ATV

Author: G.O.

  • Kryetari i Ulqinit thirrje për protestë: Mos ta shndërrojmë Plazhin e Madh në zonë të betonizuar

    Kryetari i Ulqinit thirrje për protestë: Mos ta shndërrojmë Plazhin e Madh në zonë të betonizuar

    Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë protestën nesër kundër privatizimit të Plazhit të Madh, përmes një mesazhi video. Ai theksoi se Kuvendi i Malit të Zi do të vazhdojë nesër seancën për të diskutuar një marrëveshje që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Ulqinit.

    Nimanbegu bëri thirrje për mbështetje masive para Kuvendit, duke kërkuar që të mbroni Plazhin e Madh, dhe theksoi se nuk duhet lejuar shndërrimi i tij në një zonë të betonizuar.

    “Beteja jonë për mbrojtjen e Plazhit të Madh vazhdon. Kuvendi i Malit të Zi vazhdon nesër seancën ku tenton të bëjë marrëveshjen e cila është në kundërshtim me interesat tona. Prandaj ju ftoj masovikisht të mblidhemi para Kuvendit të Malitz të Zi dhe të mbrojmë së bashku perlën tonë, Plazhin e Madh. Të mos lejojmë shndërrimin e Plazhit të Madh në zonë të betonizuar dhe të ‘geto’ – izuar”, ka thënë Nimanbegu.

    Ai gjithashtu u bëri thirrje deputetëve që do të votojnë për këtë marrëveshje të kenë përgjegjësi për vendimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e plazhit.

    Kjo është një vazhdim i protestave të banorëve dhe organizatave joqeveritare në Ulqin, të cilët kundërshtojnë dhënien me qira të plazheve të qytetit, që vitet e fundit janë marrë nga biznesmenët lokalë, ndërsa këtë vit, oferta më e mirë është vlerësuar të jetë ajo e kompanisë arabe Eagle Hills.

  • Sa do të rritet çmimi i bukës dhe si po e presin këtë vendim qytetarët?

    Sa do të rritet çmimi i bukës dhe si po e presin këtë vendim qytetarët?

    Drita e gjelbër që iu dha ngritjes së çmimit të energjisë elektrike bëri bujë të madhe.

    Kjo për shkak se ky vendim u tha se do të ketë ndikim në ngritjen e çmimeve të tjera.

    Një ngritje të lehtë të çmimit do të ketë edhe produkti esencial për ushqim sic është mielli.

    Por, se sa do të rritet çmimi i tij e tregoi kryetari i shoqatës së mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu.

    “Sa i përket miellit nuk ndikon drejtpërdrejt në një ngritje të madhe, pasi që energjia elektrike në koston e prodhimit nuk është pjesë e madhe e përbërjes së çmimit. Nuk duhet të shfrytëzohet kjo situatë si pretekst për t’i ngritur çmimet pa ndonjë arsyeje, nuk e shoh një arsyeje për ngritje të çmimit kaq të mëdha, sigurisht se do të ketë një ngritje të çmimit të lehtë”.

    “Nëse flasim për miellin drejtpërdrejt, nëse çmimi sot është 320 apo 350, çmimi që mund të ngritët maksimumi, mundet me qenë rreth 5 euro për ton”, tha Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës

    Zyra e Rregullatorit për Energji me datën 11 prill mori vendimin që çmimi i rrymës të rritet prej 16.1%.

    E për të kundërshtuar këtë rritje në kryeqytet u organizuan disa protesta.

  • Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi

    Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi

    Ka ndërruar jetë akademiku dhe ish-kryetari i parë i Prishtinës pas luftës, Salih Gashi, një figurë e njohur e jetës akademike dhe politike në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

    Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, i cili përmes një postimi ka shprehur ngushëllime dhe ka theksuar rëndësinë e kontributit të Gashit në ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin e kryeqytetit në një periudhë të vështirë.

    “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Salih Gashi – kryetarit të parë të Prishtinës pas luftës nga radhët e LDK-së dhe profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Rama, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët, komunitetin akademik dhe gjithë qytetarët e Prishtinës.

  • Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut

    Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut

    Zbulohet shkaku i vdekjes së Papa Françeskut.

    Sipas deklaratës së Vatikanit, Papa vdiq nga një goditje në tru. Deklarata erdhi rreth 12 orë pas njoftimit të parë të vdekjes së Papës.

    Papa Françesku kishte probleme të rënda shëndetësore, të cilat u përkeqësuan në vitet e fundit të jetës së tij.

    Ai vuajti veçanërisht nga sëmundje kronike të mushkërive. Më 14 shkurt ai u shtrua në spitalin Gemelli me një krizë respiratore që u shndërrua në pneumoni të dyfishtë. Ai u shtrua në reanimacion për disa ditë dhe gjendja e tij u stabilizua.

  • Protestë e re për tragjedinë në Koçan – kërkesa për drejtësi ndaj viktimave vazhdon

    Protestë e re për tragjedinë në Koçan – kërkesa për drejtësi ndaj viktimave vazhdon

    Familjarët e viktimave të tragjedisë së 16 marsit në diskotekën “Pulse”, sot do të zhvillojnë marshimin e tretë protestues në Koçan, raporton Gazeta Sinjali.

    Ky marshim, i cili vjen pas protestës të fundit të mbajtur më 12 prill, ka për qëllim kërkesat për drejtësi dhe hetime të plotë për tragjedinë që mori 62 jetë dhe la mbi 190 të plagosur.

    Marshi do të nisë nga parku i qytetit në Koçan dhe do të kalojë përmes Komunës deri në Ministrinë e Brendshme. Familjarët e viktimave kërkojnë përgjegjësi për ngjarjen dhe dëshirojnë që hetimi të përfshijë të gjithë ata që kanë pasur përgjegjësi në ngjarjen tragjike.

    Zjarri që shpërtheu në diskotekën “Pulse” në 16 mars, i cili shkaktoi humbjen e jetës së 62 personave, përfshirë tre që ishin duke u mjekuar jashtë shtetit, është një nga ngjarjet më tragjike të vitit. Hetimi për këtë incident ka përfshirë mbi 60 individë dhe tre persona juridikë, të cilët po hetohen për përfshirje në incidentin e tmerrshëm.

  • SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për tre shefa policie në Tiranë

    SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për tre shefa policie në Tiranë

    Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë ka lëshuar urdhër arreste për disa zyrtarë të Policisë së Tiranës, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në një skemë korrupsioni, raporton Gazeta Sinjali.

    Shefi i qarkullimir rrugor në Tiranë, Roven Zeka, shefi i sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku dhe oficeri i Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku janë personat që dyshohen për përfshirje në këtë çështje, ka transmetuar Top Channel.

    Ndërkohë, pritet njoftim zyrtar nga SPAK për rastin korruptiv që çon në pranga tre zyrtar policie.

  • Ndërpritet seanca konstituive, shtyhet për të hënën

    Ndërpritet seanca konstituive, shtyhet për të hënën

    Kuvendi i Kosovës as sot nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin e ri. Edhe pas dy përpjekjeve, kandidatura e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

    Në të dy raundet e votimit, Haxhiu mori nga 57 vota, duke dështuar të arrijë kuotën prej 61 votash që kërkohet për të marrë këtë post. Dështimi për të siguruar shumicën ka bërë që procesi të ndërpritet sërish.

    Pas votimit të dytë, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, vendosi ta ndërpresë seancën për 48 orë. Ai njoftoi se seanca do të vazhdojë të hënën, në ora 15:00.

     

  • Albulena Haxhiu dështon për herë të dytë të zgjedhet Kryetare e Kuvendit

    Albulena Haxhiu dështon për herë të dytë të zgjedhet Kryetare e Kuvendit

    Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi që të votohet Albulena Haxhiu për postin e kryeparlamentares, pas dështimit në tentimin e parë.

    “Ju lus ta mbështetni këtë propozim sepse vetëm kështu nuk bllokoni konstituimin”, tha Konjufca, duke theksuar se vetëm partisë fituese të zgjedhjeve, në këtë rast Lëzivjes Vetëvendosje, i takon propozimi i kryeparlamentarit.

    Propozimi që Albulena Haxhiu të marrë postin e kryeparlamentares në legjislaturën e nëntë sërish nuk arriti që t’i siguroj votat dhe të ulet në ulësen e Kryekuvendares, duke marrë 57 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenime.

    LEXONI EDHE:

    57 vota për, Albulena Haxhiu nuk bëhet kryetare e Kuvendit

  • 57 vota për, Albulena Haxhiu nuk bëhet kryetare e Kuvendit

    57 vota për, Albulena Haxhiu nuk bëhet kryetare e Kuvendit

    Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka arritur të bëhet kryeparlamentare për shkak se nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

    Për këtë propozim ishin 57 vota pro, 20 kundër dhe 3 abstenime.

    “Konstatoj se Kuvendi i Kosovës me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime nuk është votuar kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu”, tha kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.

    Në votimin për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare, ishin tre deputetët e Nismës që abstenuan.

    Kujtojmë se për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri dhe formimit të qeverisë duhet 61 vota./atvlive.tv/

    Për të ndjekur mbulimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, klikoni në videon e mëposhtme:

     

  • Albulena Haxhiu propozohet për kryetare të Kuvendit të Kosovës

    Albulena Haxhiu propozohet për kryetare të Kuvendit të Kosovës

    Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka propozuar deputeten Albulena haxhiu si kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

    Albulena Haxhiu (e lindur më 11 maj 1987) është politikane shqiptare, e cila ishte deputete e Vetëvendosjes prej legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës. Prej 3 shkurtit 2020, Haxhiu shërben si Ministre e Drejtësisë në Kosovë.

    Haxhiu ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ajo është e martuar dhe ka një fëmijë. Haxhiu është mbesa e Ahmet Haxhiut.