ATV

Author: G.O.

  • Ndërprerja e seancës konstituive, Cakolli: Kjo është tashmë kapje e procesit

    Ndërprerja e seancës konstituive, Cakolli: Kjo është tashmë kapje e procesit

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) pas dështimit të seancës konstituive për të dhjetën herë me radhë tha sot se kur dështon përpjekja për kalim në votim të fshehtë, që është përjashtim procedural, zbatohet votimi publik, ndërkaq çdo tentativë për ta anashkaluar këtë parim, veçanërisht kur kjo vjen nga një kryesues i përkohshëm, nuk është më thjesht devijim procedural, por kapje e procesit.

    Cakolli theksoi tutje seanca nuk mund të pezullohet në mënyrë të njëanshme nga një rol me mandat të kufizuar procedural, e aq më pak kur tashmë është devijuar nga rendi i ditës.

    Postimi i plotë i tij:

    Kur dështon përpjekja për kalim në votim të fshehtë – që është përjashtim procedural – zbatohet votimi publik, si rregull. Çdo tentativë për ta anashkaluar këtë parim, veçanërisht kur kjo vjen nga një kryesues i përkohshëm, nuk është më thjesht devijim procedural.

    Kjo është tashmë kapje e procesit.

    Sepse, seanca nuk mund të pezullohet në mënyrë të njëanshme nga një rol me mandat të kufizuar procedural, e aq më pak kur tashmë është devijuar nga rendi i ditës. Kryesuesi nuk është as vendimmarrës politik, as negociator, por ka vetëm detyrën ta përmbyllë konstituimin.

    E drejta e LVV-së për të propozuar është e padiskutueshme, por detyrimi për ta bërë këtë formalisht është po aq obligim kushtetues.

    Çdo shmangie dhe instrumentalizim i procedurës për të zvarritur procesin është abuzim procedural që cenon funksionimin demokratik të Kuvendit.

    LEXONI EDHE:

    Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë

  • Të paktën 47 të plagosur nga sulmet ruse në Harkiv, Zelensky: SHBA të reagojë

    Të paktën 47 të plagosur nga sulmet ruse në Harkiv, Zelensky: SHBA të reagojë

    Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë të plagosur të paktën 47 persona, thanë zyrtarët lokalë.

    Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se dronët goditën 12 lokacione në qytet mbrëmjen e së premtes. Ndërtesat e banimit, infrastruktura civile dhe makina u dëmtuan gjatë sulmeve, sipas guvernatorit rajonal të Harkivit, Oleh Syniehubov.

    Pas sulmeve në Harkiv, presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, bëri thirrje për mbështetje më të fuqishme dhe më vendimtare nga aleatët e shtetit të tij.

    “Përderisa bota po heziton të marrë vendime, pothuajse çdo natë Ukraina shndërrohet në ankth, duke humbur jetë njerëzish. Ukraina ka nevojë për forcim të mbrojtjes ajrore. Vendime reale dhe të forta kërkohen që të merren nga partnerët tanë: Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë partnerët që kërkojnë paqe”, shkroi ai në X në orët e para të së shtunës.

    Të shtunën, Forcat Ajrore ukrainase thanë se Rusia ka sulmuar me 183 dronë gjatë natës. Nga këta dronë, 77 u rrëzuan, ndërkaq 73 të tjerë humbën nga radari, me gjasë për shkak të pajisjeve elektronike. Sipas Ukrainës, Rusia – që ka nisur pushtimin e shtetit fqinj tre vjet më parë – po ashtu ka sulmuar me dy raketa balistike.

    Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë rrëzuar 170 dronë ukrainas gjatë natës. Kjo ministri tha se tetë raketa lundruese dhe tri të llojeve tjera u rrëzuan po ashtu.

    Në jug të Rusisë, katër persona u plagosën gjatë një sulmi me dronë gjatë natës në Novorosijsk, sipas autoriteteve lokale.

  • Ushtarët amerikanë dhe gjermanë patrullojnë përgjatë kufijve të Kosovës

    Ushtarët amerikanë dhe gjermanë patrullojnë përgjatë kufijve të Kosovës

    Ushtarët amerikanë dhe gjermanë të KFOR-it, patrulluan përgjatë kufijve në Kosovë për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt.

    “Ushtarët e KFOR-it kryejnë në mënyrë rutinore patrullime ditore nëpër komuna të shumta të Kosovës për të ruajtur stabilitetin në rajon. Qoftë duke patrulluar në mënyrë të pavarur apo duke u bashkuar me partnerët tanë të reagimit të sigurisë, KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj misionit tonë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.

  • Bajrami: Kështu do të vazhdojmë derisa VV-ja të reflektojë

    Bajrami: Kështu do të vazhdojmë derisa VV-ja të reflektojë

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se përderisa Lëvizja Vetëvendosje nuk do të reflektojë, situata do të mbetet e njëjtë.

    Bajrami përsëriti se ndryshimi për votim të fshehtë është shkelje ligjore e kushtetuese.

    “VV-ja tash ka ndryshuar strategji. Në vend që të vendosë emrin e Albulena Haxhiut, tani po kërkon votë për një komision për votim të fshehtë, të cilin e kemi argumentuar se është shkelje ligjore e kushtetuese ndryshim i votimit në proces”.

    “Nuk do të bëhemi pjesë e një shkelje të tillë. Na vjen keq për Deharin, i cili nuk përfaqëson partinë ku bën pjesë, por është si kryesues për shkak të moshës. Ai duhet ta ndjekë skenarin e sekretariatit të Kuvendit. Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun. Kryeparlamentari duhet të zgjidhet me marrëveshje politike dhe kështu do të vazhdojmë derisa ata të reflektojnë”, u shpreh deputetja e LDK-së.

    Krasniqi: Albulena Haxhiu as në herën e 100-të nuk do të kalojë

  • Krasniqi: Albulena Haxhiu as në herën e 100-të nuk do të kalojë

    Krasniqi: Albulena Haxhiu as në herën e 100-të nuk do të kalojë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij nuk ka asnjëherë votë për kandidaten e LVV-së, Albulena Haxhiu, si kryetare e Kuvendit.

    Ai ka theksuar se sa herë që LVV-ja do ta përsërisë emrin e Haxhiut, PDK-ja nuk do ta votojë.

    “Në mungesë të shumicës parlamentare Albin Kurti e VV-ja edhe sot për të dhjetën herë po tentojnë që në forma të paligjshme, jokushtetuese, duke keqpërdorur mënyrën më eklatante një njeri të moshuar që është deputet, edhe sot tentuan që vërtetë të imponojnë vullnetin e tyre duke e shkelur Kushtetutën hapur”.

    “Ja u bëjmë të qartë, qytetarët nuk na kanë votuar as për ta shkelur ligjin e as Kushtetutën, na kanë votuar për tu dhënë institucione. As herën e parë, as të dhjetën e as herën e 100 nuk kalon Albulena Haxhiu sepse nuk e meriton ky Kuvend ta ketë në krye një figurë të tillë”, ka thënë ai pas mbylljes së seancës.

  • Kadrijaj: I gjori Avni Dehari, po punon sipas skenarit të Vetëvendosjes

    Kadrijaj: I gjori Avni Dehari, po punon sipas skenarit të Vetëvendosjes

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e shfrytëzon kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, për taktikat e tyre politike.

    Kadrijaj bëri thirrje edhe një herë që VV-ja ta ndryshojë emrin e kandidatit për kryeparlamentar.

    “Tash po kërkojnë votë për formimin e komisionit, ndërsa nuk e kemi emrin e kandidatit. Fillimisht duhet të vijë emri i kandidatit. Ne nuk e dimë për cilin kandidat do të votojmë. As për komision nuk i kanë votën”.

    “Nëse nuk ndryshojnë qasje, kështu do të vazhdojë. Këto janë taktika të LVV-së që po e keqpërdorin pozitë e kryesuesit (Avni Deharin) dhe i gjori po punon sipas skenarit të LVV-së. LVV-ja duhet ta ndryshojë kandidatin”, ka shtuar ajo.

    Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë

  • Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë

    Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës.

    Seanca konstituive do të vazhdojë të hënën, më 5 maj, në orën 10:00.

    Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, pas dështimit të dhjetë për konstituimin e Kuvendit, akuzoi partitë që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, për bllokim të procesit.

    Sipas Gërvallës, partia fituese, së bashku me partnerët e saj – ku bën pjesë edhe partia e saj, Guxo – ka ofruar alternativa për zhbllokimin e procesit, por nuk është e gatshme që të bëjë pazare./REL

  • Gërvalla “mban shpresat” te votimi i fshehtë: Është i paraparë edhe në rregullore të Kuvendit

    Gërvalla “mban shpresat” te votimi i fshehtë: Është i paraparë edhe në rregullore të Kuvendit

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, për tentativën e dhjetë për konstituim.

    Gërvalla, në një prononcim për media u shprehë se votimi i fshehtë është i paraparë edhe në Kushtetutë edhe në rregullore të kuvendit edhe me duket mënyrë e mir për ta kaluar këtë bllokatë.

    “Ne tani do të vazhdojmë me takimin e grupit parlamentar së bashku me kryeministrin dhe deputet e grupit do ta diskutojmë se cila do të jetë qasja sot. Një gjë e është e qarta votimi i fshehtë është i paraparë edhe në Kushtetutë edhe në rregullore të kuvendit edhe me duket mënyrë e mir për ta kaluar këtë bllokatë”, ka thënë Gërvalla.

  • Bajrami: Ndryshimi i mënyrës së votimit gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit është shkelje

    Bajrami: Ndryshimi i mënyrës së votimit gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit është shkelje

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se është e papranueshme çdo përpjekje për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë procesit.

    Ajo theksoi se LDK-ja ka qenë gjithmonë e qartë në qëndrimin e saj dhe se “nuk jemi ne ata që duhet të ndërrojmë qëndrim”.

    “Nuk jemi ne ata që duhet të ndërrojmë qëndrim, po e dini se kush duhet të ndërroj qëndrim dhe kush duhet të lëviz. E kemi thënë se është shkelje nëse në proces ndryshohet mënyra e votimit. Është e pamundshme të ndryshohet mënyra e votimit, kjo ka mundur të jetë në fillim të procesit por tani jemi në proces të votimit”, ka thënë Bajrami.

    Sipas saj, një ndryshim i tillë mund të bëhej vetëm në fillim të procesit dhe jo në fazën kur votimi është duke u zhvilluar.

  • Murati arrin në Kuvend: Uroj të ndryshojë qëndrim opozita për ta zhbllokuar procesin

    Murati arrin në Kuvend: Uroj të ndryshojë qëndrim opozita për ta zhbllokuar procesin

    Ministri në dorëheqje i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, pasi mbrëmë ka sugjeruar që të procedohet me votim të fshehtë në seancën e sotme, sot ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

    I pyetur nëse ka ndërruar ndonjë gjë, Murati ka thënë se shpreson që opozita të ketë ndërruar qëndrim për të zhbllokuar procesin.

    “Uroj që të ketë ndërruar sot opozita për ta zhbllokuar procesin”, ka thënë ai.