ATV

Author: G.O.

  • LDK-ja nuk i shkon Kurtit në takimin e nesërm

    LDK-ja nuk i shkon Kurtit në takimin e nesërm

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në takimin e Albin Kurtit, më 1 maj lidhur me krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    Shefja e Grupit Parlamentar, Hykmete Bajrami, në një përgjigje për ATV-në tha se kryetari Abdixhiku dhe askush nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në këtë takim.

    “Pozita e nënkryetarit të Kuvendit që i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës është në bazë të rezultatit zgjedhor, dhe nuk është objekt diskutimi me asnjë parti tjetër”, shtoi ajo.

    “Po, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka pranuar një letër nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje/deputeti Albin Kurti. Megjithatë, as kryetari Abdixhiku dhe askush nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në këtë takim. Pozita e nënkryetarit të Kuvendit që i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës është në bazë të rezultatit zgjedhor, dhe nuk është objekt diskutimi me asnjë parti tjetër. Për me tepër nënkryetarët votohën në pako nga Kuvendi, sipas praktikës së deritanishme. Ndërsa zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është çështje e marrëveshjes politike mes partive që synojnë të krijojnë shumicën dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka e ka bërë të qartë se nuk është e interesuar për një marrëveshje të tillë”, deklaroi Bajrami.

    Ndërsa nga PDK-ja ende nuk ka qëndrim zyrtar nëse do të takohen apo jo me Kurtin.

    LEXONI EDHE:

    Tentimi i nëntë për konstituimin e Kuvendit – Kurti fton në takim Krasniqin dhe Abdixhikun

  • Tentimi i nëntë për konstituimin e Kuvendit – Kurti fton në takim Krasniqin dhe Abdixhikun

    Tentimi i nëntë për konstituimin e Kuvendit – Kurti fton në takim Krasniqin dhe Abdixhikun

    Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin e LDK-së dhe të PDK-së për takim më 1 maj lidhur me krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    Kurti takimin me dy liderët e ka ftuar të enjten në orën 08:30.

    Kjo ftesë e Kurtit për dy liderët e partive politika ka ardhur pasi ka dështuar për gjashtë herë radhazi ta zgjedh Albulena Haxhiun kandidate për kryetare të Kuvendit.

    “Duke u bazuar ne Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët edhe me z. Memli Krasniqi, kryetarin e PDK-së, në sallën N-204 te Kuvendit të Republikës se Kosovës, nesër (e enjte), 1 maj 2025, në orën 8:30. Me shpresë në përgjigje pozitive, ju përshëndes”, ka shkruar Kurti në letër.

    Pritet të shihet nëse Krasniqi e Abdixhiku do ta pranojnë këtë ftesë për takim nga kreu i LVV-së.

  • Kuvendi lëshon njoftim për seancën konstituive që do të vazhdojë nesër

    Kuvendi lëshon njoftim për seancën konstituive që do të vazhdojë nesër

    Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër nga ora 10:00.

    Kjo do të jetë hera e nëntë që deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të konstituuar legjislaturën e nëntë.

    Pas miratimit të raportit të komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, procesi i konstituimit ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit. VV për disa herë me radhë e ka propozuar Albulena Haxhiun, mirëpo ajo s’ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme.

    Partitë opozitare kanë kërkuar nga VV ta ndërrojë kandidaten, duke thënë se Haxhiu është figurë përçarëse.

  • Aksident me fatalitet në Skenderaj, një e vdekur e katër të lënduar

    Aksident me fatalitet në Skenderaj, një e vdekur e katër të lënduar

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Skenderaj, si pasojë e të cilit një grua 63-vjeçare ka humbur jetën.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:50, në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, saktësisht në fshatin Klinë e Ulët.

    Siç mësohet si pasojë e këtij aksidenti edhe katër persona kanë mbetur të lënduar.

    Policia ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura.

    Personat e lënduar janë dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

  • Rohde shpreh shqetësimin për vonesat në formimin e institucioneve në Kosovë

    Rohde shpreh shqetësimin për vonesat në formimin e institucioneve në Kosovë

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat në konsitutimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Në takimin me presidenten Vjosa Osmani, Rohde theksoi rëndësinë e veprimit të shpejtë dhe prioritizimit të çështjeve shtetërore përpara politikës partiake.

    “Në takimin me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake”, ka deklaruar Ambasadori Rohde.

    Deklarata e tij vjen në një moment kur Kosova po përballet me vonesa të mëdha në procesin e konsolidimit të institucioneve të reja, pas një periudhe të gjatë paszgjedhore.

  • Kom mendu që shqiptarët të mbajnë të mshelt por…/ U bë nuse Kosovë dhe nuk është pishman

    Kom mendu që shqiptarët të mbajnë të mshelt por…/ U bë nuse Kosovë dhe nuk është pishman

    Lina Hetemi, vajza që e kemi parë shumë shpesh në Tiktok, që flet aq pastër dhe bukur gjuhën shqipe, në intervistën e saj për ATV-në, ajo foli për jetën e saj private; njohjen me bashkëshortin e saj shqiptar nga Presheva, dashurinë që ka për atë vend dhe jo vetëm.

    Ani pse kishte pasur në bindje tjetër për shqiptarët, Lina thotë se nuk është pishman që është martuar me një shqiptar.

    “Para se me u martu me një shqiptar, nuk kam pasuar asnjë mendim sepse nuk e kom njohur si vend dhe kam dëgju se shqiptarët janë patriota, se duhet më nejt shumë mshelt por jo, unë skam pasur asnjë problem sepse e kam vërejtë që shqiptarët kanë shumë respekt”, tha ajo.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    LEXONI EDHE:

    “Me ju folë mysafirëve dy herë”- Tradita e çuditshme sipas gruas që vendosi të bëhet nuse e Kosovës

  • “Me ju folë mysafirëve dy herë”- Tradita e çuditshme sipas gruas që vendosi të bëhet nuse e Kosovës

    “Me ju folë mysafirëve dy herë”- Tradita e çuditshme sipas gruas që vendosi të bëhet nuse e Kosovës

    Lina Hetemi, vajza që e kemi parë shumë shpesh në Tiktok, që flet aq pastër dhe bukur gjuhën shqipe, në intervistën e saj për ATV-në, ajo foli për jetën e saj private; njohjen me bashkëshortin e saj shqiptar nga Presheva, dashurinë që ka për atë vend dhe jo vetëm.

    Lina ndër të tjera tregoi edhe për traditat shqiptare të cilat i mësoi, i pëlqyen, e gjithashtu edhe për ato që iu dukën të çuditshme.

    “Me ju folë mysafirëve dy herë, për mu është një traditë e çuditshme sepse në Danimarkë flitet veç njëherë veç te dera kur vinë mysafirët, pastaj edhe shumë tradita të tjera si për shembull; vallëzimi tradicional, veshja tradicionale; dimijat, dallama e këto të tjerat”, tha ajo.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Fustanet e Vesa Rrukiqi dhe forca e trashëgimisë familjare

    Fustanet e Vesa Rrukiqi dhe forca e trashëgimisë familjare

    E rritur mes pëlhurave, vizatimeve dhe historive të një trashëgimie të gjatë familjare në fushën e dizajnit, Vesa Rrukiqi është vajza e parë në familjen e saj që e ka trashëguar këtë pasion, një rrugë që deri më sot ishte ndjekur vetëm nga burrat e familjes.

    Fustanet e saj të veçantë dhe veshjet që dallohen për stilin dhe identitetin e fortë artistik, janë dëshmi e talentit të saj dhe e guximit për të ndërthurur të kaluarën me të tashmen.

    Materialin e plot të përgatitur nga ATV e gjeni në linkun më poshtë:

  • Nutricistja Albulena Shabani tregon se cilat janë vlerat ushqyese të perimeve sezonale dhe bimës së hithit

    Nutricistja Albulena Shabani tregon se cilat janë vlerat ushqyese të perimeve sezonale dhe bimës së hithit

    Sezoni i pranverës është koha kur natyra zgjohet dhe bashkë me të, edhe tryezat tona mbushen me produkte të freskëta e plot jetë.

    Por, pranvera është edhe stina kur toka na ofron ilaçet e saj natyrale.

    Kjo shihet edhe në tregjet tona vendore, ku bujq e tregtarë ekspozojnë produktet e tyre.

    Se cilat janë vlerat ushqyese të perimeve sezonale, veçanërisht bimës së hithit dhe për rëndësinë e ushqimit sezonal, përmes një interviste na zbulon nutricistja Albulena Shabani.

    Për detaje mund ta klikoni kronikën e përgatitur nga ATV:

  • Kritika e artit në fokus, në Prishtinë u mbajt punëtori për qasje të reja dhe gazetari kulturore

    Kritika e artit në fokus, në Prishtinë u mbajt punëtori për qasje të reja dhe gazetari kulturore

    Në Hanin e Dy Robertëve në Prishtinë u mbajt një punëtori tre-ditore mbi kritikën e artit, me fokus në aftësimin e të rinjve për të analizuar dhe interpretuar artin bashkëkohor përmes formave të ndryshme të gazetarisë kulturore. Aktiviteti mblodhi pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, studentë, gazetarë, artistë dhe profesionistë të rinj të kulturës, që gjatë tri ditëve zhvilluan ligjërata, ushtrime praktike dhe diskutime rreth rolit të kritikës në diskursin publik.

    Punëtoria u udhëhoq nga Shkëlzen Maliqi, i cili ofroi një kornizë për të kuptuar kritikën si proces që shkon përtej përshtypjeve të shpejta. Përmes shembujve konkretë dhe debateve me pjesëmarrësit, u trajtuan qasjet bashkëkohore në interpretimin e artit dhe rëndësia e kontekstit social e politik në të cilin prodhohet dhe komunikohet.

    Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit punuan edhe në zhvillimin e formateve të ndryshme të përmbajtjes, si recensione, artikuj, blogje apo podkaste, duke e parë gazetarinë kulturore si mjet për të sjellë artin më afër publikut dhe për të hapur diskutime më të thelluara rreth tij.

    Ky aktivitet vjen në një kohë kur arti gjithnjë e më shumë trajtohet si ngjarje për konsum të shpejtë, ndërsa kritika mbetet margjinale në hapësirat mediale. Në këtë kontekst, punëtoria synoi të rigjallërojë interesimin për qasjen kritike dhe të nxisë forma të reja të komunikimit kulturor në vend.