistën e saj të plotë klikoni në videon e mëposhtme:

  • “U martova dy herë me të njëjtin burrë” – Zhaku rrëfen historinë e saj të dashurisë

    “U martova dy herë me të njëjtin burrë” – Zhaku rrëfen historinë e saj të dashurisë

    Inida Gjata- Kreuz, e njohur me emrin artistik ‘Zhaku’ ishte e ftuar në emisionin “Studio A” në ATV, në intervistë të saj të parë në Kosovë, ku foli gjerë e gjatë për jetën profesionale dhe jo vetëm.

    ‘Zhaku’ mes tjerash rrëfeu edhe historinë e saj të dashurisë, për çka tha se ajo u martua dy herë me të njëjtin burrë.

    “Unë dhe Kristiani jemi ndarë njëherë, sepse u bë marrëdhënia toksike, ziheshim shumë, isha xheloze e çka skam qenë dhe kur e kujtoj tani se sa idiote kisha qenë, janë gjëra koti që i kupton më vonë dhe kështu u ndamë për një vit, pastaj filluam të komunikojmë sepse të dy kuptuam që kishim dashuri për njëri-tjetrin, që nuk donim të ndaheshim dhe u rimartuam. Mendoj se kjo na shërbeu ndarja, sepse e kuptuam ku qëndroi problemi dhe çfarë duhet të bënim për njëri-tjetrin. Të dy ndryshuam dhe ja ku jemi bashkë”, tha ajo.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Disa veprime që nuk duhen të bëhen sapo të zgjoheni në mëngjes

    Disa veprime që nuk duhen të bëhen sapo të zgjoheni në mëngjes

    Mëngjesi është një nga momentet më të rëndësishme të ditës. Mënyra se si e fillojmë ditën ndikon drejtpërdrejt në energjinë, humorin dhe produktivitetin tonë. Shumë prej nesh bëjnë disa gabime të zakonshme sapo zgjohen, pa e ditur se këto veprime mund të na lodhin, të na stresojnë ose të na bëjnë më pak produktivë.

    Ngritja e menjëhershme me vrull nga shtrat, mund të shkaktojë marramendje ose ulje të papritur të presionit të gjakut. Është më mirë të ngriheni gradualisht.

    Mos e fik alarmin, Shumë njerëz kanë tendencë ta fikim alarmin për të fjetur pak më shumë, por kjo mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit. Sipas ekspertëve të gjumit, fikja e alarmit mund të çojë në një gjumë të pasigurt dhe të çrregulluar, duke rritur lodhjen dhe duke zvogëluar kapacitetin e trupit për të rikuperuar energjinë. Një gjumë i dobët çon në rritjen e tensionit dhe dobësimin e sistemit imunitar.

    Kontrollimi i menjëhershëm i telefoni, pra Fillimi i ditës me rrjete sociale apo email mund të shtojë stresin dhe të ndikojë negativisht në përqendrim dhe humor.

    Mos pirja e ujit në mëngjes është gabim sepse Trupi është i dehidratuar pas një nate pa lëngje. Pirja e ujit ndihmon në aktivizimin e metabolizmit dhe rigjallërimin e trupit.
    Nuk duhet ta anashkaloni mëngjesin, Mëngjesi i shëndetshëm ndihmon në përqendrim, energji dhe stabilitet të sheqerit në gjak gjatë ditës.

    Të mos shtriheni ose bëni pak ushtrime

    Disa minuta zgjatje ose ushtrime të lehta ndihmojnë në aktivizimin e muskujve dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

    Të pini menjëherë kafe

    Pirja e kafesë sapo zgjoheni mund të ndërhyjë me prodhimin natyral të kortizolit, hormoni që ju ndihmon të zgjoheni natyrshëm.

    Të qëndrojmë gjatë në shtrat pa qëllim – Qëndrimi në shtrat pasi jemi zgjuar mund ta bëjë më të vështirë të fillojmë ditën dhe të na krijojë ndjesi dembelizmi.

    Të mos marrim ajër të pastër – Është mirë të hapim dritaret ose të dalim pak jashtë për të marrë ajër të freskët dhe dritë natyrale, e cila ndihmon në rregullimin e orës biologjike.

    Të mos kemi një rutinë të mëngjesit – Mungesa e një rutine na bën të ndihemi të ç’rregullt dhe të hutuar.

    Të mendojmë negativisht që në mëngjes – Mendimet e para ndikojnë shumë në të gjithë ditën. Mundohu të thuash diçka pozitive sapo të zgjohesh.

    Të anashkalosh higjienën personale – Larja e fytyrës, dhëmbëve dhe kujdesi personal është e rëndësishme për t’u ndier i freskët dhe energjik.

    Të fillosh ditën me stres – Mos e mbush mëngjesin me detyra të vështira menjëherë. Jepi vetes pak kohë të përshtatesh.

     

     

     

  • Historiku i baletit ndër vite në Kosovë dhe më gjerë

    Historiku i baletit ndër vite në Kosovë dhe më gjerë

    Baleti në Kosovë ka një histori të pasur, edhe pse jo shumë të gjatë krahasuar me vendet e tjera evropiane. Ai ka lindur dhe është zhvilluar në kushte shpeshherë të vështira politike e shoqërore, por megjithatë ka arritur të krijojë identitetin e vet artistik dhe kulturor.
    Baleti në Kosovë nisi të marrë formë në mënyrë më të organizuar në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, me themelimin e institucioneve kulturore në Prishtinë.

    Një moment kyç ishte formimi i Baletit të Kosovës në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku për herë të parë u bë një përpjekje serioze për ta sjellë këtë art në skenën kosovare.

    Mandej, një numër balerinësh dhe koreografësh shqiptarë u formuan në ish-Jugosllavi, veçanërisht në shkollat e baletit në Zagreb dhe Beograd, dhe u kthyen për të ndihmuar në ndërtimin e skenës vendore.

    Kjo periudhë ishte sfiduese për shkak të krizës politike dhe sociale që përfshiu Kosovën, por edhe një periudhë e rritjes artistike.

    U vendosën shfaqje të para serioze të baletit klasik dhe modern. Një ndër figurat kyçe të kësaj kohe ishte Ahmet Brahimaj, një nga koreografët dhe balerinët e parë shqiptarë.

    Pas vitit 1999, Baleti Kombëtar i Kosovës rifilloi punën në mënyrë më të pavarur dhe dinamike. Më pas u themelua trupa e parë profesioniste e baletit në Kosovë, e përbërë nga artistë të rinj, shumë prej të cilëve u arsimuan jashtë vendit.

    U sollën në skenë vepra të koreografëve ndërkombëtarë dhe bashkëpunime me trupa të huaja.

    Baleti shqiptar në rajon dhe më gjerë

    Baleti në Shqipëri ka nisur më herët, me themelimin e Teatrit të Operas dhe Baletit në vitin 1950. Shfaqja e parë baletike ishte “Halili dhe Hajria”, më 1963.
    Ndërkohë koreografët si Panajot Kanaçi, Agron Aliaj, Gjergj Prevazi etj., kanë pasur ndikim edhe në Kosovë.

    Ka shumë balerinë shqiptarë që performojnë në teatrot më të njohur botërorë: në Gjermani, Itali, SHBA, Francë etj. Emra të njohur përfshijnë Kledi Kadiu (Itali), Erald Brataj, Adrian Hila, dhe të tjerë.

    Ndryshe, Baleti Kombëtar i Kosovës është një institucion i njohur kombëtar që zhvillon veprimtari të rregullta, duke përfshirë balet klasik, bashkëkohor dhe eksperimental.
    Mes tjerash ka një publik gjithnjë e më të interesuar, dhe po rritet gjenerata e re e balerinëve nëpër shkolla private të baletit.

  • Andi Hoxha dhe angazhimi për zhvillimin e baletit në Kosovë

    Andi Hoxha dhe angazhimi për zhvillimin e baletit në Kosovë

    Në zemër të Prizrenit, Andi Hoxha ka krijuar një hapësirë unike ku pasioni për baletin dhe vallëzimin bëhet një mundësi e vërtetë për të rinjtë. Si drejtues i La Danse Academy, ai ka arritur të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme për ata që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike dhe fizike në një atmosferë të ngrohtë dhe profesionale.

    Akademia e tij ka tërhequr shumë talente rinore që duan të eksplorojnë botën e baletit klasik, vallëzimit modern dhe hip-hopit.

    Me një qasje të kujdesshme dhe një angazhim të veçantë për secilin nxënës, Andi ka arritur të ndihmojë shumë të rinj të zhvillojnë talentet e tyre dhe të arrijnë kulme të reja në artin e kërcimit. Performancat e nxënësve të akademisë janë një dëshmi e përkushtimit dhe talentit të tyre, që vijnë si rezultat i punës intensive dhe angazhimit të palodhur.

    Andi Hoxha, me përvojën e tij si koreograf dhe udhëheqës, po frymëzon një brez të rinjsh, duke ofruar mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre artistike dhe për të shprehur pasionin për baletin dhe kërcimin.