ATV

Author: G.O.

  • Të shtëna në Vushtrri, burrit i plagoset këmba teksa qëndronte në oborrin e shtëpisë

    Të shtëna në Vushtrri, burrit i plagoset këmba teksa qëndronte në oborrin e shtëpisë

    Një burrë nga Vushtrria ka raportuar një rast të pazakontë.

    Sipas raportit 24-orësh, viktima derisa ishte në oborr të shtëpisë, ka dëgjuar një të shtënë dhe më pas ka ndier një goditje mbi gju.

    “Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Paralajmërohet rritje e çmimit të rrymës – qytetarët tash e sa muaj jetojnë në krizë

    Paralajmërohet rritje e çmimit të rrymës – qytetarët tash e sa muaj jetojnë në krizë

    Në prill të këtij viti, qytetarët e vendit panë shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike. Pavarësisht protestave, çmimi i rrymës u rrit. Një vendim i tillë, ashtu edhe siç u paralajmërua gjatë protestave s’u prit aspak mirë nga qytetarët. Megjithatë, sot, u bë e ditur se Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) s’e përjashton mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë sërish shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike, duke paralajmëruar se mund të ketë sërish rritje të çmimit të rrymës.

    Sipas kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, shqyrtimi i këtyre tarifave nënkupton se mund të ketë ngritje, por edhe ulje të tarifave të energjisë.

    ‘‘Ekziston mundësia ne mund të themi që ajo do të jetë shqyrtimi i ardhshëm tarifor në dhjetor të këtij viti pastaj do të shikojmë stafi i ZRRE-së do t’i shikoj kostos e sistemit varet se sa është kosto e sistemit do ketë mundësi edhe të rritjes, por nuk përjashtohet mundësia edhe e zbritjes në rast kursimeve…jo domosdoshmërisht në mënyrë arbitrare të kemi rritje dhe zbritje ato varen nga kosto e sistemit”, ka thënë Fejzullahu.

    Për shumë kë, rritja e çmimit të rrymës që është bërë disa herë gjatë qeverisë së Albin Kurtit, ka dëmtuar ekonomitë familjare, duke shkaktuar krizë tek to.

    Por, tarifat e larta të energjisë, s’kanë qenë problemi i vetëm me të cilin janë përballur qytetarët gjatë këtyre muajve.

    Të njëjtit kanë qenë dëshmitarë të një krize të thellë politike e institucionale. Qe nga zgjedhjet qendrore, që janë mbajtur me 9 shkurt, Kosova ende s’ka institucione e saja. Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet.

    Përveç si krizë politike, situata e krijuar tashmë disa muajshe ka ndikuar edhe në aspektin ekonomik.

    Ndryshe, dje Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës pas ankesës së Listës Srpska. E njëjta, ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025

  • Arrestohet një burrë për shitje të paautorizuar të armëve në Fushë-Kosovë

    Arrestohet një burrë për shitje të paautorizuar të armëve në Fushë-Kosovë

    Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka shitur në mënyrë të paautorizuar armë apo mjete plasëse.

    Policia e Kosovës ka hapur rast ndaj të dyshuarit për veprën “Import, Eksport, Furnizim, Transportim, Prodhim, Këmbim, Ndërmjetësim ose Shitje e Paautorizuar e Armëve apo Mjeteve Plasëse”.

    “Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Është bërë kontrolli i shtëpisë së tij, mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

  • KDI paralajmëron pasoja të rënda: Pa formimin e institucioneve, rrezikohet buxhetin dhe humbjen e fondeve ndërkombëtare

    KDI paralajmëron pasoja të rënda: Pa formimin e institucioneve, rrezikohet buxhetin dhe humbjen e fondeve ndërkombëtare

    Mosformimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 po e çon vendin drejt një bllokade serioze financiare dhe politike.

    Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka paralajmëruar se nëse deri më 31 tetor nuk ka qeveri funksionale që e procedon buxhetin e vitit të ardhshëm në Kuvend, pasojat do të jenë të drejtpërdrejta për financat e brendshme dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

    Jakaj për EO tha se qeveria e re ka obligim ligjor ta miratojë dhe procedojë buxhetin në Kuvend deri në fund të tetorit, duke përfshirë kërkesat e të gjitha komunave, agjencive dhe institucioneve kushtetuese.

    “Ne jemi në shtatorë, në fund të muajit tetor qeveria e Kosovës, një qeveri që formohet pas konstituimit të këtij Kuvendi duhet ta votoj buxhetin e Kosovës dhe ta procedoj deri në Kuvendin e Kosovës deri me 31 tetor të këtij viti, e ka obligim detyrim që me përcjell këtë buxhet, mi përfshirë kërkesat buxhetore të secilës komunë të secilës administratë buxhetore, të secilës agjenci të pavarur kushtetuese që themelohet me ligj. T’i përfshijë ato dhe në mënyrë që të filloj implementimi i këtyre projekteve me 1 janar. Në rast se nuk do të ketë qeveri, që themelohet nga ky Kuvend atëherë ne do të hyjmë në një situatë e cila nuk ka qenë e paraparë me ligj, sepse me ligj e paraparë është mënyra e funksionimit të rregullt të Kuvendit dhe të qeverisë dhe jo fiskulltuart politike të cilat po bëhen kryesisht nga partia e parë që ka dalur nga zgjedhjet e fundit”, tha ai.

    Ai paralajmëroi se pasojat e para do të ndihen në planin buxhetor dhe financiar, por me vonesë do të shfaqen edhe jashtë vendit.

    “Pasojat fillimisht do të jenë financiare, buxhetore të brendshme, në ndërkohë ato të jashtme ato që mund të bëhemi pjesë e përjashtimit të marrjes së fondeve nga plani i rritjes për shkak që ne nuk po mbërrijmë që ta konstituojmë një Kuvend, rrjedhimisht t’i miratojmë ato marrëveshje ndërkombëtare sepse edhe për miratimin e atyre marrëveshjeve ndërkombëtare duhet me pas qeveri, nuk mundet Kuvendi vetë të hyjë një obligimi sepse nuk mundet me pastaj t’i egzekutoj ato detyrime të cilat i merr përispër t’i kryej. Për këtë arsye duhet një qeveri një ministri e financave, që i negocion këto marrëveshje, i nënshkruan, i miraton në qeveri dhe i ratifikon në Kuvend dhe me pastaj nis egzekutimi i tyre”, theksoi Jakaj.

    Sipas tij, bllokada institucionale po ndikon drejtpërdrejt edhe në politikën e jashtme dhe procesin e dialogut me Serbinë.

    “Edhe pasojat e tjera dihet, ne aktualisht nuk kemi një ministri të punëve të jashtme që është në fuqi në kuptimin e autorizimeve të plota që mund të shkojë, të dialogoj me vendet e jashtme për të marr njohjen e plotë, ndërkohë edhe kemi ngecur me dialogun me Kosovë-Serbi, detyrimet për të cilat kjo qeveri ka marr përsipër t’i zbatoj edhe me marrëveshjen e Ohrit edhe anekset të cilat janë të bashkëngjitura kësaj marrëveshje”, tha ai.

  • 26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

    26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

    Policia e Kosovës sot mbush 26 vjet nga themelimi i saj.

    Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999.

    Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.

    Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit mbahet ceremonia Qendrore në drejtoritë e përgjithshme të Policisë së Kosovës.

  • A duhet t’i vendosim fëmijëve emrat e gjyshërve?

    A duhet t’i vendosim fëmijëve emrat e gjyshërve?

    Në shumë familje shqiptare, edhe sot e kësaj dite, një fëmijë i porsalindur merr emrin e gjyshit ose të gjyshes.

    Është një zakon i vjetër, që vjen nga kohë kur familja shihej si një trung i pandarë dhe çdo brez ishte një degë e re që duhej të mbante me vete kujtimin e të kaluarës. Emri ishte një formë nderimi, një shenjë respekti për ata që e kishin mbajtur familjen gjallë. T’i vendosje një fëmije emrin e gjyshit ishte si të lije një pjesë të përjetshme të tij të vazhdonte të jetonte.

    Ky zakon ka një bukuri të veçantë. Emri i gjyshit apo gjyshes i jep fëmijës një histori para se ai vetë të ketë shkruar të vetën. Është si një fill i padukshëm që lidh brezat, një kujtesë e heshtur që askush nuk jeton më kot. Shpesh këta emra janë të ngarkuar me kuptime të forta: lidhen me ngjarje historike, me besime popullore, me virtyte që familja i vlerëson. Kur dikush rritet me një emër të tillë, mund të ndjejë krenari, sepse mban mbi vete kujtimin e një njeriu që ka qenë i dashur, i respektuar, ndoshta edhe një figurë që la gjurmë.

    Megjithatë, kjo traditë ka edhe anën e saj më të vështirë. Në shoqërinë e sotme, ku prindërit e rinj kërkojnë origjinalitet, dëshirojnë që fëmija i tyre të ketë një emër modern, unik, që lidhet me shijet dhe ëndrrat e tyre, shpesh emri i gjyshërve shihet si kufizim. Ka raste ku emrat e vjetër, të rëndë në tingull apo të huaj për kohën, u ngjajnë fëmijëve si barrë.

    A duhet ruajtur kjo traditë, apo duhet lënë të shuhet me kohën?
    Ndoshta përgjigjja nuk është bardhë e zi. Ka prindër që zgjedhin të vendosin emrin e gjyshit sepse duan të mbajnë të gjallë kujtimin e tij dhe kjo është një zgjedhje me dashuri. Ka të tjerë që zgjedhin emra krejt të rinj, sepse duan t’i japin fëmijës një identitet të pavarur, të lidhur me botën ku ai do të rritet. Ka edhe raste kur prindërit bëjnë kompromis: përdorin emrin e gjyshit si emër të dytë, duke e mbajtur në dokumente, ndërsa përditë përdorin një emër tjetër më të thjeshtë ose më modern. Zbukurimet gjithashtu nuk janë një ide për t’u neglizhuar.

    E rëndësishme është që emri të mos bëhet kurrë peshë. Një emër duhet të jetë dhuratë, jo barrë. Ai duhet t’i japë fëmijës ndjesinë e përkatësisë, por jo të ndalë fluturimin e tij. Në fund të fundit, emri është gjëja e parë që mbajmë nga lindja dhe e fundit që mbetet kur largohemi. Ta zgjedhësh me kujdes është një akt dashurie, qoftë duke respektuar gjyshërit, qoftë duke u bërë kreativ me një emër të ri.

    Traditat nuk janë pengesë kur i ruajmë me zemër të hapur, por ato kthehen në barrë kur ndihen si detyrim i verbër. Ndoshta thelbi nuk është tek emri vetë, por tek arsyeja pse e vendosim atë. A e bëjmë për dashuri, apo vetëm për të mos thyer një zakon? Sepse, në fund, fëmijët nuk janë trashëgimi emrash, ata janë histori të reja që presin të shkruhen!

  • Gratë ndryshojnë modelin e flokëve rreth 150 herë gjatë jetës

    Gratë ndryshojnë modelin e flokëve rreth 150 herë gjatë jetës

    Flokët nuk janë thjesht një pjesë e pamjes së jashtme, ato janë një reflektim i personalitetit, i humorit dhe i fazave të jetës. Një studim i kryer në Britani tregon se gratë ndryshojnë modelin e flokëve rreth 150 herë gjatë jetës së tyre, duke përfshirë ndryshime në ngjyrë, gjatësi dhe stilet më të guximshme.

    Nga prerjet klasike te ngjyrat ekstravagante, shumë gra e shohin transformimin e flokëve si një mënyrë për të shprehur veten dhe për të eksperimentuar me identitetin e tyre. Shpesh, këto ndryshime shoqërohen me ndjenja të ndryshme, nga qeshja dhe kënaqësia tek pak pendimi për stilin që sapo është provuar.

    Ekspertët shpjegojnë se ndryshimi i flokëve mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të përballuar stresin ose për të shënuar një moment të rëndësishëm në jetë. Flokët mund të tregojnë një “mini-shkëputje” nga rutina, duke ofruar një ndjesi rinovimi dhe kontrolli mbi pamjen personale.

    Ky studim nxjerr në pah gjithashtu rëndësinë e lirisë për të eksperimentuar me pamjen. Ndërsa disa gra mund të ndihen të kufizuara nga pritshmëritë sociale, të tjera e shohin këtë si një mundësi për t’u shprehur.

    Ndryshimi i flokëve nuk është thjesht një çështje estetike, por pasqyron rritjen dhe transformimin personal. Flokët janë më shumë se thjesht pamje, janë pasqyra e fazave të jetës.

  • “Bllokohet” banesa e Luanës, kjo është arsyeja

    “Bllokohet” banesa e Luanës, kjo është arsyeja

    Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale pas një sërë surprizash luksoze që shënuan ditëlindjen e saj të 34-t. Por ajo që po ngjall më shumë kureshtje është misteri: kush po i organizon këto befasira përrallore?

    Fillimisht, Luana e festoi ditëlindjen në jug të Shqipërisë, në një vilë luksoze pranë bregdetit. Ambienti ishte transformuar tërësisht – qindra, ndoshta mijëra trëndafila të kuq dhe rozë zbukuronin hapësirat, ndërsa pishina dhe zona përreth krijonin një atmosferë romantike dhe elegante.

    Megjithatë, surprizat nuk përfunduan me kaq. Pak ditë më vonë, gazetarja Elona Duro ndau në rrjetet sociale një tjetër pamje që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve: kati i banesës së Luanës në Tiranë ishte sërish i mbushur me trëndafila, duke krijuar një tjetër moment magjik.

    Këto gjeste të bujshme kanë lënë ndjekësit me një pyetje të vetme: kush qëndron pas këtyre surprizave të kuruara deri në detaj?

  • Alpinisti 102-vjeçar hyn në Guinness si personi më i vjetër që ngjitet në malin Fuji

    Alpinisti 102-vjeçar hyn në Guinness si personi më i vjetër që ngjitet në malin Fuji

    Alpinisti 102-vjeçar Akuzawa Kokichi në Japoni ka hyrë në Librin e Rekordeve Botërore “Guinness” si personi më i vjetër që është ngjitur në malin Fuji, i cili është 3.776 metra.

    Akuzawa dhe ekipi i tij qëndruan në kamp për dy netë para se të arrinin në malin më të lartë të Japonisë në 3.776 metra.

    Ai përfundoi ngjitjen sfiduese me vajzën e tij 70-vjeçare, nipin dhe një ekip alpinizmi prej katër personash, ndërsa arriti të hyjë në Librin “Guinness” si personi më i vjetër që është ngjitur në malin Fuji.

    Në moshën 96-vjeçare, Akuzawa u regjistrua si personi më i vjetër që është ngjitur në malin Fuji dhe gjatë gjashtë viteve të fundit, ai ka vuajtur nga një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës.

    Akuzawa tha se ishte gati të hiqte dorë në gjysmë të ngjitjes së tij, por me mbështetjen e familjes së tij, ai arriti në majë.

    Ai shpjegoi se u stërvit për tre muaj para se të ngjitej në malin Fuji, duke u zgjuar në orën 05:00 të mëngjesit çdo mëngjes për të bërë ushtrime ecjeje dhe ngjitjeje.

    Pasi vuri në dukje se mali Fuji nuk ishte një mal i vështirë, por këtë herë ishte më i vështirë se sa kishte qenë gjashtë vjet më parë, Akuzawa tha: “Nuk jam ndjerë kurrë kaq i dobët. Nuk kisha dhimbje, por vazhdoja të pyesja veten pse isha kaq i ngadaltë dhe nuk kisha aspak rezistencë. Tashmë i kisha tejkaluar kufijtë e mi fizikë dhe e arrita këtë vetëm falë forcës së të gjithëve të tjerëve”.

    Ai thekson se ka filluar të tregojë interes për alpinizëm për herë të parë në moshën 14-vjeçare ndërsa motivimin e tij e shpjegoi me fjalët: “Më pëlqen ngjitja. Është e lehtë të krijosh miqësi në mal”.

    Një nga simbolet kombëtare të vendit, mali Fuji me lartësi prej 3.776 metrash dhe një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndodhet midis prefekturave Yamanashi dhe Shizuoka. /AA/

  • Abdixhiku për vendimin e Kushtetueses: Masë tjetër, bllokadë tjetër – padituria kushton

    Abdixhiku për vendimin e Kushtetueses: Masë tjetër, bllokadë tjetër – padituria kushton

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka aprovuar kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

    Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.

    Abdixhiku parmes një postimi në Facebook, thotë se me një masë tjetër, bllokada po vazhdon, derisa shton se padituria kushton.

    Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

    Masë tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton.

    Ja ku na ka sjellë popullizmi.

    Një shtet i tërë i bllokuar, për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës.

    Edhe 30 ditë të tjera të humbura – minimalisht. Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin. Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?!

    U thamë. Nuk dëgjuan.

    U treguam. Nuk panë.

    Kështu ndodhë kur shkatërruesit e shtetit, shkelësit e 48 herë Kushtetutës rresht, për synim nuk kanë atdheun, por kauzën elektorale për një votë a dy. Në mungesë të ideve, në mungesë të projekteve, në përballje me afera korruptive që bërtasin gjithandej hajni, vreri i tradhëtarëve e patriotëve në moçalin e madh të pështymave bëhet krejt i lehtë. Gojën plot Serbi – është lehtë. Punë për Kosovën është vështirë për ata që veç karrigën kanë synim.

    LDK është e saktë sepse e kupton shtetin. Që nga shkurti e deri më sot, çdo pozicion i ynë politik kishte kuptim shtetar e kushtetues. Përballja me popullizmin nuk është e lehtë, por mbetet e paalternativë. Besimi ynë në Republikë e demokraci do të na udhëheqë.

    Koha e shkatërruesve të shtetit duhet të mbarojë.

    Koha e shkatërruesve të shtetit po mbaron.