Punëtorët teknikë të sektorit privat në Prishtinë po protestojnë, duke kërkuar rritje të pagave.
Protesta e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës po mbahet para administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se protesta janë duke u mbajtur në mbi 20 komuna në të gjithë Kosovën.
“Kërkojnë që paga e tyre të jenë e lartë sa paga e punëtorëve teknikë që paguhen nga sektori publik”, tha Azemi.
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Kamenicë nën dyshimet se I njëjti ka futur ilegalisht mall në Kosovë.
Vlera e mallit llogaritet të jetë rreth 10 mijë euro.
“Njësia policore ka ndaluar një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale”
“I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
Vetëm pak ditë pasi shkaktoi habi dhe reagime të përziera duke u shfaqur si bionde, Kate Middleton (43) është parë sërish me ngjyrën e saj karakteristike të flokëve ngjyrë kafe
Në tribunat e Women’s Rugby World Cup, të shtunën, ajo shkëlqente me nuanca më të errëta me reflektime të arta, të kapura në një gjysmëbisht elegant. Veshur me një bluzë të bardhë, xhaketë të errët dhe vathë diskretë, ajo duartrokiste me energji gjatë ndeshjes mes Australisë dhe Anglisë.
Ky rikthim erdhi menjëherë pasi në fillim të javës, në shoqërinë e William, kishte debutuar me flokë të gjatë, kaçurrelë e biondë gjatë hapjes së kopshtit të rinovuar të Natural History Museum në Londër. Fotot bënë xhiron e internetit, duke nxitur debate mes admiruesve: disa e lavdëruan për guximin, ndërsa të tjerë u shprehën se kafeja natyrale i shkon më shumë.
Edhe stilistët mbetën të ndarë. Neville Tucker, parukieri mbretëror që ka punuar edhe me Queen Elizabeth II, deklaroi për Vanity Fair se Kate bëri një “ndryshim më drastik se kurrë më parë” dhe se ky hap mund të nxisë një trend të ri drejt nuancave bionde dhe të mjaltit. Megjithatë, ai pranoi se nuanca e saj klasike ngjyrë kafe deri më tani ka qenë një nga më me ndikim në botën e modës dhe frizurave.
Një fillim i ri për Kate dhe William
Ndryshimi i frizurës përkon me një fazë të re në jetën e çiftit. Pas betejës së vështirë me kancerin, për të cilën foli hapur në vitin 2024, Kate konfirmoi në janar se është në remision.
Së shpejti, ajo dhe William, bashkë me tre fëmijët e tyre – George (12), Charlotte (10) dhe Louis (7), do të shpërngulen nga Adelaide Cottage në Windsor në një rezidencë të re familjare, Forest Lodge në Windsor Park. /Telegrafi/
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ndarë fotografi nga trajnimi “Mbijetesa në ujë”.
Maqedonci në një postim në Facebook shkruaj se qëllimi i trajnimit të ushtarëve të FSK-së ishte përgatitja profesionale për operacione në ujë, duke ndërtuar aftësi praktike dhe teknike të domosdoshme për situata mbijetese në kushte të rënda ujore.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpetim e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të ngritjes dhe zhvillimit të Kapacitetet Ushtarake për Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile, ka realizuar trajnimin sfidues “Mbijetesa në ujë”, një trajnim i specializuar qe synon përgatitjen e pjesëtarëve të FSK-së për përballje me situata të ndërlikuara në mjedise ujore.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përgatitja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së për operacione në ujë, si ne nivel individual ashtu edhe në nivel ekipor, duke ndërtuar aftësi praktike dhe teknike të domosdoshme për situata mbijetese në kushte të rënda ujore.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët u aftësuan në teknika të mbijetesës në ujë, not taktik, improvizimin e mjeteve për të mbijetuar në zona ujore, si dhe improvizimin e mjeteve për kalimin e zonave të rrezikshme ujore.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga e mërkura hyn në fuqi rregullorja për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, duke i hapur rrugë rikthimit të funksionalitetit të plotë të shërbimit “Prishtina Parking”.
Rama ka njoftuar se parkimi në hapësirat publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” do të bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare të përcaktuara në rregullore.
“Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga ‘Prishtina Parking’ bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare”, ka shkruar Rama.
Kryetari i Prishtinës ka theksuar se ky vendim synon të rrisë rendin dhe efikasitetin në përdorimin e hapësirave publike në kryeqytet.
“Çdo parkim pa pagesë sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Prishtina, qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë”, ka shkruar Rama.
Janë arrestuar dy persona në Klinë nën dyshimet se bashkë me disa persona tjerë kanë organizuar bixhoz të paligjshëm.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë, ku sipas policisë në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe katër vetura.
“Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes”.
“Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Një video dramatike që tregon anën e egër të natyrës është bërë virale në rrjetet sociale, ku një leopard shihet duke ikur nga një kafshë tjetër.
Klipi tregon pamjen e rrallë ku leopardi, një nga grabitqarët më të frikshëm në botë, mund të shihet duke ikur për të shmangur përballjen me një derr të egër.
“Ky leopard sapo harroi se çfarë është!! I ndjekur nga një derr i egër. Nuk e di kurrë se çfarë mund të shohësh në natyrë”, thotë mbishkrimi.
Ndryshe, derrat e egër janë vendas në Azi, pjesë të Afrikës së Veriut dhe pjesën më të madhe të Evropës. /Telegrafi/
This leopard just forgot what he is !! Chased away by a wild boar.
Një diagnozë që prek gjithnjë e më shumë njerëz – Kontrollet vjetore të lëkurës mund të shpëtojnë jetë
Ish-presidenti i Amerikës, Joe Biden, është operuar nga kanceri i lëkurës. Çdo vit, një numër gjithnjë e më i madh pacientësh sëmuren nga karcinoma e lëkurës, dhe ekzistojnë disa lloje të saj. Kontrollet parandaluese vjetore të lëkurës mund t’ju shpëtojnë jetën, prandaj mjekët gjithnjë e më shpesh i kushtojnë vëmendje masave parandaluese, sidomos gjatë verës.
Një virus i përhapur, që shumë njerëz e mbartin, mund të jetë shkak i njërit prej formave më të shpeshta të kancerit të lëkurës. Ky virus ndikon drejtpërdrejt në shfaqjen e karcinomës së lëkurës.
Shkaqet e shfaqjes së kancerit të lëkurës
Etiopatogjeneza nuk është plotësisht e qartë. Rrezatimi ultravjollcë (UV) është shkaku kryesor i shfaqjes së kancerit të lëkurës. Burimi kryesor është dielli, por edhe llambat e solarit. Përmenden gjithashtu hormonet, traumat, prania e nishaneve, veçoritë racore dhe gjenetike, faktorët kimikë dhe rrezatimi jonizues, transmeton Telegrafi.
Rreziku është më i lartë në këto raste:
▪ lëkurë e bardhë dhe shfaqje e lehtë e njollave pas ekspozimit në diell, ▪ sy dhe flokë të çelët, ▪ numër i madh nishanesh ose nishane me dukje të pazakonshme, ▪ histori familjare të karcinomës së lëkurës, ▪ djegie nga dielli në fëmijëri, ▪ shumë kohë në diell pa mbrojtje, ▪ trajtim me rrezatim për akne në adoleshencë.
Ndarja dhe pamja klinike e karcinomave më të shpeshta
Carcinoma basocellulare cutis– tumor gjysmë-malinj i lëkurës, pa metastaza, me rritje progresive. Format kryesore: nodulare, ulcerative, invazive dhe pigmentare. Carcinoma spinocellulare– tumor malinj i epitelit, me prirje metastazash në nyjet limfatike. Shfaqet në formë nyjesh ose ulcerash, sidomos në fytyrë e buzën e poshtme. Morbus Bowen– karcinomë intraepidermale (in situ), me potencial për invazion. Shfaqet si pllaka të kufizuara qartë në lëkurë ose mukozë. Morbus Paget– adenokarcinomë intraepidermale e gjirit, zakonisht te gratë mbi 40 vjeç. Fillon me skuqje dhe irritim rreth thithës. Erytroplasia Queyrat – karcinomë in situ e organeve gjenitale, ngjyrë e kuqe, me prognozë të mirë nëse trajtohet herët. Melanoma malinje – tumor agresiv, zakonisht nga nishane ekzistuese. Shquhet për kufij të parregullt, rritje të shpejtë, gjakosje dhe ulcerim. Metastazon herët në nyje, mushkëri, kocka dhe mëlçi.
Diagnoza dhe trajtimi
Diagnoza vendoset mbi bazën e pamjes klinike dhe konfirmohet me analizë histologjike.
Opsionet e trajtimit:
▪ heqje kirurgjikale e tumorit, ▪ shkatërrim me elektrokauter, ▪ krioterapi, ▪ citostatike, ▪ terapi rrezatimi me kontakt.
Në gusht, Biden u pa gjithashtu me një fashë që mbulonte të njëjtin vend në ballë gjatë varrimit të ish-guvernatorit dhe përfaqësuesit amerikan, Mike Castle
Çfarë është kirurgjia Mohs?
Joe Biden iu nënshtrua kirurgjisë Mohs për heqjen e një tumori të lëkurës nga balli. Kjo teknikë përdoret për disa lloje kanceresh të lëkurës, përfshirë karcinomën bazocelulare, karcinomën spinoqelizore, melanoma të caktuara dhe forma më të rralla. Edhe bashkëshortja e tij, Jill Biden, ka kryer këtë procedurë në vitin 2023.
Kirurgjia Mohs kryhet në kushte ambulatore, zakonisht me anestezi lokale. Procedura zgjat disa orë dhe pacienti qëndron zgjuar. Qëllimi është të hiqet sa më shumë ind i prekur, duke ruajtur indin e shëndetshëm përreth. Indi hiqet shtresë pas shtrese, ekzaminohet në mikroskop dhe përsëritet derisa të mos gjenden më qeliza kanceroze.
Plagët mund të kërkojnë qepje ose të shërohen vetë. Pacientët zakonisht largohen nga klinika pas 2-6 orësh.
Rritja e rasteve të karcinomës së lëkurës
Kirurgjia Mohs është shumë e zakonshme, vetëm në SHBA kryhen mbi 876,000 operacione në vit. Rastet e karcinomës bazocelulare arrijnë në rreth 3.6 milion çdo vit, ndërsa karcinoma spinoqelizore në rreth 1.8 milion raste.
Numri i rasteve është rritur për shkak të:
▪ diagnostikimit më të hershëm, ▪ ekspozimit më të madh ndaj rrezeve UV, ▪ kohës së gjatë në aktivitete jashtë, ▪ stilit të veshjes, ▪ jetëgjatësisë më të madhe, ▪ hollimit të shtresës së ozonit, ▪ faktorëve gjenetikë, ▪ uljes së imunitetit në disa pacientë.
Ky rast i presidentit Biden shërben si kujtesë për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dermatologjike dhe mbrojtjes nga dielli, si masat më efektive për të parandaluar kancerin e lëkurës.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot pritet t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me bllokadën në Kuvendin e Kosovës, gjegjësisht zgjidhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Kështu deklaroi për EO Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.
“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator”, deklaroi ai.
Ai theksoi se qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin.
“Ashtu siç parashihet në 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”, theksoi Kupina.
Të premtene kaluar, Kushtetuesja e aprovoi kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.
Sipas këtij aktvendimi, masa e përkohshme ka për qëllim të ndalojë rrjedhjen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar në një nga aktgjykimet e mëhershme të Kushtetueses.
Selektori i Suedisë, Jon Dahl Tomasson ka pranuar superioritetin e Kosovës në fitoren 2:0.
“Një fitore shumë e merituar e Kosovës. Te Kosova e kanë dashur më shumë. Nuk iu jemi përmbajtur parimeve tona. Kemi luajtur ngadalë dhe nuk kemi reaguar mjaftueshëm shpejtë kur kemi humbur topin. Kemi pësuar nga katër kundërsulme, ku është dashur të paraqitemi më mirë si ekip. Ne trajnerët po ashtu jemi pjesë e kësaj”, ka thënë Tomasson.
“Ne provuam në pjesën e dytë, por nuk ishim të mirë. Kemi dërguar topin në zonë, por na mungoi ideja aty. As sulmi e as mbrojtja nuk ishin mjaftueshëm të mirë. Ishte në tërësi. Kjo nuk ishte mirë. Por mos të harrojmë që kemi fituyar tetë nga 11 ndeshjet nga shtatori 2024. Mendoj se kemi fituar tetë, kemi humbur një dhe kemi barazuar dy. Kjo nuk ishte mjaftueshëm mirë, por duhet kohë për të ndërtuar. Nuk ishim vetvetja. Kemi luajtur ndeshje fantastike ndaj Sllovenisë, por kjo përpjekje ishte e pamjaftueshme. Ne ëndërrojmë Kupën e Botës dhe kjo ishte goditje. Por do të gjejmë mënyrë për të dalë nga kjo”, ka vazhduar tekniku danez.
Ai ka thënë se është shumë i dëshpëruar, njëjtë si lojtarët.