ATV

Author: G.O.

  • Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

    Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

    Alarmi për përhapjen e fruthit në Kosovë ka bërë që shumë prindër të marrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve të tyre, duke i vaksinuar me MMR – vaksinë kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

    Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), deri tani janë regjistruar 23 raste me fruth. Shumica e të prekurve janë fëmijë të pavaksinuar, të moshës nga 1 deri në 2 vjeç.

    Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se tashmë këto raste shumica janë shëruar e disa janë në trajtim.

    Ai shtoi se rastet e fëmijëve me fruth janë të identifikuara në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Lipjan, Fushë-Kosovë e Prishtinë.

    Por, sipas Hotit të IKSHPK-së, ngritja e alarmit për këto raste ka vetëdijesuar prindërit dhe tashmë interesimi për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit, është rritur.

    Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik siguron prindërit që vaksina MRM është vaksinë e sigurt dhe nuk prodhon efekte anësore tek fëmijët.

    Ai bënë thirrje për imunizim të fëmijëve kundër fruthit, pasi siç shtoi Hoti infeksioni me fruth mund të sjell edhe fatalitet.  

    Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse infektive, e shkaktuar nga virusi i fruthit. Kjo sëmundje përhapet lehtësisht nga personi në person përmes pikosave të ajrit që lëshohen kur një i infektuar kollitet, teshtin apo flet.

    Simptomat kryesore të fruthit përfshijnë: temperaturë e lartë, kollë e thatë, rrjedhje të hundëve, sytë e skuqur dhe të ndjeshëm ndaj dritës, skuqje në lëkurë që fillon zakonisht nga fytyra dhe përhapet në gjithë trupin dhe njolla të bardha në gojë. Viteve të fundit ka një shpeshtim të rasteve të fruthit në gjithë vendin. Kjo ka ardhur si rezultat edhe i mos vaksinimit me vaksinën MMR edhe gjatë periudhës së COVID-19.

  • Sot tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit

    Sot tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një tentativë tjetër, e 24-ta me radhë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

    Kjo seancë mbahet nga ora 10:30, saktësisht 48 orë pas asaj të 29 majit.

    Të  enjten, u regjistrua dështimi i 23-të me radhë i deputetëve për ta bërë një gjë të tillë.

    Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk kaloi më 29 maj.

    Kujtojmë se tashmë janë bërë mbi tre muaj kur Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare.

  • Fushë-Kosovë: Babai raporton zhdukjen e vajzës së tij

    Fushë-Kosovë: Babai raporton zhdukjen e vajzës së tij

    Një burrë në Fushë-Kosovë ka raportuar në polici se e bija e tij ka dalë nga banesa dhe se nuk kanë informacione për vendndodhjen e saj.

    Hetimet e policisë janë ende në vazhdim.

    “Ankuesi mashkull kosovar me 30.05.2025 ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

     

  • Oda Ekonomike e Kosovës mban sot konferencë për media

    Oda Ekonomike e Kosovës mban sot konferencë për media

    Oda Ekonomike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media.

    Të premten e 29 majit, Oda Ekonomike bashkë me bizneset e shumta kosovare, e gjithashtu me odat e tjera, dolën dhe protestuan në Prishtinë, për shkak të vendimit të ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë.

    Në protestën që bllokoi rrugët kryesore të kryeqytetit, u paralajmërua se nëse nuk plotësohen kërkesat e parashtruara të bizneseve, ato nuk do të ndalen.

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Sot, e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20- 24gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. 

  • Luan Dalipi reagon pas akuzave të PDK-së: Vëllai im ka aplikuar ligjërisht, nuk është as ministër e as këshilltar

    Luan Dalipi reagon pas akuzave të PDK-së: Vëllai im ka aplikuar ligjërisht, nuk është as ministër e as këshilltar

    Shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka reaguar pasi që zyrtarë të Partisë Demokratike e Kosovës, kanë thënë se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është e themeluar nga Dalipi.

    Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kompania është e vëllait të tij, i cili para një viti ka vendosur ta provoj fatin në tregun e liberalizuar të energjisë, si çdo qytetar tjetër në këtë vend.

  • MF: Pretendimet e Avokatit të Popullit për shtesat e fëmijëve dëmtojnë reputacionin e shtetit

    MF: Pretendimet e Avokatit të Popullit për shtesat e fëmijëve dëmtojnë reputacionin e shtetit

    Ministria e Financave e ka quajtur të pasaktë deklaratën e institucionit të Avokatit të Popullit lidhur me kërkesën për verifikimin e rezidencës për përfituesit e shtesave për fëmijë.

    Avokati i Popullit ka konstatuar se veprimet e MF-së kanë mundur të mos kenë qëllim shkeljen e të drejtave të qytetarëve, por se i gjithë procesi i verifikimit “ka qenë në kundërshtim me parimet e procedurës administrative”.

    Ministria ka thënë se verifikimi është bërë për t’u siguruar se nga shtesat përfitojnë familjet që jetojnë në Kosovë, për çka edhe ka pezulluar përkohësisht pagesat për një numër të kufizuar të përfituesve, duke kërkuar dokumentacion shtesë me qëllimin e verifikimit të vendbanimit të tyre.

    Pezullimi i shtesave për disa fëmijë, Avokati i Popullit i drejtohet Ministrisë së Financave

  • Ambasadori francez në seli të LDK-së, Abdixhiku ia përmend “Qeverinë e Unitetit” si zgjidhje për krizën politike në vend

    Ambasadori francez në seli të LDK-së, Abdixhiku ia përmend “Qeverinë e Unitetit” si zgjidhje për krizën politike në vend

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, me të cilin kanë biseduar rreth zhvillimeve politike në vend, krizës institucionale dhe për qëndrimin e LDK-së karshi kësaj situate.

    Abdixhiku në takim ka ritheksuar propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Unitetit si rrugë për dalje nga kriza institucionale.

    “Ai edhe njëherë tha se një qeveri e tillë përbën një zgjidhje të përkohshme, por të domosdoshme për të tejkaluar ngërçin politik dhe për të rikthyer funksionalitetin e institucioneve demokratike në vend”, thuhet në njoftimin e LDK-së, shkruan Express.

    Abdixhiku tutje ka thënë se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme.

    “Dështimi për të 23-tën herë radhazi është rezultat i paaftësisë së partisë fituese për të krijuar shumicë parlamentare funksionale dhe se ky bllokim përbën një rrezik serioz për mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin institucional të vendit dhe rrjedhën normale të proceseve shtetërore”, ka thënë Abdixhiku.

  • Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Hungarisë në Kosovë

    Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Hungarisë në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, z. László István Dux.

    Ceremonia u zhvillua në institucionin e presidencës, ku Osmani i uroi mirëseardhjen ambasadorit dhe vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve.

    Në postimin e presidencës në Facebook, theksohet se Hungaria ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm. Presidentja Osmani shprehu përkushtim për zgjerimin e marrëdhënieve në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë arsim dhe ekonomi.

  • Policia e Kosovës me plan operativ për ndalimin e ngacmimeve seksuale në veri

    Policia e Kosovës me plan operativ për ndalimin e ngacmimeve seksuale në veri

    Policia e Kosovës ka nisur një plan tre mujor për të parandaluar ngacmimet seksuale ndaj grave në veri të vendit.

    Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, tha për Radion Evropa e Lirë se tashmë janë vendosur ekipe me kamera në pesë rrugë të Mitrovicës së Veriut.

    Ai shtoi se gjatë natës do të patrullojnë hetues civilë, ndërsa do të ndalohen automjetet me xhama të errët dhe personat e dyshimtë

    Sipas Elshanit, plani synon të rrisë sigurinë dhe besimin e grave për të raportuar rastet e ngacmimeve, të cilat shpesh nuk janë denoncuar nga mungesa e besimit në institucione.