Deputetët mblidhen për herë të gjashtë radhazi në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin.
Procesi ka ngecur pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit.
Albulena Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore.
Për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit nevojiten së paku 61 vota dhe Haxhiu ka arritur t’i marrë 57 vota më së shumti.
Konstituimi i Kuvendit arrihet vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët dhe është i nevojshëm për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë së re.
Janë bërë 8 vjet prej kur Sami Almeshhadani bashkë me familjen e tij, u detyrua të largohet nga vendi i tij i lindjes, Siria.
Shkak i kësaj u bë lufta atje e frika se ai dhe familja do të vriteshin.
Por vuajtjet për të nuk mbaruan me ikjen nga atdheu.
“Fillimisht u shpërngulëm në Turqi, por për aq kohë sa kemi qëndruar jemi përballur me diskriminim. Njerëzit atje nuk na mirëpritën”, tha Almeshhadani.
Pas Turqisë shtëpi për të u bë Kosova, ku po jeton tash e 6 vjet.
“Kur erdha në Kosovë më është dhënë ajo ndjesia e sigurisë dhe më erdhi nga njerëzit që më ofruan mirëseardhje, këtë nuk e pash në asnjë shtet që kam kaluar”, deklaroi ai.
Sipas Almeshhadanit, në Kosovë iu premtua shumëçka, por në praktikë doli e kundërta. Për këtë po e lë fajtorë Ministrinë e punëve të brendshme, UNCR e CRPK-në që janë të mandatuar për mbrojtjen e refugjatëve.
“Aplikova për azil, mora vetëm statusin e mbrojtjes plotësuese dhe jo atë si refugjatë. Bëra ankesë për këtë por ata më thanë se nuk do të mund të marrësh një vendim më të mirë se ky. Por të tjerët si turqit e ukrainasit, munden. Aplikova edhe si banor rezident, prap mora refuzim. Mua po më refuzohen të gjitha të drejtat që i kam, nuk mund të aplikoj as për dokumente udhëtimi. Ne po ndjekim me veprime ligjore ndaj këtyre institucioneve”, tha Almeshhadani.
Kështu ai nuk mund ta takojë as familjen.
“Krejt çfarë thonë është “e dim, por na vjen keq”. Por a mjafton kjo kur ti qëndron kaq vite larg familjes? A mendoni që një thirrje me kamerë mjafton? Kjo ka filluar të ndikojë edhe në shëndetin ton mendor duke na bërë të ndjehemi të diskriminuar me qëllim”, shtoi tutje ai.
Me situatë të ngjashme po përballet edhe bashkështetasi e tij, Alaa Alhalabi, që ka po të njëjtin status.
“Unë qëndroj shumë mirë financiarisht madje desha edhe të investoja këtu. Të hapja një restaurant, por duke pasur parasysh statusin tim unë jam përballur me shumë vështirësi. Unë po neglizhohem dhe nëse shoh se kjo do të vazhdoj nuk mund të rri në një vend që nuk e zbaton ligjin e tij. Nuk më lejojnë as të kem dokumente udhëtimi”, tha Alhalabi.
Lidhur me këtë çështje Ministria e Punëve të Brendshme nuk iu përgjigjë ATV-së, as pas disa ditë insistimi.
Ndërkohë, sipas këtij dikasteri nga janari deri në fillim të muajit prill kanë kërkuar azil 15 persona.
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, qe i shkurtër në deklarimin e tij pas takimit me zëvendëskryeministrin në detyrë Besnik Bislimi.
Në një vizitë të befasishme, diplomati danez tha se ardhja e tij në Prishtinë është thjeshtë vizitë e zakonshme e mandatit të tij, që do të vazhdojë edhe në fqinjin verior.
“Ekipi im dhe unë jemi duke zhvilluar vizita në nivel pune – kjo është një pjesë e zakonshme e misionit tonë dhe do të shihni edhe vizita të tjera të ngjashme në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që jemi këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Kaq për tani”, tha Sorensen.
Në takim, tema kyçe mes Sorensen e Bislimit, ishte zbatimi i marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
“Biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut”, deklaruan nga zyra e kryeministrisë.
Paraprakisht Emisari Evropian takoi Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ku u tha se u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe Bashkimit Evropian në mbështetje të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë që kur mori mandatin si ndërmjetësues në dialog.
“Ne ndërtojmë ura, rogovasit punojnë tokën, e shiu është për bereqet…”
Kjo ishte përgjigja e Albin Kurtit, kur u pyet nëse i ka votat, për kandidaten Albulena Haxhiu, për kryetare të kuvendit.
Sidoqoftë, me apo pa votat e nevojshme, deputetët do të mblidhen sërish të premten për të disatën herë me synim finalizimin e konstituimit.
Dalja nga kjo situatë, konsiderohet se mund të jetë pikërisht tek, Albin Kurti.
“Zgjidhja e situatës është në duar të Albin Kurtit i cili ka shumicën. Opsioni I parë është që ta vendosë një kandidat që ka mbështetjen e deputetëve tjerë”, deklaroi Gëzim Qerimi, njohës i çështjeve politike.
Por, vlerësohet se ekziston edhe një opsion i dytë.
Por, kjo mundësi, duket edhe më vështirë e realizueshme.
Vonesat në zgjidhjen e situatës, nga një tjetër interpretim, konsiderohen të qëllimshme.
Në tri tentimet e fundit, profili i Albulena Haxhiut i ka siguruar vetëm 57 vota për.
Me talentin dhe punën e saj në dizajnin e modës po tërheq vëmendjen e të gjithëve. Ani pse në moshë të re, Elma Mulliqi, po shkon hapave të sigurt në këtë fushë.
Për të dizajni është mënyrë e të shprehurit përmes imagjinatës dhe krijimeve.
Puna e saj karakterizohet nga një ndjeshmëri estetike e veçantë. Elma tregon se cilat janë kërkesat e klientëve ditëve të fundit.
Me një vizion të qartë për të ardhmen, Elma e sheh dizajnin si rrugëtim përmes të cilit ajo synon të lë gjurmë.
Për detaje të tjera, mund ta klikoni materialin e përgatitur nga ATV:
Jo si rëndom në emisionin “Studio A” u realizua një intervistë me interpretim në gjuhën e shenjave. Kjo pasi e ftuar në këtë emision ishte Havushe Jashari-Islami, një grua me një histori të veçantë, prindërit e së cilës janë të shurdhur.
Ajo foli gjerë e gjatë për jetën e saj private e profesionale, sfidat që e përcollën atë dhe jo vetëm, gjë që e ka shtyrë që ajo sot të zgjedhë profesionin e interpretes po ashtu.
Ajo beson fuqimisht se mesazhi duhet të jetë i qasshëm për të gjithë, pa asnjë dallim, dhe se përfshirja e komunitetit të shurdhër në hapësira publike është një hap i rëndësishëm drejt barazisë dhe respektit për të gjithë qytetarët.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është më e vështirë për Shtetet e Bashkuara të arrijnë një marrëveshje me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sesa me Moskën për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Gjatë një deklarate për mediat, Trump theksoi se ai beson se Rusia është “gati” për të arritur një marrëveshje dhe se një marrëveshje me Moskën mund të ishte më e thjeshtë, ndërsa për Ukrainën shtoi se ka qenë më e vështirë.
“Unë mendoj se Rusia është gati. Mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë. Duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelensky.
Mendova se mund të ishte më e lehtë të merresh me Zelensky. Deri më tani, ka qenë më e vështirë, por kjo është në rregull”, tha Trump kur u pyet për përpjekjet e tij për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për konfliktin ukrainas.
Në postimin e tij në “Truth Social” të mërkurën, Trump kritikoi deklaratat e Zelenskit se Ukraina nuk do të pranojë kurrë Krimenë si pjesë të Rusisë.
Ai e quajti këtë qëndrim të dëmshëm për negociatat, duke theksuar se Krimea u humb disa vite më parë gjatë administratës së Presidentit Barack Obama dhe, sipas tij, nuk është një pikë diskutimi.
“Shpresoj që ata ta bëjnë këtë”, shtoi Trump, duke shprehur besimin e tij se mund të arrihet një marrëveshje mes të dyja palëve.
Të paktën 45 palestinezë vdiqën të mërkurën pas bastisjeve izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi kanali televiziv Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore.
Sipas burimeve, më shumë se 100 persona u plagosën dhe numri i viktimave vazhdon të rritet pas bastisjeve të natës.
Më 18 mars, Izraeli rifilloi armiqësitë në Rripin e Gazës dhe kreu një seri sulmesh ndaj objektivave të Hamasit, duke shkurtuar kështu armëpushimin që kishte qenë në fuqi në enklavë që nga janari 2025.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu shpjegoi lëvizjen me refuzimet e Hamasit për propozimet e avancuara pas bisedimeve me të dërguarin e SHBA-së me WWW.
Ai pretendoi se qëllimi i operacionit ishte lirimi i të gjithë pengjeve izraelite. Hamasi vendosi përgjegjësinë për këtë spirale të fundit të përshkallëzimit në Gaza mbi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.
Në kuadër të emisionit ‘Studio A’ në ATV, ‘Letër nga Diaspora’ është rubika që sjell rrëfime nga zemra për ata që ndodhen larg vendlindjes.
E kësaj radhe zonja Luljeta Thaçi – Osmani nga Gjermania, i dërgoi nënës së saj një letër të mbushur me mall e dashuri, ku mes tjerash i uroj asaj edhe ditëlindjen.
“Ndonëse ne njëra-tjetrës gjithmonë i dhurojmë pa fund dashuri qoftë edhe në largësi sot mendova të të shprehë dashurinë time në një formë tjetër… Që nga koha kur unë erdha në kurbet më është dukur se më është shkëputur një pjesë e rëndësishme e trupit dhe shpirtit tim, e ajo pjesë je ti mam…”, ka shkruar mes tjerash ajo.
Për ta parë këtë moment emocionues, ndiqni videon më poshtë:
Është 77-vjeçar, por ka energjinë dhe shpirtin e një të riu. Sali Huruglica është një ndër të paktët që në këtë moshë vozit ende motorin me pasion dhe stil.
Në një intervistë për emisionin “Studio A” në ATV ai ndau disa nga momentet më të veçanta që ka përjetuar në dy rrota, histori që nuk i gjeni askund tjetër.
Ai ende vozit motoçikletën me pasion por gjithmonë me kujdes. Me kalimin e viteve dhe rrugëve të shumta, ka një mesazh të qartë për të rinjtë që vozisin shpejt. Një mesazh që vjen nga zemra dhe përvoja.
Në fund, me buzëqeshje dhe dashuri, ai kishte vetëm një kërkesë për fëmijët e tij./atvlive.tv