ATV

Author: G.O.

  • Bahtiri i bindur para seancës: Mos me pasë vota, as nuk kishim ardhë

    Bahtiri i bindur para seancës: Mos me pasë vota, as nuk kishim ardhë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka arritur sot në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të mbahet seanca konstituive.

    Para hyrjes në Kuvend, Bahtiri u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me numrat për ta votuar Qeverinë e re.

    Ai ka theksuar se nëse nuk do t’i kishin votat, nuk do të merrnin pjesë fare në seancë.

    “Pse bre po na pyetni a i kemi votat? Pse s’po e pyetni opozitën çka po don, se kjo na intereson me ditë. Na nuk kishim ardhë hiq po mos me pasë vota”, u shpreh ai para mediave.

    Bahtiri la të kuptohet se shumica është e sigurt dhe nuk ka vend për dilema nëse do të formohet Qeveria.

  • Vazhdimi i seancës konstituive, Kurti sërish refuzon të flasë për situatën politike

    Vazhdimi i seancës konstituive, Kurti sërish refuzon të flasë për situatën politike

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkuar për herë të tretë në objektin e Kuvendit të Kosovës, i cili ishte i rrethuar nga truproja të sigurisë.

    Megjithatë, ai ka refuzuar të ndalojë dhe të komunikojë me gazetarët, duke mos dhënë përgjigje në pyetjet që i janë drejtuar lidhur me votat për konstituimin e Kuvendit.

    Kurti, i cili ka refuzuar edhe herët e tjera të shprehet në lidhje me situatën, nuk ka komentuar nëse ka siguruar mbështetje për formimin e qeverisë ose nëse pret që seanca e Kuvendit të zhvillohet sipas planit.

    Vazhdon seanca konstituive – Tentimi i tretë për konstituimin e Kuvendit

  • Vazhdon seanca konstituive – Tentimi i tretë për konstituimin e Kuvendit

    Vazhdon seanca konstituive – Tentimi i tretë për konstituimin e Kuvendit

    Për të tretë herë me radhë, deputetët vazhdojnë seancën konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.

    Partitë kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e formimit të institucioneve të reja, pasi ende nuk kanë arritur të kalojnë raportin për verifikimin e mandateve.

    PDK, LDK, AAK insistojnë që anëtarët e kabinetit qeverisës, duhet të japin dorëheqje formale që të betohen si deputetë dhe nuk duhet të vazhdojnë punën në ekzekutiv.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilëson si të pakuptimtë kërkesën për dorëheqje, pasi argumenton se Qeveria e tij është në dorëheqje që nga 23 marsi.

    Për të ndjekur mbulimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, klikoni në videon e mëposhtme:

  • Nisin punimet, mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani”

    Nisin punimet, mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani”

    Nga sot, 19 prill, kanë nisur punimet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, çka do të çojë në mbylljen e njërit krah të rrugës.

    Qarkullimi do të jetë i mbyllur deri më 27 prill. Sipas njoftimit të Komunës, njëri krah i rrugës “Agim Ramadani” – nga rrethi te Komuna deri pas Teatrit Kombëtar – do të mbyllet për qarkullim, për shkak të punimeve rehabilituese që janë të domosdoshme pas dëmtimeve të shkaktuara nga automjetet me peshë të rëndë.

    Megjithatë, ditëve të javës qarkullimi do të jetë i mbyllur vetëm gjatë natës, nga ora 19:00 deri në 07:00. E, në fundjavë punime do të jenë gjatë gjithë ditës.

    “Gjatë kohës së punimeve priten vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor, andaj rekomandojmë përdorimin e rrugëve alternative. Punimet janë planifikuar në mënyrë që të minimizohet ndikimi në trafik, duke u zhvilluar kryesisht gjatë orëve të natës dhe ditëve të vikendit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

  • Plagosi aksidentalisht një person, të dyshuarit i konfiskohet një revole me 41 fishekë

    Plagosi aksidentalisht një person, të dyshuarit i konfiskohet një revole me 41 fishekë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi ka plagosur aksidentalisht një tjetër.

    Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, të premten në ora 23:15.

    “Mitrovicë 18.04.2025-23:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 41 fishekë e një gëzhojë”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

  • Arrestohet polici që rrahu të fejuarën, IPK-ja rekomandon suspendimin e tij

    Arrestohet polici që rrahu të fejuarën, IPK-ja rekomandon suspendimin e tij

    Disa ditë më parë hetuesit e Inspektorat Policor të Kosovës kanë pranuar një ankesë nga një qytetare nga Gjilani e cila pretendonte se një zyrtar policor, i cili ishte i fejuari i saj, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

    Pas pranimit të këtyre informacioneve, bazuar në veprimet hetimore paraprake të realizuara dhe nga dëshmitë e mbledhura nga hetuesit e IPK-së është siguruar një bazë e dyshimit të arsyeshëm se zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka përdorur dhunë dhe kërcënime ndaj ankueses.

    Bazuar në këto rrethana, me dyshimin se zyrtari policor ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Në kuadër të veprimeve të natyrës administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.

    Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

  • Vdes gazetari i njohur, Sylejman Shaqiri

    Vdes gazetari i njohur, Sylejman Shaqiri

    Ka ndërruar jetë ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Sylejman Shaqiri.

    I lindur në Ferizaj, Sylejman Shaqiri filloi rrugëtimin e tij profesional në gazetari në fillim të viteve ’80, duke lënë gjurmë në secilin institucion ku punoi. Karrierën e nisi në “Radio Ferizaj”, ku për dy dekada u dallua si gazetar, kryeredaktor dhe më pas drejtor.

    Në vitin 1988, u bë pjesë e Radiotelevizionit të Prishtinës, ku shërbeu si gazetar dhe redaktor përgjegjës i Programit Informativ Politik, deri në mbylljen e dhunshme të këtij institucioni nga regjimi serb.

    Pas kësaj periudhe sfiduese, kontributin e tij e vazhdoi në Radio Kroacia në Zagreb dhe më pas në Radio Tiranë.

    Pas çlirimit të vendit, Shaqiri u rikthye në Ferizaj, për të dhënë kontributin e tij në rindërtimin e mediave lokale.

    Në vitin 2000, u bë pjesë e Radiotelevizionit të Kosovës. Fillimisht si autor dhe redaktor i emisioneve informative dhe debatuese, më pas si drejtor i Radio Kosovës dhe radios Blue Sky, kryeredaktor në RTK, dhe producent ekzekutiv për programet e minoriteteve dhe transmetimet ndërkombëtare të RTK-së.

    Në vitin 2010, arriti në kulmin e karrierës së tij, duke u emëruar drejtor i përgjithshëm i RTK-së.

    Familja e të ndjerit, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha”, në Ferizaj orën 14:00, në teatrin “Adriana”, organizojnë mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së tij.

  • Protestuesit në Turqi përballen me gjykime masive pas arrestimit të Imamoglu

    Protestuesit në Turqi përballen me gjykime masive pas arrestimit të Imamoglu

    Turqia nisi të premten gjyqe masive për ndjekjen penale të rreth 189 personave, përfshirë gazetarë, studentë dhe aktivistë, që morën pjesë në demonstratat pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit dhe rivalit të Presidentit Erdogan. Gjyqet u mbajtën në dy dhoma të mbushura të gjykatës Caglayan në Stamboll, shkruan Gazeta Sinjali.

    Të pandehurit përballen me akuzat që lidhen me protestat pas arrestimit të Imamoglu më 19 mars për akuzat për korrupsion, një veprim që kritikët e shohin si një tentativë për të larguar një rival të fuqishëm të Erdoganit.

    Pjesëmarrësit e protestave ishin ndaluar me dhunë, dhe më shumë se 1,400 persona ishin arrestuar gjatë demonstratave, duke paraqitur një nga sfidat më të mëdha për pushtetin e Erdoganit.

    Human Rights Watch (HRW) ka kritikuar këto gjyqe, duke i cilësuar si të motivuara politikisht dhe duke theksuar mungesën e provave të besueshme.

    Gjyqet kanë shpërthyer një valë protestash, ndërsa mbështetësit dhe prindërit kërkojnë drejtësi për studentët që janë ndjekur penalisht, duke përdorur simbole si tullumbace dhe thirrje për liri shprehjeje dhe arsim, transmeton CNN.

    Gjithashtu, një grup gazetarësh që u arrestuan gjatë mbulimit të protestave ishin gjithashtu të pranishëm në gjykatë. Një avokat mbrojtës kërkoi heqjen e akuzave për gazetarët, duke i quajtur ata si të mbrojtur nga Kushtetuta.

    Dënimet për protestuesit mund të variojnë nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg, por në disa raste provat janë të pamjaftueshme. HRW ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si protestat u shtypën me forcë, duke përmendur përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit nga policia.

    Kritikët e kësaj situate e shohin këtë si një paralajmërim për këdo që kërkon të ushtrojë të drejtat e tij për protesta paqësore ose shprehje të lirë, duke theksuar se Turqia është nën mbikëqyrjen e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për shkelje të të drejtave të njeriut që nga viti 2010.

  • ShBA – Ukrainës: Tërhiqemi nga përpjekjet për paqe nëse nuk ka progres të shpejtë

    ShBA – Ukrainës: Tërhiqemi nga përpjekjet për paqe nëse nuk ka progres të shpejtë

    Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës nëse nuk shihen shenja të qarta progresi në afat të shpejtë. Këtë deklaratë e dhanë të premten Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

    “Shpejt, duam ta përfundojmë,” tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se nëse njëra nga palët bëhet shumë e vështirë për të bashkëpunuar, SHBA do të tërhiqen dhe do të deklarojnë: “jeni budallenj, jeni njerëz të këqij”. Trump shpreson që kjo situatë të mos ndodhë.

    Deklaratat e Trump vijnë pas komenteve të Rubio-s, diplomatit të lartë amerikan, i cili theksoi se palët kanë vetëm disa ditë për të bërë përparim.

    “Nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë apo muaj të tërë. Duhet ta kuptojmë shumë shpejt tani, dhe po flas për çështje ditësh, nëse kjo është e realizueshme brenda javëve të ardhshme,” tha Rubio në Paris pas takimeve me liderë europianë dhe ukrainas.

    “Nëse kjo nuk është e mundur, nëse jemi aq larg sa nuk ka shpresë për marrëveshje, atëherë mendoj se presidenti do të thotë: ‘mirë, mbaruam punë’”, shtoi ai.

    Trump refuzoi të vendosë një afat të saktë për sa kohë është i gatshëm të presë. “Marco ka të drejtë kur thotë… duam të shohim fundin e kësaj,” tha Trump. I pyetur nëse Presidenti rus Vladimir Putin po e zvarrit procesin, Trump u përgjigj: “Shpresoj që jo.”

    Në javët e fundit, zyrtarët amerikanë kanë pranuar privatisht se shanset për një marrëveshje paqeje të shpejtë në Ukrainë janë bërë gjithnjë e më të pakta. Deklaratat e Rubio-s pasqyrojnë frustrimin në rritje në Shtëpinë e Bardhë për shkak të mosbashkëpunimit rus për t’i dhënë fund luftës.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ka pasur njëfarë përparimi për një marrëveshje paqeje, por se kontaktet me Uashingtonin janë të vështira. Ai theksoi se Rusia po përpiqet të zgjidhë konfliktin duke garantuar njëkohësisht interesat e saj dhe mbetet e hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara.

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i cili po fliste në Romë pas një takimi me Kryeministren italiane Giorgia Meloni, shprehu optimizëm se SHBA mund të ndihmojnë për t’i dhënë fund kësaj “lufte shumë të përgjakshme”.

    Një zyrtar amerikan njoftoi se palët do të takohen sërish në Londër javën e ardhshme, për t’i dhënë kohë Ukrainës të pajtohet plotësisht me një “marrëveshje termash” të paraqitur nga Uashingtoni. Sipas këtij zyrtari, Ukraina është e gatshme për një armëpushim të gjithanshëm në tokë, ajër dhe det për të paktën 30 ditë ose më shumë.

    Trump, gjatë fushatës zgjedhore, kishte premtuar se do ta përfundonte luftën në Ukrainë brenda 24 orëve të para në Shtëpinë e Bardhë. Pas marrjes së detyrës, ai e zbuti këtë deklaratë, duke sugjeruar një marrëveshje deri në prill ose maj, për shkak të pengesave të shumta.

    Ai ka ushtruar presion mbi të dy palët që të ulen në tryezën e negociatave, duke kërcënuar me sanksione më të ashpra ndaj Rusisë ose me ndërprerjen e miliarda dollarëve ndihmë ushtarake për Kievin.

    Reuters shkruan se nëse Uashingtoni tërhiqet, përpjekjet për ndërmjetësim të paqes ka të ngjarë të dështojnë, pasi asnjë vend tjetër nuk ka fuqinë për të ushtruar presion të njëjtë mbi Moskën dhe Kievin.

    Trump po ashtu tha se pret të nënshkruajë një marrëveshje për minerale me Kievin javën e ardhshme, pasi përpjekjet në shkurt dështuan pas një përplasjeje të Zelensky-t në Zyrën Ovale me Vance dhe presidentin republikan.

    Rubio tha se kishte komunikuar me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov pas bisedimeve në Paris dhe e kishte informuar për elementet e kornizës së paqes të SHBA.

    Putin ka theksuar se kërkon që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO, të dorëzojë përgjithmonë katër rajonet që ka humbur dhe të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj. Kievi ka kundërshtuar këto kërkesa, duke thënë se ato janë të barasvlershme me kapitullimin.

    Rubio gjithashtu theksoi se europianët kanë një rol të rëndësishëm në çdo marrëveshje paqeje, pasi sanksionet e tyre ndaj Rusisë do të duhet ndoshta të hiqen për të arritur një marrëveshje.

    Ai shtoi se çështja e garancive të sigurisë nga SHBA ishte ngritur gjatë bisedimeve në Paris, duke theksuar se kjo është një çështje që mund të zgjidhet në një mënyrë të pranueshme për të gjithë. Por ai paralajmëroi se “kemi sfida më të mëdha që duhet t’i zgjidhim”.

  • Ukraina sanksionon firma kineze, i akuzon se ndihmuan Rusinë të prodhojë raketa

    Ukraina sanksionon firma kineze, i akuzon se ndihmuan Rusinë të prodhojë raketa

    Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tri kompanive kineze të premten, duke pretenduar se ato janë të përfshira në prodhimin e raketave të avancuara Iskander, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Kinën se po e furnizon Rusinë me armë.

    Ministria e Jashtme e Kinës i hodhi poshtë akuzat e Zelenskyt si të pabaza.

    Derisa ka ruajtur lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë gjatë luftës trivjeçare të Moskës në Ukrainë, Kina është përpjekur ta paraqesë veten si neutrale dhe e mohon çdo përfshirje në luftë.

    Zyra e Zelenskyt publikoi të premten një listë të përditësuar të subjekteve të sanksionuara. Lista, që përfshin gjithashtu edhe kompani ruse, përmend Beijing Aviation And Aerospace Xianghui Technology Co. Ltd, Rui Jin Machinery Co. Ltd, dhe Zhongfu Shenying Carbon Fiber Xining Co. Ltd, të gjitha të përshkruara si të regjistruara në Kinë.

    Zelensky tha se kompanitë kineze që janë goditur me sanksione janë përfshirë në prodhimin e raketave ruse Iskander. Rusia i përdor shumë këto raketa balistike me rreze të shkurtër në konflikt.

    Të premten, Ukraina tha se raketat Iskander goditën qytetin Harkiv në veri të vendit, duke vrarë një person dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë.

    “Sot kemi zgjeruar sanksionet ukrainase ndaj afro njëqind subjekteve të tjera – persona fizikë dhe juridikë – shumica e të cilëve janë të përfshirë në prodhimin e raketave si Iskander që goditën Harkivin tonë”, tha Zelensky në X.

    “Shumë nga këto subjekte janë ruse, por për fat të keq, disa janë edhe nga Kina”, shtoi ai.

    Sanksionet ua ndalojnë kompanive të bërit biznes në Ukrainë dhe i ngrijnë asetet e tyre atje.

    Në vitin 2021, Ukraina eksportoi mallra në vlerë prej 8 miliardë dollarësh në Kinë, kryesisht lëndë të para dhe produkte bujqësore, ndërsa importoi nga Kina mallra me vlerë pak më pak se 11 miliardë dollarë, kryesisht produkte të përpunuara, sipas Qeverisë ukrainase, raporton REL.

    Të enjten, Zelensky u tha gazetarëve në Kiev se Qeveria e tij kishte prova se firmat kineze po furnizonin me artileri dhe barut Rusinë, dhe se entitete kineze po prodhonin disa armë në territorin rus.

    Ai nuk ofroi asnjë provë për këtë pohim.