ATV

Author: G.O.

  • Punëtorët e “Pastrimit” në ditën e nëntë të grevës, paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen pa u realizuar kërkesat

    Punëtorët e “Pastrimit” në ditën e nëntë të grevës, paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen pa u realizuar kërkesat

    Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar pagesën e borxhit prej 2.7 milionë euro që komuna i detyrohet ndërmarrjes.

    Pavarësisht ndryshimeve klimatike, ata qëndrojnë në tenda ditë e natë dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen pa u realizuar kërkesat.

    Nënkryetari i Sindikatës, Shpend Qosa, në një intervistë tha se janë në pritje të një takimi vendimtar me zyrtarët komunalë, ndërsa theksoi se kërkesat kryesore janë sigurimi i naftës, pagave dhe stabilizimi i kompanisë.

  • Pezullimi i shtesave për disa fëmijë, Avokati i Popullit i drejtohet Ministrisë së Financave

    Pezullimi i shtesave për disa fëmijë, Avokati i Popullit i drejtohet Ministrisë së Financave

    Avokati i Popullit i është drejtuar me një letër Ministrisë së Financave, pas ankesave për pezullimin e shtesave për fëmijë, veçanërisht nga komuniteti serb.

    Ankuesit pretendojnë se shtesat u janë pezulluar, pavarësisht dorëzimit të dokumenteve sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.

    Përmes një njoftimi për media, Avokatit i Popullit ka theksuar se procesi i verifikimit nuk ka qenë transparent dhe është zhvilluar në kundërshtim me procedurat administrative.

    Në këtë letër, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Financave që të publikojë vendimet dhe të kompensojë përfituesit që plotësojnë kriteret me pagesa në mënyrë retroaktive.

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj avokates dhe përmbaruesit për korrupsion dhe keqpërdorim

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj avokates dhe përmbaruesit për korrupsion dhe keqpërdorim

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas një hetimi të gjatë dhe të suksesshëm ka dalë në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar mirë për kryerjen e veprave penale nga dy persona të përfshirë në një rast me dëme materiale prej 25 mijë eurosh.

    Në cilësinë e avokates dhe përfaqësueses së palës së dëmtuar, Sh.Sh dyshohet për veprën penale ushtrimi i ndikimit, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Ndërsa I.I., në cilësinë e përmbaruesit privat, dyshohet për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi dyshohet se ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare me qëllim përfitimin e kundërligjshëm pasuror për vete dhe të tjerët.

    Sipas prokurorisë, veprimet e të pandehurve kanë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 25 mijë euro.

    Prokuroria thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare në Kosovë.

  • Arratisje misterioze në Qendrën e Azilantëve në Kosovë

    Arratisje misterioze në Qendrën e Azilantëve në Kosovë

    Dy shtetas algjerian janë arratisur të enjten pasdite nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

    Ngjarja është raportuar menjëherë tek autoritetet, ndërsa njësitet relevante policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

    Sipas informacioneve zyrtare, dy të dyshuarit janë të gjinisë mashkull dhe ndodhen aktualisht në kërkim.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po e ndjek çështjen në koordinim me Policinë e Kosovës.

  • KFOR-i dhe ushtria polake kryejnë trajnim të përbashkët në Kosovë

    KFOR-i dhe ushtria polake kryejnë trajnim të përbashkët në Kosovë

    Ushtarët e Policisë Ushtarake të KFOR-it në Komandën Rajonale Lindje kanë përfunduar një trajnim të përbashkët me ushtrinë polake në Kosovë.

    Stërvitja ka pasur për qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e aftësive individuale të të shtënave me armë, që të sigurojë nivel të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë.

    Në njoftimin në Facebook, KFOR thekson se mandati i tij mbetet garantimi i një mjedisi të sigurt dhe të qetë në Kosovë.

    “Ky mision punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të përgjegjësive të tyre për reagim ndaj situatave të sigurisë”, shkruhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

  • Dita botërore kundër duhanit, paralajmërohen masa të reja dhe shtim i inspektorëve

    Dita botërore kundër duhanit, paralajmërohen masa të reja dhe shtim i inspektorëve

    Ligji për Kontrollin e Duhanit ka dhënë efektin e tij, por ende duhet punë për rezultate më të mira.

    Kështu del nga një nga një hulumtim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik lidhur me nivelin e përdorimit të duhanit në vendin tonë.

    Në një konferencë për media, në prag të ditës botërore kundër duhanit, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se me Ministrinë e Financave po shohin mundësinë t’i shtojnë kapacitetet inspektuese edhe për 100 inspektorë me qëllim të rritjes më të madhe të kontrollit të duhanit.

    Ndërsa, Agron Lila nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim, tha se qëllimi i shënimit të kësaj dite është për të dërguar një mesazh të fuqishëm dhe të përbashkët për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimi i industrisë së duhanit.

    Ai tha se do ta mbështesin draftin e ligjit të ri për Kontrollin e Duhanit, për çka tha se është hap i guximshëm dhe i drejtë.

  • Tentoi t’i jepte ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shtetasi serb

    Tentoi t’i jepte ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shtetasi serb

    Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pikën Kufitare në Vërmicë, nën dyshimin për dhënie ryshfeti.

    Sipas raportit policor , i dyshuari, i cili po drejtonte një kamion me targa të Serbisë, gjatë kontrollit në hyrje të territorit të Kosovës ka tentuar t’i japë një kartëmonedhë zyrtarëve kufitarë së bashku me dokumentacionin e automjetit, me qëllim të shmangies së procedurave të kontrollit.

    “I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa kartëmonedha është konfiskuar së dëshmi material”, shkruhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.

  • Ambasadori britanik kërkon formimin urgjent të qeverisë së Kosovës dhe thekson nevojën për stabilitet dhe drejtësi

    Ambasadori britanik kërkon formimin urgjent të qeverisë së Kosovës dhe thekson nevojën për stabilitet dhe drejtësi

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Neil Holland, ka shprehur shqetësim për mbylljen e ndërtesave dhe institucioneve në veri të Kosovës, që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.

    Sipas një njoftimi të publikuar në ueb-faqen e Qeverisë britanike lidhur me raportin e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë për gjashtë muajt e fundit, Holland po ashtu tha se është urgjente që Kosova të formojë Qeverinë e re, pas zgjedhjeve të shkurtit që tha se u mbajtën në mënyrë paqësore.

    Ambasadori britanik po ashtu kërkoi që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë obligimet, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

  • Operacioni “Puzzle”, 10 të arrestuar për trafik armësh Kosovë – Shqipëri

    Operacioni “Puzzle”, 10 të arrestuar për trafik armësh Kosovë – Shqipëri

    Një operacion i koduar “Puzzle” ka çuar në pranga 10 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, si pjesë e një rrjeti të dyshuar për trafik armësh dhe droge nga Kosova në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

    Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara nga hetimet për një grup shtetasish që dyshohet se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova drejt Tiranës, me qëllim shitjen, transmeton EuroNews.

    Në pranga kanë rënë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

    Sipas hetimeve, ky grup siguronte armë në Kosovë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, për t’i sjellë në Tiranë dhe shitur në mënyrë të paligjshme.

    Më 1 prill 2025, janë ndaluar edhe shtetasit A.P. dhe K.P., pasi u kapën në flagrancë me dy armë zjarri të trafikuara nga Kosova. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Kevin Farruku, u sekuestruan gjithashtu 2077 fara kanabisi.

    Policia vazhdon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

  • Vendimi i ZRrE-së, PDK nisë zyrtarisht betejën për anulimin e tregut të lirë të energjisë

    Vendimi i ZRrE-së, PDK nisë zyrtarisht betejën për anulimin e tregut të lirë të energjisë

    Partia Demokratike e Kosovës  ka dorëzuar sot zyrtarisht kundërshtimin ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e lirë, duke e cilësuar këtë vendim si të paligjshëm dhe të papërballueshëm për qytetarët.

    Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, bëri të ditur se partia ka ndërmarrë hapa ligjorë për ta sfiduar këtë vendim brenda afateve të përcaktuara.

    “Ngritja e çmimit e ka bërë të pamundur përballimin e kësaj kostoje të lartë nga rritja e çmimeve që do të pasojë nga vendimet e paligjshme të ZRRE-së. Ne sot, duke ndjekur hapat ligjorë, e kemi dorëzuar kundërshtimin tonë administratës në ZRRE. Jemi të bindur që qëndrimet e tyre do të jenë të njëjta. Ne do të presim 15 ditë për ta anuluar këtë. Nëse brenda 15 ditëve ata nuk e anulojnë, ne do ta procedojmë në departament,” tha Tahiri.