ATV

Author: G.O.

  • Si të përgatisni një solucion natyral dhe jo toksik kundër mushkonjave në shtëpi

    Si të përgatisni një solucion natyral dhe jo toksik kundër mushkonjave në shtëpi

    Spërkatës efektiv dhe miqësor me mjedisin për mbrojtjen e familjes gjatë verës

    Gjatë muajve të ngrohtë të vitit, mushkonjat shpesh bëhen një problem i zakonshëm në oborret dhe kopshtet tona, duke na penguar të shijojmë qetësisht ambientin e jashtëm. Prandaj, largimi i tyre nga hapësira është bërë një nga nevojat tona kryesore.

    Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, në botë ekzistojnë më shumë se 3,000 lloje mushkonjash. Aktiviteti i tyre fillon kur temperaturat e natës kalojnë mbi 10 gradë Celsius, dhe përveç pickimeve të bezdisshme që shkaktojnë, ato janë edhe bartëse të sëmundjeve të ndryshme.

    Megjithatë, për shkak të ciklit jetësor të ngjashëm që kanë mushkonjat, mund të përdorim metoda të njëjta për t’i mbajtur larg, pa nevojën e përdorimit të kimikateve të rrezikshme, transmeton Telegrafi.

    Ja një recetë e thjeshtë dhe efektive për të bërë një sprej natyral kundër mushkonjave, duke përdorur përbërës të thjeshtë që mund t’i gjeni lehtësisht në shtëpi:

    Përbërësit:

    ▪ 10 pika vaj esencial me aromë eukalipti limoni, i njohur për efektin e tij mbrojtës kundër insekteve
    ▪ 15 pika vaj esencial livande, që ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe largimin e mushkonjave
    ▪ 1/4 filxhan lëng limoni të freskët, që ndihmon në largimin e insekteve dhe ka veti dezinfektuese
    ▪ 4 lugë ekstrakt vaniljeje, që i jep përzierjes një aromë të këndshme dhe ndihmon në fshehjen e aromës njerëzore
    ▪ Ujë i distiluar për të plotësuar vëllimin në 50 ml

    Si ta përgatisni:

    Hidhni të gjithë përbërësit në një shishe spërkatëse me kapacitet 50 ml.

    Mbylleni shishen dhe tundeni mirë për të përzier të gjithë komponentët.

    Spërkatni në mënyrë të njëtrajtshme në lëkurë dhe rroba para daljes në ambient të hapur, duke shmangur kontaktin me fytyrën dhe sytë.

    Këshilla të dobishme

    ▪ Ripërdorni spërkatësin çdo disa orë, sidomos në mbrëmje, kur mushkonjat janë më aktive.
    ▪ Përdorni vajra esencialë të cilësisë së mirë për efekt maksimal.
    ▪ Mund të vendosni disa pika nga kjo përzierje në shpërndarës aromash për të mbajtur ambientin larg mushkonjave.
    ▪ Kujdesuni që të hiqni çdo ujë të ndenjur pranë shtëpisë, pasi aty shumohen mushkonjat.

    Ky solucion natyral është i sigurt për përdorim nga të gjithë, përfshirë fëmijët dhe ata me lëkurë të ndjeshme, duke ju lejuar të shijoni netët e verës pa shqetësime nga pickimet e mushkonjave.

  • IPK gjen mospërputhje në gjobat për tejkalim shpejtësie

    IPK gjen mospërputhje në gjobat për tejkalim shpejtësie

    Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar një raport të inspektimit të jashtëzakonshëm lidhur me përdorimin e pajisjeve për matjen e shpejtësisë nga Policia e Kosovës.

    Inspektimi është kryer me kërkesë të Kryeshefit të IPK-së, pas dyshimeve për mospërputhje në gjoba.

    Sipas raportit, janë evidentuar katër lloje mospërputhjesh mes të dhënave të radarëve dhe atyre të regjistruara në gjoba. Në shumicën e rasteve, shpejtësia e përshkruar në gjobë ka qenë më e ulët se ajo e regjistruar. IPK ka ngritur dyshime për mundësi abuzimi gjatë shqiptimit të gjobave.

    Raporti përfshin shtatë rekomandime për përmirësimin e përdorimit të pajisjeve matëse, trajnimin e zyrtarëve dhe mbikëqyrjen e procesit të shqiptimit të gjobave në mënyrë të saktë dhe transparente.

  • Azemi kundërshton rritjen selektive të pagave në sektorin publik

    Azemi kundërshton rritjen selektive të pagave në sektorin publik

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka kritikuar vendimin për rritjen prej 55 euro të pagave vetëm për shërbyesit publikë në organizatat buxhetore, duke e cilësuar atë të padrejtë ndaj punëtorëve të sektorit privat që punojnë për institucione shtetërore përmes kompanive kontraktuese.

    Ai ka paralajmëruar se nëse deri më 1 shtator nuk miratohet rritja prej 110 eurosh edhe për këta punëtorë, sindikata do të ndërmarrë masa, përfshirë ndërprerjen e punës në institucionet që financohen nga buxheti i shtetit.

  • Ambasada britanike vlerëson bashkëpunimin mes KFOR-it dhe FSK-së në Ujman

    Ambasada britanike vlerëson bashkëpunimin mes KFOR-it dhe FSK-së në Ujman

    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit në Liqenin e Ujmanit.

    Në një reagim publik, ambasada e ka cilësuar aksionin si dëshmi të aftësive të avancuara të FSK-së dhe të funksionimit efektiv të marrëveshjeve afatgjata me KFOR-in.

    Po ashtu, ambasada ka falënderuar KFOR-in për mbështetjen gjatë gjithë procesit dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

  • Kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në rastin “Banjskë” për deklarim të rremë e vepra tjera penale

    Kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në rastin “Banjskë” për deklarim të rremë e vepra tjera penale

    Përfaqësuesi i policit të dëmtuar në rastin “Banjska”- Alban Rashiti, avokati Naim Rudari ka njoftuar se ka ushtruar kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në këtë rast, nën dyshimin se kanë kryer disa vepra penale, përfshirë deklarimin e rremë.

    Kallëzimi penal është ushtruar për veprat penale “Ndihma në kryerjen e terrorizmit”, “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”, “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, “Deklarim i rremë” dhe “Manipulimi me prova”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Rudari ka shkruar në Facebook se më 22 dhe 24 korrik 2025 u ftuan të dëgjohen dy dëshmitarë të cilët kanë parë dhe mësuar shumë për rastin dhe anëtarët e grupit terrorist.

    Dy dëshmitarët që u dëgjuan në ditët e përmendura nga avokati ishin Rade Nedelkoviq dhe Velko Iliq, ky i fundit ka dëshmuar në seancë të mbyllur. Të kallëzuar penalisht janë edhe Marko Saviq dhe Ivan Filimonoviq.

    “Ata, përveç se kishin ndihmuar grupin terrorist që të strehohen në hotelin Rajnska Banja në fshatin Bajnskë, kishin premtuar se personat e armatosur (terroristët) do t’i evidentojnë si punëtorë të hotelit për t’i maskuar që mos të arrestohen, i kanë lejuar që të u japin ndihmë të plagosurve në hotel e më pas duke i zhveshur uniformat për t’i ndërruar me rroba civile ua kanë mundësur largimin nga fshati Bajnskë, kështu këta “dëshmitarë” kanë vendosur edhe në gjykim të DEKLAROJNË RREJSHËM duke mbrojtur kriminelët me dëshminë e tyre e duke u munduar që të mohojnë ato që kishin deklaruar me parë”, shkruan Rudari.

    Avokati kërkoi që Prokuroria të hetojë këtë rast, duke shtuar se me hetim do të sigurohen edhe shumë prova për personat që kanë ndihmuar grupin terrorist në Banjskë.

  • Shtatë simptoma të hershme të shtatzënisë që shumë gra nuk i dallojnë menjëherë

    Shtatë simptoma të hershme të shtatzënisë që shumë gra nuk i dallojnë menjëherë

    Edhe pse mungesa e ciklit menstrual është një nga shenjat më të dukshme të shtatzënisë, shumë gra përjetojnë ndryshime në trupat e tyre disa ditë më parë.

    Disa nga këto simptoma mund të jenë shumë delikate dhe mund të ngatërrohen lehtësisht me sindromën paramenstruale, lodhjen ose stresin.

    Ndjeheni të lodhura dhe të rraskapitura

    Një nga simptomat më të zakonshme të hershme të shtatzënisë është lodhja e papritur. Shumë gra ndihen jashtëzakonisht të rraskapitura në javët e para, edhe nëse kanë fjetur mjaftueshëm.

    Kjo ndodh për shkak të një rritjeje të niveleve të progesteronit, një hormon që trupi prodhon për të mbështetur shtatzëninë. Trupi gjithashtu fillon të punojë më shumë për të zhvilluar placentën dhe për të mbështetur rritjen e embrionit, i cili përdor energji shtesë.

    Gjoks i ndjeshëm dhe i fryrë

    Ndryshimet në gji shpesh ndodhin shumë herët – brenda një jave nga ngjizja. Gjinjtë mund të bëhen të ndjeshëm, të fryrë, më të rëndë se zakonisht dhe thithat mund të bëhen më të errëta dhe më të spikatura.

    Këto janë ndryshime hormonale që e përgatitin trupin për ushqyerjen me gji në të ardhmen. Kjo simptomë mund t’i ngjajë ndryshimeve të zakonshme para menstruacioneve, por gjatë shtatzënisë ato shpesh janë më të theksuara dhe zgjasin më shumë.

    Gjakderdhje e lehtë ose njolla

    Disa gra përjetojnë gjakderdhje implantimi në shtatzëninë e hershme, e cila ndodh kur një vezë e fekonduar implantohet në rreshtimin e mitrës. Zakonisht është një rrjedhje e lehtë, rozë e çelët ose kafe që zgjat një deri në tre ditë.

    Për shkak të kësaj, gratë ndonjëherë gabimisht mendojnë se ky është fillimi i menstruacioneve, por gjakderdhja zakonisht është shumë më e lehtë dhe më e shkurtër.

    Luhatjet e humorit

    Në fillim të shtatzënisë, nivelet e hormoneve rriten me shpejtësi, gjë që mund të shkaktojë gjendje emocionale të papritura dhe të papritura – nga lotët pa asnjë arsye deri te nervozizmi i papritur ose ndjenjat e ankthit.

    Nëse mendoni se reagimet tuaja emocionale nuk janë të zakonshme dhe cikli juaj menstrual është vonë ose po afron, është e mundur që kjo të jetë një nga shenjat e para të shtatzënisë.

    Urinim i shpeshtë

    Një nevojë e shtuar për të urinuar mund të ndodhë që në fazat e hershme të shtatzënisë, megjithëse më shpesh shoqërohet me tremujorët e mëvonshëm. Shkaku është rritja e rrjedhjes së gjakut nëpër veshka dhe një rritje e hormonit HCG, i cili rrit funksionin e veshkave.

    Shumë gra vënë re se duhet të urinojnë gjatë natës, edhe nëse nuk kanë pirë shumë lëngje.

    Ndjeshmëri e shtuar e nuhatjes dhe ndryshime në oreks

    Shumë gra shtatzëna vënë re reagime të pazakonta ndaj aromave shumë herët – ajo që më parë e gjenin të këndshme mund të bëhet e neveritshme, dhe disa aroma mund t’i bëjnë të ndiejnë të përziera. E njëjta gjë vlen edhe për ndryshimet në oreks – ato papritmas dëshirojnë ushqime të caktuara ose kanë një neveri ndaj pjatave që më parë u pëlqenin.

    Kjo është gjithashtu rezultat i ndryshimeve hormonale dhe zakonisht rritet me përparimin e shtatzënisë.

    Të përziera të lehta ose “ndjesi e çuditshme në stomak”

    Edhe pse të përzierat ndodhin më shpesh midis javës së 5-të dhe të 6-të të shtatzënisë, disa gra e përjetojnë atë më herët. Mund të shfaqet si një ndjenjë e lehtë shqetësimi, rëndese në stomak ose një humbje e lehtë e oreksit – veçanërisht në mëngjes ose kur janë të uritura.

    Të përzierat pa të vjella mund të jenë një nga shenjat e para të shtatzënisë që shpesh injorohen sepse nuk janë mjaftueshëm të theksuara.

  • Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura në Shqipëri

    Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura në Shqipëri

    Në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë u diplomuan këtë të martë, më 29 korrik, 90 studentë, mes tyre edhe pesë nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

    Ceremonia u zhvillua në kompleksin e ri sportiv të garnizonit “Skënderbej” në Tiranë, me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu.

    “Më lejoni të them që është një nder i veçantë që të jem pranë jush sot, sepse është një moment i thellë krenarie institucionale, sepse sa herë një brez vesh uniformën, shteti shqiptar rifillon, forcohet, përtërihet. Kjo nuk është thjesht një ditë gëzimi, por një ditë dëshmie se rruga e duhur sado e vështirë mbetet rruga që formon njerëz të vërtetë”, u shpreh ministri Vengu.

    Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili falënderoi homologun e tij për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional mes dy vendeve.

  • Bizneset paralajmërojnë protesta dhe bllokim të aktiviteteve nëse ZRrE-ja nuk tërhiqet nga vendimi

    Bizneset paralajmërojnë protesta dhe bllokim të aktiviteteve nëse ZRrE-ja nuk tërhiqet nga vendimi

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka paralajmëruar kundërshtime të ashpra ndaj vendimit të ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë, duke theksuar se ky proces mund të rrezikojë rëndë stabilitetin financiar të bizneseve dhe të dëmtojë ekzistencën e shumë kompanive.

    Në një postim të shpërndarë për mediat, Dhoma e Tregtisë shprehu shqetësim të thellë për mënyrën e njëanshme dhe të papërgatitur të zbatuarjes së këtij vendimi.

    Bizneset anëtare të Dhomës paralajmërojnë se, nëse ZRrE-ja nuk tërhiqet nga ky vendim, ato do të jenë të detyruara të ndërmarrin masa të forta, përfshirë

    Postimi i plotë:

    Bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës paralajmërojnë veprime të ashpra nëse ZRrE nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

    Bizneset shprehin shqetësim të thellë për mënyrën e njëanshme dhe të papërgatitur me të cilën po zbatohet ky vendim, i cili rrezikon rëndë stabilitetin e tyre financiar dhe vetë ekzistencën e shumë kompanive në vend.

    Nëse ZRrE nuk merr SOT vendim për shtyrjen e menjëhershme të këtij procesi, bizneset do të detyrohen të ndërmarrin masa demokratike dhe ligjore të kundërshtimit, përfshirë protesta të gjera dhe bllokim të aktiviteteve ekonomike.

    Kërkesat për dialog dhe rishqyrtim janë shpërfillur sistematikisht nga ZRRE, duke e thelluar pasigurinë në treg dhe duke e rritur barrën financiare mbi sektorin privat, që tashmë po përballet me sfida të rënda.

    Paralajmërojmë se përgjegjësia e plotë për çdo pasojë të kësaj krize bie mbi ZRRE-në dhe institucionet që lejojnë zbatimin e këtij vendimi të padrejtë.

    Andaj edhe njëherë kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të komunitetit të biznesit në çdo proces që ndikon në funksionimin e tyre.

  • Pirja e këtyre pijeve para gjumit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

    Pirja e këtyre pijeve para gjumit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

    Pagjumësia dhe gjumi i dobët mund të prishin hormonet, të rrisin oreksin dhe ta bëjnë të vështirë rregullimin e sheqerit në gjak.

    Për fat të mirë, ekzistojnë disa pije para gjumit që mund të përmirësojnë gjumin dhe të nxisin humbjen e peshës.

    Një filxhan qumësht i ngrohtë ose i ftohtë para gjumit mund ta ndihmojë trupin tuaj të relaksohet. Qumështi përmban përbërës që kanë një efekt qetësues dhe mbështesin rritjen dhe rikuperimin e muskujve, veçanërisht nëse jeni fizikisht aktiv.

    Një gotë e vogël me lëng natyral rrushi mund të ndihmojë në djegien e dhjamit ndërsa flini. Rrushi përmban antioksidantë që stimulojnë metabolizmin dhe parandalojnë akumulimin e depozitave të yndyrës.

    Kefiri është një pije e fermentuar e pasur me baktere të mira që forcon florën e zorrëve. Një zorrë e shëndetshme është e lidhur me një gjumë më të mirë, imunitet më të fortë dhe thithje më të mirë të lëndëve ushqyese nga ushqimi.

    Koktejlet me bazë soje mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të zvogëloni stresin. Kur përzihen me kos grek, ato ofrojnë një dozë shtesë proteinash që mbështet rigjenerimin e trupit gjatë natës dhe përshpejton rikuperimin e muskujve pas aktivitetit fizik.

    Ndërkohë që uji është gjithmonë një zgjedhje e mirë, është e rëndësishme të gjesh një ekuilibër në sasinë që pi para gjumit. Një sasi e moderuar hidraton trupin pa u zgjuar shpesh gjatë natës për të urinuar.

    Një filxhan çaj bimor i ngrohtë, siç është ai i kamomili, ka një efekt qetësues dhe ju ndihmon të flini më lehtë. Çaje të tilla nuk përmbajnë kafeinë dhe mund të mbështesin ekuilibrin e sheqerit në gjak dhe të lehtësojnë humbjen e peshës.

  • Disa arsye pse duhet ta filloni mëngjesin me një shëtitje

    Disa arsye pse duhet ta filloni mëngjesin me një shëtitje

    Një shëtitje në mëngjes nuk është vetëm një aktivitet fizik, por një zakon i fuqishëm që hedh themelet për një ditë të shëndetshme dhe produktive.

    Vetëm 20-30 minuta ajër të pastër menjëherë pas zgjimit e ndihmojnë trupin tonë të zgjohet, që trupi të fillojë metabolizmin e tij.

    Ky zakon nuk kërkon pajisje, trajnim të shtrenjtë ose shumë kohë, dhe efektet janë të dukshme nëpërmjet një përqendrimi më të mirë, një humori më të ndritshëm, gjumit cilësor dhe një trupi më elastik.

    Gjashtë arsye pse një shëtitje në mëngjes është e rëndësishme:

    Një shëtitje e shkurtër në mëngjes nxit qarkullimin e gjakut, ju hap për ditën e re dhe siguron një burim energjie afatgjatë – dhe pa kafeinë.

    Dalja jashtë rrit rrjedhën e oksigjenit në tru, gjë që përmirëson përqendrimin, kreativitetin dhe kujtesën. Ecja zvogëlon tensionin dhe ofron një ndjesi qetësie që zgjat gjatë gjithë ditës.

    Ekspozimi ndaj dritës së mëngjesit ndihmon trupin tuaj, e bën më të lehtë të bjerë në gjumë dhe sjell një gjumë më të thellë dhe më qetësues.

    Ecja stimulon qarkullimin e gjakut dhe rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve. Ecja e rregullt mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e ditëve të sëmura, duke ju bërë më rezistentë ndaj sëmundjeve sezonale.

    Një shëtitje e lehtë në mëngjes aktivizon muskujt e këmbëve dhe të torsos dhe përmirëson lëvizshmërinë e kyçeve. Kjo kontribuon në një qëndrim më të mirë dhe gjendje të përgjithshme fizike.

    Ecja e rregullt ndihmon në djegien e kalorive, nxit një metabolizëm më aktiv dhe mund të ndihmojë në kontrollin e peshës trupore – të gjitha pa përpjekje dhe pa dieta të rrepta, shpesh joefektive.