ATV

Author: G.O.

  • Konstitutimi i Kuvendit, Murati fajëson opozitën për vonesë: Asgjë s’ka ndryshuar, vetëm fjalët e opozitës

    Konstitutimi i Kuvendit, Murati fajëson opozitën për vonesë: Asgjë s’ka ndryshuar, vetëm fjalët e opozitës

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati derisa fajësoi deputetët e opozitës për vonesë në konstituimin e Kuvendit, tha se anëtarët e partive që deri më tani kanë qenë në opozitë janë dakorduar të votojnë pro raportit për mandatin e deputetëve.

    Tutje, ai shtoi se asgjë nuk ka ndryshuar në raport me atë të para katër ditëve dhe se asnjë dorëheqje nuk është dorëzuar, raporton ATV.

    “Ashtu siç edhe e kemi thënë më herët e gjithë kjo vonesë ka ndodhë për fajin e deputetëve të opozitës që në tentimin e parë për konstituitimin e Kuvendit të Kosovës, votuan kundër një raporti që do të duhej të ishte çështje procedurale. Sot pra jemi dakordu së paku verbalisht që opozita do të votojë ‘pro’ raportin e njëjtë pa ndryshuar asgjë. E them asgjë s’ka ndryshuar në krahasim me atë para 4 ditëve dhe se e vetmja gjë që ka ndryshuar janë fjalët e opozitës dhe qëndrimet tyre”, tha Murati./atvlive.tv

    Për të ndjekur mbulimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, klikoni në videon e mëposhtme:

  • Votohet pro Komisionit për verifikimin e mandateve

    Votohet pro Komisionit për verifikimin e mandateve

    Në takimin konsultativ mes kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive politike, u arrit marrëveshja për votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

    Pak minuta më pas nisi seanca konstituive, ku 120 deputetët e pranishëm unanimisht votuan “pro” këtij raporti.

    Me këtë rast, anëtarët e Komisionit për verifikimin e fakteve shkuan në një takim tjetër të ndarë, për të përpiluar raportin e ri të Komisionit për verifikimin e mandateve.

    Tani, raporti i ri duhet të përpilohet dhe votohet edhe një herë përbrenda Komisionit, e më pas dhe në sallën e Kuvendit, nga të gjithë deputetët e zgjedhur më 9 shkurt.

  • Krasniqi: Dorëheqja e kryeministrit dhe ministrave evidentohen individualisht në procesverbal

    Krasniqi: Dorëheqja e kryeministrit dhe ministrave evidentohen individualisht në procesverbal

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se është miratuar rekomandimi i deputetit Përparim Gruda që dorëheqjet e kryeministrit dhe të gjithë ministrave të evidentohen individualisht në procesverbalin zyrtar të Kuvendit.

    Krasniqi tha se ky veprim ka hapur rrugën për zhbllokimin e situatës dhe për ecjen përpara të procesit parlamentar.

    “Na është krijuar mundësia për ta votuar raportin dhe për të bërë betimin. Dorëheqja është evidentuar saktësisht dhe individualisht në procesverbal,” u shpreh Krasniqi para mediave.

    Ky hap vlerësohet si vendimtar në tejkalimin e ngërçit institucional që kishte bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja.

     

  • Përfundon protesta e tretë kundër shtrenjtimit të rrymës – Gazetarja e ATV-së jep detaje

    Përfundon protesta e tretë kundër shtrenjtimit të rrymës – Gazetarja e ATV-së jep detaje

    Para pak minutash ka përfunduar protesta e tretë e organizuar nga grupi qytetar “Asnjë cent më shumë”, kundër shtrenjtimit të rrymës për 16.1 për qind.

    Gazetarja e ATV-së e cila përcolli këtë ngjarje tha se protestuesit që në fakt nuk ishin të shumtë numër, protestën e nisën para Kuvendit për të vijuar para objektit të Ministrisë së Ekonomisë me brohoritje ‘nuk mund të përballojnë këto tarifa’, derisa patën edhe kritika ndaj Ministrisë së Ekonomisë se ata do të duhej të ishte në krah të tyre dhe jo që të bëhet bashkë me ata që e shtrenjtuan rrymën.

    “Protestuesit u kthyen sërish para Kuvendit pasi që patën një kërkesë. Ata thanë se nëse arrihet që sot të bëhet konstituimi i Kuvendit, deputetë duhet të bëjnë shkarkimin e bordit të ZRrE-së”, shtoi tutje gazetarja e ATV-së, Krenare Mulliqi./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Komisioni për mandate nis punën për hartimin e raportit të ri për mandatet

    Komisioni për mandate nis punën për hartimin e raportit të ri për mandatet

    Të 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan që raporti i ri të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, ta hartohet nga përbërja paraprake e këtij komisioni, që u zgjodh më 15 prill.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se komisioni për 30 minuta duhet të takohet dhe të hartojë raportin e ri që më pas do të dërgohet në sallë plenare për votim.

    Për të tretë herë me radhë, deputetët vazhdojnë seancën konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.

    Për të ndjekur mbulimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, klikoni në videon e mëposhtme:

  • Haxhiu: U pajtuam të gjitha partitë për Komision të ri që e riprocedon raportin për mandatet

    Haxhiu: U pajtuam të gjitha partitë për Komision të ri që e riprocedon raportin për mandatet

    Albulena Haxhiu ka thënë se në takimin e mbajtur me partitë politike është arritur pajtim unanim me të gjitha partitë për ta krijuar një Komision të ri, për ta riproceduar raportin në Kuvend.

    Ajo thotë se raporti duhet të votohet nga të gjitha partitë në mënyrë unanime.

    “Në seancën kemi përmendur që Komisioni i ri me autorizim të kuvendit të mblidhet edhe një herë, të shqyrtojë raportin që ka marrë në KQZ dhe ta procedojë në Kuvend për miratim. Ishte dakordim ta autorizojmë këtë komision për verifikim të mandatave, dhe të votohet unanimisht raporti”, ka deklaruar Haxhiu.

  • “S’po e prishim befasinë”, Kusari-Lila nuk tregon se kush do të propozohet për kryetar të Kuvendit

    “S’po e prishim befasinë”, Kusari-Lila nuk tregon se kush do të propozohet për kryetar të Kuvendit

    Ndonëse ka mbetur vetëm edhe pak deri në fillim të seancës konstituive të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje, së cilës i takon posti i kryeparlamentarit, ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit që pritet të votohet.

    E pyetur nga gazetarët se kush do të jetë emri që do të propozohet për kryetar të Kuvendit Mimoza Kusari-Lila, u përgjigj shkurt.

    “S’po e prishim befasinë, menjëherë pas betimit të deputetëve e merrni këtë informatë “, tha ajo.

    Për të ndjekur mbulimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, klikoni në videon e mëposhtme:

  • “Asnjë cent ma shumë” – Fillon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës në Prishtinë

    “Asnjë cent ma shumë” – Fillon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës në Prishtinë

    Në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, sot qytetarët e Prishtinës janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

    Me mesazhe e thirrje të ndryshme, ata po marshojnë nga sheshi “Skënderbeu” në drejtim të objektit të Ministrisë së Ekonomisë.

    Protesta e organizuar nga grupi i njohur “Asnjë cent më shumë”, po mbahet për të shprehur revoltën e qytetarëve ndaj një tjetër ngritje të çmimeve, që po konsiderohet e papërballueshme për shumicën e familjeve kosovare.

    Ky vendim, i marrë nga ZRRE, parashikon një rritje të tarifave të energjisë elektrike për 16,1%, një vendim që ka shkaktuar pakënaqësi të thellë tek qytetarët, përfshirë ata të grupeve më të prekura sociale.

    Protestuesit kërkojnë anulimin e kësaj rritjeje, duke argumentuar se shtimi i mëtejshëm i shpenzimeve për energjinë elektrike do të rëndojë edhe më shumë situatën e qytetarëve, që tashmë janë duke përballuar një krizë të fortë ekonomike.

     

  • Avokati Jashari: Pa pasur marrëveshje në xhep, Kurti me arrogancë po hyn në Kuvend

    Avokati Jashari: Pa pasur marrëveshje në xhep, Kurti me arrogancë po hyn në Kuvend

    Avokati Arbër Jashari, në “Studio e Hapur” në ATV, duke komentuar qëndrimet politike të ditëve të fundit tha se është për t’u çuditur sjellja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për siç tha ai, që arrin në Kuvend pa pasur një marrëveshje paraprake për konstituimin e Kuvendit.

    “Çka është për t’u çuditur me Albin Kurtin, vjen në Kuvend pa nënshkrua asnjë marrëveshje të koalicionit, vjen pa marrëveshje në xhep, pa vota në kuti dhe pret që njerëzit me votu po supozojmë kryeparlamentarin. Pra, vjen me atë arrogancën sikur ti kishte fitu mbi 51 % me idenë që ju duhet me votu Albin Kurti, sikur ti kishte 65 deputet. Na ish dashtë me pas kryeminsitrin Kurti prej 9 shkurtit me marrëveshje të kryera siç kanë bërë paraardhësit e tij. Me shku në Kuvend pa e ditë se kë ke me e propozu si kryetar të Kuvendi,”, tha ai.

    Për të tretë herë me radhë, deputetët vazhdojnë seancën konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës./atvlive.tv

    Për të ndjekur mbulimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, klikoni në videon e mëposhtme:

  • Refuzoi të përgjigjet para mediave, Sveçla pasi gazetari e pyet se pse po e imiton Kurtin: Pse po folni budallak?

    Refuzoi të përgjigjet para mediave, Sveçla pasi gazetari e pyet se pse po e imiton Kurtin: Pse po folni budallak?

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

    “Mirëmëngjesi, ditë e mirë sot”, tha Sveçla.

    Kur gazetari e pyeti pse po e imitoni Kurtin duke ecur e duke folur, Sveçla tha: “Pse po folni budallak?”.

    Për të ndjekur mbulimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, klikoni në videon e mëposhtme: